Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 6:101. Ai (All-llahu) është që krijo (pa kurrfarë shembulli) qiejt dhe tokën (e duke qenë i tillë), e si do të ketë Ai fëmijë kur nuk pati bashkëshorte? Çdo send e krijoi Ai, dhe është më i dijshmi për të gjitha sendet e krijuara.
6:101. Ai është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës! E si mund të ketë Ai fëmijë, ndërkohë që nuk ka bashkëshorte?! Ai ka krijuar çdo gjë dhe është i Dijshëm për çdo gjë.
6:101. Krijuesi i qiejve dhe i tokës. Si mund të ketë fëmijë kur Ai nuk ka bashkëshorte? Dhe Ai krijoi gjithçka dhe është i Dijshëm për çdo gjë.
6:101. BEDI'U ES-SEMAWATI WEL-'ERDI 'ENNA JEKUNU LEHU WELEDUN WE LEM TEKUN LEHU SAHIBETUN WE HALEKA KULLE SHEJ'IN WE HUWE BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMUN
C 6:102. Ky është All-llahu, Zoti juaj, nuk ka të adhuruar përveç Tij, Krijues i çdo sendi, pra adhurojeni Atë; Ai është mbikëqyrës ndaj çdo sendi.
6:102. Ky është Allahu, Zoti juaj. S'ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij, Krijuesit të çdo gjëje, andaj adhuroni vetëm Atë! Ai është Mbikëqyrës i çdo gjëje!
6:102. Ky është Allahu, Zoti juaj. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, Krijues i çdo gjëje. Adhurojeni Atë. Ai kujdeset për çdo gjë.
6:102. DHELIKUMU ELLAHU REBBUKUM LA 'ILAHE 'ILLA HUWE HALIKU KULLI SHEJ'IN FA'BUDUHU WE HUWE 'ALA KULLI SHEJ'IN WE KILUN
C 6:103. Të parët (e njerëzve) nuk mund ta përfshinë Atë, e Ai i përfshinë të parët. Ai është shumë i kujdesshëm, hollësisht i njohur.
6:103. Shikimet njerëzore nuk mund ta arrijnë Atë, ndërkohë që Ai i arrin shikimet e të gjithëve. Ai është Bamirës i pakufi dhe di çdo gjë.
6:103. Sytë nuk e arrijnë Atë, ndërsa Ai i arrin shikimet. Ai është i Buti, i Informuari.
6:103. LA TUDRIKUHUL-'EBSARU WE HUWE JUDRIKUL-'EBSARE WE HUWEL-LETIFUL-HABIR
C 6:104. Juve ju erdhën argumente të qarta nga Zoti i juaj e kush i sheh (kupton) ai e ka për vete, e kush verbërohet, ai e ka për të zezën e vet. E unë (Pejgamberi) nuk jamë roje e juaj.
6:104. (Thuaju o Muhamed): “Tashmë ju kanë ardhur nga Zoti juaj prova të qarta. Ai që i sheh ato, i sjell dobi vetes, ndërsa ai që i mbyll sytë para tyre, i bën dëm vetes. Unë nuk jam rojtari juaj.
6:104. Me të vërtetë, ju kanë ardhur prova nga Zoti juaj. Kushdo që i shikon ato, e bën për dobinë e vet, dhe kushdo që mbetet i verbër, e bën kundër vetes së tij, dhe unë nuk jam ruajtësi juaj.
6:104. KAD XHA'EKUM BESA'IRU MIN RABBIKUM FEMEN 'EBSERE FELINEFSIHI WE MEN 'AMIJE FE'ALEJHA WE MA 'ENA 'ALEJKUM BIHEFIDHIN
C 6:105. E kështu Ne i sqarojmë dëshmitë, ashtu që ata thonë: "Ke mësuar ti" (nga librat, po fjalës së tyre nuk i vihet veshi) dhe që për t'ia bërë edhe më të qarta një populli që di të dallojë (të vërtetën nga e kota).
6:105. Kështu, Ne i shpjegojmë shpalljet Tona në mënyra të ndryshme, që ata të thonë: “Ti i ke mësuar këto!” dhe që t'ua bëjmë të qarta njerëzve që dinë (të drejtën).
6:105. Kështu Ne ua shpjegojmë shenjat në mënyra të ndryshme, që ata të thonë: "Ti ke mësuar," dhe që t'ua bëjmë të qartë një populli që di.
6:105. WE KEDHELIKE NUSERRIFUL-'AJATI WE LIJEKULU DERESTE WE LINUBEJJINEHU LIKAWMIN JA'LEMUNE
C 6:106. Ti (Muhammed) praktiko atë që t'u shpall nga Zoti yt. S'ka Zot, përveç Tij. Largohu prej idhujtarëve.
6:106. Prandaj ndiq atë që të ka shpallur Zoti yt. S'ka zot të vërtetë veç Tij. Shmangu prej idhujtarëve.
6:106. Ndiq atë që të është shpallur nga Zoti yt. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, dhe largohu nga idhujtarët.
6:106. ETTEBI' MA 'UHIJE 'ILEJKE MIN RABBIKE LA 'ILAHE 'ILLA HUWE WE 'A'RID 'ANIL-MUSHRIKINE
C 6:107. E sikur të donte All-llahu, ata nuk do të ishin idhujtarë. Ne nuk të bëmë përcjellës të tyre e as që je mbikëqyrës i tyre.
6:107. Sikur të donte Allahu, ata nuk do të ishin idhujtarë. Ne nuk të kemi bërë ty rojtar të tyre e as që je përgjegjës për ta.
6:107. Sikur të kishte dashur Allahu, ata nuk do të ishin idhujtarë. Ne nuk të kemi caktuar rojtar mbi ta, as nuk je mbikëqyrës i tyre.
6:107. WE LEW SHA'EL-LAHU MA 'ESHREKU WE MA XHE'ALNAKE 'ALEJHIM HEFIDHEN WE MA 'ENTE 'ALEJHIM BIWEKILIN
C 6:108. Ju mos ua shani ata (zota) që u luten (idhujtarët), pos All-llahut, e (si hakmarrje) të fyejnë All-llahun nga armiqësia, duke mos ditur (për madhërinë e Tij). Kështu Ne ia kemi zbukuruar çdo populli veprimin e vet, mandej e ardhmja e tyre është te Zoti i tyre, e Ai i shpërblen për atë që vepruan.
6:108. Mos i shani idhujt që ata i adhurojnë në vend të Allahut, në mënyrë që ata të mos e shajnë Allahun armiqësisht nga padija. Kështu, Ne ia paraqesim të bukura çdo populli veprat e veta. Pastaj, ata do të kthehen te Zoti i tyre, i Cili do t'i lajmërojë për gjithçka që kanë bërë.
6:108. Dhe mos fyeni ata që ata i thërrasin përveç Allahut, që ata të mos e fyejnë Allahun nga injoranca. Ne ua kemi zbukuruar çdo populli veprat e tyre. Pastaj te Zoti i tyre është kthimi i tyre, dhe Ai do t'i informojë për atë që kanë bërë.
6:108. WE LA TESUBBUL-LEDHINE JED'UNE MIN DUNI ELLAHI FEJESUBBU ELLAHE 'ADWEN BIGAJRI 'ILMIN KEDHALIKE ZEJJENNA LIKULLI 'UMMETIN 'AMELEHUM THUMME 'ILA RABBIHIM MERXHI'UHUM FEJUNEBBI'UHUM BIMA KANU JA'MELUNE
C 6:109. Ata u betuan me një betim të fortë në All-llahun, se nëse u vjen atyre ndonjë mrekulli, do ta besojnë. Thuaj: "Çështja e atyre mrekullive është te All-llahu". E ku e dini ju, ndoshta kur të vijnë ato nuk u besojnë.
6:109. Ata betohen solemnisht në Allahun se, nëse iu vjen një mrekulli, ata me siguri do të besojnë. Thuaj: “Mrekullitë janë vetëm te Allahu!” E kush ju siguron se ata, kur t'u vijë një mrekulli, do të besojnë?
6:109. Dhe ata bëjnë betimet më të forta se, po t'u vinte atyre një shenjë, me siguri do të besonin në të. Thuaj: Shenjat janë vetëm tek Allahu. E çfarë ju bën të kuptoni se edhe sikur t'u vinte atyre një shenjë, ata nuk do të besonin?
6:109. WE 'EKSEMU BILLAHI XHEHDE 'EJMANIHIM LE'IN XHA'ET/HUM 'AJETUN LEJU'UMINUNNE BIHA KUL 'INNEMAL-'AJATU 'INDEL-LAHI WE MA JUSH'IRUKUM 'ENNEHA 'IDHA XHA'ET LA JU'UMINUNE
C 6:110. Ne i rrotullojmë zemrat dhe të parët e tyre (prej besimit) ashtu sikundër nuk e besuan atë (Kur'anin) për herë të parë, dhe i lëmë të bredhin të hutuar në atë mashtrimin e tyre.
6:110. Ne do t'ua largojmë zemrat dhe shikimet e tyre nga e vërteta, sepse ata nuk e besuan atë (Kuranin) herën e parë. Ne do t'i lëmë ata që të bredhin të verbër në humbje e mosbesim.
6:110. Ne do t'i kthejmë zemrat dhe shikimet e tyre, ashtu siç nuk besuan herën e parë, dhe do t'i lëmë ata të enden verbërisht në rebelimin e tyre.
6:110. WE NUKALLIBU 'EF'IDETEHUM WE 'EBSAREHUM KEMA LEM JU'UMINU BIHI 'EWWELE MERRETIN WE NEDHERUHUM FI TUGJANIHIM JA'MEHUNE
C 6:111. E edhe sikur t'ua zbritnim Ne atyre engjëjt, t'u flitnin të vdekurit, t'u tubonim atyre çdo send (gjallesë) konkretisht, ata nuk kishin për të besuar, vetëm po të donte All-llahu, por shumica e tyre nuk dinë (se besimi është dhuratë nga Zoti).
6:111. Edhe sikur t'u dërgonim atyre engjëjt, t'i bënim të vdekurit t'u flisnin atyre dhe t'i tubonin të gjitha gjërat para tyre, ata përsëri nuk do të besonin, nëse Allahu nuk do të donte; por shumica e tyre janë të paditur.
6:111. Edhe sikur Ne t'ju dërgonim atyre engjëj, edhe sikur t'u flisnin të vdekurit, edhe sikur t'i mblidhnim para tyre të gjitha gjërat, ata nuk do të besonin, përveç nëse Allahu do të donte, por shumica e tyre janë injorantë.
6:111. WE LEW 'ENNENA NEZZELNA 'ILEJHIMUL-MELA'IKETE WE KELLEMEHUMUL-MEWTA WE HESHERNA 'ALEJHIM KULLE SHEJ'IN KUBULEN MA KANU LIJU'UMINU 'ILLA 'EN JESHA'EL-LAHU WE LEKINNE 'EKTHEREHUM JEXHHELUNE