Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 7:43. Nga zemrat e tyre kemi hequr (kemi zhdukur) çdo gjë që ishte krijuar nga zilia (nga urrejtja), janë në xhennet, ku rrjedhin lumenj, e ata thonë: "Falënderojmë All-llahun që na udhëzoi për këtë (për iman, për punë të mira, na e hoqi zilinë, na futi në xhennet), pse sikur të mos na drejtonte All-llahu, ne nuk do të dinim të udhëzohemi. Vërtet, të dërguarit e Zotit na e thanë të vërtetën dhe ne u besuam!" E atyre u drejtohet thirrje: "Ky është xhenneti, iu dha juve për atë që vepruat".
7:43. Ne do ta shkulim urrejtjen nga kraharori i tyre. Te këmbët e tyre do të rrjedhin lumenj dhe ata do të thonë: “Qoftë lavdëruar Allahu që na udhëzoi në këtë. Ne nuk do të ishim udhëzuar, sikur të mos na udhëzonte Allahu. Pa dyshim, të dërguarit e Zotit tonë kanë sjellë të vërtetën”. Dhe një zë do t’i thërrasë: “Ky është Xheneti që ju e keni merituar për atë që keni punuar”.
7:43. WE NEZA’NA MA FI SUDURIHIM MIN GILLIN TEXHRI MIN TEHTIHIMUL-’ENHARU WE KALUL-HEMDU LILLAHIL-LEDHI HEDANA LIHEDHA WE MA KUNNA LINEHTEDIJE LEWLA ‘EN HEDANALLAHU LEKAD XHA’ET RUSULU RABBINA BIL-HEKKI WE NUDU ‘EN TILKUMUL-XHENNETU ‘URITHTUMUHA BIMA KUNTUM TA’MELUNE
C 7:44. Ata të xhennetit i thërrasin (i pyesin) banuesit e zjarrit e u thonë: "Ne e gjetëm të vërtetë atë që na e pat premtuar Zoti ynë, e ju (banues të zjarrit) a e gjetët të vërtetë atë që ua pat premtuar zoti juaj?" Ata (banuesit e zjarrit) thonë: "Po". Atëherë në mes të tyre (mes dy grupeve) thërret një zë: "Mallkimi i All-llahut qoftë mbi zullumqarët!"
7:44. Dhe banorët e Xhenetit do t’u thonë banorëve të zjarrit: “Ne e gjetëm të vërtetë atë që na premtoi Zoti ynë. Po ju, a e gjetët të vërtetë atë që ju premtoi Zoti juaj?” Ata do të thonë: “Po!” Atëherë, një lajmëtar midis tyre do të thërrasë: “Mallkimi i Allahut është mbi keqbërësit,
7:44. WE NADA ‘ESHABUL-XHENNETI ‘ESHABE EN-NARI ‘EN KAD WEXHEDNA MA WE’ADENA REBBUNA HEKKEN FEHEL WEXHEDTUM MA WE’ADE REBBUKUM HEKKAN KALU NE’AM FE’EDHDHENE MU’UEDHDHINUN BEJNEHUM ‘EN LA’NETU ELLAHI ‘ALA EDH-DHALIMINE
C 7:45. Ata që penguan nga rruga (imani) e All-llahut dhe që kërkuan shtrembërimin e saj dhe ata që ishin mohues të botës tjetër.
7:45. të cilët i kanë penguar të tjerët nga rruga e Allahut, duke dashur ta shtrembërojnë atë dhe nuk kanë besuar në jetën tjetër!”
7:45. EL-LEDHINE JESUDDUNE ‘AN SEBILI ELLAHI WE JEBGUNEHA ‘IWEXHEN WE HUM BIL-’AHIRETI KAFIRUNE
C 7:46. E mes atyre dyve (dy grupeve) është një perde (mur), e mbi A'raf (lart mbi mur) janë burra që e njohin secilin (të xhennetit dhe të xhehennemit) me shenjat e tyre. Ata i thërrasin banuesit e xhennetit: "Paqja (shpëtimi) qoftë mbi ju!" Ata (të A'rafit) nuk kanë hyrë në të, por shpresojnë.
7:46. Një mur do t’i ndajë ata, ndërsa në lartësitë e tij do të ndodhen njerëz, të cilët i njohin të dyja palët sipas tipareve. Ata do t’u thërrasin banorëve të Xhenetit: “Paqja qoftë mbi ju!” Ata nuk do të kenë hyrë ende në Xhenet, ndonëse shpresojnë.
7:46. WE BEJNEHUMA HIXHABUN WE ‘ALEL-’A’RAFI RIXHALUN JA’RIFUNE KULLEN BISIMAHUM WE NADEW ‘ESHABEL-XHENNETI ‘EN SELAMUN ‘ALEJKUM LEM JEDHULUHA WE HUM JETMA’UNE
C 7:47. E kur u shkon shikimi i tyre nga ata të xhehennemit, thonë: "Zoti ynë, mos na bë neve me mizorët!"
7:47. E kur t’i kthejnë sytë nga banorët e zjarrit, do të thonë: “O Zoti ynë! Mos na hidh midis këtyre njerëzve të këqij!”
7:47. WE ‘IDHA SURIFET ‘EBSARUHUM TILKA’E ‘ESHABI EN-NARI KALU REBBENA LA TEXH’ALNA ME’AL-KAWMI EDH-DHALIMINE
C 7:48. Ata të A'rafit i thërrasin do burra që i njohin me shenjat e tyre dhe u thonë: "Çka ju vlejti ai grumbullimi juaj (në pasuri e numër) dhe ajo që bënit kryelartësi?" (e tash jeni në xhehennem).
7:48. Pastaj, njerëzit e Murit (A‘râf) do t’u thërrasin disa njerëzve që i njohin nga pamja, duke u thënë: “Nuk ju ndihmoi as grumbullimi i pasurisë suaj, as kryelartësia juaj (ndaj të Vërtetës).
7:48. WE NADA ‘ESHABUL-’A’RAFI RIXHALEN JA’RIFUNEHUM BISIMAHUM KALU MA ‘EGNA ‘ANKUM XHEM’UKUM WE MA KUNTUM TESTEKBIRUNE
C 7:49. A këta janë ata (besimtarët), për të cilët betoheshit se nuk ka për t'i përfshirë mëshira e All-llahut?". (Në mënyrë ironike i përqeshin kufarët e mandej u thonë besimtarëve): "Vazhdoni në xhennet, as nuk ka frikë për ju, as nuk keni për t'u brengosur!"
7:49. A janë këta për të cilët u betuat se nuk do t’i arrijë mëshira e Allahut?” Ndërsa atyre do t’u thonë sërish: “Hyni në Xhenet! Për ju s’ka frikë e as pikëllim!”
7:49. ‘EHA’UULA’L-LEDHINE ‘EKSEMTUM LA JENALUHUMU ELLAHU BIREHMETIN EDHULUL-XHENNETE LA HAWFUN ‘ALEJKUM WE LA ‘ENTUM TEHZENUNE
C 7:50. Banuesit e zjarrit i thërrasin (dhe i lusin) ata në xhennet (duke ju thënë): "Na qitni diç nga ju apo nga ajo që u ka furnizuar All-llahu (se mbaruam nga etja)!" Ata (në xhennet) thonë: "All-llahu i ka ndaluar që të dyja këto për jobesimtarët!"
7:50. Banorët e zjarrit do t’u thërrasin banorëve të Xhenetit: “Derdhni pak ujë te ne ose diçka nga ajo që ju ka dhuruar Allahu!” Ata thonë: “Në të vërtetë, Allahu këto i ka ndaluar për mohuesit,
7:50. WE NADA ‘ESHABU EN-NARI ‘ESHABEL-XHENNETI ‘EN ‘EFIDU ‘ALEJNA MINEL-MA’I ‘EW MIMMA REZEKAKUMU ELLAHU KALU ‘INNALL-LLAHE HERREMEHUMA ‘ALEL-KAFIRINE
C 7:51. Ata që fenë e tyre e morën tallje e lojë dhe të cilët i mashtroi jeta e Dunjasë. Sot, pra, Ne i harrojmë ata sikurse e patën harruar takimin e kësaj dite të tyre dhe, sikurse i refuzonin argumentet Tona!"
7:51. të cilët e morën fenë për lojë dhe argëtim dhe u mashtruan nga jeta e kësaj bote”. Ne sot do t’i harrojmë ata, ashtu siç e patën harruar ata takimin e kësaj Dite dhe siç mohuan shpalljet Tona.
7:51. EL-LEDHINE ETTEHADHU DINEHUM LEHWEN WE LA’IBEN WE GARRET/HUMUL-HEJATU ED-DUNJA FALJEWME NENSAHUM KEMA NESU LIKA’E JEWMIHIM HADHA WE MA KANU BI’AJATINA JEXHHEDUNE
C 7:52. Ne u sollëm atyre (mekasve) një libër (Kur'anin) që ua shkoqitëm në baza të diturisë, e që është udhërrëfyes e mëshirë për ata që besojnë.
7:52. Ne u kemi zbritur atyre një Libër, të cilin e kemi shpjeguar gjerësisht, që të jetë udhërrëfyes dhe mëshirë për njerëzit që besojnë.
7:52. WE LEKAD XHI’NAHUM BIKITABIN FESSELNAHU ‘ALA ‘ILMIN HUDEN WE REHMETEN LIKAWMIN JU’UMINUNE
C 7:53. Ata nuk presin tjetër, por vetëm atë që do t'u vijë. E atë ditë kur t'u vijë (dënimi i premtuar) ajo që e pritnin, ata të cilët më parë e kishin harruar thonë: "Vërtet, të dërguarit e Zotit tonë erdhën me fakte të vërteta, a kemi ndonjë ndërmjetës që të na shpëtojë, ose të kthehemi (në Dunja) e të veprojmë tjetër nga ajo që vepruam". Ata shkatërruan vetveten dhe u shkoi huq trillimi që e bënin.
7:53. A mos vallë ata presin zbatimin e Tij? Kur t’u vijë dita e zbatimit, do të thonë për atë që e patën mohuar më parë: “Të dërguarit e Zotit tonë na kanë sjellë të vërtetën! A ka ndonjë ndërmjetësues që të ndërhyjë për ne? A mund të kthehemi sërish në jetën e tokës, që të veprojmë ndryshe nga ç’kemi punuar”. Me siguri që ata do t’i humbasin shpirtrat e tyre dhe ajo që trillonin do t’i braktisë.
7:53. HEL JENDHURUNE ‘ILLA TE’WILEHU JEWME JE’TI TE’WILUHU JEKULUL-LEDHINE NESUHU MIN KABLU KAD XHA’ET RUSULU RABBINA BIL-HEKKI FEHEL LENA MIN SHUFA’A’E FEJESHFA’U LENA ‘EW NUREDDU FENA’MELE GAJREL-LEDHI KUNNA NA’MELU KAD HASIRU ‘ENFUSEHUM WE DELLE ‘ANHUM MA KANU JEFTERUNE