Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 7:142. Dhe Ne i caktuam Musait tridhjetë net (afatin për shpallje), e ato i plotësuam edhe me dhjetë dhe kështu u mbush afati për takim me Zotin e tij në katërdhjetë net. Ndërsa Musai vëllait të vet Harunit, i tha: "Më zëvendëso mua te populli im dhe rregullo, e mos shko rrugës së të këqinjve".
7:142. Ne i premtuam Musait se do t’i flisnim pas tridhjetë netësh, të cilat ia shtuam edhe me dhjetë të tjera, kështu që takimi me Zotin e tij u bë pas dyzet netësh. Musai i tha vëllait të vet, Harunit: “Më zëvendëso te populli im, mbaj rregull dhe mos ndiq rrugën e ngatërrestarëve!”
7:142. WE WA’ADNA MUSA THELATHINE LEJLETEN WE ‘ETMEMNAHA BI’ASHRIN FETEMME MIKATU RABBIHI ‘ERBA’INE LEJLETEN WE KALE MUSA LI’HIHI HARUNE EHLUFNI FI KAWMI WE ‘ESLIH WE LA TETTEBI’ SEBILEL-MUFSIDINE
C 7:143. E kur Musai erdhi në kohën që ia caktuam dhe i foli Zoti i vet, ai tha: "Zoti im! Ma mundëso pamjen tënde e të shikojë!" Ai (Zoti) i tha: "Ti nuk ke mundësi të më shohësh, por shiko kodrën, e nëse ajo qëndron në vendin e vet, ti do të më shohish Mua". Kur u drejtua kah kodra, një pjesë e dritës nga Zoti i tij e bëri atë (kodrën) thërrmi, e Musait i ra të fikët. Kur erdhi në vete, tha: "E lartë është madhëria Jote, pendohem te Ti (për atë që kërkova), dhe unë jam i pari i besimtarëve!"
7:143. Kur Musai erdhi në kohën e caktuar dhe Zoti foli me të, ai tha: “O Zoti im, shfaqu që të të shoh” Zoti tha: “Ti nuk mund të më shohësh! Por shiko në atë mal: nëse ai mbetet në vendin e vet, atëherë ti do të më shohësh Mua”. E kur Zoti i tij iu shfaq malit, e thërrmoi atë dhe e bëri pluhur, ndërsa Musait i ra të fikët. Kur erdhi në vete, ai tha: “I lavdëruar qofsh Ti o Zot! Kthehem te Ty i penduar. Unë jam i pari i besimtarëve!”
7:143. WE LEMMA XHA’E MUSA LIMIKATINA WE KELLEMEHU REBBUHU KALE RABBI ‘ERINI ‘ENDHUR ‘ILEJKE KALE LEN TERANI WE LEKINI ENDHUR ‘ILAL-XHEBELI FE’INI ESTEKARRE MEKANEHU FESEWFE TERANI FELEMMA TEXHELLA REBBUHU LILXHEBELI XHE’ALEHU DEKKEN WE HARRE MUSA SA’IKAN FELEMMA ‘EFAKA KALE SUBHANEKE TUBTU ‘ILEJKE WE ‘ENA ‘EWWELUL-MU’UMININE
C 7:144. Ai (All-llahu) tha: "O Musa, Unë të gradova ty mbi njerëzit me shpalljen Time dhe me të folurit tim. Merre atë që ta dhash dhe bëhu mirënjohës".
7:144. Zoti tha: “O Musa! Unë të kam zgjedhur ty mbi të tjerët me kumtet e Mia dhe të Folurin Tim (pa ndërmjetës, por të drejtpërdrejtë). Merre atë që ta kam dhënë dhe bëhu mirënjohës!”
7:144. KALE JA MUSA ‘INNI ESTEFEJTUKE ‘ALA EN-NASI BIRISALATI WE BIKELAMI FEHUDH MA ‘ATEJTUKE WE KUN MINE ESH-SHAKIRINE
C 7:145. Dhe i përshkruam atij në pllaka çdo gjë (që i nevojitej), si këshillim dhe sqarim për secilin send. "Merri këto me seriozitet dhe urdhëroje popullin tënd që t'i përvetësojë më të mirat e tyre (dispozitat me shpërblim më të madh). Unë do t'ua tregoj vendbanimin mëkatarëve".
7:145. Ne i shkruam në Pllaka udhëzime dhe shpjegime për gjithçka: “Merri këto me bindje dhe urdhëroje popullin tënd që t’i përvetësojë në mënyrën më të mirë. Unë do t’ju tregoj shtëpinë e të pabindurve.
7:145. WE KETEBNA LEHU FIL-’ELWAHI MIN KULLI SHEJ’IN MEW’IDHETEN WE TEFSILEN LIKULLI SHEJ’IN FEHUDH/HA BIKUWETIN WE ‘MUR KAWMEKE JE’HUDHU BI’EHSENIHA SE’URIKUM DAREL-FASIKINE
C 7:146. Unë do t'i zbraps nga argumentet e Mia ata të cilët pa pasur të drejtë bëjnë kryelartësi në tokë, të cilët edhe nëse shohin çdo argument nuk besojnë, dhe nëse shohin rrugën e shpëtimit nuk e marrim atë rrugë, e nëse e shohin rrugën e gabuar ata e marrin atë rrugë. Këtë (këtë verbërim të tyre), ngase ata i konsideruan të rreme faktet Tona dhe ngase i lanë pas dore ato.
7:146. Do t’i largoj prej shenjave të Mia ata që sillen me arrogancë në Tokë, kështu që edhe kur të shohin çfarëdo shenje, nuk do ta besojnë atë. Kur të shohin rrugën e drejtë, ata nuk do ta ndjekin atë dhe, kur të shohin rrugën e gabuar, do ta marrin atë, sepse ata nuk i besuan shpalljet Tona dhe nuk u kushtonin vëmendje atyre.
7:146. SE’ESRIFU ‘AN ‘AJATIJEL-LEDHINE JETEKEBBERUNE FIL-’ERDI BIGAJRIL-HEKKI WE ‘IN JEREW KULLE ‘AJETIN LA JU’UMINU BIHA WE ‘IN JEREW SEBILE ER-RUSHDI LA JETTEHIDHUHU SEBILEN WE ‘IN JEREW SEBILEL-GAJJI JETTEHIDHUHU SEBILAN DHALIKE BI’ENNEHUM KEDHDHEBU BI’AJATINA WE KANU ‘ANHA GAFILINE
C 7:147. Ata të cilët i mohuan argumentet Tona dhe takimin në ditën e botës së ardhshme, ata asgjësuan veprat e tyre. A shpërblehen ata (me thevab ose me dënim) pos sipas asaj si kanë vepruar.
7:147. Atyre që mohojnë shpalljet Tona dhe takimin në botën tjetër, do t’u zhvlerësohen veprat. A do të dënohen ndryshe, veçse sipas punëve që kanë bërë?!
7:147. WEL-LEDHINE KEDHDHEBU BI’AJATINA WE LIKA’IL-’AHIRETI HEBITET ‘A’MALUHUM HEL JUXHZEWNE ‘ILLA MA KANU JA’MELUNE
C 7:148. Populli i Musait, pas tij (kur ai shkoi në kodrën Tur për pranimin e shpalljes), e mbaroi nga stolitë e tyre një figurë viçi që kishte britmë (pallte). A nuk e shihnin ata se ai nuk ju fliste as nuk i udhëzonte në ndonjë rrugë të drejtë. E morën atë (e adhuruan si idhull viçin), e ishin të padrejtë ndaj vetes së tyre.
7:148. Populli i Musait, pas largimit të tij, filloi të adhurojë një viç të bërë nga stolisjet e tyre të arta. Ai kishte një zë si të lopës. A nuk e shihnin ata se ai as nuk mund t’u fliste, as t’i udhëzonte në rrugë të drejtë?! Ata e zgjodhën këtë viç për adhurim dhe u bënë keqbërës.
7:148. WE ETTEHADHE KAWMU MUSA MIN BA’DIHI MIN HULIJIHIM ‘IXHLEN XHESEDAN LEHU HUWARUN ‘ELEM JEREW ‘ENNEHU LA JUKELLIMUHUM WE LA JEHDIHIM SEBILÆN ETTEHADHUHU WE KANU DHALIMINE
C 7:149. E kur në duart e tyre u thye (ajo vepër e shëmtuar u penduan) dhe e kuptuan se me të vërtetë kanë gabuar, thanë: "Nëse nuk na mëshiron Zoti ynë dhe nuk na e falë gabimin, ne pa dyshim do të jemi nga më të dëshpëruarit".
7:149. Por, kur u penduan dhe e kuptuan se kishin hyrë në rrugë të gabuar, ata thanë: “Nëse Zoti ynë nuk na mëshiron dhe nuk na fal, me të vërtetë, do të jemi të humbur!”
7:149. WE LEMMA SUKITE FI ‘EJDIHIM WE RE’EW ‘ENNEHUM KAD DELLU KALU LE’IN LEM JERHEMNA REBBUNA WE JEGFIR LENA LENEKUNENNE MINEL-HASIRINE
C 7:150. E kur u kthye Musai shumë i hidhëruar te populli i vet, tha: "Sa keq më paskeni zëvendësuar pas shkuarjes sime! A e ngutët (pritjen) urdhrin e Zotit tuaj?" I hodhi pllakat dhe e zuri për (flokë) koke vëllain e vet duke e tërhequr kah vetja. Ai (vëllai Haruni) tha: "O bir i nënës sime, populli më mundi dhe gati më mbyti, mos më konsidero mua me njerëzit mizorë".
7:150. Kur Musai u kthye te populli i tij, i zemëruar dhe i pikëlluar, thirri: “Shumë e keqe është ajo që keni bërë pas ikjes sime! A mos vallë donit të shpejtonit ndëshkimin e Zotit tuaj?” Pastaj i hodhi pllakat dhe, duke e kapur vëllanë për koke, e tërhoqi drejt vetes. Haruni i tha: “O djali i nënës sime! Në të vërtetë, këta njerëz më quajtën për të dobët dhe gati më mbytën. Mos më turpëro para armiqve dhe mos më llogarit ndër keqbërësit!”
7:150. WE LEMMA REXHE’A MUSA ‘ILA KAWMIHI GADBANE ‘ESIFEN KALE BI’SEMA HALEFTUMUNI MIN BA’DI ‘E’AXHILTUM ‘EMRE RABBIKUM WE ‘ELKAL-’ELWAHE WE ‘EHADHE BIRE’SI ‘EHIHI JEXHURRUHU ‘ILEJHI KALE EBNE ‘UMME ‘INNEL-KAWME ESTED’AFUNI WE KADU JEKTULUNENI FELA TUSHMIT BIJEL-’A’DA’E WE LA TEXH’ALNI ME’AL-KAWMI EDH-DHALIMINE
C 7:151. (Musai) Tha: "Zoti im, më falë mua dhe vëllain tim dhe na dhuro mëshirën Tënde, se Ti je mëshirues i mëshiruesve".
7:151. Musai u lut: “O Zot! Më fal mua dhe vëllanë tim dhe na prano në mëshirën Tënde! Ti je më i Mëshirshmi i mëshiruesve”.
7:151. KALE RABBI EGFIR LI WE LI’EHI WE ‘EDHILNA FI REHMETIKE WE ‘ENTE ‘ERHEMU ER-RAHIMINE
C 7:152. Nuk ka dyshim se ata që adhuruan viçin ka për t'i përfshirë përbuzja nga Zoti i tyre dhe nënçmimi në jetën e Dunjasë. Kështu i shpërblejmë (me dënim) trilluesit e rrenës.
7:152. Ata që zgjodhën viçin për zot të tyre, do t’i zërë zemërimi i Zotit të tyre dhe poshtërimi në këtë jetë. Kështu i ndëshkojmë Ne ata që shpifin.
7:152. ‘INNEL-LEDHINE ETTEHADHUL-’IXHLE SEJENALUHUM GADEBUN MIN RABBIHIM WE DHILLETUN FIL-HEJETI ED-DUNJA WE KEDHELIKE NEXHZIL-MUFTERINE