U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
7:49.
A këta janë ata (besimtarët), për të cilët betoheshit se nuk ka për t'i përfshirë mëshira e All-llahut?". (Në mënyrë ironike i përqeshin kufarët e mandej u thonë besimtarëve): "Vazhdoni në xhennet, as nuk ka frikë për ju, as nuk keni për t'u brengosur!"
7:49.
A janë këta për të cilët u betuat se nuk do t’i arrijë mëshira e Allahut?” Ndërsa atyre do t’u thonë sërish: “Hyni në Xhenet! Për ju s’ka frikë e as pikëllim!”
7:49.
‘EHA’UULA’L-LEDHINE ‘EKSEMTUM LA JENALUHUMU ELLAHU BIREHMETIN EDHULUL-XHENNETE LA HAWFUN ‘ALEJKUM WE LA ‘ENTUM TEHZENUNE
C
7:50.
Banuesit e zjarrit i thërrasin (dhe i lusin) ata në xhennet (duke ju thënë): "Na qitni diç nga ju apo nga ajo që u ka furnizuar All-llahu (se mbaruam nga etja)!" Ata (në xhennet) thonë: "All-llahu i ka ndaluar që të dyja këto për jobesimtarët!"
7:50.
Banorët e zjarrit do t’u thërrasin banorëve të Xhenetit: “Derdhni pak ujë te ne ose diçka nga ajo që ju ka dhuruar Allahu!” Ata thonë: “Në të vërtetë, Allahu këto i ka ndaluar për mohuesit,
7:50.
WE NADA ‘ESHABU EN-NARI ‘ESHABEL-XHENNETI ‘EN ‘EFIDU ‘ALEJNA MINEL-MA’I ‘EW MIMMA REZEKAKUMU ELLAHU KALU ‘INNALL-LLAHE HERREMEHUMA ‘ALEL-KAFIRINE
C
7:51.
Ata që fenë e tyre e morën tallje e lojë dhe të cilët i mashtroi jeta e Dunjasë. Sot, pra, Ne i harrojmë ata sikurse e patën harruar takimin e kësaj dite të tyre dhe, sikurse i refuzonin argumentet Tona!"
7:51.
të cilët e morën fenë për lojë dhe argëtim dhe u mashtruan nga jeta e kësaj bote”. Ne sot do t’i harrojmë ata, ashtu siç e patën harruar ata takimin e kësaj Dite dhe siç mohuan shpalljet Tona.
7:51.
EL-LEDHINE ETTEHADHU DINEHUM LEHWEN WE LA’IBEN WE GARRET/HUMUL-HEJATU ED-DUNJA FALJEWME NENSAHUM KEMA NESU LIKA’E JEWMIHIM HADHA WE MA KANU BI’AJATINA JEXHHEDUNE
C
7:52.
Ne u sollëm atyre (mekasve) një libër (Kur'anin) që ua shkoqitëm në baza të diturisë, e që është udhërrëfyes e mëshirë për ata që besojnë.
7:52.
Ne u kemi zbritur atyre një Libër, të cilin e kemi shpjeguar gjerësisht, që të jetë udhërrëfyes dhe mëshirë për njerëzit që besojnë.
7:52.
WE LEKAD XHI’NAHUM BIKITABIN FESSELNAHU ‘ALA ‘ILMIN HUDEN WE REHMETEN LIKAWMIN JU’UMINUNE
C
7:53.
Ata nuk presin tjetër, por vetëm atë që do t'u vijë. E atë ditë kur t'u vijë (dënimi i premtuar) ajo që e pritnin, ata të cilët më parë e kishin harruar thonë: "Vërtet, të dërguarit e Zotit tonë erdhën me fakte të vërteta, a kemi ndonjë ndërmjetës që të na shpëtojë, ose të kthehemi (në Dunja) e të veprojmë tjetër nga ajo që vepruam". Ata shkatërruan vetveten dhe u shkoi huq trillimi që e bënin.
7:53.
A mos vallë ata presin zbatimin e Tij? Kur t’u vijë dita e zbatimit, do të thonë për atë që e patën mohuar më parë: “Të dërguarit e Zotit tonë na kanë sjellë të vërtetën! A ka ndonjë ndërmjetësues që të ndërhyjë për ne? A mund të kthehemi sërish në jetën e tokës, që të veprojmë ndryshe nga ç’kemi punuar”. Me siguri që ata do t’i humbasin shpirtrat e tyre dhe ajo që trillonin do t’i braktisë.
7:53.
HEL JENDHURUNE ‘ILLA TE’WILEHU JEWME JE’TI TE’WILUHU JEKULUL-LEDHINE NESUHU MIN KABLU KAD XHA’ET RUSULU RABBINA BIL-HEKKI FEHEL LENA MIN SHUFA’A’E FEJESHFA’U LENA ‘EW NUREDDU FENA’MELE GAJREL-LEDHI KUNNA NA’MELU KAD HASIRU ‘ENFUSEHUM WE DELLE ‘ANHUM MA KANU JEFTERUNE
C
7:54.
Vërtet, Zoti juaj, All-llahu, është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditën me natën, që me të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës), edhe dielli, edhe hëna e edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I madhëruar është All-llahu, Zoti i botëve.
7:54.
Në të vërtetë, Zoti juaj është Allahu, që krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi Fronin hyjnor (që mbisundon gjithësinë). Ai me errësirën e natës e mbulon ditën, e cila e ndjek atë; Dielli, Hëna dhe yjet i përulen urdhrit të Tij. Vetëm Atij i përket Krijimi dhe Urdhërimi. Qoftë bekuar Allahu, Zoti i botëve!
7:54.
‘INNE REBBEKUMU ELLAHUL-LEDHI HALEKA ES-SEMAWATI WEL-’ERDE FI SITTETI ‘EJJAMIN THUMME ESTEWA ‘ALEL-’ARSHI JUGSHIL-LEJLE EN-NEHARE JETLUBUHU HETHITHEN WE ESH-SHEMSE WEL-KAMERE WE EN-NUXHUME MUSEHHARATIN BI’EMRIHI ‘ELA LEHUL-HALKU WEL-’EMRU TEBAREKEL-LAHU REBBUL-’ALEMINE
C
7:55.
Luteni Zotin tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk i do ata që e teprojnë.
7:55.
Lutjuni Zotit tuaj përulshëm dhe ngadalë! Njëmend, Ai nuk i do ata që e kalojnë kufirin.
7:55.
ED’U REBBEKUM TEDERRU’EN WE HUFJETEN ‘INNEHU LA JUHIBBUL-MU’TEDINE
C
7:56.
Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj (me të ardhur të pejgamberëve) dhe luteni Atë duke pasur frikë (dënimin) dhe duke shpresuar (mëshirën). S'ka dyshim se mëshira e All-llahut është pranë atyre të mirëve.
7:56.
Dhe mos bëni çrregullime në Tokë, pasi është vënë rregulli, ndërsa Atij lutjuni me frikë dhe shpresë. Vërtet, mëshira e Allahut është afër punëmirëve.
7:56.
WE LA TUFSIDU FIL-’ERDI BA’DE ‘ISLAHIHA WE ED’UHU HAWFEN WE TEMA’AN ‘INNE REHMETEL-LAHI KARIBUN MINEL-MUHSININE
C
7:57.
Ai është që i lëshon erërat si myzhde pranë mëshirës (shiut) së Tij. E kur ato (erërat) bartin re të mëdha, Ne i sjellim mbi një tokë të vdekur dhe lëshojmë në të ujin (shiun), dhe me të (me ujin) nxjerrim të gjithë frutat. Kështu i nxjerrim (i ngjallim) të vdekurit, ashtu që ta përkujtoni (fuqinë e Zotit).
7:57.
Ai i dërgon erërat si lajmëtare të mëshirës së Tij. Kur erërat lëvizin retë e rënda me shi, Ai i çon ato tek ndonjë vend i vdekur, ku lëshon shi dhe me anë të tij nxjerr lloj-lloj frutash; po kështu do t’i ringjallë edhe të vdekurit. Këta janë shembuj që t’ua vini veshin.
7:57.
WE HUWEL-LEDHI JURSILU ER-RIJAHE BUSHREN BEJNE JEDEJ REHMETIHI HETTA ‘IDHA ‘EKALLET SEHABAN THIKALÆN SUKNAHU LIBELEDIN MEJJITIN FE’ENZELNA BIHIL-MA’E FE’EHREXHNA BIHI MIN KULLI ETH-THEMERATI KEDHALIKE NUHRIXHUL-MEWTA LE’ALLEKUM TEDHEKKERUNE
C
7:58.
Me lejen e All-llahut toka e mirë mbinë bimët, e ajo që nuk është kualitative, ajo nuk mbinë vetëm (pak) me vështirësi. Kështu Ne i radhisim argumentet Tona për ata që falënderojnë.
7:58.
Toka e mirë i jep frutat me lejen e Zotit të saj, ndërsa toka e keqe, zor se jep gjë. Kështu, në mënyra të ndryshme, Ne ia shpjegojmë shpalljet Tona njerëzve mirënjohës.
7:58.
WEL-BELEDUT-TEJJIBU JEHRUXHU NEBATUHU BI’IDHNI RABBIHI WEL-LEDHI HABUTHE LA JEHRUXHU ‘ILLA NEKIDEN KEDHALIKE NUSERRIFUL-’AJATI LIKAWMIN JESHKURUNE
C
7:59.
Ne e patëm dërguar Nuhun te populli i vet, e ai tha: "O populli im, adhurojeni All-llahun, nuk keni zot tjetër pos Tij. Unë kam frikë për dënimin tuaj në një ditë të madhe!"
7:59.
Ne ia dërguam Nuhun popullit të tij e ai u tha: “O populli im! Adhuroni Allahun, ju nuk keni zot tjetër përveç Tij! Unë kam frikë se do të bjerë mbi ju dënimi i një Dite të madhe!”
7:59.
LEKAD ‘ERSELNA NUHEN ‘ILA KAWMIHI FEKALE JA KAWMI A’BUDU ELLAHE MA LEKUM MIN ‘ILEHIN GAJRUHU ‘INNI ‘EHAFU ‘ALEJKUM ‘ADHABE JEWMIN ‘ADHIMIN