U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
6:146.
E (posaçërisht) ndaj atyre që janë jehudi Ne u kemi ndaluar çdo (kafshë) thundrake: nga lopët dhe delet u kemi ndaluar dhjamin e tyre, pos atij (dhjami) në shpinën dhe në zorrët e tyre dhe pos atij të përzier me ndonjë asht. Këtë (masë-ndalesë) e morëm si ndëshkim ndaj mëkatit të tyre. S'ka dyshim, Ne jemi të vërtetë (në çka ju rrëfejmë).
6:146.
Ne ua ndaluam hebrenjve (të hanin) të gjitha kafshët që kanë kthetra (ose njëthundrakët), ndërsa nga lopët e delet, atyre ua ndaluam dhjamin e brendshëm të tyre, me përjashtim të dhjamit të shpinës ose të zorrëve, ose atë që është i lidhur me eshtra. Me këtë, Ne i ndëshkuam ata për shkak të mosbindjes së tyre. Ne, pa dyshim, themi të vërtetën.
6:146.
Për ata që janë hebrenj, Ne kemi ndaluar çdo kafshë me thundra të plasaritura, dhe nga lopët dhe dhentë ne ua ndaluam atyre dhjamin, përveç atij të shpinës ose të organeve të brendshme ose të përzier me kocka. Kështu i shpërblyem ata për mosbindjen e tyre. Me të vërtetë, Ne jemi të vërtetët.
6:146.
WE 'ALEL-LEDHINE HADU HERREMNA KULLE DHI DHUFURIN WE MINEL-BEKARI WEL-GANEMI HERREMNA 'ALEJHIM SHUHUMEHUMA 'ILLA MA HEMELET DHUHURUHUMA 'EWIL-HEWAJA 'EW MA EHTELETE BI'ADHMIN DHALIKE XHEZEJNAHUM BIBEGJIHIM WE 'INNA LESADIKUNE
C
6:147.
Po, në qoftë se (për këtë jehuditë) e përgënjeshtrojnë. Thuaj: "Sa mëshirues i madh është ky Zoti juaj, po (mos u mashtroni) dënimi i Tij për njerëzit kriminelë nuk mund të prapësohet!"
6:147.
Prandaj, nëse ata të quajnë gënjeshtar, thuaju: “Zoti juaj është zotërues i mëshirës së gjerë, por ndëshkimi i Tij nuk do të prapësohet nga populli keqbërës”.
6:147.
Nëse të përgënjeshtrojnë ty, thuaj: "Zoti juaj është Zot i mëshirës së gjerë, por dënimi i Tij nuk mund të largohet nga njerëzit keqbërës."
6:147.
FE'IN KEDHDHEBUKE FEKUL REBBUKUM DHU REHMETIN WASI'ATIN WE LA JUREDDU BE'SUHU 'ANIL-KAWMIL-MUXHRIMINE
C
6:148.
E ata që i shoqëruan Zotit, do të thoshin: "Sikur të donte All-llahu nuk do t'i bënim shok (nuk do të ishim idhujtarë) as ne, as prindërit tanë, e as nuk do të ndalonim asnjë send."Kështu patën gënjyer edhe ata që ishin para tyre derisa (për shkak të mëkatit) përjetuan dënimin tonë të ashpër. Thuaj: "A mos keni ndonjë fakt e të na e prezentoni atë neve?" Ju i mbështeteni vetëm hamendjes, në të vërtetë,vetëm gënjeni".
6:148.
Idhujtarët do të thonë: “Sikur të donte Allahu, nuk do të adhuronim tjetër veç Tij as ne, as baballarët tanë dhe ne nuk do të kishim bërë të ndaluar asgjë”. Kështu mohonin edhe ata para tyre, derisa shijuan dënimin tonë. Thuaju: “A keni ndonjë provë të na paraqitni? Ju mbështeteni vetëm në hamendje dhe jeni vetëm gënjeshtarë”.
6:148.
Ata që i shoqërojnë Allahut do të thonë: "Sikur të kishte dashur Allahu, ne nuk do të kishim bërë idhujtari, as ne as etërit tanë, dhe nuk do të kishim ndaluar asgjë." Edhe para tyre përgënjeshtruan, derisa shijuan ndëshkimin Tonë. Thuaj: "A keni ndonjë dituri që mund ta paraqitni për ne? Ju ndiqni vetëm supozime dhe hamendje."
6:148.
SEJEKULUL-LEDHINE 'ESHREKU LEW SHA'EL-LAHU MA 'ESHREKNA WE LA 'ABA'UUNA WE LA HERREMNA MIN SHEJ'IN KEDHALIKE KEDHDHEBEL-LEDHINE MIN KABLIHIM HETTA DHAKU BE'SENA KUL HEL 'INDEKUM MIN 'ILMIN FETUHRIXHUHU LENA 'IN TETTEBI'UNE 'ILLA EDH-DHENNE WE 'IN 'ENTUM 'ILLA TEHRUSUNE
C
6:149.
Thuaj: "All-llahu ka argumentin më të plotë dhe sikur të donte Ai do t'ju vinte në rrugë të drejtë të gjithëve".
6:149.
Thuaju: “Allahu ka argumentin më bindës dhe, po të donte Ai, të gjithëve do t'ju përudhte në rrugë të drejtë!”
6:149.
Thuaj: "Allahu ka argumentin e plotë. Sikur të kishte dashur Ai, do t'ju kishte udhëzuar të gjithëve."
6:149.
KUL FELILLAHIL-HUXHXHETUL-BALIGATU FELEW SHA'E LEHEDAKUM 'EXHMA'INE
C
6:150.
Thuaj: "Sillni dëshmitarët, të cilët dëshmojnë se All-llahu ndaloi (bëri haram) ato (që i ndalonin vetë). Nëse duan të dëshmojnë rrejshëm, ti mos dëshmo bashkë me ta dhe mos shko pas dëshirave të atyre që argumentet Tona i bënë të rreme dhe pas atyre që nuk besojnë jetën e që largohen prej Zotit të tyre (adhurojnë tjetër).
6:150.
Thuaj: “Sillni dëshmitarët tuaj që dëshmojnë se Allahu e ka ndaluar këtë!” E, nëse dëshmojnë (duke gënjyer), ti mos dëshmo me ata. Mos i ndiq dëshirat e kota të atyre që hedhin poshtë shpalljet Tona, nuk besojnë në Botën e përtejme dhe sajojnë zota të tjerë të barabartë me Zotin e tyre!
6:150.
Thuaj: "Sillni dëshmitarët tuaj që dëshmojnë se Allahu e ka ndaluar këtë ose atë." Nëse ata dëshmojnë, mos dëshmo me ta, dhe mos ndiq dëshirat e atyre që i përgënjeshtruan shenjat Tona dhe nuk besojnë në botën tjetër, dhe i barazojnë të tjerët me Zotin e tyre.
6:150.
KUL HELUMME SHUHEDA'EKUMUL-LEDHINE JESH/HEDUNE 'ENNEL-LAHE HERREME HADHA FE'IN SHEHIDU FELA TESH/HED ME'AHUM WE LA TETTEBI' 'EHWA'EL-LEDHINE KEDHDHEBU BI'AJATINA WEL-LEDHINE LA JU'UMINUNE BIL-'AHIRETI WE HUM BIREBBIHIM JA'DILUNE
C
6:151.
Thuaj: "Ejani t'ju lexoj atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj: të mos i shoqëroni Atij asnjë send, të silleni mirë me prindërit, të mos i mbytni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne u ushqejmë juve dhe ata, të mos u afroheni mëkateve të hapta apo të fshehta, mos e mbytni njeriun sepse mbytjen e tij e ndaloi All-llahu, përpos kur është me vend. Këto janë porositë e Tij, kështu që të mendoni thellë.
6:151.
Thuaju: “Ejani t'ju lexoj çfarë ju ka urdhëruar Allahu: që të mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); që të silleni mirë me prindërit; që të mos vrisni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne ju ushqejmë ju dhe ata; që të mos i afroheni veprave të turpshme, qofshin ato të hapëta apo të fshehta dhe që të mos ia merrni tjetrit jetën, të cilën Allahu e ka shenjtëruar, përveçse kur e kërkon drejtësia (e ligji). Këto ju porosit Ai, me qëllim që të kuptoni.”
6:151.
Thuaj: "Ejani, unë do t'ju lexoj atë që Zoti juaj ju ka ndaluar: Mos i shoqëroni Atij asgjë, silluni mirë me prindërit, mos vritni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë – Ne ju furnizojmë ju dhe ata – mos iu afroni imoralitetit, qoftë të fshehtë ose të dukshëm, mos vritni një shpirt që Allahu e ka ndaluar, përveç me të drejtë. Këto janë gjëra që Ai ju ka urdhëruar që të mund të mendoni.
6:151.
KUL TA'ALEW 'ETLU MA HERREME REBBUKUM 'ALEJKUM 'ELLA TUSHRIKU BIHI SHEJ'EN WE BIL-WALIDEJNI 'IHSANAN WE LA TEKTULU 'EWLADEKUM MIN 'IMLAKIN NEHNU NERZUKUKUM WE 'IJAHUM WE LA TEKREBUL-FEWAHISHE MA DHEHERE MINHA WE MA BETENE WE LA TEKTULU EN-NEFSEL-LETI HERREMEL-LAHU 'ILLA BIL-HEKKI DHALIKUM WESSAKUM BIHI LE'ALLEKUM TA'KILUNE
C
6:152.
Mos iu afroni pasurisë së jetimit derisa ai të arrijë pjekurinë, (mund t'i afroheni) vetëm në mënyrë më të mirë, zbatoni me drejtësi masën dhe peshojën. Ne nuk ngarkojmë asnjë njeri përtej mundësive të tij. Kur të flitni (të dëshmoni), duhet të jeni të drejtë edhe nëse është çështja për (kundër) të afërmit, dhe zotimin e dhënë All-llahut plotësonie. Këto janë me çka Ai ju porositë kështu që të përkujtoni.
6:152.
Dhe mos iu qasni pasurisë së jetimit, përveçse për ta rregulluar, derisa të mbërrijë pjekurinë! Kryejeni drejt matjen dhe peshimin; Ne nuk ngarkojmë askënd përtej mundësisë së tij! Kur të flisni, thoni të vërtetën, qoftë edhe për të afërmit tuaj! Plotësojani besën e dhënë Allahut! Këto ju porosit Ai që të mos harroni.
6:152.
Mos iu afroni pasurisë së jetimit, përveç me mënyrën më të mirë, derisa të arrijë pjekurinë. Plotësoni masën dhe peshën me drejtësi – Ne nuk ngarkojmë asnjë shpirt përtej mundësive të tij – kur flisni, jini të drejtë, edhe nëse është kundër një të afërmi, dhe përmbushni besëlidhjen e Allahut. Këto janë gjëra që Ai ju ka urdhëruar që të mund të kujtoni.
6:152.
WE LA TEKREBU MALEL-JETIMI 'ILLA BI-ETI HIJE 'EHSENU HETTA JEBLUGA 'ESHUDDEHU WE 'EWFUL-KEJLE WEL-MIZANE BIL-KISTI LA NUKELLIFU NEFSEN 'ILLA WUS'AHA WE 'IDHA KULTUM FA'DILU WE LEW KANE DHA KURBA WE BI'AHDI ELLAHI 'EWFU DHALIKUM WESSAKUM BIHI LE'ALLEKUM TEDHEKKERUNE
C
6:153.
Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t'ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.
6:153.
Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që t'ju shmangin nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porosit Ai për t'u ruajtur nga të këqijat.
6:153.
Dhe ky është rrugëtimi Im i drejtë, prandaj ndiqeni atë dhe mos ndiqni rrugë të tjera që do t'ju çojnë larg rrugës së Tij. Këto janë gjëra që Ai ju ka urdhëruar që të mund të jeni të devotshëm.
6:153.
WE 'ENNE HADHA SIRATI MUSTEKIMEN FE ETTEBI'UHU WE LA TETTEBI'U ES-SUBULE FETEFERREKA BIKUM 'AN SEBILIHI DHALIKUM WESSAKUM BIHI LE'ALLEKUM TETTEKUNE
C
6:154.
E Musait i dhamë librin plotësim (i të mirave) për atë që tregon bindje të mirë, dhe sqarues për çdo send, udhërrëfyes e mëshirë, ashtu që të besojnë se do të takohen me Zotin e tyre.
6:154.
Ne i dhamë Musait Librin si plotësim (të mirësisë Sonë) për atë që vepron mirë, si shpjegim për çdo gjë dhe si udhërrëfyes e mëshirë, që ata (hebrenjtë) të mund të besonin në takimin me Zotin e tyre.
6:154.
Pastaj Ne i dhamë Musait Librin si plotësim për atë që ishte mirë, si shpjegim për çdo gjë, udhëzim dhe mëshirë, që ata të besonin në takimin me Zotin e tyre.
6:154.
THUMME 'ATEJNA MUSAL-KITABE TEMAMEN 'ALEL-LEDHI 'EHSENE WE TEFSILAN LIKULLI SHEJ'IN WE HUDEN WE REHMETEN LE'ALLEHUM BILIKA'I RABBIHIM JU'UMINUNE
C
6:155.
Dhe ky është libër, dobiprurës, Ne e zbritëm, përmbanju këtij, ruajuni ashtu që të mëshiroheni.
6:155.
Ky Libër që kemi shpallur, është i bekuar, prandaj ndiqeni dhe druajuni kundërshtimit, në mënyrë që të mëshiroheni
6:155.
Ky është një Libër i bekuar që Ne e kemi zbritur, prandaj ndiqeni atë dhe kini frikë, që të mund të jeni të mëshiruar.
6:155.
WE HEDHA KITABUN 'ENZELNAHU MUBAREKUN FE ETTEBI'UHU WE ETTEKU LE'ALLEKUM TURHEMUNE
C
6:156.
(E zbritëm Kur'anin) Që të (mos) thoni: "Libri u zbriti vetëm dy grupeve para nesh (jehudive e të krishterëve) dhe se ne ishim të panjohur me librat (me mësimet) e tyre.
6:156.
dhe që të mos thoni: “Shkrimet e shenjta u janë shpallur vetëm dy sekteve para nesh, ndërsa Ne nuk kemi ditur gjë çfarë mësonin ata”.
6:156.
Që të mos thoni: "Libri iu zbrit vetëm dy grupeve para nesh, dhe ne ishim të pavetëdijshëm për studimin e tyre."
6:156.
'EN TEKULU 'INNEMA 'UNZILEL-KITABU 'ALA TA'IFETEJNI MIN KABLINA WE 'IN KUNNA 'AN DIRASETIHIM LEGAFILINE