Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 5:64. Jehuditë thanë: "Dora e All-llahut është e shtrënguar!" Qofshin të shtangura duart e tyre dhe qofshin të mallkuar, pse thanë atë. Jo, duart e Tij janë të shlira. Ai furnizon ashtu si të dojë. Kjo që t'u zbrit ty do t'u shtojë disave nga ata (nga paria fetare) shumë largimin dhe mohimin. Ne ndërmjet tyre hodhëm armiqësi dhe urrejtje që do t'u vazhdojë deri në ditën e kijametit. Sa herë që ndezën zjarr për luftë, All-llahu e shuajti atë, e ata përpiqen për shkatërrime në tokë. All-llahu nuk i do ngatërrestarët.
5:64. Hebrenjtë thonë: “Dora e Allahut është e shtrënguar.” Iu lidhshin duart atyre dhe qofshin të mallkuar për atë që thonë! Përkundrazi, të dyja Duart e Tij janë të hapura. Ai dhuron dhe jep si të dojë. Ajo që të është shpallur ty (Muhamed) nga Zoti yt, me siguri që shumicës prej tyre do t'ua shtojë mosbindjen dhe mohimin. Ne kemi futur ndërmjet tyre armiqësi dhe urrejtje deri në Ditën e Kiametit. Kurdo që ata ndezin zjarrin e luftës, Allahu e shuan atë. Ata përpiqen të shkaktojnë ngatërresa në Tokë, por Allahu nuk i do ngatërrestarët.
5:64. Dhe hebrenjtë thanë: Dora e Allahut është e lidhur. U lidhshin duart e tyre dhe u mallkofshin për atë që thanë. Jo, duart e Tij janë të lira, Ai shpenzon si të dojë. Çfarë të është shpallur ty nga Zoti yt vetëm sa do t'u shtojë atyre kryeneçësi dhe mosbesim. Ne kemi mbjellë midis tyre armiqësi dhe urrejtje deri në Ditën e Ringjalljes. Sa herë që ata nxisin një zjarr për luftë, Allahu e fik atë. Ata përpiqen të bëjnë çrregullime në tokë. Allahu nuk i do çrregulluesit.
5:64. WE KALETIL-JEHUDU JEDU ELLAHI MEGLULETUN GULLET 'EJDIHIM WE LU'INU BIMA KALU BEL JEDAHU MEBSUTETANI JUNFIKU KEJFE JESHA'U WE LEJEZIDENNE KETHIREN MINHUM MA 'UNZILE 'ILEJKE MIN RABBIKE TUGJANAN WE KUFRÆN WE 'ELKAJNA BEJNEHUMUL-'ADAWETE WEL-BEGDA'E 'ILA JEWMIL-KIJAMETI KULLEMA 'EWKADU NARÆN LILHERBI 'ETFE'EHALLAHU WE JES'AWNE FIL-'ERDI FESADÆN WEL-LAHU LA JUHIBBUL-MUFSIDINE
C 5:65. Sikur ithtarët e librit të besonin dhe të ruheshin (haramit), Ne do t'ua shlyenim mëkatet e tyre dhe do t'i fusnim në xhennete me përjetime të begatshme.
5:65. Sikur ithtarët e Librit të besonin dhe të ruheshin nga mohimi, Ne do t'ua mbulonim veprat e këqija dhe do t'i shpinim në kopshtet e kënaqësisë.
5:65. Por sikur njerëzit e Librit të kishin besuar dhe qenë të devotshëm, Ne do t'ua kishim mbuluar të këqijat e tyre dhe do t'i kishim futur në kopshtet e begata.
5:65. WE LEW 'ENNE 'EHLEL-KITABI 'AMENU WE ETTEKAW LEKEFFERNA 'ANHUM SEJJI'ATIHIM WE LE'EDHALNAHUM XHENNATI EN-NA'IMI
C 5:66. Dhe, sikur ta zbatonin Tevratin, Inxhilin dhe Kur'anin, që u zbritën nga Zoti i tyre, ata do të kishin furnizim me bollëk nga qielli dhe toka. Është një grup i drejtë (i matur) prej tyre, por është e keqe ajo që punojnë shumica prej tyre.
5:66. Sikur ata t'i përmbaheshin Teuratit e Ungjillit dhe asaj që u është shpallur nga Zoti i tyre, ata do të kënaqeshin me frutet (që rriten) sipër dhe poshtë tyre. Disa prej tyre janë të matur, por shumë prej tyre bëjnë vepra të këqija.
5:66. Dhe sikur ata të kishin zbatuar Teuratin, Inxhilin dhe atë që u është shpallur nga Zoti i tyre, ata do të kishin ngrënë prej asaj që është mbi ta dhe prej asaj që është nën këmbët e tyre. Disa prej tyre janë të moderuar, por shumë prej tyre – sa i keq është ajo që bëjnë.
5:66. WE LEW 'ENNEHUM 'EKAMUT-TEWRETE WEL-'INXHILE WE MA 'UNZILE 'ILEJHIM MIN RABBIHIM LE'EKELU MIN FEWKIHIM WE MIN TEHTI 'ERXHULIHIM MINHUM 'UMMETUN MUKTESIDETUN WE KETHIRUN MINHUM SA'E MA JA'MELUNE
C 5:67. O ti i dërguar! Komunikoje atë që t'u zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk bën (kumtimin në tërësi), atëherë nuk e ke kryer detyrën (revalatën-risalen). All-llahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve (prej armiqve). All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin që mohon.
5:67. O i Dërguar! Trego atë që të është shpallur nga Zoti yt! Në qoftë se nuk e bën këtë, atëherë nuk e ke përcjellë Mesazhin e Tij; Allahu të ruan ty prej njerëzve. Natyrisht që Allahu nuk i udhëzon njerëzit që nuk besojnë.
5:67. O i Dërguar, shpall atë që t'u ka zbritur nga Zoti yt. Nëse nuk e bën këtë, atëherë nuk ke përcjellë mesazhin e Tij. Allahu do të të mbrojë nga njerëzit. Me të vërtetë, Allahu nuk udhëzon popullin jobesimtar.
5:67. JA 'EJJUHA ER-RESULU BELLIG MA 'UNZILE 'ILEJKE MIN RABBIKE WE 'IN LEM TEF'AL FEMA BELLEGTE RISALETEHU WEL-LAHU JA'SIMUKE MINE EN-NASI 'INNALL-LLAHE LA JEHDIL-KAWMEL-KAFIRINE
C 5:68. Thuaj: "O ithtarë të librit, ju nuk jeni asgjë (në fe) derisa të mos zbatoni Tevratin, Inxhilin dhe atë që ju zbriti nga Zoti i juaj. E kjo që t'u zbrit ty nga Zoti yt do të shtojë te shumica prej tyre rezistencë e mohim. Po ti mos u keqëso për popullin që nuk beson.
5:68. Thuaj (o Muhamed): “O ithtarët e Librit! Nuk do të keni asgjë në vijë, derisa t'i përmbaheni Teuratit e Ungjillit dhe asaj që ju është shpallur nga Zoti juaj (Kurani). Ajo që të është shpallur ty nga Zoti yt, do t'ua shtojë shumicës së tyre mosbindjen dhe mohimin. Por ti mos u hidhëro për mohuesit.
5:68. Thuaj: "O njerëz të Librit, ju nuk jeni në asgjë, derisa të zbatoni Teuratin, Inxhilin dhe atë që u është shpallur nga Zoti juaj." Ajo që t'u ka zbritur ty nga Zoti yt vetëm sa do t'u shtojë atyre kryeneçësi dhe mosbesim. Mos u mërzit për popullin jobesimtar.
5:68. KUL JA 'EHLEL-KITABI LESTUM 'ALA SHEJ'IN HETTA TUKIMUT-TEWRETE WEL-'INXHILE WE MA 'UNZILE 'ILEJKUM MIN RABBIKUM WE LEJEZIDENNE KETHIRAN MINHUM MA 'UNZILE 'ILEJKE MIN RABBIKE TUGJANÆN WE KUFRÆN FELA TE'SE 'ALEL-KAWMIL-KAFIRINE
C 5:69. S'ka dyshim se kush e beson All-llahun (sinqerisht), e beson ditën e gjykimit dhe bën vepra të mira, qoftë prej atyre që besuan, prej jehudive, prej sabiinëve (të krishterë që i adhurojnë yjet), prej të krishterëve, për ta nuk do të ketë frikë as pikëllim (me kusht që ta kenë pranuar të dërguarin e fundit- Muhammedin).
5:69. Ata që besojnë (në Kuran), hebrenjtë, të krishterët dhe sabinët - kushdo prej tyre që beson Allahun dhe Ditën e Fundit (sipas Kuranit) dhe bën vepra të mira (sipas Islamit), nuk do të frikësohet dhe as që do të dëshpërohet.
5:69. Me të vërtetë, ata që besojnë, ata që janë hebrenj, sabejtë dhe të krishterët – kushdo që beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit dhe bën vepra të mira, nuk do të ketë frikë dhe nuk do të mërzitet.
5:69. 'INNEL-LEDHINE 'AMENU WEL-LEDHINE HADU WE ES-SABI'UNE WE EN-NESARA MEN 'AMENE BILLAHI WEL-JEWMIL-'AHIRI WE 'AMILE SALIHEN FELA HAWFUN 'ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
C 5:70. Ne patëm marrë besë prej beni israilëve, atyre u dërguam pejgamberë, por sa herë që u erdhi atyre ndonjë pejgamber që (me mësime) nuk u pëlqeu epsheve të tyre, ata disa prej tyre i përgënjeshtruan, kurse disa të tjerë i mbytën.
5:70. Ne bëmë besëlidhje me bijtë e Izraelit dhe u çuam të dërguar. Por, sa herë që u vinte ndonjë i dërguar me porosi që s'ua donte shpirti, ose e mohonin, ose e vrisnin.
5:70. Ne morëm marrëveshje nga bijtë e Izraelit dhe u dërguam atyre të dërguar. Sa herë që një i dërguar u solli atyre atë që shpirtrat e tyre nuk e dëshironin, një grup prej tyre i përgënjeshtronin dhe një grup prej tyre i vrisnin.
5:70. LEKAD 'EHADHNA MITHAKA BENI 'ISRA'ILE WE 'ERSELNA 'ILEJHIM RUSULEN KULLEMA XHA'EHUM RESULUN BIMA LA TEHWA 'ENFUSUHUM FERIKAN KEDHDHEBU WE FERIKÆN JEKTULUNE
C 5:71. Ata menduan se nuk do të kenë telashe (që i mbytën pejgamberët), mirëpo ashtu u verbuan (nga rruga e drejtë) dhe u shurdhuan (nga e vërteta). Pastaj (pasi i zuri belaja) All-llahu u pranoi pendimin. Mirëpo, më vonë shumë prej tyre mbetën të verbër e të shurdhër. All-llahu di për atë që punuan.
5:71. Ata mendonin se nuk do t'i gjente kurrfarë dënimi, prandaj ngelën të verbër dhe të shurdhët. Pastaj, Allahu ua pranoi pendimin, por përsëri shumë nga ata u bënë të verbër dhe të shurdhër (ndaj së vërtetës); Allahu e sheh mirë se çfarë bëjnë ata.
5:71. Ata menduan se nuk do të ndëshkoheshin, kështu që u verbuan dhe u shurdhuan. Pastaj Allahu u pranoi pendimin, pastaj ata u verbuan dhe u shurdhuan përsëri, shumë prej tyre. Dhe Allahu është Gjithëshikues për atë që bëjnë.
5:71. WE HESIBU 'ELLA TEKUNE FITNETUN FE'AMU WE SEMMU THUMME TABEL-LAHU 'ALEJHIM THUMME 'AMU WE SEMMU KETHIRUN MINHUM WEL-LAHU BESIRUN BIMA JA'MELUNE
C 5:72. Bënë kufër (mohuan të vërtetën) ata që thanë: "All-llah është ai, Mesihu, biri i Merjemes". E vetë Mesihu, (Isai), tha: "O beni israilë, adhurojeni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.
5:72. Pa dyshim, janë jobesimtarë ata që thonë: “Allahu është Mesihu, i biri i Merjemes!”, sepse vetë Mesihu ka thënë: “O bijtë e Izraelit, adhuroni Allahun, që është Zoti im dhe Zoti juaj! Sigurisht, atij që adhuron tjetërkënd përveç Allahut, Allahu do t'ia ndalojë Xhenetin dhe strehim i tij do të jetë Zjarri. Për keqbërësit nuk ka ndihmës.
5:72. Me të vërtetë, ata që thonë: "Allahu është Mesihu, biri i Merjemes," kanë mohuar, ndërkohë që Mesihu tha: "O bijtë e Izraelit, adhurojeni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj." Kushdo që i vë shok Allahut, Allahu ia ka ndaluar atij Xhenetin dhe vendbanimi i tij është zjarri. Dhe për të padrejtët nuk ka ndihmës.
5:72. LEKAD KEFEREL-LEDHINE KALU 'INNALL-LLAHE HUWEL-MESIHU EBNU MERJEME WE KALEL-MESIHU JA BENI 'ISRA'ILE A'BUDU ELLAHE RABBI WE REBBEKUM 'INNEHU MEN JUSHRIK BILLAHI FEKAD HERREMEL-LAHU 'ALEJHIL-XHENNETE WE ME'WAHU EN-NARU WE MA LILDHDHALIMINE MIN 'ENSARIN
C 5:73. Gjithashtu bënë kufër (mosbesim) ata që thanë: "All-llahu është i treti i treve". S'ka në gjithësi tjetër pos një All-llahu, e nëse nuk pushojnë nga ajo që thanë (tre zotëra), do t'i kapë dënim i dhembshëm ata që nuk besuan prej tyre.
5:73. Pa dyshim, janë jobesimtarë ata që thonë: “Allahu është njëri prej Trinisë!” Nuk ka veçse një Zot të Vetëm të vërtetë! Nëse nuk heqin dorë nga ato që thonë, patjetër që jobesimtarët nga mesi i tyre do t'i godasë një dënim i dhembshëm.
5:73. Me të vërtetë, ata që thonë: "Allahu është i treti i treve," kanë mohuar. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç një Zoti të Vetëm. Nëse ata nuk ndalojnë së thëni këtë, një ndëshkim i dhimbshëm do të godasë ata që mohojnë.
5:73. LEKAD KEFEREL-LEDHINE KALU 'INNALL-LLAHE THALITHU THELATHETIN WE MA MIN 'ILEHIN 'ILLA 'ILEHUN WAHIDUN WE 'IN LEM JENTEHU 'AMMA JEKULUNE LEJEMESSENNEL-LEDHINE KEFERU MINHUM 'ADHABUN 'ELIMUN
C 5:74. E pse të mos pendohen dhe të kërkojnë te All-llahu falje, kur All-llahu dihet se falë shumë, është mëshirues?
5:74. Përse ata nuk kthehen me pendesë tek Allahu e t'i kërkojnë falje Atij?! Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë!
5:74. Pse nuk pendohen ata para Allahut dhe të kërkojnë falje? Me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
5:74. 'EFELA JETUBUNE 'ILA ELLAHI WE JESTEGFIRUNEHU WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN