Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Sureja: 86. Tarik
Ajete: 17

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 86:1. Pasha qiellin dhe yllin ndriçues (të natës)!
86:1. Për qiellin dhe për vizitorin e natës!
86:1. Betohem për qiellin dhe për atë që vjen natën.
86:1. WE ES-SEMA'I WET-TARIKI
C 86:2. E ku e di ti se çka është tariku - trokitësi?
86:2. E kush mund të ta shpjegojë ty se ç'është vizitori i natës?
86:2. Dhe çfarë të bën të dish se çfarë është ajo që vjen natën?
86:2. WE MA 'EDRAKE MAT-TARIKU
C 86:3. Ai është ylli që shpon (errësirën me dritë).
86:3. Ai është ylli që shpon terrin.
86:3. Ajo është ylli që depërton.
86:3. EN-NEXHMU ETH-THAKIBU
C 86:4. Nuk ka asnjë njeri që ndaj tij të mos ketë përcjellës.
86:4. Për çdo njeri ka mbikëqyrës.
86:4. Nuk ka shpirt që nuk ka një mbikëqyrës mbi të.
86:4. 'IN KULLU NEFSIN LEMMA 'ALEJHA HAFIDHUN
C 86:5. Le të shikojë njeriu se prej çkahit është krijuar?
86:5. Le të meditojë njeriu se prej çfarë është krijuar:
86:5. Prandaj, le të shohë njeriu se prej çfarë është krijuar.
86:5. FELJENDHURIL-'INSANU MIMME HULIKA
C 86:6. Ai është krijuar prej një uji që hidhet fuqishëm,
86:6. është krijuar prej një lëngu që hidhet
86:6. Ai është krijuar nga një ujë që derdhet,
86:6. HULIKA MIN MA'IN DAFIKIN
C 86:7. E që del nga kurrizi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit.
86:7. e që del ndërmjet shtyllës kurrizore dhe brinjëve.
86:7. Që del nga mesit dhe brinjët.
86:7. JEHRUXHU MIN BEJNI ES-SULBI WET-TERA'IBI
C 86:8. E s'ka dyshim se Ai ka fuqi ta rikthejë në jetë atë.
86:8. Me të vërtetë, Ai është i Fuqishëm për ta kthyer (në jetë) atë
86:8. Me të vërtetë, Ai është i aftë ta kthejë atë përsëri.
86:8. 'INNEHU 'ALA REXH'IHI LEKADIRUN
C 86:9. Ditën kur do të gjurmohen të fshehtat.
86:9. ditën, kur do të zbulohen të fshehtat,
86:9. Ditën kur do të testohen të fshehtat,
86:9. JEWME TUBLA ES-SERA'IRU
C 86:10. E ai (njeriu) nuk ka as forcë as ndihmëtarë.
86:10. kur njeriu nuk do të ketë as fuqi, as ndihmës.
86:10. Atëherë, ai nuk do të ketë as forcë dhe as ndihmues.
86:10. FEMA LEHU MIN KUWETIN WE LA NASIRIN
C 86:11. Pasha qiellin që kohë pas kohe kthehen me shi.
86:11. Për qiellin që kthehet pareshtur
86:11. Betohem për qiellin që kthen shira,
86:11. WE ES-SEMA'I DHATI ER-REXH'I
C 86:12. Edhe tokën që çahet për bimë.
86:12. dhe për Tokën që plasaritet,
86:12. Dhe për tokën që çan për të mbirë,
86:12. WEL-'ERDI DHATI ES-SED'I
C 86:13. Është e vërtetë se ai (Kur'ani) është një fjalë që dallon - gjykon.
86:13. që kjo është një Fjalë ndarëse,
86:13. Me të vërtetë, ai (Kurani) është një fjalë vendimtare.
86:13. 'INNEHU LEKAWLUN FESLUN
C 86:14. Nuk është ai i parëndësishëm (lojë e kotë)!
86:14. dhe nuk është aspak shaka!
86:14. Dhe ai nuk është një shaka.
86:14. WE MA HUWE BIL-HEZLI
C 86:15. Ata vërtet bëjnë kurtha.
86:15. Në të vërtetë, ata ngrenë kurthe,
86:15. Me të vërtetë, ata po planifikojnë një plan,
86:15. 'INNEHUM JEKIDUNE KEJDEN
C 86:16. Po edhe Unë përgatis dështimin e kurtheve të tyre!
86:16. por dhe Unë ua pres me kurth.
86:16. Dhe unë gjithashtu po planifikoj një plan.
86:16. WE 'EKIDU KEJDEN
C 86:17. E ti jobesimtarëve jepju afat, afatizoi ata pak.
86:17. Prandaj, jepu pak afat jobesimtarëve, lëri të qetë edhe për pak.
86:17. Prandaj, lëri mohuesit. Jepu atyre një afat të shkurtër.
86:17. FEMEHHILIL-KAFIRINE 'EMHILHUM RUWEJDEN