U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
5:84.
(dhe thonë) Përse të mos besojmë All-llahun dhe atë të vërtetë që na erdhi, duke qenë se ne shpresojmë që Zoti ynë do të na çojë (në xhennet) së bashku me njerëzit e mirë.
5:84.
E përse të mos besojmë Allahun dhe të Vërtetën, që na ka ardhur, kur shpresojmë se edhe neve Zoti Ynë do të na çojë me njerëzit e mirë?!”
5:84.
Pse të mos besojmë Allahun dhe të vërtetën që na ka ardhur, kur ne dëshirojmë që Zoti ynë të na fusë me njerëzit e drejtë?"
5:84.
WE MA LENA LA NU'UMINU BILLAHI WE MA XHA'ENA MINEL-HEKKI WE NETMA'U 'EN JUDHILENA REBBUNA ME'AL-KAWMI ES-SALIHINE
C
5:85.
Për ata që thanë, All-llahu i shpërbleu me xhennete, nën të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Ky është shpërblimi për njerëzit bamirës.
5:85.
Për fjalët e tyre, Allahu do t'i shpërblejë me kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku ata do të qëndrojnë përgjithmonë. Ky është shpërblimi i punëmirëve.
5:85.
Për shkak të asaj që thanë, Allahu do t'i shpërblejë ata me kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj, aty do të jenë përgjithmonë. Ky është shpërblimi i bamirësve.
5:85.
FE'ETHABEHUMU ELLAHU BIMA KALU XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA WE DHELIKE XHEZA'UL-MUHSININE
C
5:86.
Ndërkaq, ata që mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet Tona, janë banues të zjarrit.
5:86.
Ndërsa ata që mohuan dhe i përgënjeshtruan shpalljet Tona, do të jenë banorë të Zjarrit.
5:86.
Por ata që mohojnë dhe përgënjeshtrojnë shenjat Tona – ata janë banorët e zjarrit.
5:86.
WEL-LEDHINE KEFERU WE KEDHDHEBU BI'AJATINA 'ULA'IKE 'ESHABUL-XHEHIMI
C
5:87.
O ju që besuat! Mos i ndaloni (mos i bëni haram) të mirat që për ju i lejoi All-llahu (i bëri hallall) dhe mos teproni, se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (i kalojnë kufijtë e dispozitave të Zotit).
5:87.
O besimtarë! Mos ia ndaloni vetes gjërat e mira, të cilat Allahu jua ka lejuar dhe mos e kaloni kufirin! Vërtet, Allahu nuk i do ata që e kapërcejnë kufirin.
5:87.
O ju që keni besuar, mos i ndaloni gjërat e mira që Allahu ju ka lejuar dhe mos e teproni. Me të vërtetë, Allahu nuk i do ata që e teprojnë.
5:87.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TUHERRIMU TEJJIBATI MA 'EHELLEL-LAHU LEKUM WE LA TA'TEDU 'INNALL-LLAHE LA JUHIBBUL-MU'TEDINE
C
5:88.
Hani nga ajo që All-llahu ju furnizoi si hallall të mirë dhe, duke qenë se ju All-llahut i besoni, ruajuni dënimit të Tij!
5:88.
Hani nga ato gjëra të lejuara e të mira që ju ka dhënë Allahu! Frikësojuni Allahut, të Cilit ju i keni besuar!
5:88.
Dhe hani nga ato që Allahu ju ka dhënë si furnizim të lejuar dhe të pastër, dhe kini frikë Allahun, të cilit i jeni besimtarë.
5:88.
WE KULU MIMMA REZEKAKUMU ELLAHU HELALEN TEJJIBAN WE ETTEKU ELLAHEL-LEDHI 'ENTUM BIHI MU'UMINUNE
C
5:89.
All-llahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet e juaja të paqëllimta (për betim), por ju merr për ato që jeni zotuar qëllimisht. E shpagimi i tij (i betimit të bërë) është duke i ushqyer dhjetë të varfër me ushqim mesatar që ushqeni familjen tuaj, ose duke i veshur ata (të dhjetë), ose duke liruar një rob. E kush nuk ka mundësi t'i bëjë këto, le të agjërojë tri ditë. Ky është shpagim për betimet tuaja kur i theni ato. Ruani betimet tuaja. Kështu All-llahu ju sqaron dispozitat e veta, ashtu që të jeni mirënjohës.
5:89.
Allahu nuk ju ndëshkon për betimin që e bëni pa qëllim, por ju ndëshkon për betimin e bërë me qëllim. Larja e gjynahut për thyerjen e betimit është: ushqyerja e dhjetë të varfërve me mesataren e ushqimit të familjes suaj ose t'i vishni ata, ose të lironi një skllav. Ai që nuk gjen mundësi për këto, le të agjërojë tri ditë. Kjo është shlyerja për thyerjen e betimeve tuaja, nëse betoheni. Mbani betimet tuaja! Kështu jua shpjegon Allahu Fjalët dhe ligjet e Veta, që të jeni mirënjohës.
5:89.
Allahu nuk do t'ju ndëshkojë për betimet tuaja të pavetëdijshme, por do t'ju ndëshkojë për betimet që bëni me qëllim. Shpengimi i tyre është t'u ushqeni dhjetë të varfër nga ushqimi mesatar që u jepni familjeve tuaja, ose t'i vishni ata, ose t'i lironi një skllav. Kush nuk ka mundësi, atëherë le të agjërojë tre ditë. Ky është shpengimi i betimeve tuaja kur i prishni ato. Pra, ruani betimet tuaja. Kështu Allahu ua shpjegon shenjat e Tij që të jeni mirënjohës.
5:89.
LA JU'UAHIDHUKUMU ELLAHU BIL-LEGWI FI 'EJMANIKUM WE LEKIN JU'UAHIDHUKUM BIMA 'AKKADTUMUL-'IMANE FEKEFFARETUHU 'IT'AMU 'ASHERETI MESAKINE MIN 'EWSETI MA TUT'IMUNE 'EHLIKUM 'EW KISWETUHUM 'EW TEHRIRU REKABETIN FEMEN LEM JEXHID FESIJAMU THELATHETI 'EJJAMIN DHALIKE KEFFARETU 'EJMANIKUM 'IDHA HELEFTUM WE EHFEDHU 'EJMANEKUM KEDHALIKE JUBEJJINU ELLAHU LEKUM 'AJATIHI LE'ALLEKUM TESHKURUNE
C
5:90.
O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.
5:90.
O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Prandaj, largohuni nga këto, me qëllim që të shpëtoni!
5:90.
O ju që keni besuar, vera, kumari, idhujt dhe shigjetat e shortit janë ndyrësi nga vepra e djallit, prandaj shmanguni prej tyre që të mund të jeni të suksesshëm.
5:90.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'INNEMAL-HAMRU WEL-MEJSIRU WEL-'ENSABU WEL-'EZLAMU RIXHSUN MIN 'AMELI ESH-SHEJTANI FAXHTENIBUHU LE'ALLEKUM TUFLIHUNE
C
5:91.
Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t'ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t'ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?
5:91.
Vërtet, djalli me pije alkoolike dhe me bixhoz kërkon që të fusë midis jush armiqësi e urrejtje dhe t'ju shmangë nga të kujtuarit e Allahut dhe kryerja e namazit. Prandaj, a po hiqni dorë?
5:91.
Djalli dëshiron vetëm të mbjellë midis jush armiqësi dhe urrejtje përmes verës dhe kumarit, dhe t'ju pengojë nga përmendja e Allahut dhe nga falja. A nuk do të hiqni dorë?
5:91.
'INNEMA JURIDU ESH-SHEJTANU 'EN JUKI'A BEJNEKUMUL-'ADAWETE WEL-BEGDA'E FIL-HAMRI WEL-MEJSIRI WE JESUDDEKUM 'AN DHIKRI ELLAHI WE 'ANI ES-SELETI FEHEL 'ENTUM MUNTEHUNE
C
5:92.
Bindjuni All-llahut dhe bindjuni të dërguarit e kini kujdes (mos kundërshtoni). E nëse refuzoni, atëherë pra, dijeni se obligim i të dërguarit Tonë është vetëm komunikimi i qartë.
5:92.
Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit! Kujdes! Nëse nuk ia vini veshin, ta dini se i Dërguari ka për detyrë vetëm të përçojë shpalljen e qartë!
5:92.
Dhe bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit, dhe kini kujdes. Por nëse largoheni, dijeni se detyra e të Dërguarit Tonë është vetëm shpallja e qartë.
5:92.
WE 'ETI'U ELLAHE WE 'ETI'U ER-RESULE WE EHDHERU FE'IN TEWELLEJTUM FA'LEMU 'ENNEMA 'ALA RESULINAL-BELAGUL-MUBINU
C
5:93.
Ata që besuan dhe bënë punë të mira, nuk kanë mëkat për atë që u ushqyen (më herët) derisa ata ruhen (prej haramit), besojnë dhe bëjnë vepra të mira, mandej ruhen (nga ajo që ka qenë e lejuar e është e ndaluar) dhe besojnë e pastaj ruhen (nga çdo mëkat) dhe bëjnë mirë. All-llahu i do ata që bëjnë mirë.
5:93.
Nuk ka gjynah për ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira për atë që kanë ngrënë, për sa kohë që ata ruhen (nga të ndaluarat), besojnë dhe bëjnë vepra të mira, e sërish ruhen dhe besojnë e vazhdimisht ruhen dhe bëjnë vepra të mira. Allahu i do punëmirët.
5:93.
Për ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira nuk ka mëkat për atë që kanë ngrënë më parë, për sa kohë që ata janë të devotshëm, besojnë dhe bëjnë vepra të mira, pastaj janë të devotshëm dhe besojnë, pastaj janë të devotshëm dhe bëjnë mirësi. Allahu i do bamirësit.
5:93.
LEJSE 'ALEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI XHUNAHUN FIMA TA'IMU 'IDHA MA ETTEKAW WE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI THUMME ETTEKAW WE 'AMENU THUMME ETTEKAW WE 'EHSENU WEL-LAHU JUHIBBUL-MUHSININE
C
5:94.
O ju që besuat, All-llahu do t'ju sprovojë me diçka nga gjahu që e arrijnë duart ose shigjetat tuaja, për t'u dalluar te All-llahu ai që i frikësohet Atij në heshtje (në bazë besimi). E kush i shkel (dispozitat) pas këtij (sqarimi), ai ka dënim të dhembshëm.
5:94.
O besimtarë! Allahu do t'ju provojë me ndalim nga një gjueti që e arrijnë duart dhe shigjetat tuaja, që Allahu ta njohë atë që i frikësohet Atij, kur askush nuk e sheh. E, kushdo që ta kalojë kufirin, për të ka dënim pikëllues.
5:94.
O ju që keni besuar, me siguri Allahu do t'ju sprovojë me diçka nga gjahu që mund ta kapin duart tuaja dhe shtizat tuaja, që Allahu të dijë kush e ka frikë Atë, edhe pse nuk e sheh. Kushdo që kalon kufijtë pas kësaj, ai ka një ndëshkim të dhimbshëm.
5:94.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LEJEBLUWENNEKUMU ELLAHU BISHEJ'IN MINE ES-SEJDI TENALUHU 'EJDIKUM WE RIMAHUKUM LIJA'LEMEL-LAHU MEN JEHAFUHU BIL-GAJBI FEMENI A'TEDA BA'DE DHALIKE FELEHU 'ADHABUN 'ELIMUN