U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
6:37.
Dhe thanë: "Përse të mos i zbret atij (Muhammedit) një mrekulli nga Zoti i tij?" Thuaj: "S'ka dyshim se All-llahu ka fuqi t'ia zbresë një mrekulli, por shumica e tyre nuk e dinë (se çka do t'i gjente më pas).
6:37.
Ata thonë: “Ah! Pse nuk ia zbret atij ndonjë mrekulli Zoti i tij?” Thuaj: “Allahu është i Fuqishëm të dërgojë mrekulli, por shumica e tyre nuk e di”.
6:37.
Ata thonë: Pse të mos i zbresë atij një shenjë nga Zoti i tij? Thuaj: Me të vërtetë, Allahu është i aftë të zbresë një shenjë, por shumica e tyre nuk dinë.
6:37.
WE KALU LEWLA NUZZILE 'ALEJHI 'AJETUN MIN RABBIHI KUL 'INNALL-LLAHE KADIRUN 'ALA 'EN JUNEZZILE 'AJETEN WE LEKINNE 'EKTHEREHUM LA JA'LEMUNE
C
6:38.
Nuk ka asnjë gjallesë në tokë dhe as shpendë që fluturojnë me dy krahë e që nuk janë të ndara në grupe (të ndryshme), sikurse edhe ju (Zoti i krijoi, i pajisi si juve). Asgjë nuk kemi lënë pas dore nga evidenca. Më në fund te Zoti i tyre do të tubohen.
6:38.
Të gjitha kafshët në Tokë e të gjithë shpendët që fluturojnë me krahët e veta, janë në bashkësi të ngjashme me ju. Ne nuk kemi harruar asgjë në Librin Tonë. Pastaj të gjithë do të tubohen para Zotit të tyre.
6:38.
Dhe nuk ka asnjë kafshë në tokë, asnjë zog që fluturon me dy krahët e tij, që të mos jenë kombe si ju. Ne nuk kemi lënë asgjë pa përmendur në Libër. Pastaj te Zoti i tyre do të mblidhen.
6:38.
WE MA MIN DABBETIN FIL-'ERDI WE LA TA'IRIN JETIRU BIXHENAHEJHI 'ILLA 'UMEMUN 'EMTHALUKUM MA FERRETNA FIL-KITABI MIN SHEJ'IN THUMME 'ILA RABBIHIM JUHSHERUNE
C
6:39.
E ata që i bënë të rreme faktet Tona janë shurdhëmemecë të mbetur në errësira. All-llahu e humb kë të dojë dhe e vë në rrugë të drejtë atë që do.
6:39.
Ata që i mohojnë shpalljet Tona janë shurdhë e memecë, janë në errësirë. Allahu shpie në humbje kë të dojë dhe udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë.
6:39.
Ata që i përgënjeshtrojnë shenjat Tona janë të shurdhër dhe memecë, në errësira. Kë të dojë Allahu e devijon dhe kë të dojë e vë në rrugë të drejtë.
6:39.
WEL-LEDHINE KEDHDHEBU BI'AJATINA SUMMUN WE BUKMUN FI EDH-DHULUMATI MEN JESHE'I ELLAHU JUDLILHU WE MEN JESHE' JEXH'ALHU 'ALA SIRATIN MUSTEKIMIN
C
6:40.
Thuaju: " Nëse u vjen dënimi nga All-llahu ose u vjen kijameti, më tregoni,nëse jeni të sinqertë, a do të thirrni kë pos All-llahut (për ndihmë)?"
6:40.
Thuaj: “Mendoni: nëse ju godet dënimi i Allahut apo ju vjen Ora e Kiametit, a do të thërrisnit për ndihmë dikë tjetër, përveç Allahut?! Më tregoni, nëse thoni të vërtetën!”
6:40.
Thuaj: Më tregoni, nëse ju vjen ndëshkimi i Allahut ose ju vjen ora, a do të thërrisnit ndokënd tjetër përveç Allahut, nëse jeni të sinqertë?
6:40.
KUL 'ERE'EJTEKUM 'IN 'ETAKUM 'ADHABU ELLAHI 'EW 'ETETKUMU ES-SA'ATU 'EGAJREL-LAHI TED'UNE 'IN KUNTUM SADIKINE
C
6:41.
Jo, vetëm Atij (All-llahut) do t'i luteshi, e nëse do Ai, ju heq atë për çka i luteni, e do t'i harronit ata (zota) që ia shoqëronit.
6:41.
Përkundrazi! Ju do të thërrisnit vetëm Atë! Nëse do të dojë, Ai do t'ju shpëtojë nga ajo për të cilën e thërrisnit dhe ju do t'i harronit idhujt që ia shoqëronit Atij (në adhurim).
6:41.
Jo, ju do të thërrisnit vetëm Atë, dhe Ai do ta largonte atë që keni thirrur, nëse do, dhe ju do të harronit ato që i keni shoqëruar Atij.
6:41.
BEL 'IJAHU TED'UNE FEJEKSHIFU MA TED'UNE 'ILEJHI 'IN SHA'E WE TENSEWNE MA TUSHRIKUNE
C
6:42.
Ne kemi dërguar (pejgamberë) edhe te popujt para teje (e derisa nuk dëgjuan), i dënuam me skamje e mjerim, ashtu që të përulen.
6:42.
Ne iu kemi dërguar shumë popujve profetë para teje dhe i kemi dënuar ata me skamje dhe fatkeqësi, për t'u bërë të dëgjueshëm.
6:42.
Ne u kemi dërguar të dërguar popujve para teje, pastaj i kapëm ata me vështirësi dhe fatkeqësi, që të mund të përuleshin.
6:42.
WE LEKAD 'ERSELNA 'ILA 'UMEMIN MIN KABLIKE FE'EHADHNAHUM BIL-BE'SA'I WE ED-DERRA'I LE'ALLEHUM JETEDERRA'UNE
C
6:43.
E pse të mos përuleshin kur ju erdhi atyre dënimi jonë? Por zemrat e tyre ishin ngurosor, po edhe djalli ua hieshoi atë që bënin.
6:43.
Vetëm sikur të përuleshin kur u erdhi ndëshkimi Ynë! Por zemrat e tyre u bënë gur, ndërsa djalli ua paraqiste si të bukura veprat e tyre të këqija.
6:43.
Pse nuk u përulën kur u erdhi fatkeqësia? Por zemrat e tyre u ngurtësuan dhe djalli ua zbukuroi atyre atë që po bënin.
6:43.
FELEWLA 'IDH XHA'EHUM BE'SUNA TEDERRA'U WE LEKIN KASET KULUBUHUM WE ZEJJENE LEHUMU ESH-SHEJTANU MA KANU JA'MELUN
C
6:44.
Meqë lanë pas dore atë me çka u këshilluan (t'i drejtohen Zotit), Ne ua hapëm dyert e çdo gjëje (begatie) derisa kur u gëzuan për atë që ju kishte dhënë, i kapëm befas, e ata mbetën të zhgënjyer.
6:44.
Kur ata i harruan paralajmërimet Tona, Ne ua hapëm dyert e çdo mirësie. Por, sapo po gëzoheshin me atë që u dhamë, Ne i dënuam befasisht dhe atëherë ata u zhytën në dëshpërim.
6:44.
Kur harruan atë që u ishte përkujtuar, Ne u hapëm dyert e çdo gjëje, derisa, kur u gëzuan për atë që iu dha, Ne i kapëm papritur, dhe ata mbetën të dëshpëruar.
6:44.
FELEMMA NESU MA DHUKKIRU BIHI FETEHNA 'ALEJHIM 'EBWABE KULLI SHEJ'IN HETTA 'IDHA FERIHU BIMA 'UTU 'EHADHNAHUM BEGTETEN FE'IDHA HUM MUBLISUNE
C
6:45.
Ndaj u zhduk mbeturina e fundit e popullit mizor, pra Falënderim i qoftë Zotit të botëve!
6:45.
Kështu humbi gjurma e atij populli keqbërës. Lavdërimi qoftë i Allahut, Zotit të gjithësisë.
6:45.
Kështu njerëzit e padrejtë u shuan. Falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të botëve.
6:45.
FEKUTI'A DABIRUL-KAWMIL-LEDHINE DHELEMU WEL-HEMDU LILLAHI RABBIL-'ALEMINE
C
6:46.
Thuaj: "Nëse All-llahu ua merr të dëgjuarit, të pamurit dhe ua mbyll zemrat, pos All-llahut cili zot tjetër do t'ua sjellë atë?". Shih se si ua sqarojmë faktet e megjithëkëtë ata nuk ua vënë veshin!
6:46.
Thuaj: “Më thoni: Sikur Allahu t'jua merrte dëgjimin dhe shikimin e t'ua vuloste zemrat, cili zot, përveç Allahut, do t'jua kthente ato?!” Shih si ua shpjegojmë shpalljet Tona, por ata përsëri largohen nga e vërteta.
6:46.
Thuaj: "Më tregoni, nëse Allahu do t'jua marrë dëgjimin dhe shikimin dhe do t'jua vulosë zemrat, cili zot përveç Allahut mund t'jua kthejë ato?" Shiko si ua shpjegojmë shenjat, pastaj ata përsëri largohen.
6:46.
KUL 'ERE'EJTUM 'IN 'EHADHEL-LAHU SEM'AKUM WE 'EBSAREKUM WE HATEME 'ALA KULUBIKUM MEN 'ILEHUN GAJRU ELLAHI JE'TIKUM BIHI ENDHUR KEJFE NUSERRIFUL-'AJATI THUMME HUM JESDIFUNE
C
6:47.
Thuaj: "Më tregoni nëse dënimi nga All-llahut ju vjen befas ose me parashenja, a shkatërrohet kush tjetër pos popullit mizor?"
6:47.
Thuaj: “Më thoni, nëse ju vjen dënimi i Allahut papritmas ose sheshazi, a do të zhdukej kush përveç popullit keqbërës?”
6:47.
Thuaj: "Më tregoni, nëse ndëshkimi i Allahut do t'ju vijë papritur ose haptazi, a do të shkatërrohen tjetër përveç njerëzit e padrejtë?"
6:47.
KUL 'ERE'EJTEKUM 'IN 'ETAKUM 'ADHABU ELLAHI BEGTETEN 'EW XHEHRETEN HEL JUHLEKU 'ILLAL-KAWMU EDH-DHALIMUNE