U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
7:103.
Mandej pas tyre e dërguam Musain me mrekulli të argumentuara te faraoni dhe rrethi i tij, e ata i refuzuan edhe ato, e shih se si ishte përfundimi i shkatërruesve?
7:103.
Pas tyre, Ne dërguam Musain me shenjat Tona, te Faraoni dhe paria e tij, por edhe ata i mohuan ato. Pra, shiko si ishte përfundimi i ngatërrestarëve!
7:103.
THUMME BE’ATHNA MIN BA’DIHIM MUSA BI’AJATINA ‘ILA FIR’AWNE WE MELE’IHI FEDHELEMU BIHA FANDHUR KEJFE KANE ‘AKIBETUL-MUFSIDINE
C
7:104.
Musai tha: O faraon, s'ka dyshim, unë jam i dërguar prej Zotit të botëve".
7:104.
Musai tha: “O Faraon! Në të vërtetë, unë jam i dërguari i Zotit të botëve!
7:104.
WE KALE MUSA JA FIR’AWNU ‘INNI RESULUN MIN RABBIL-’ALEMINE
C
7:105.
Është dinjitet për mua ta them për All-llahun vetëm të vërtetën. Unë u kam ardhur me argumente nga Zoti juaj, lejoi pra beni israilët të vijnë me mua!"
7:105.
E kam detyrë që për Allahun të them vetëm të vërtetën dhe tashmë ju kam sjellë provë të qartë nga Zoti juaj; andaj, lëri të vijnë me mua bijtë e IzrElit!”
7:105.
HEKIKUN ‘ALA ‘EN LA ‘EKULE ‘ALA ELLAHI ‘ILLAL-HEKKA KAD XHI’TUKUM BIBEJJINETIN MIN RABBIKUM FE’ERSIL MA’I BENI ‘ISRA’ILE
C
7:106.
Ai (faraoni) tha: "Nëse ke ardhur me ndonjë argument dhe nëse je ai që thua, na trego pra atë argument".
7:106.
Faraoni tha: “Nëse ke sjellë ndonjë shenjë, tregoje, nëse ajo që thua është e vërtetë”.
7:106.
KALE ‘IN KUNTE XHI’TE BI’AJETIN FE’TI BIHA ‘IN KUNTE MINE ES-SADIKINE
C
7:107.
Ai (Musai) e hodhi shkopin e vet, kur ja, u shfaq gjarpër i vërtetë.
7:107.
Musai lëshoi shkopin e vet dhe ai u bë gjarpër i madh!
7:107.
FE’ELKA ‘ASAHU FE’IDHA HIJE THU’BANUN MUBINUN
C
7:108.
Dhe e nxori dorën e vet, kur qe, për shikuesit dritë e bardhë.
7:108.
Pastaj nxori dorën e tij e ajo iu duk krejt e bardhë të pranishmëve.
7:108.
WE NEZE’A JEDEHU FE’IDHA HIJE BEJDA’U LILNNADHIRINE
C
7:109.
Rrethi i parisë nga populli i faraonit tha: "Ky nuk është tjetër pos një magjistar i përsosur".
7:109.
Paria e popullit të Faraonit tha: “Ky qenka vërtet një magjistar i shkathët,
7:109.
KALEL-MELE’U MIN KAWMI FIR’AWNE ‘INNE HADHA LESAHIRUN ‘ALIMUN
C
7:110.
Ai dëshiron t'ju nxjerrë prej tokës suaj: "E çka më urdhëroni (propozoni ju)?"
7:110.
i cili kërkon t’ju nxjerrë nga toka juaj! Atëherë, çfarë na këshilloni?
7:110.
JURIDU ‘EN JUHRIXHEKUM MIN ‘ERDIKUM FEMADHA TE’MURUNE
C
7:111.
Ata (krerët) thanë: "Ndale atë dhe vëllain e tij, e dërgo nëpër qytete tubues (të magjistarëve).
7:111.
Të tjerët thanë: “Mbani pak mënjanë atë dhe vëllanë e tij dhe dërgoni nëpër qytete lajmëtarë që të tubojnë
7:111.
KALU ‘ERXHIHI WE ‘EHAHU WE ‘ERSIL FIL-MEDA’INI HASHIRINE
C
7:112.
Të sjellin çdo magjistar të dijshëm (të aftë).
7:112.
e të të sjellin ty (Faraon) çdo magjistar të shkathët”.
7:112.
JE’TUKE BIKULLI SAHIRIN ‘ALIMIN
C
7:113.
Magjistarët erdhën te faraoni, e thanë: " Ne do të kemi shpërblim në qoftë se dalim fitues!"
7:113.
Dhe kur erdhën magjistarët e Faraonit, thanë: “A do të shpërblehemi, nëse fitojmë?”
7:113.
WE XHA’E ES-SEHERETU FIR’AWNE KALU ‘INNE LENA LE’EXHREN ‘IN KUNNA NEHNUL-GALIBINE