Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 7:46. E mes atyre dyve (dy grupeve) është një perde (mur), e mbi A'raf (lart mbi mur) janë burra që e njohin secilin (të xhennetit dhe të xhehennemit) me shenjat e tyre. Ata i thërrasin banuesit e xhennetit: "Paqja (shpëtimi) qoftë mbi ju!" Ata (të A'rafit) nuk kanë hyrë në të, por shpresojnë.
7:46. Një mur do t’i ndajë ata, ndërsa në lartësitë e tij do të ndodhen njerëz, të cilët i njohin të dyja palët sipas tipareve. Ata do t’u thërrasin banorëve të Xhenetit: “Paqja qoftë mbi ju!” Ata nuk do të kenë hyrë ende në Xhenet, ndonëse shpresojnë.
7:46. WE BEJNEHUMA HIXHABUN WE ‘ALEL-’A’RAFI RIXHALUN JA’RIFUNE KULLEN BISIMAHUM WE NADEW ‘ESHABEL-XHENNETI ‘EN SELAMUN ‘ALEJKUM LEM JEDHULUHA WE HUM JETMA’UNE
C 7:47. E kur u shkon shikimi i tyre nga ata të xhehennemit, thonë: "Zoti ynë, mos na bë neve me mizorët!"
7:47. E kur t’i kthejnë sytë nga banorët e zjarrit, do të thonë: “O Zoti ynë! Mos na hidh midis këtyre njerëzve të këqij!”
7:47. WE ‘IDHA SURIFET ‘EBSARUHUM TILKA’E ‘ESHABI EN-NARI KALU REBBENA LA TEXH’ALNA ME’AL-KAWMI EDH-DHALIMINE
C 7:48. Ata të A'rafit i thërrasin do burra që i njohin me shenjat e tyre dhe u thonë: "Çka ju vlejti ai grumbullimi juaj (në pasuri e numër) dhe ajo që bënit kryelartësi?" (e tash jeni në xhehennem).
7:48. Pastaj, njerëzit e Murit (A‘râf) do t’u thërrasin disa njerëzve që i njohin nga pamja, duke u thënë: “Nuk ju ndihmoi as grumbullimi i pasurisë suaj, as kryelartësia juaj (ndaj të Vërtetës).
7:48. WE NADA ‘ESHABUL-’A’RAFI RIXHALEN JA’RIFUNEHUM BISIMAHUM KALU MA ‘EGNA ‘ANKUM XHEM’UKUM WE MA KUNTUM TESTEKBIRUNE
C 7:49. A këta janë ata (besimtarët), për të cilët betoheshit se nuk ka për t'i përfshirë mëshira e All-llahut?". (Në mënyrë ironike i përqeshin kufarët e mandej u thonë besimtarëve): "Vazhdoni në xhennet, as nuk ka frikë për ju, as nuk keni për t'u brengosur!"
7:49. A janë këta për të cilët u betuat se nuk do t’i arrijë mëshira e Allahut?” Ndërsa atyre do t’u thonë sërish: “Hyni në Xhenet! Për ju s’ka frikë e as pikëllim!”
7:49. ‘EHA’UULA’L-LEDHINE ‘EKSEMTUM LA JENALUHUMU ELLAHU BIREHMETIN EDHULUL-XHENNETE LA HAWFUN ‘ALEJKUM WE LA ‘ENTUM TEHZENUNE
C 7:50. Banuesit e zjarrit i thërrasin (dhe i lusin) ata në xhennet (duke ju thënë): "Na qitni diç nga ju apo nga ajo që u ka furnizuar All-llahu (se mbaruam nga etja)!" Ata (në xhennet) thonë: "All-llahu i ka ndaluar që të dyja këto për jobesimtarët!"
7:50. Banorët e zjarrit do t’u thërrasin banorëve të Xhenetit: “Derdhni pak ujë te ne ose diçka nga ajo që ju ka dhuruar Allahu!” Ata thonë: “Në të vërtetë, Allahu këto i ka ndaluar për mohuesit,
7:50. WE NADA ‘ESHABU EN-NARI ‘ESHABEL-XHENNETI ‘EN ‘EFIDU ‘ALEJNA MINEL-MA’I ‘EW MIMMA REZEKAKUMU ELLAHU KALU ‘INNALL-LLAHE HERREMEHUMA ‘ALEL-KAFIRINE
C 7:51. Ata që fenë e tyre e morën tallje e lojë dhe të cilët i mashtroi jeta e Dunjasë. Sot, pra, Ne i harrojmë ata sikurse e patën harruar takimin e kësaj dite të tyre dhe, sikurse i refuzonin argumentet Tona!"
7:51. të cilët e morën fenë për lojë dhe argëtim dhe u mashtruan nga jeta e kësaj bote”. Ne sot do t’i harrojmë ata, ashtu siç e patën harruar ata takimin e kësaj Dite dhe siç mohuan shpalljet Tona.
7:51. EL-LEDHINE ETTEHADHU DINEHUM LEHWEN WE LA’IBEN WE GARRET/HUMUL-HEJATU ED-DUNJA FALJEWME NENSAHUM KEMA NESU LIKA’E JEWMIHIM HADHA WE MA KANU BI’AJATINA JEXHHEDUNE
C 7:52. Ne u sollëm atyre (mekasve) një libër (Kur'anin) që ua shkoqitëm në baza të diturisë, e që është udhërrëfyes e mëshirë për ata që besojnë.
7:52. Ne u kemi zbritur atyre një Libër, të cilin e kemi shpjeguar gjerësisht, që të jetë udhërrëfyes dhe mëshirë për njerëzit që besojnë.
7:52. WE LEKAD XHI’NAHUM BIKITABIN FESSELNAHU ‘ALA ‘ILMIN HUDEN WE REHMETEN LIKAWMIN JU’UMINUNE
C 7:53. Ata nuk presin tjetër, por vetëm atë që do t'u vijë. E atë ditë kur t'u vijë (dënimi i premtuar) ajo që e pritnin, ata të cilët më parë e kishin harruar thonë: "Vërtet, të dërguarit e Zotit tonë erdhën me fakte të vërteta, a kemi ndonjë ndërmjetës që të na shpëtojë, ose të kthehemi (në Dunja) e të veprojmë tjetër nga ajo që vepruam". Ata shkatërruan vetveten dhe u shkoi huq trillimi që e bënin.
7:53. A mos vallë ata presin zbatimin e Tij? Kur t’u vijë dita e zbatimit, do të thonë për atë që e patën mohuar më parë: “Të dërguarit e Zotit tonë na kanë sjellë të vërtetën! A ka ndonjë ndërmjetësues që të ndërhyjë për ne? A mund të kthehemi sërish në jetën e tokës, që të veprojmë ndryshe nga ç’kemi punuar”. Me siguri që ata do t’i humbasin shpirtrat e tyre dhe ajo që trillonin do t’i braktisë.
7:53. HEL JENDHURUNE ‘ILLA TE’WILEHU JEWME JE’TI TE’WILUHU JEKULUL-LEDHINE NESUHU MIN KABLU KAD XHA’ET RUSULU RABBINA BIL-HEKKI FEHEL LENA MIN SHUFA’A’E FEJESHFA’U LENA ‘EW NUREDDU FENA’MELE GAJREL-LEDHI KUNNA NA’MELU KAD HASIRU ‘ENFUSEHUM WE DELLE ‘ANHUM MA KANU JEFTERUNE
C 7:54. Vërtet, Zoti juaj, All-llahu, është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditën me natën, që me të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës), edhe dielli, edhe hëna e edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I madhëruar është All-llahu, Zoti i botëve.
7:54. Në të vërtetë, Zoti juaj është Allahu, që krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi Fronin hyjnor (që mbisundon gjithësinë). Ai me errësirën e natës e mbulon ditën, e cila e ndjek atë; Dielli, Hëna dhe yjet i përulen urdhrit të Tij. Vetëm Atij i përket Krijimi dhe Urdhërimi. Qoftë bekuar Allahu, Zoti i botëve!
7:54. ‘INNE REBBEKUMU ELLAHUL-LEDHI HALEKA ES-SEMAWATI WEL-’ERDE FI SITTETI ‘EJJAMIN THUMME ESTEWA ‘ALEL-’ARSHI JUGSHIL-LEJLE EN-NEHARE JETLUBUHU HETHITHEN WE ESH-SHEMSE WEL-KAMERE WE EN-NUXHUME MUSEHHARATIN BI’EMRIHI ‘ELA LEHUL-HALKU WEL-’EMRU TEBAREKEL-LAHU REBBUL-’ALEMINE
C 7:55. Luteni Zotin tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk i do ata që e teprojnë.
7:55. Lutjuni Zotit tuaj përulshëm dhe ngadalë! Njëmend, Ai nuk i do ata që e kalojnë kufirin.
7:55. ED’U REBBEKUM TEDERRU’EN WE HUFJETEN ‘INNEHU LA JUHIBBUL-MU’TEDINE
C 7:56. Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj (me të ardhur të pejgamberëve) dhe luteni Atë duke pasur frikë (dënimin) dhe duke shpresuar (mëshirën). S'ka dyshim se mëshira e All-llahut është pranë atyre të mirëve.
7:56. Dhe mos bëni çrregullime në Tokë, pasi është vënë rregulli, ndërsa Atij lutjuni me frikë dhe shpresë. Vërtet, mëshira e Allahut është afër punëmirëve.
7:56. WE LA TUFSIDU FIL-’ERDI BA’DE ‘ISLAHIHA WE ED’UHU HAWFEN WE TEMA’AN ‘INNE REHMETEL-LAHI KARIBUN MINEL-MUHSININE