Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 5:82. Gjithqysh ti do të vëresh se jehuditë dhe ata që i përshkruan Zotit shok (idhujtarët) janë njerëzit me armiqësi të fortë kundër besimtarëve (kundër muslimanëve). Ndërsa do të vëresh se më të afërmit si miq për besimtarët janë ata që thanë: "Ne jemi nesara-krishterë". Këtë ngase prej tyre (të krishterëve) ka dijetarë (ulema) dhe të devotshëm, dhe se ata nuk janë kryeneçë.
5:82. Me siguri do të vëresh se armiqtë më të ashpër të besimtarëve janë hebrenjtë dhe idhujtarët dhe se miqtë më të afërt të tyre janë ata që thonë: “Ne jemi të krishterë”. Kjo për shkak se ndër ta ka priftërinj (të dhënë mbas dijes) e murgj (të përkushtuar ndaj adhurimit) dhe se ata nuk janë kryelartë (ndaj së vërtetës).
5:82. Me siguri do të gjesh se armiqtë më të ashpër të besimtarëve janë hebrenjtë dhe idhujtarët. Dhe do të gjesh se miqtë më të afërt të besimtarëve janë ata që thonë: "Ne jemi të krishterë." Kjo sepse midis tyre ka priftërinj dhe murgj që nuk tregohen arrogantë.
5:82. LETEXHIDENNE 'ESHEDDE EN-NASI 'ADAWETEN LILLEDHINE 'AMENUL-JEHUDE WEL-LEDHINE 'ESHREKU WE LETEXHIDENNE 'EKREBEHUM MEWEDDETEN LILLEDHINE 'AMENUL-LEDHINE KALU 'INNA NESARA DHALIKE BI'ENNE MINHUM KISSISINE WE RUHBANEN WE 'ENNEHUM LA JESTEKBIRUNE
C 5:83. Kur e dëgjojnë atë që i është zbritur të dërguarit (Kur'anin), prej syve të tyre rrjedhin lotë, ngase e kanë kuptuar të vërtetën dhe thonë: "Zoti ynë, ne kemi besuar, pra na regjistro ndër ata që dëshmojnë (ndër umetin e Muhammedit).
5:83. Kur dëgjojnë për atë (Kuranin) që i është zbritur të Dërguarit, i sheh se si u rrjedhin lotët nga sytë, për shkak të së vërtetës që kuptuan. Ata thonë: “O Zoti ynë! Ne besojmë, prandaj na llogarit ndër dëshmitarët e Tu!
5:83. Kur ata dëgjojnë atë që i është shpallur të Dërguarit, i sheh sytë e tyre të mbushen me lot për shkak të asaj që kanë njohur nga e vërteta. Ata thonë: "Zoti ynë, ne kemi besuar, prandaj na shkruaj me dëshmitarët.
5:83. WE 'IDHA SEMI'U MA 'UNZILE 'ILA ER-RESULI TERA 'A'JUNEHUM TEFIDU MINE ED-DEM'I MIMMA 'AREFU MINEL-HEKKI JEKULUNE REBBENA 'AMENNA FAKTUBNA ME'A ESH-SHAHIDINE
C 5:84. (dhe thonë) Përse të mos besojmë All-llahun dhe atë të vërtetë që na erdhi, duke qenë se ne shpresojmë që Zoti ynë do të na çojë (në xhennet) së bashku me njerëzit e mirë.
5:84. E përse të mos besojmë Allahun dhe të Vërtetën, që na ka ardhur, kur shpresojmë se edhe neve Zoti Ynë do të na çojë me njerëzit e mirë?!”
5:84. Pse të mos besojmë Allahun dhe të vërtetën që na ka ardhur, kur ne dëshirojmë që Zoti ynë të na fusë me njerëzit e drejtë?"
5:84. WE MA LENA LA NU'UMINU BILLAHI WE MA XHA'ENA MINEL-HEKKI WE NETMA'U 'EN JUDHILENA REBBUNA ME'AL-KAWMI ES-SALIHINE
C 5:85. Për ata që thanë, All-llahu i shpërbleu me xhennete, nën të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Ky është shpërblimi për njerëzit bamirës.
5:85. Për fjalët e tyre, Allahu do t'i shpërblejë me kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku ata do të qëndrojnë përgjithmonë. Ky është shpërblimi i punëmirëve.
5:85. Për shkak të asaj që thanë, Allahu do t'i shpërblejë ata me kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj, aty do të jenë përgjithmonë. Ky është shpërblimi i bamirësve.
5:85. FE'ETHABEHUMU ELLAHU BIMA KALU XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA WE DHELIKE XHEZA'UL-MUHSININE
C 5:86. Ndërkaq, ata që mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet Tona, janë banues të zjarrit.
5:86. Ndërsa ata që mohuan dhe i përgënjeshtruan shpalljet Tona, do të jenë banorë të Zjarrit.
5:86. Por ata që mohojnë dhe përgënjeshtrojnë shenjat Tona – ata janë banorët e zjarrit.
5:86. WEL-LEDHINE KEFERU WE KEDHDHEBU BI'AJATINA 'ULA'IKE 'ESHABUL-XHEHIMI
C 5:87. O ju që besuat! Mos i ndaloni (mos i bëni haram) të mirat që për ju i lejoi All-llahu (i bëri hallall) dhe mos teproni, se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (i kalojnë kufijtë e dispozitave të Zotit).
5:87. O besimtarë! Mos ia ndaloni vetes gjërat e mira, të cilat Allahu jua ka lejuar dhe mos e kaloni kufirin! Vërtet, Allahu nuk i do ata që e kapërcejnë kufirin.
5:87. O ju që keni besuar, mos i ndaloni gjërat e mira që Allahu ju ka lejuar dhe mos e teproni. Me të vërtetë, Allahu nuk i do ata që e teprojnë.
5:87. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TUHERRIMU TEJJIBATI MA 'EHELLEL-LAHU LEKUM WE LA TA'TEDU 'INNALL-LLAHE LA JUHIBBUL-MU'TEDINE
C 5:88. Hani nga ajo që All-llahu ju furnizoi si hallall të mirë dhe, duke qenë se ju All-llahut i besoni, ruajuni dënimit të Tij!
5:88. Hani nga ato gjëra të lejuara e të mira që ju ka dhënë Allahu! Frikësojuni Allahut, të Cilit ju i keni besuar!
5:88. Dhe hani nga ato që Allahu ju ka dhënë si furnizim të lejuar dhe të pastër, dhe kini frikë Allahun, të cilit i jeni besimtarë.
5:88. WE KULU MIMMA REZEKAKUMU ELLAHU HELALEN TEJJIBAN WE ETTEKU ELLAHEL-LEDHI 'ENTUM BIHI MU'UMINUNE
C 5:89. All-llahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet e juaja të paqëllimta (për betim), por ju merr për ato që jeni zotuar qëllimisht. E shpagimi i tij (i betimit të bërë) është duke i ushqyer dhjetë të varfër me ushqim mesatar që ushqeni familjen tuaj, ose duke i veshur ata (të dhjetë), ose duke liruar një rob. E kush nuk ka mundësi t'i bëjë këto, le të agjërojë tri ditë. Ky është shpagim për betimet tuaja kur i theni ato. Ruani betimet tuaja. Kështu All-llahu ju sqaron dispozitat e veta, ashtu që të jeni mirënjohës.
5:89. Allahu nuk ju ndëshkon për betimin që e bëni pa qëllim, por ju ndëshkon për betimin e bërë me qëllim. Larja e gjynahut për thyerjen e betimit është: ushqyerja e dhjetë të varfërve me mesataren e ushqimit të familjes suaj ose t'i vishni ata, ose të lironi një skllav. Ai që nuk gjen mundësi për këto, le të agjërojë tri ditë. Kjo është shlyerja për thyerjen e betimeve tuaja, nëse betoheni. Mbani betimet tuaja! Kështu jua shpjegon Allahu Fjalët dhe ligjet e Veta, që të jeni mirënjohës.
5:89. Allahu nuk do t'ju ndëshkojë për betimet tuaja të pavetëdijshme, por do t'ju ndëshkojë për betimet që bëni me qëllim. Shpengimi i tyre është t'u ushqeni dhjetë të varfër nga ushqimi mesatar që u jepni familjeve tuaja, ose t'i vishni ata, ose t'i lironi një skllav. Kush nuk ka mundësi, atëherë le të agjërojë tre ditë. Ky është shpengimi i betimeve tuaja kur i prishni ato. Pra, ruani betimet tuaja. Kështu Allahu ua shpjegon shenjat e Tij që të jeni mirënjohës.
5:89. LA JU'UAHIDHUKUMU ELLAHU BIL-LEGWI FI 'EJMANIKUM WE LEKIN JU'UAHIDHUKUM BIMA 'AKKADTUMUL-'IMANE FEKEFFARETUHU 'IT'AMU 'ASHERETI MESAKINE MIN 'EWSETI MA TUT'IMUNE 'EHLIKUM 'EW KISWETUHUM 'EW TEHRIRU REKABETIN FEMEN LEM JEXHID FESIJAMU THELATHETI 'EJJAMIN DHALIKE KEFFARETU 'EJMANIKUM 'IDHA HELEFTUM WE EHFEDHU 'EJMANEKUM KEDHALIKE JUBEJJINU ELLAHU LEKUM 'AJATIHI LE'ALLEKUM TESHKURUNE
C 5:90. O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.
5:90. O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Prandaj, largohuni nga këto, me qëllim që të shpëtoni!
5:90. O ju që keni besuar, vera, kumari, idhujt dhe shigjetat e shortit janë ndyrësi nga vepra e djallit, prandaj shmanguni prej tyre që të mund të jeni të suksesshëm.
5:90. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'INNEMAL-HAMRU WEL-MEJSIRU WEL-'ENSABU WEL-'EZLAMU RIXHSUN MIN 'AMELI ESH-SHEJTANI FAXHTENIBUHU LE'ALLEKUM TUFLIHUNE
C 5:91. Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t'ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t'ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?
5:91. Vërtet, djalli me pije alkoolike dhe me bixhoz kërkon që të fusë midis jush armiqësi e urrejtje dhe t'ju shmangë nga të kujtuarit e Allahut dhe kryerja e namazit. Prandaj, a po hiqni dorë?
5:91. Djalli dëshiron vetëm të mbjellë midis jush armiqësi dhe urrejtje përmes verës dhe kumarit, dhe t'ju pengojë nga përmendja e Allahut dhe nga falja. A nuk do të hiqni dorë?
5:91. 'INNEMA JURIDU ESH-SHEJTANU 'EN JUKI'A BEJNEKUMUL-'ADAWETE WEL-BEGDA'E FIL-HAMRI WEL-MEJSIRI WE JESUDDEKUM 'AN DHIKRI ELLAHI WE 'ANI ES-SELETI FEHEL 'ENTUM MUNTEHUNE
C 5:92. Bindjuni All-llahut dhe bindjuni të dërguarit e kini kujdes (mos kundërshtoni). E nëse refuzoni, atëherë pra, dijeni se obligim i të dërguarit Tonë është vetëm komunikimi i qartë.
5:92. Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit! Kujdes! Nëse nuk ia vini veshin, ta dini se i Dërguari ka për detyrë vetëm të përçojë shpalljen e qartë!
5:92. Dhe bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit, dhe kini kujdes. Por nëse largoheni, dijeni se detyra e të Dërguarit Tonë është vetëm shpallja e qartë.
5:92. WE 'ETI'U ELLAHE WE 'ETI'U ER-RESULE WE EHDHERU FE'IN TEWELLEJTUM FA'LEMU 'ENNEMA 'ALA RESULINAL-BELAGUL-MUBINU