Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 5:33. Dënimi i atyre që luftojnë (kundërshtojnë) All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është tjetër vetëm se të mbyten ose të gozhdohen, ose (të gjymtohen), t'u priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Kjo (masë ndëshkuese) është poshtërim për ta në Dunja, dhe në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh.
5:33. Pa dyshim se ndëshkimi i atyre që luftojnë kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe që bëjnë shkatërrime në Tokë, është të vriten ose të gozhdohen, ose t'u këputen duart dhe këmbët tërthorazi, ose të dëbohen nga vendi. Ky ndëshkim është poshtërim për ata në këtë jetë, ndërsa në jetën tjetër, për ata do të ketë dënim shumë të madh.
5:33. Paga e atyre që luftojnë kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe bëjnë çrregullime në tokë është që të vriten ose të kryqëzohen ose t'u priten duart dhe këmbët tërthorazi ose të dëbohen nga toka. Ky është poshtërim për ta në këtë jetë, dhe në botën tjetër ata do të kenë një ndëshkim të madh.
5:33. 'INNEMA XHEZA'UL-LEDHINE JUHARIBUNEL-LAHE WE RESULEHU WE JES'AWNE FIL-'ERDI FESADEN 'EN JUKATTELU 'EW JUSELLEBU 'EW TUKATTE'A 'EJDIHIM WE 'ERXHULUHUM MIN HILAFIN 'EW JUNFEW MINEL-'ERDI DHALIKE LEHUM HIZJUN FI ED-DUNJA WE LEHUM FIL-'AHIRETI 'ADHABUN 'ADHIMUN
C 5:34. Përveç atyre që janë penduar para se t'i kapni. E, dijeni pra se All-llahu bën falje të madhe, është mëshirues.
5:34. Përjashtim bëjnë ata që pendohen pa i zënë ju. Ta dini se Allahu është Falës e Mëshirëplotë.
5:34. Përveç atyre që pendohen para se t'i kapni ju, atëherë dijeni se Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
5:34. 'ILLAL-LEDHINE TABU MIN KABLI 'EN TEKDIRU 'ALEJHIM FA'LEMU 'ENNEL-LAHE GAFURUN REHIMUN
C 5:35. O ju që besuat! Kini frikë All-llahun dhe kërkoni afrim te Ai, luftoni në rrugën e Tij që të gjeni shpëtim.
5:35. O besimtarë! Kini frikë Allahun, përpiquni që t'i afroheni Atij me vepra të mira dhe luftoni në rrugën e Tij për të shpëtuar!
5:35. O ju që keni besuar, kini frikë Allahun dhe kërkoni rrugë për t'iu afruar Atij dhe luftoni në rrugën e Tij që të mund të jeni të suksesshëm.
5:35. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU ETTEKU ELLAHE WE EBTEGU 'ILEJHIL-WESILETE WE XHAHIDU FI SEBILIHI LE'ALLEKUM TUFLIHUNE
C 5:36. Atyre që mohuan, edhe sikur të ishte e tyre e gjithë ajo që është në tokë, e edhe njëherë aq për të dhënë shpagim (zhdëmtim) nga dënimi i ditës së kijametit, nuk u pranohet. Ata kanë dënim të dhembshëm.
5:36. Me të vërtetë, sikur të kenë jobesimtarët tërë pasurinë që gjendet në tokë, madje edhe një herë aq, e ta sakrifikojnë për të shpëtuar nga dënimi i Ditës së Kiametit, nuk do të pranohet prej tyre dhe për ata do të ketë dënim pikëllues.
5:36. Dhe nëse ata që nuk besojnë do të kishin gjithë çfarë është në tokë dhe një tjetër aq për ta dhënë si shpengim nga ndëshkimi i Ditës së Ringjalljes, nuk do të pranohej prej tyre, dhe ata do të kenë një ndëshkim të dhimbshëm.
5:36. 'INNEL-LEDHINE KEFERU LEW 'ENNE LEHUM MA FIL-'ERDI XHEMI'EN WE MITHLEHU ME'AHU LIJEFTEDU BIHI MIN 'ADHABI JEWMIL-KIJAMETI MA TUKUBBILE MINHUM WE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN
C 5:37. Ata përpiqen të dalin nga zjarri, por s'kanë të dalë nga ai, ata kanë dënim të përhershëm.
5:37. Ata do të dëshirojnë të dalin nga zjarri, por s'do të mund të dalin dot. Ata i pret dënimi i përhershëm.
5:37. Ata do të dëshirojnë të dalin nga zjarri, por ata kurrë nuk do të dalin prej tij. Për ta është një ndëshkim i përhershëm.
5:37. JURIDUNE 'EN JEHRUXHU MINE EN-NARI WE MA HUM BIHARIXHINE MINHA WE LEHUM 'ADHABUN MUKIMUN
C 5:38. Vjedhësit dhe vjedhëses prejuani duart, si shpagim i veprës që bënë, (kjo masë është) dënim nga All-llahu. All-llahu është i fuqishëm, ligjdhënës i urtë.
5:38. Vjedhësit dhe vjedhëses ua pritni duart, si ndëshkim për atë që kanë bërë dhe si dënim nga ana e Allahut. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
5:38. Dhe vjedhësit dhe vjedhëses pritjuni duart për atë që ata kanë fituar – ky është një ndëshkim i Allahut. Dhe Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.
5:38. WE ES-SARIKU WE ES-SARIKATU FAKTA'U 'EJDIJEHUMA XHEZA'EN BIMA KESEBA NEKALEN MINEL-LAHI WEL-LAHU 'AZIZUN HEKIMUN
C 5:39. E kush pendohet pas punës së keqe (vjedhjes) dhe përmirësohet, s'ka dyshim, All-llahu ia pranon pendimin, All-llahu është që falë shumë, është mëshirues.
5:39. Ndërsa atij që pendohet pas të këqijave të tij dhe përmirësohet, Allahu ia pranon pendimin, sepse Ai është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë.
5:39. Por kushdo që pendohen pas padrejtësisë së tyre dhe përmirësohen, Allahu do ta pranojë pendimin e tyre. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
5:39. FEMEN TABE MIN BA'DI DHULMIHI WE 'ESLEHE FE'INNALL-LLAHE JETUBU 'ALEJHI 'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C 5:40. A nuk di se All-llahu është Ai që sundimi i qiejve dhe i tokës është vetëm i Tij, andaj Ai dënon atë që do dhe e falë atë që do. All-llahu është i plotfuqishëm për çdo gjë.
5:40. A nuk e di ti se vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i Tokës?! Ai dënon kë të dojë dhe fal kë të dojë. Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
5:40. A nuk e di se Allahut i përket mbretëria e qiejve dhe e tokës? Ai ndëshkon kë të dojë dhe fal kë të dojë. Dhe Allahu është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë.
5:40. 'ELEM TA'LEM 'ENNEL-LAHE LEHU MULKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI JU'ADHDHIBU MEN JESHA'U WE JEGFIRU LIMEN JESHA'U WEL-LAHU 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 5:41. O ti i dërguar! Të mos brengos vrapimi në mosbesim i atyre që me gojët e tyre thanë: "Ne kemi besuar", e zemrat e tyre nuk kanë besuar (munafikët), e as i atyre që janë jehudi, të cilët shumë i përgjigjen gënjeshtrës dhe shumë dëgjojnë (fjalën) një populli që nuk vjen te ti, ata janë që i mënjanojnë fjalët pas vënies së tyre në vendin e vet (nga ana e All-llahut) e thonë: "Nëse u jepet kjo, pranoni, e nëse nuk u jepet, atëherë refuzoni. Po atë që All-llahu do ta humbë, ti nuk mund të bësh asgjë për të (nuk mund ta shpëtosh). Janë ata të cilëve All-llahu nuk deshi t'iu pastrojë zemrat (prej kufrit). Janë ata që në këtë jetë kanë poshtërim, kurse në jetën tjetër kanë dënim të madh.
5:41. O i Dërguari i Allahut! Mos u brengos për ata që zhyten shpejt në mosbesim, qofshin nga ata që me gojën e tyre thonë: “Besojmë”, ndërkohë që zemrat e tyre nuk besojnë apo prej hebrenjve, të cilët trillimet i dëgjojnë shumë, (madje) dëgjojnë edhe ata që s'kanë ardhur te ti. Ata i ndryshojnë vendet e fjalëve (në tekstet e shenjta) dhe thonë: “Nëse (shpallja) ju është dhënë kështu, pranojeni e, nëse nuk ju është dhënë kështu, atëherë, ruhuni e mos e pranoni”. Kur Allahu dëshiron ta lërë dikë në humbje, ti nuk mund të bësh asgjë për ta penguar Atë. Këta janë të asaj dore të cilët Allahu nuk dëshiron t'ua pastrojë zemrat. Për ata, në këtë jetë ka poshtërim, kurse në jetën tjetër ka ndëshkim të rëndë.
5:41. O i Dërguar, mos u mërzit për ata që nxitohen në mosbesim, nga ata që thonë se kanë besuar me gojët e tyre por zemrat e tyre nuk kanë besuar, dhe nga ata që janë hebrenj, të cilët dëgjojnë gënjeshtra dhe dëgjojnë të tjerë që nuk kanë ardhur tek ti, i shtrembërojnë fjalët jashtë kontekstit të tyre dhe thonë: Nëse ju jepet kjo, merreni, por nëse nuk ju jepet, kini kujdes. Kujt Allahu do t'ia sprovojë zemrën, ti nuk mund t'i bësh dobi tek Allahu. Ata janë ata që Allahu nuk dëshiron t'i pastrojë zemrat e tyre. Ata do të kenë poshtërim në këtë jetë dhe në botën tjetër do të kenë një ndëshkim të madh.
5:41. JA 'EJJUHA ER-RESULU LA JEHZUNKEL-LEDHINE JUSARI'UNE FIL-KUFRI MINEL-LEDHINE KALU 'AMENNA BI'EFWAHIHIM WE LEM TU'UMIN KULUBUHUM WE MINEL-LEDHINE HADU SEMMA'UNE LILKEDHIBI SEMMA'UNE LIKAWMIN 'AHARINE LEM JE'TUKE JUHERRIFUNEL-KELIME MIN BA'DI MEWADI'IHI JEKULUNE 'IN 'UTITUM HADHA FEHUDHUHU WE 'IN LEM TU'UTEWHU FAHDHERU WE MEN JURIDI ELLAHU FITNETEHU FELEN TEMLIKE LEHU MINEL-LAHI SHEJ'EN 'ULA'IKEL-LEDHINE LEM JURIDI ELLAHU 'EN JUTEHHIRE KULUBEHUM LEHUM FI ED-DUNJA HIZJUN WE LEHUM FIL-'AHIRETI 'ADHABUN 'ADHIMUN
C 5:42. Janë ata që i përgjigjen të pavërtetës dhe hanë shumë haramin (ryshfetin). Në qoftë se vijnë te ti (për ndonjë gjykim), gjyko mes tyre ose hiqju tyre. Nëse prapsesh prej tyre (nuk gjykon), ata nuk mund të sjellin ty kurrfarë dëmi. Po nëse gjykon mes tyre, gjyko drejtë; All-llahu i do të drejtit.
5:42. Ata janë dëgjues të gënjeshtrës dhe e hanë me kënaqësi të madhe atë që është e ndaluar. Nëse vijnë tek ti, gjykoji ata ose shmangu prej tyre! Nëse shmangesh nga ata, nuk mund të të dëmtojnë aspak. E, nëse i gjykon, gjykoji me drejtësi! Vërtet, Allahu i do të drejtët.
5:42. Ata janë dëgjues të gënjeshtrave, që hanë paligjshmërisht. Nëse vijnë tek ti, gjyko ndërmjet tyre ose largoju prej tyre. Nëse largohesh prej tyre, ata nuk mund të të dëmtojnë aspak. Por nëse gjykon, gjyko me drejtësi. Me të vërtetë, Allahu i do të drejtët.
5:42. SEMMA'UNE LILKEDHIBI 'EKKALUNE LILSSUHTI FE'IN XHA'UKE FAHKUM BEJNEHUM 'EW 'A'RID 'ANHUM WE 'IN TU'RID 'ANHUM FELEN JEDURRUKE SHEJ'EN WE 'IN HEKEMTE FAHKUM BEJNEHUM BIL-KISTI 'INNALL-LLAHE JUHIBBUL-MUKSITINE
C 5:43. E si kërkojnë ata gjykimin tënd, kur ata kanë Tevratin, e në të cilin është vendimi i All-llahut, e pastaj ata refuzojnë më vonë atë (vendimin tënd)? Ata nuk janë besimtarë.
5:43. E qysh të drejtohen ata ty për t'i gjykuar, ndërsa e kanë Teuratin, në të cilin është gjykimi i Allahut, e madje edhe pas kësaj shmangen prej teje? Sepse ata nuk janë besimtarë.
5:43. Po si do të vijnë tek ti për gjykim kur ata kanë Teuratin në të cilin është gjykimi i Allahut, e pastaj largohen edhe pasi kjo u është bërë e qartë. Ata nuk janë besimtarë.
5:43. WE KEJFE JUHEKKIMUNEKE WE 'INDEHUMUT-TEWRETU FIHA HUKMU ELLAHI THUMME JETEWELLEWNE MIN BA'DI DHALIKE WE MA 'ULA'IKE BIL-MU'UMININE