Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 86:12. Edhe tokën që çahet për bimë.
86:12. dhe për Tokën që plasaritet,
86:12. Dhe për tokën që çan për të mbirë,
86:12. WEL-'ERDI DHATI ES-SED'I
C 86:13. Është e vërtetë se ai (Kur'ani) është një fjalë që dallon - gjykon.
86:13. që kjo është një Fjalë ndarëse,
86:13. Me të vërtetë, ai (Kurani) është një fjalë vendimtare.
86:13. 'INNEHU LEKAWLUN FESLUN
C 86:14. Nuk është ai i parëndësishëm (lojë e kotë)!
86:14. dhe nuk është aspak shaka!
86:14. Dhe ai nuk është një shaka.
86:14. WE MA HUWE BIL-HEZLI
C 86:15. Ata vërtet bëjnë kurtha.
86:15. Në të vërtetë, ata ngrenë kurthe,
86:15. Me të vërtetë, ata po planifikojnë një plan,
86:15. 'INNEHUM JEKIDUNE KEJDEN
C 86:16. Po edhe Unë përgatis dështimin e kurtheve të tyre!
86:16. por dhe Unë ua pres me kurth.
86:16. Dhe unë gjithashtu po planifikoj një plan.
86:16. WE 'EKIDU KEJDEN
C 86:17. E ti jobesimtarëve jepju afat, afatizoi ata pak.
86:17. Prandaj, jepu pak afat jobesimtarëve, lëri të qetë edhe për pak.
86:17. Prandaj, lëri mohuesit. Jepu atyre një afat të shkurtër.
86:17. FEMEHHILIL-KAFIRINE 'EMHILHUM RUWEJDEN
C 87:1. Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin!
87:1. Lavdëro emrin e Zotit tënd, më të Lartit,
87:1. Lëvdo emrin e Zotit tënd, të Lartësuarit,
87:1. SEBBIHI ESME RABBIKEL-'A'LA
C 87:2. I cili krijoi dhe përsosi,
87:2. që ka krijuar gjithçka dhe e ka përpjestuar drejt;
87:2. Që krijoi dhe përsosi,
87:2. EL-LEDHI HALEKA FESEWWA
C 87:3. Dhe i cili përcaktoi e orientoi,
87:3. që ka caktuar fatin e çdo gjëje dhe ia ka rrëfyer rrugën;
87:3. Dhe që përcaktoi dhe udhëzoi,
87:3. WEL-LEDHI KADDERE FEHEDA
C 87:4. Dhe i cili mundësoi mbirjen e kullosës.
87:4. që bën të rriten kullotat
87:4. Dhe që bëri kullotën,
87:4. WEL-LEDHI 'EHREXHEL-MER'A
C 87:5. E pastaj atë e bëri mbeturinë të zezë.
87:5. dhe pastaj të shndërrohen, të thahen e të vyshken.
87:5. Pastaj e bëri atë të thatë dhe të zezë.
87:5. FEXHE'ALEHU GUTHA'EN 'EHWA