U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
7:152.
Nuk ka dyshim se ata që adhuruan viçin ka për t'i përfshirë përbuzja nga Zoti i tyre dhe nënçmimi në jetën e Dunjasë. Kështu i shpërblejmë (me dënim) trilluesit e rrenës.
7:152.
Ata që zgjodhën viçin për zot të tyre, do t’i zërë zemërimi i Zotit të tyre dhe poshtërimi në këtë jetë. Kështu i ndëshkojmë Ne ata që shpifin.
7:152.
‘INNEL-LEDHINE ETTEHADHUL-’IXHLE SEJENALUHUM GADEBUN MIN RABBIHIM WE DHILLETUN FIL-HEJETI ED-DUNJA WE KEDHELIKE NEXHZIL-MUFTERINE
C
7:153.
E ata që bënë vepra të këqija e pastaj u penduan pas tyre dhe besuan sinqerisht, Zoti yt ua falë gabimet dhe është mëshirues pas tij (pas pendimit të tyre).
7:153.
Ndërsa ata që kryejnë vepra të këqija e pastaj pendohen dhe bëhen besimtarë, ta dinë se pas kësaj, Zoti yt është vërtet Falës e Mëshirëplotë.
7:153.
WEL-LEDHINE ‘AMILU ES-SEJJI’ATI THUMME TABU MIN BA’DIHA WE ‘AMENU ‘INNE REBBEKE MIN BA’DIHA LEGAFURUN REHIMUN
C
7:154.
E kur iu ndal hidhërimi Musait, ai i mori pllakat (që i pat hedhur), e në tekstin e tyre ishin (shënuar) udhëzime e mëshirë për ata që kanë frikë ndaj Zotit të tyre.
7:154.
Dhe, kur Musait i kaloi zemërimi, i mori Pllakat, në të cilat ishin shënuar udhëzimet për rrugën e drejtë dhe mëshira për ata që i frikësohen Zotit të tyre.
7:154.
WE LEMMA SEKETE ‘AN MUSAL-GADEBU ‘EHADHEL-’ELWAHE WE FI NUSHATIHA HUDEN WE REHMETUN LILLEDHINE HUM LIREBBIHIM JERHEBUNE
C
7:155.
Musai zgjodhi nga populli i vet shtatëdhjetë veta për kohën që Ne ia caktuam takimin. E pasi që i kapi ata dridhja (e tokës), ai tha: "Zoti im!, sikur të kishe dashur Ti, i kishe zhdukur më parë ata dhe mua. A po na zhduk për atë që bënë të marrët nga ne? Kjo është vetëm sprovë e Jotja, që me të e bën të humbur atë që do dhe e vë në rrugë të drejtë atë që do. Ti je mbrojtësi ynë, pra falna e mëshirona, se Ti je më i miri që falë (gabimet).
7:155.
Më pas Musai zgjodhi nga populli i tij shtatëdhjetë burra, për takimin Tonë. Kur i goditi tërmeti, ai tha: “O Zoti im! Sikur të doje Ti, do t’i zhdukje ata dhe mua që më përpara. Por, a do të na shkatërroje për atë që bënë disa mendjelehtë mes nesh?! Ajo ishte veç një sprovë e urdhëruar prej Teje, për të shpënë në humbje atë që Ti do dhe për të udhëzuar atë që Ti dëshiron. Ti je Mbrojtësi ynë, andaj falna dhe mëshirona! Ti je më i miri i mëshiruesve!
7:155.
WE EHTARE MUSA KAWMEHU SEB’INE REXHULEN LIMIKATINA FELEMMA ‘EHADHET/HUMU ER-REXHFETU KALE RABBI LEW SHI’TE ‘EHLEKTEHUM MIN KABLU WE ‘IJAJE ‘ETUHLIKUNA BIMA FE’ALE ES-SUFEHA’U MINNA ‘IN HIJE ‘ILLA FITNETUKE TUDILLU BIHA MEN TESHA’U WE TEHDI MEN TESHA’U ‘ENTE WELIJUNA FAGFIR LENA WE ERHEMNA WE ‘ENTE HAJRUL-GAFIRINE
C
7:156.
Dhe cakto për ne (jetë) të mirë në Dunja dhe të mirë në botën tjetër, pse vërtet jemi kthyer kah Ti. Ai (Zoti) tha: "Dënimi im është ai me të cilin e godas cilin dua, e mëshira Ime ka përfshirë secilin send. Atë (Mëshirën) do ta caktoj për ata të cilët u ruhen (mëkateve), e japin zeqatin dhe për ata që i besojnë argumentet tona.
7:156.
Na cakto të mira në këtë botë dhe në tjetrën, sepse veç tek Ti ne kthehemi.” Allahu tha: “Unë godas me dënimin Tim kë të dua, ndërsa mëshira Ime përfshin çdo gjë. Atë do t’ua jap atyre që ruhen nga gjynahet e japin zeqatin, atyre që u besojnë shpalljeve Tona
7:156.
WE EKTUB LENA FI HEDHIHI ED-DUNJA HESENETEN WE FIL-’AHIRETI ‘INNA HUDNA ‘ILEJKE KALE ‘ADHABI ‘USIBU BIHI MEN ‘ESHA’U WE REHMETI WESI’AT KULLE SHEJ’IN FESE’EKTUBUHA LILLEDHINE JETTEKUNE WE JU’UTUNE EZ-ZEKETE WEL-LEDHINE HUM BI’AJATINA JU’UMINUNE
C
7:157.
Që pranojnë të dërguarin (Muhammedin), Pejgamberin arab, (që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), te ata në Tevrat dhe në Inxhil, e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta. Pra, ata të cilët e besojnë atë, e nderojnë dhe e ndihmojnë, veprojnë me dritën që iu zbrit me të, të tillët janë të shpëtuarit.
7:157.
dhe atyre që ndjekin të Dërguarin Tonë, Profetin që nuk di shkrim e lexim, të cilin ata do ta gjejnë të shënuar në shkrimet e tyre, në Teurat dhe Ungjill. Ai do t’i urdhërojë ata të bëjnë vepra të mira dhe do t’i ndalojë nga të këqijat; do t’ua lejojë të mirat e do t’ua ndalojë të këqijat, duke i liruar nga barrët e rënda dhe vështirësitë që kanë pasur. Prandaj, ata që do ta besojnë, përkrahin dhe nderojnë atë, duke ndjekur dritën që është zbritur me të, pikërisht ata janë të fituarit.”
7:157.
EL-LEDHINE JETTEBI’UNE ER-RESULE EN-NEBIJEL-’UMMIJEL-LEDHI JEXHIDUNEHU MEKTUBEN ‘INDEHUM FIT-TEWRATI WEL-’INXHILI JE’MURUHUM BIL-MA’RUFI WE JENHAHUM ‘ANIL-MUNKERI WE JUHILLU LEHUMUT-TEJJIBATI WE JUHERRIMU ‘ALEJHIMUL-HABA’ITHE WE JEDA’U ‘ANHUM ‘ISREHUM WEL-’EGLALEL-LETI KANET ‘ALEJHIM FE-EL-LEDHINE ‘AMENU BIHI WE ‘AZZERUHU WE NESERUHU WE ETTEBA’U EN-NUREL-LEDHI ‘UNZILE ME’AHU ‘ULA’IKE HUMUL-MUFLIHUNE
C
7:158.
Thuaj (Muhammed): "O ju njerëz! Unë jam i dërguari i All-llahut te të gjithë ju. All-llahut që vetëm i Tij është sundimi i qiejve e i tokës, s'ka të adhuruar tjetër pos Tij; Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje, pra besoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, pejgamberin e pashkolluar, që beson All-llahun dhe shpalljet e Tij, ndiqeni rrugën e tij që ta gjeni të vërtetën.
7:158.
Thuaj (o Muhamed): “O njerëz, unë jam i Dërguari i Allahut për të gjithë ju, i Atij që i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës. Nuk ka zot tjetër të vërtetë veç Atij; Ai jep jetë dhe vdekje, prandaj besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, Profetin që nuk di shkrim e lexim e që beson në Allahun dhe Fjalët e Tij! Shkoni pas Tij, që të jeni në rrugën e drejtë!”
7:158.
KUL JA ‘EJJUHA EN-NASU ‘INNI RESULU ELLAHI ‘ILEJKUM XHEMI’ENL-LEDHI LEHU MULKU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWE JUHJI WE JUMITU FE’AMINU BILLAHI WE RESULIHI EN-NEBIJIL-’UMMIJIL-LEDHI JU’UMINU BILLAHI WE KELIMATIHI WE ETTEBI’UHU LE’ALLEKUM TEHTEDUNE
C
7:159.
Edhe prej popullit të Musait qe një grup që udhëzoi drejt dhe iu përmbajt asaj (drejtësisë).
7:159.
Te populli i Musait ka pasur disa njerëz që udhëhiqnin dhe zbatonin drejtësinë nën dritën e së vërtetës.
7:159.
WE MIN KAWMI MUSA ‘UMMETUN JEHDUNE BIL-HEKKI WE BIHI JA’DILUNE
C
7:160.
Ne i ndamë ata (popullin e Musait) në dymbëdhjetë grupe fisesh, e kur Musait i kërkoi ujë populli i vet, Ne e udhëzuam (duke i thënë): "Bjeri me shkopin tënd gurit" (ai i ra) dhe prej tij (gurit) gufuan dymbëdhjetë kroje, ashtu që secili grup e dinte krojin e vet. Ne bëmë që retë t'u bëjnë hije atyre dhe u sollëm rrëshirë dhe shkurtëza (dhe u thamë): "Hani nga të mirat me të cilat ju dhuruam!" (e pse ishit përbuzës). Ata nuk na dëmtuan Ne, por e dëmtuan vetveten e tyre (ngase u dënuan).
7:160.
Ne i ndamë hebrenjtë në dymbëdhjetë fise, secili komb më vete. Kur populli i tij i kërkoi ujë, Ne i kumtuam Musait: “Bjeri me shkopin tënd shkëmbit!” dhe prej tij shpërthyen dymbëdhjetë burime. Çdo fis e dinte burimin e vet. Dhe Ne u bëmë hije me retë dhe u zbritëm manën dhe thëllëza, duke iu thënë: “Hani ushqimet e mira që jua kemi dhënë!” Ata nuk na dëmtuan Neve, por i bënë dëm vetvetes.
7:160.
WE KATTA’NAHUMU ETHNETEJ ‘ASHRETE ‘ESBATEN ‘UMEMAN WE ‘EWHEJNA ‘ILA MUSA ‘IDH ESTESKAHU KAWMUHU ‘ENI EDRIB BI’ASAKEL-HEXHERE FANBEXHESET MINHU ETHNETA ‘ASHRETE ‘AJNÆN KAD ‘ALIME KULLU ‘UNASIN MESHREBEHUM WE DHELLELNA ‘ALEJHIMUL-GAMAME WE ‘ENZELNA ‘ALEJHIMUL-MENNE WE ES-SELWA KULU MIN TEJJIBATI MA REZEKNAKUM WE MA DHELEMUNA WE LEKIN KANU ‘ENFUSEHUM JEDHLIMUNE
C
7:161.
(Përkujto edhe këtë) Kur atyre iu tha: "Banoni në këtë fshat (vendbanim) dhe hani nga (frutat e tij) kah të doni e thuani: "Falje" dhe në derë hyni të përulur, se Ne do t'ua falim mëkatet tuaja dhe do t'ua shtojmë edhe më punëmirëve!"
7:161.
Kur atyre iu tha: “Vendosuni në këtë vendbanim dhe hani çfarë të doni; kërkoni falje dhe hyni në portat e tij duke u përulur, që t’jua falim gabimet dhe t’ua shtojmë shpërblimin punëmirëve”,
7:161.
WE ‘IDH KILE LEHUMU ESKUNU HEDHIHIL-KARJETE WE KULU MINHA HEJTHU SHI’TUM WE KULU HITTETUN WE EDHULUL-BABE SUXHXHEDEN NEGFIR LEKUM HATI’ATIKUM SENEZIDUL-MUHSININE
C
7:162.
E ata prej tyre që ishin mizorë ndryshuan fjalë tjetër nga ajo që iu kishte thënë, atëherë Ne zbritëm kundër tyre një dënim nga qielli për shkak se ishin zullumqarë.
7:162.
keqbërësit nga radhët e tyre, i ndërruan fjalët me të tjera që nuk u ishin thënë. Prandaj Ne u dërguam dënim nga qielli, sepse bënë prapësi.
7:162.
FEBEDDELEL-LEDHINE DHELEMU MINHUM KAWLEN GAJREL-LEDHI KILE LEHUM FE’ERSELNA ‘ALEJHIM RIXHZAN MINE ES-SEMA’I BIMA KANU JEDHLIMUNE