Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 6:41. Jo, vetëm Atij (All-llahut) do t'i luteshi, e nëse do Ai, ju heq atë për çka i luteni, e do t'i harronit ata (zota) që ia shoqëronit.
6:41. Përkundrazi! Ju do të thërrisnit vetëm Atë! Nëse do të dojë, Ai do t'ju shpëtojë nga ajo për të cilën e thërrisnit dhe ju do t'i harronit idhujt që ia shoqëronit Atij (në adhurim).
6:41. Jo, ju do të thërrisnit vetëm Atë, dhe Ai do ta largonte atë që keni thirrur, nëse do, dhe ju do të harronit ato që i keni shoqëruar Atij.
6:41. BEL 'IJAHU TED'UNE FEJEKSHIFU MA TED'UNE 'ILEJHI 'IN SHA'E WE TENSEWNE MA TUSHRIKUNE
C 6:42. Ne kemi dërguar (pejgamberë) edhe te popujt para teje (e derisa nuk dëgjuan), i dënuam me skamje e mjerim, ashtu që të përulen.
6:42. Ne iu kemi dërguar shumë popujve profetë para teje dhe i kemi dënuar ata me skamje dhe fatkeqësi, për t'u bërë të dëgjueshëm.
6:42. Ne u kemi dërguar të dërguar popujve para teje, pastaj i kapëm ata me vështirësi dhe fatkeqësi, që të mund të përuleshin.
6:42. WE LEKAD 'ERSELNA 'ILA 'UMEMIN MIN KABLIKE FE'EHADHNAHUM BIL-BE'SA'I WE ED-DERRA'I LE'ALLEHUM JETEDERRA'UNE
C 6:43. E pse të mos përuleshin kur ju erdhi atyre dënimi jonë? Por zemrat e tyre ishin ngurosor, po edhe djalli ua hieshoi atë që bënin.
6:43. Vetëm sikur të përuleshin kur u erdhi ndëshkimi Ynë! Por zemrat e tyre u bënë gur, ndërsa djalli ua paraqiste si të bukura veprat e tyre të këqija.
6:43. Pse nuk u përulën kur u erdhi fatkeqësia? Por zemrat e tyre u ngurtësuan dhe djalli ua zbukuroi atyre atë që po bënin.
6:43. FELEWLA 'IDH XHA'EHUM BE'SUNA TEDERRA'U WE LEKIN KASET KULUBUHUM WE ZEJJENE LEHUMU ESH-SHEJTANU MA KANU JA'MELUN
C 6:44. Meqë lanë pas dore atë me çka u këshilluan (t'i drejtohen Zotit), Ne ua hapëm dyert e çdo gjëje (begatie) derisa kur u gëzuan për atë që ju kishte dhënë, i kapëm befas, e ata mbetën të zhgënjyer.
6:44. Kur ata i harruan paralajmërimet Tona, Ne ua hapëm dyert e çdo mirësie. Por, sapo po gëzoheshin me atë që u dhamë, Ne i dënuam befasisht dhe atëherë ata u zhytën në dëshpërim.
6:44. Kur harruan atë që u ishte përkujtuar, Ne u hapëm dyert e çdo gjëje, derisa, kur u gëzuan për atë që iu dha, Ne i kapëm papritur, dhe ata mbetën të dëshpëruar.
6:44. FELEMMA NESU MA DHUKKIRU BIHI FETEHNA 'ALEJHIM 'EBWABE KULLI SHEJ'IN HETTA 'IDHA FERIHU BIMA 'UTU 'EHADHNAHUM BEGTETEN FE'IDHA HUM MUBLISUNE
C 6:45. Ndaj u zhduk mbeturina e fundit e popullit mizor, pra Falënderim i qoftë Zotit të botëve!
6:45. Kështu humbi gjurma e atij populli keqbërës. Lavdërimi qoftë i Allahut, Zotit të gjithësisë.
6:45. Kështu njerëzit e padrejtë u shuan. Falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të botëve.
6:45. FEKUTI'A DABIRUL-KAWMIL-LEDHINE DHELEMU WEL-HEMDU LILLAHI RABBIL-'ALEMINE
C 6:46. Thuaj: "Nëse All-llahu ua merr të dëgjuarit, të pamurit dhe ua mbyll zemrat, pos All-llahut cili zot tjetër do t'ua sjellë atë?". Shih se si ua sqarojmë faktet e megjithëkëtë ata nuk ua vënë veshin!
6:46. Thuaj: “Më thoni: Sikur Allahu t'jua merrte dëgjimin dhe shikimin e t'ua vuloste zemrat, cili zot, përveç Allahut, do t'jua kthente ato?!” Shih si ua shpjegojmë shpalljet Tona, por ata përsëri largohen nga e vërteta.
6:46. Thuaj: "Më tregoni, nëse Allahu do t'jua marrë dëgjimin dhe shikimin dhe do t'jua vulosë zemrat, cili zot përveç Allahut mund t'jua kthejë ato?" Shiko si ua shpjegojmë shenjat, pastaj ata përsëri largohen.
6:46. KUL 'ERE'EJTUM 'IN 'EHADHEL-LAHU SEM'AKUM WE 'EBSAREKUM WE HATEME 'ALA KULUBIKUM MEN 'ILEHUN GAJRU ELLAHI JE'TIKUM BIHI ENDHUR KEJFE NUSERRIFUL-'AJATI THUMME HUM JESDIFUNE
C 6:47. Thuaj: "Më tregoni nëse dënimi nga All-llahut ju vjen befas ose me parashenja, a shkatërrohet kush tjetër pos popullit mizor?"
6:47. Thuaj: “Më thoni, nëse ju vjen dënimi i Allahut papritmas ose sheshazi, a do të zhdukej kush përveç popullit keqbërës?”
6:47. Thuaj: "Më tregoni, nëse ndëshkimi i Allahut do t'ju vijë papritur ose haptazi, a do të shkatërrohen tjetër përveç njerëzit e padrejtë?"
6:47. KUL 'ERE'EJTEKUM 'IN 'ETAKUM 'ADHABU ELLAHI BEGTETEN 'EW XHEHRETEN HEL JUHLEKU 'ILLAL-KAWMU EDH-DHALIMUNE
C 6:48. Ne të dërguarit nuk i dërgojmë ndryshe vetëm si përgëzues dhe qortues. E kush besoi dhe u përmirësua, ata nuk kanë as frikë as brengë.
6:48. Ne i çojmë të dërguarit vetëm si sjellës të lajmeve të mira dhe qortues. Pra kushdo që i beson ata dhe bën mirë, nuk do të frikësohet e as nuk do të pikëllohet.
6:48. Ne i dërgojmë të dërguarit vetëm si përgëzues dhe paralajmërues. Kushdo që beson dhe përmirësohet, atyre nuk do t'u ketë frikë as nuk do të mërziten.
6:48. WE MA NURSILUL-MURSELINE 'ILLA MUBESHSHIRINE WE MUNDHIRINE FEMEN 'AMENE WE 'ESLEHE FELA HAWFUN 'ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
C 6:49. Ata që i përgënjeshtruan faktet tona, ata i kap dënimi ngase nuk respektuan normat.
6:49. Kurse ata që mohojnë shpalljet tona, do t'i godasë dënimi për shkak të mohimit.
6:49. Por ata që përgënjeshtrojnë shenjat Tona, do t'i godasë ndëshkimi për shkak se bënë çrregullime.
6:49. WEL-LEDHINE KEDHDHEBU BI'AJATINA JEMESSUHUMUL-'ADHABU BIMA KANU JEFSUKUNE
C 6:50. Thuaj: "Unë nuk u them juve se i kam në kompetencë depot e All-llahut (e t'ju sjell mrekulli), as nuk pretendoj se i di fshehtësitë (e t'ju tregoj se kur do t'ju vijë dënimi), as nuk u them se unë jam engjëll. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet mua. Thuaj: "A janë baras i verbëti dhe ai që sheh?" A nuk mendoni?
6:50. Thuaj: “Unë nuk ju them se zotëroj thesaret e Allahut apo se e di të padukshmen dhe as nuk them se jam engjëll. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet”. Thuaj: “A barazohet i verbri me atë që sheh? A s'po mendoni?”
6:50. Thuaj: "Unë nuk ju them se i kam thesaret e Allahut, as nuk e di të fshehtën, as nuk ju them se jam engjëll. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet." Thuaj: "A janë të barabartë i verbri dhe ai që sheh? A nuk mendoni?"
6:50. KUL LA 'EKULU LEKUM 'INDI HAZA'INU ELLAHI WE LA 'A'LEMUL-GAJBE WE LA 'EKULU LEKUM 'INNI MELEKUN 'IN 'ETTEBI'U 'ILLA MA JUHA 'ILEJJE KUL HEL JESTEWIL-'A'MA WEL-BESIRU 'EFELA TETEFEKKERUNE
C 6:51. Ti tërhiqju vërejtjen me këtë (Kur'an) atyre që i frikësohen tubimit para Zotit të tyre, në mënyrë që të ruhen, sepse pos Tij nuk do të ketë as mbrojtës as ndërmjetës.
6:51. Paralajmëroji (me Kuran) ata që i frikësohen daljes para Zotit të tyre, se atëherë nuk do të kenë as mbrojtës, as ndihmës tjetër përveç Tij, me qëllim që të ruhen nga gjynahet.
6:51. Dhe paralajmëro me këtë ata që kanë frikë se do të mblidhen para Zotit të tyre, se ata nuk kanë asnjë mik dhe as mbrojtës tjetër përveç Tij, që të mund të jenë të devotshëm.
6:51. WE 'ENDHIR BIHIL-LEDHINE JEHAFUNE 'EN JUHSHERU 'ILA RABBIHIM LEJSE LEHUM MIN DUNIHI WE LIJUN WE LA SHEFI'UN LE'ALLEHUM JETTEKUNE