U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
6:105.
E kështu Ne i sqarojmë dëshmitë, ashtu që ata thonë: "Ke mësuar ti" (nga librat, po fjalës së tyre nuk i vihet veshi) dhe që për t'ia bërë edhe më të qarta një populli që di të dallojë (të vërtetën nga e kota).
6:105.
Kështu, Ne i shpjegojmë shpalljet Tona në mënyra të ndryshme, që ata të thonë: “Ti i ke mësuar këto!” dhe që t'ua bëjmë të qarta njerëzve që dinë (të drejtën).
6:105.
Kështu Ne ua shpjegojmë shenjat në mënyra të ndryshme, që ata të thonë: "Ti ke mësuar," dhe që t'ua bëjmë të qartë një populli që di.
6:105.
WE KEDHELIKE NUSERRIFUL-'AJATI WE LIJEKULU DERESTE WE LINUBEJJINEHU LIKAWMIN JA'LEMUNE
C
6:106.
Ti (Muhammed) praktiko atë që t'u shpall nga Zoti yt. S'ka Zot, përveç Tij. Largohu prej idhujtarëve.
6:106.
Prandaj ndiq atë që të ka shpallur Zoti yt. S'ka zot të vërtetë veç Tij. Shmangu prej idhujtarëve.
6:106.
Ndiq atë që të është shpallur nga Zoti yt. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, dhe largohu nga idhujtarët.
6:106.
ETTEBI' MA 'UHIJE 'ILEJKE MIN RABBIKE LA 'ILAHE 'ILLA HUWE WE 'A'RID 'ANIL-MUSHRIKINE
C
6:107.
E sikur të donte All-llahu, ata nuk do të ishin idhujtarë. Ne nuk të bëmë përcjellës të tyre e as që je mbikëqyrës i tyre.
6:107.
Sikur të donte Allahu, ata nuk do të ishin idhujtarë. Ne nuk të kemi bërë ty rojtar të tyre e as që je përgjegjës për ta.
6:107.
Sikur të kishte dashur Allahu, ata nuk do të ishin idhujtarë. Ne nuk të kemi caktuar rojtar mbi ta, as nuk je mbikëqyrës i tyre.
6:107.
WE LEW SHA'EL-LAHU MA 'ESHREKU WE MA XHE'ALNAKE 'ALEJHIM HEFIDHEN WE MA 'ENTE 'ALEJHIM BIWEKILIN
C
6:108.
Ju mos ua shani ata (zota) që u luten (idhujtarët), pos All-llahut, e (si hakmarrje) të fyejnë All-llahun nga armiqësia, duke mos ditur (për madhërinë e Tij). Kështu Ne ia kemi zbukuruar çdo populli veprimin e vet, mandej e ardhmja e tyre është te Zoti i tyre, e Ai i shpërblen për atë që vepruan.
6:108.
Mos i shani idhujt që ata i adhurojnë në vend të Allahut, në mënyrë që ata të mos e shajnë Allahun armiqësisht nga padija. Kështu, Ne ia paraqesim të bukura çdo populli veprat e veta. Pastaj, ata do të kthehen te Zoti i tyre, i Cili do t'i lajmërojë për gjithçka që kanë bërë.
6:108.
Dhe mos fyeni ata që ata i thërrasin përveç Allahut, që ata të mos e fyejnë Allahun nga injoranca. Ne ua kemi zbukuruar çdo populli veprat e tyre. Pastaj te Zoti i tyre është kthimi i tyre, dhe Ai do t'i informojë për atë që kanë bërë.
6:108.
WE LA TESUBBUL-LEDHINE JED'UNE MIN DUNI ELLAHI FEJESUBBU ELLAHE 'ADWEN BIGAJRI 'ILMIN KEDHALIKE ZEJJENNA LIKULLI 'UMMETIN 'AMELEHUM THUMME 'ILA RABBIHIM MERXHI'UHUM FEJUNEBBI'UHUM BIMA KANU JA'MELUNE
C
6:109.
Ata u betuan me një betim të fortë në All-llahun, se nëse u vjen atyre ndonjë mrekulli, do ta besojnë. Thuaj: "Çështja e atyre mrekullive është te All-llahu". E ku e dini ju, ndoshta kur të vijnë ato nuk u besojnë.
6:109.
Ata betohen solemnisht në Allahun se, nëse iu vjen një mrekulli, ata me siguri do të besojnë. Thuaj: “Mrekullitë janë vetëm te Allahu!” E kush ju siguron se ata, kur t'u vijë një mrekulli, do të besojnë?
6:109.
Dhe ata bëjnë betimet më të forta se, po t'u vinte atyre një shenjë, me siguri do të besonin në të. Thuaj: Shenjat janë vetëm tek Allahu. E çfarë ju bën të kuptoni se edhe sikur t'u vinte atyre një shenjë, ata nuk do të besonin?
6:109.
WE 'EKSEMU BILLAHI XHEHDE 'EJMANIHIM LE'IN XHA'ET/HUM 'AJETUN LEJU'UMINUNNE BIHA KUL 'INNEMAL-'AJATU 'INDEL-LAHI WE MA JUSH'IRUKUM 'ENNEHA 'IDHA XHA'ET LA JU'UMINUNE
C
6:110.
Ne i rrotullojmë zemrat dhe të parët e tyre (prej besimit) ashtu sikundër nuk e besuan atë (Kur'anin) për herë të parë, dhe i lëmë të bredhin të hutuar në atë mashtrimin e tyre.
6:110.
Ne do t'ua largojmë zemrat dhe shikimet e tyre nga e vërteta, sepse ata nuk e besuan atë (Kuranin) herën e parë. Ne do t'i lëmë ata që të bredhin të verbër në humbje e mosbesim.
6:110.
Ne do t'i kthejmë zemrat dhe shikimet e tyre, ashtu siç nuk besuan herën e parë, dhe do t'i lëmë ata të enden verbërisht në rebelimin e tyre.
6:110.
WE NUKALLIBU 'EF'IDETEHUM WE 'EBSAREHUM KEMA LEM JU'UMINU BIHI 'EWWELE MERRETIN WE NEDHERUHUM FI TUGJANIHIM JA'MEHUNE
C
6:111.
E edhe sikur t'ua zbritnim Ne atyre engjëjt, t'u flitnin të vdekurit, t'u tubonim atyre çdo send (gjallesë) konkretisht, ata nuk kishin për të besuar, vetëm po të donte All-llahu, por shumica e tyre nuk dinë (se besimi është dhuratë nga Zoti).
6:111.
Edhe sikur t'u dërgonim atyre engjëjt, t'i bënim të vdekurit t'u flisnin atyre dhe t'i tubonin të gjitha gjërat para tyre, ata përsëri nuk do të besonin, nëse Allahu nuk do të donte; por shumica e tyre janë të paditur.
6:111.
Edhe sikur Ne t'ju dërgonim atyre engjëj, edhe sikur t'u flisnin të vdekurit, edhe sikur t'i mblidhnim para tyre të gjitha gjërat, ata nuk do të besonin, përveç nëse Allahu do të donte, por shumica e tyre janë injorantë.
6:111.
WE LEW 'ENNENA NEZZELNA 'ILEJHIMUL-MELA'IKETE WE KELLEMEHUMUL-MEWTA WE HESHERNA 'ALEJHIM KULLE SHEJ'IN KUBULEN MA KANU LIJU'UMINU 'ILLA 'EN JESHA'EL-LAHU WE LEKINNE 'EKTHEREHUM JEXHHELUNE
C
6:112.
Dhe kështu (sikurse edhe ty) çdo pejgamberi i bëmë armiq disa nga njerëzit dhe nga xhinët e djallëzuar, që me fjalë të shkëlqyeshme në mënyrë të fshehtë nxit njëri-tjetrin në mashtrime. E sikur të donte Zoti yt, ata nuk do bënin atë (armiqësi), po ti lëri ata me ato trillime.
6:112.
Kështu, çdo profeti Ne i kemi caktuar armiq djajtë e njerëzve dhe të xhindeve, të cilët e frymëzojnë njëri-tjetrin me fjalë boshe të zbukuruara për mashtrim. Por, sikur të donte Zoti yt, ata nuk do të bënin kështu, prandaj lëri ata dhe trillimet e tyre.
6:112.
Dhe kështu Ne kemi bërë për çdo profet armiq – djaj nga njerëzit dhe xhindet – që i frymëzojnë njëri-tjetrin fjalë të bukura, për ta mashtruar. Po të kishte dashur Zoti yt, ata nuk do ta bënin. Prandaj, lëri ata dhe atë që shpikin.
6:112.
WE KEDHELIKE XHE'ALNA LIKULLI NEBIJIN 'ADUWEN SHEJATINEL-'INSI WEL-XHINNI JUHI BA'DUHUM 'ILA BA'DIN ZUHRUFEL-KAWLI GURURAN WE LEW SHA'E REBBUKE MA FE'ALUHU FEDHERHUM WE MA JEFTERUNE
C
6:113.
Dhe që të anojnë (te ato fjalë mashtruese) zemrat e atyre që nuk besojnë botën e ardhshme dhe që të kënaqen e ngarkohen me atë që janë duke u ngarkuar (ty nuk të dëmtojnë asgjë).
6:113.
Lëri zemrat e atyre që nuk besojnë në Ditën e Kiametit, që të priren nga mashtrimi dhe të kënaqen me të e le të bëjnë gjynahet që kanë bërë.
6:113.
Që zemrat e atyre që nuk besojnë në botën tjetër të priren drejt tyre, t'i pëlqejnë dhe të fitojnë atë që fitojnë.
6:113.
WE LITESGA 'ILEJHI 'EF'IDETUL-LEDHINE LA JU'UMINUNE BIL-'AHIRETI WE LIJERDEWHU WE LIJEKTERIFU MA HUM MUKTERIFUNE
C
6:114.
(Thuaj) A pos All-llahut të kërkoj unë gjykatës (mes meje dhe juve)? Kur Ai është që ua zbriti librin në mënyrë të shkoqitur? Atyre që u dhamë librin e dinë se ai (Kur'ani) është i zbritur prej Zotit tënd saktësisht, pra mos u bë prej atyre që dyshojnë.
6:114.
Thuaj: “Vallë, a të kërkoj tjetër gjykatës përveç Allahut, kur është Ai që ju ka zbritur këtë Libër të hollësishëm?!” Ata që Ne u kemi dhënë Shkrimet e shenjta, e dinë se Kurani është me të vërtetë i zbritur nga Zoti yt. Prandaj, kurrsesi mos u bëj nga ata që dyshojnë!
6:114.
A të kërkoj gjykatës tjetër përveç Allahut, kur Ai është Ai që ju ka zbritur Librin me shpjegime të plota? Ata që u është dhënë Libri e dinë se është zbritur nga Zoti yt me të vërtetën. Prandaj mos ji prej dyshuesve.
6:114.
'EFEGAJREL-LAHI 'EBTEGI HEKEMEN WE HUWEL-LEDHI 'ENZELE 'ILEJKUMUL-KITABE MUFESSELAN WEL-LEDHINE 'ATEJNAHUMUL-KITABE JA'LEMUNE 'ENNEHU MUNEZZELUN MIN RABBIKE BIL-HEKKI FELA TEKUNENNE MINEL-MUMTERINE
C
6:115.
Fjalët e Zotit tënd janë plot të vërteta (çka lajmërojnë) dhe plot të drejta (çka gjykojnë). S'ka kush që të ndryshojë fjalët (vendimet) e Tij. Ai është që dëgjon e di.
6:115.
Të përkryera janë fjalët e Zotit tënd në vërtetësi dhe drejtësi; fjalët e Tij askush nuk mund t'i ndryshojë. Ai dëgjon çdo gjë dhe di çdo gjë.
6:115.
Fjala e Zotit tënd është përmbushur me të vërtetë dhe drejtësi. Askush nuk mund t'i ndryshojë fjalët e Tij. Dhe Ai është Dëgjuesi, i Dituri.
6:115.
WE TEMMET KELIMETU RABBIKE SIDKEN WE 'ADLAN LA MUBEDDILE LIKELIMATIHI WE HUWE ES-SEMI'UL-'ALIMU