Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 7:52. Ne u sollëm atyre (mekasve) një libër (Kur'anin) që ua shkoqitëm në baza të diturisë, e që është udhërrëfyes e mëshirë për ata që besojnë.
7:52. Ne u kemi zbritur atyre një Libër, të cilin e kemi shpjeguar gjerësisht, që të jetë udhërrëfyes dhe mëshirë për njerëzit që besojnë.
7:52. WE LEKAD XHI’NAHUM BIKITABIN FESSELNAHU ‘ALA ‘ILMIN HUDEN WE REHMETEN LIKAWMIN JU’UMINUNE
C 7:53. Ata nuk presin tjetër, por vetëm atë që do t'u vijë. E atë ditë kur t'u vijë (dënimi i premtuar) ajo që e pritnin, ata të cilët më parë e kishin harruar thonë: "Vërtet, të dërguarit e Zotit tonë erdhën me fakte të vërteta, a kemi ndonjë ndërmjetës që të na shpëtojë, ose të kthehemi (në Dunja) e të veprojmë tjetër nga ajo që vepruam". Ata shkatërruan vetveten dhe u shkoi huq trillimi që e bënin.
7:53. A mos vallë ata presin zbatimin e Tij? Kur t’u vijë dita e zbatimit, do të thonë për atë që e patën mohuar më parë: “Të dërguarit e Zotit tonë na kanë sjellë të vërtetën! A ka ndonjë ndërmjetësues që të ndërhyjë për ne? A mund të kthehemi sërish në jetën e tokës, që të veprojmë ndryshe nga ç’kemi punuar”. Me siguri që ata do t’i humbasin shpirtrat e tyre dhe ajo që trillonin do t’i braktisë.
7:53. HEL JENDHURUNE ‘ILLA TE’WILEHU JEWME JE’TI TE’WILUHU JEKULUL-LEDHINE NESUHU MIN KABLU KAD XHA’ET RUSULU RABBINA BIL-HEKKI FEHEL LENA MIN SHUFA’A’E FEJESHFA’U LENA ‘EW NUREDDU FENA’MELE GAJREL-LEDHI KUNNA NA’MELU KAD HASIRU ‘ENFUSEHUM WE DELLE ‘ANHUM MA KANU JEFTERUNE
C 7:54. Vërtet, Zoti juaj, All-llahu, është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditën me natën, që me të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës), edhe dielli, edhe hëna e edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I madhëruar është All-llahu, Zoti i botëve.
7:54. Në të vërtetë, Zoti juaj është Allahu, që krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi Fronin hyjnor (që mbisundon gjithësinë). Ai me errësirën e natës e mbulon ditën, e cila e ndjek atë; Dielli, Hëna dhe yjet i përulen urdhrit të Tij. Vetëm Atij i përket Krijimi dhe Urdhërimi. Qoftë bekuar Allahu, Zoti i botëve!
7:54. ‘INNE REBBEKUMU ELLAHUL-LEDHI HALEKA ES-SEMAWATI WEL-’ERDE FI SITTETI ‘EJJAMIN THUMME ESTEWA ‘ALEL-’ARSHI JUGSHIL-LEJLE EN-NEHARE JETLUBUHU HETHITHEN WE ESH-SHEMSE WEL-KAMERE WE EN-NUXHUME MUSEHHARATIN BI’EMRIHI ‘ELA LEHUL-HALKU WEL-’EMRU TEBAREKEL-LAHU REBBUL-’ALEMINE
C 7:55. Luteni Zotin tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk i do ata që e teprojnë.
7:55. Lutjuni Zotit tuaj përulshëm dhe ngadalë! Njëmend, Ai nuk i do ata që e kalojnë kufirin.
7:55. ED’U REBBEKUM TEDERRU’EN WE HUFJETEN ‘INNEHU LA JUHIBBUL-MU’TEDINE
C 7:56. Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj (me të ardhur të pejgamberëve) dhe luteni Atë duke pasur frikë (dënimin) dhe duke shpresuar (mëshirën). S'ka dyshim se mëshira e All-llahut është pranë atyre të mirëve.
7:56. Dhe mos bëni çrregullime në Tokë, pasi është vënë rregulli, ndërsa Atij lutjuni me frikë dhe shpresë. Vërtet, mëshira e Allahut është afër punëmirëve.
7:56. WE LA TUFSIDU FIL-’ERDI BA’DE ‘ISLAHIHA WE ED’UHU HAWFEN WE TEMA’AN ‘INNE REHMETEL-LAHI KARIBUN MINEL-MUHSININE
C 7:57. Ai është që i lëshon erërat si myzhde pranë mëshirës (shiut) së Tij. E kur ato (erërat) bartin re të mëdha, Ne i sjellim mbi një tokë të vdekur dhe lëshojmë në të ujin (shiun), dhe me të (me ujin) nxjerrim të gjithë frutat. Kështu i nxjerrim (i ngjallim) të vdekurit, ashtu që ta përkujtoni (fuqinë e Zotit).
7:57. Ai i dërgon erërat si lajmëtare të mëshirës së Tij. Kur erërat lëvizin retë e rënda me shi, Ai i çon ato tek ndonjë vend i vdekur, ku lëshon shi dhe me anë të tij nxjerr lloj-lloj frutash; po kështu do t’i ringjallë edhe të vdekurit. Këta janë shembuj që t’ua vini veshin.
7:57. WE HUWEL-LEDHI JURSILU ER-RIJAHE BUSHREN BEJNE JEDEJ REHMETIHI HETTA ‘IDHA ‘EKALLET SEHABAN THIKALÆN SUKNAHU LIBELEDIN MEJJITIN FE’ENZELNA BIHIL-MA’E FE’EHREXHNA BIHI MIN KULLI ETH-THEMERATI KEDHALIKE NUHRIXHUL-MEWTA LE’ALLEKUM TEDHEKKERUNE
C 7:58. Me lejen e All-llahut toka e mirë mbinë bimët, e ajo që nuk është kualitative, ajo nuk mbinë vetëm (pak) me vështirësi. Kështu Ne i radhisim argumentet Tona për ata që falënderojnë.
7:58. Toka e mirë i jep frutat me lejen e Zotit të saj, ndërsa toka e keqe, zor se jep gjë. Kështu, në mënyra të ndryshme, Ne ia shpjegojmë shpalljet Tona njerëzve mirënjohës.
7:58. WEL-BELEDUT-TEJJIBU JEHRUXHU NEBATUHU BI’IDHNI RABBIHI WEL-LEDHI HABUTHE LA JEHRUXHU ‘ILLA NEKIDEN KEDHALIKE NUSERRIFUL-’AJATI LIKAWMIN JESHKURUNE
C 7:59. Ne e patëm dërguar Nuhun te populli i vet, e ai tha: "O populli im, adhurojeni All-llahun, nuk keni zot tjetër pos Tij. Unë kam frikë për dënimin tuaj në një ditë të madhe!"
7:59. Ne ia dërguam Nuhun popullit të tij e ai u tha: “O populli im! Adhuroni Allahun, ju nuk keni zot tjetër përveç Tij! Unë kam frikë se do të bjerë mbi ju dënimi i një Dite të madhe!”
7:59. LEKAD ‘ERSELNA NUHEN ‘ILA KAWMIHI FEKALE JA KAWMI A’BUDU ELLAHE MA LEKUM MIN ‘ILEHIN GAJRUHU ‘INNI ‘EHAFU ‘ALEJKUM ‘ADHABE JEWMIN ‘ADHIMIN
C 7:60. Paria nga populli i tij tha: "Ne po të shohim (në këtë që na thërret) plotësisht të humbur!"
7:60. Paria e popullit të tij tha: “Ne të shohim ty në humbje të qartë”.
7:60. KALEL-MELE’U MIN KAWMIHI ‘INNA LENERAKE FI DELALIN MUBININ
C 7:61. (Nuhu) Tha: "O populli im, unë nuk kam kurrfarë humbje, por unë jam i dërguar prej Zotit të botëve!"
7:61. Ai tha: “O populli im! Unë nuk jam në kurrfarë humbjeje, por jam i dërguar nga ana e Zotit të gjithësisë!
7:61. KALE JA KAWMI LEJSE BI DELALETUN WE LEKINNI RESULUN MIN RABBIL-’ALEMINE
C 7:62. "Unë ua kumtoj juve shpalljet e Zotit tim, ju këshilloj dhe unë di nga Zoti im çka ju nuk dini!"
7:62. Unë ju sjell shpalljet e Zotit tim, ju këshilloj dhe di nga Allahu atë që ju nuk e dini.
7:62. ‘UBELLIGUKUM RISALATI RABBI WE ‘ENSEHU LEKUM WE ‘A’LEMU MINEL-LAHI MA LA TA’LEMUNE