Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 7:101. Këto janë fshatra për të cilat po të tregojmë disa nga lajmet e tyre. Atyre u patën ardhur të dërguarit e tyre me argumente (me mrekulli), por ata nuk i besuan asaj të cilën më parë e kishin gënjyer. Ja, kështu vulos All-llahu zemrat e atyre që nuk besojnë.
7:101. Ne të kemi treguar ty disa nga ngjarjet e atyre popujve. Të dërguarit e tyre u erdhën me prova të qarta, por sigurisht që ata nuk do të besonin diçka që edhe më parë e mohonin. Kështu ua vulos Allahu zemrat mohuesve.
7:101. TILKEL-KURA NEKUSSU ‘ALEJKE MIN ‘ENBA’IHA WE LEKAD XHA’ET/HUM RUSULUHUM BIL-BEJJINATI FEMA KANU LIJU’UMINU BIMA KEDHDHEBU MIN KABLU KEDHALIKE JETBA’U ELLAHU ‘ALA KULUBIL-KAFIRINE
C 7:102. Ne te shumica e tyre nuk gjetëm zbatimin e premtimit, e gjetëm shumicën e tyre jashtë bindjes (respektit).
7:102. Ne pamë se shumica e tyre nuk i përmbaheshin besëlidhjes; vërtet, Ne gjetëm se shumica e tyre ishin të pabindur.
7:102. WE MA WEXHEDNA LI’KTHERIHIM MIN ‘AHDIN WE ‘IN WEXHEDNA ‘EKTHEREHUM LEFASIKINE
C 7:103. Mandej pas tyre e dërguam Musain me mrekulli të argumentuara te faraoni dhe rrethi i tij, e ata i refuzuan edhe ato, e shih se si ishte përfundimi i shkatërruesve?
7:103. Pas tyre, Ne dërguam Musain me shenjat Tona, te Faraoni dhe paria e tij, por edhe ata i mohuan ato. Pra, shiko si ishte përfundimi i ngatërrestarëve!
7:103. THUMME BE’ATHNA MIN BA’DIHIM MUSA BI’AJATINA ‘ILA FIR’AWNE WE MELE’IHI FEDHELEMU BIHA FANDHUR KEJFE KANE ‘AKIBETUL-MUFSIDINE
C 7:104. Musai tha: O faraon, s'ka dyshim, unë jam i dërguar prej Zotit të botëve".
7:104. Musai tha: “O Faraon! Në të vërtetë, unë jam i dërguari i Zotit të botëve!
7:104. WE KALE MUSA JA FIR’AWNU ‘INNI RESULUN MIN RABBIL-’ALEMINE
C 7:105. Është dinjitet për mua ta them për All-llahun vetëm të vërtetën. Unë u kam ardhur me argumente nga Zoti juaj, lejoi pra beni israilët të vijnë me mua!"
7:105. E kam detyrë që për Allahun të them vetëm të vërtetën dhe tashmë ju kam sjellë provë të qartë nga Zoti juaj; andaj, lëri të vijnë me mua bijtë e IzrElit!”
7:105. HEKIKUN ‘ALA ‘EN LA ‘EKULE ‘ALA ELLAHI ‘ILLAL-HEKKA KAD XHI’TUKUM BIBEJJINETIN MIN RABBIKUM FE’ERSIL MA’I BENI ‘ISRA’ILE
C 7:106. Ai (faraoni) tha: "Nëse ke ardhur me ndonjë argument dhe nëse je ai që thua, na trego pra atë argument".
7:106. Faraoni tha: “Nëse ke sjellë ndonjë shenjë, tregoje, nëse ajo që thua është e vërtetë”.
7:106. KALE ‘IN KUNTE XHI’TE BI’AJETIN FE’TI BIHA ‘IN KUNTE MINE ES-SADIKINE
C 7:107. Ai (Musai) e hodhi shkopin e vet, kur ja, u shfaq gjarpër i vërtetë.
7:107. Musai lëshoi shkopin e vet dhe ai u bë gjarpër i madh!
7:107. FE’ELKA ‘ASAHU FE’IDHA HIJE THU’BANUN MUBINUN
C 7:108. Dhe e nxori dorën e vet, kur qe, për shikuesit dritë e bardhë.
7:108. Pastaj nxori dorën e tij e ajo iu duk krejt e bardhë të pranishmëve.
7:108. WE NEZE’A JEDEHU FE’IDHA HIJE BEJDA’U LILNNADHIRINE
C 7:109. Rrethi i parisë nga populli i faraonit tha: "Ky nuk është tjetër pos një magjistar i përsosur".
7:109. Paria e popullit të Faraonit tha: “Ky qenka vërtet një magjistar i shkathët,
7:109. KALEL-MELE’U MIN KAWMI FIR’AWNE ‘INNE HADHA LESAHIRUN ‘ALIMUN
C 7:110. Ai dëshiron t'ju nxjerrë prej tokës suaj: "E çka më urdhëroni (propozoni ju)?"
7:110. i cili kërkon t’ju nxjerrë nga toka juaj! Atëherë, çfarë na këshilloni?
7:110. JURIDU ‘EN JUHRIXHEKUM MIN ‘ERDIKUM FEMADHA TE’MURUNE
C 7:111. Ata (krerët) thanë: "Ndale atë dhe vëllain e tij, e dërgo nëpër qytete tubues (të magjistarëve).
7:111. Të tjerët thanë: “Mbani pak mënjanë atë dhe vëllanë e tij dhe dërgoni nëpër qytete lajmëtarë që të tubojnë
7:111. KALU ‘ERXHIHI WE ‘EHAHU WE ‘ERSIL FIL-MEDA’INI HASHIRINE