Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 5:30. Atëherë epshi i tij e bindi atë për mbytjen e të vëllait dhe e mbyti atë. Ai mbeti prej më të dëshpëruarve (hidhëroi prindërit, mbeti pa vëlla, u përbuz prej Zotit dhe u fut në xhehennem).
5:30. Vetja e tij e nxiti në vrasjen e të vëllait dhe e vrau. Kështu, ai u bë nga të humburit.
5:30. Dhe shpirti i tij e nxiti atë që të vriste vëllanë e tij, kështu që e vrau, dhe u bë prej të humburve.
5:30. FETEWWE'AT LEHU NEFSUHU KATLE 'EHIHI FEKATELEHU FE'ESBEHE MINEL-HASIRINE
C 5:31. All-llahu dërgoi një sorrë, e cila groponte në dhe, për t'i treguar atij se si ta mbulojë trupin e vëllait. E ai i tha: "I mjeri unë, a nuk qesh i aftë të bëhem si kjo sorrë, e ta mbuloja trupin e vëllait tim?" Ashtu mbeti i penduar.
5:31. Allahu dërgoi një sorrë që rrëmihte në tokë, për t'i treguar se si ta mbulonte kufomën e të vëllait. (Kabili) tha: “Mjeri unë, a nuk qenkam i zoti të bëhem si kjo sorrë e ta mbuloj trupin e tim vëllai?!” E u bë nga të penduarit.
5:31. Pastaj Allahu dërgoi një sorrë që gërmonte në tokë për t'i treguar atij si ta fshehë trupin e vëllait të tij. Ai tha: "Mjerë unë, a nuk jam i aftë të jem si kjo sorrë dhe të fsheh trupin e vëllait tim?" Kështu ai u bë nga të penduarit.
5:31. FEBE'ATHEL-LAHU GURABEN JEBHETHU FIL-'ERDI LIJURIJEHU KEJFE JUWARI SEW'ETE 'EHIHI KALE JA WEJLETA 'E'AXHEZTU 'EN 'EKUNE MITHLE HADHAL-GURABI FE'UWARIJE SEW'ETE 'EHI FE'ESBEHE MINE EN-NADIMINE
C 5:32. Për këtë (shkak të atij krimi) Ne u shpallëm (ligj) beni israilëve se kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t'i kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t'i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit. Atyre (beni israilëve) u erdhën të dërguarit Tanë me argumente, mandej edhe pas këtij (vendimi) shumë prej tyre e teprojnë (kalojnë kufijtë në mbytje) në këtë tokë.
5:32. Prandaj Ne i urdhëruam bijtë e Izraelit se kush vret ndokënd, që s'ka vrarë njeri ose që nuk ka bërë çrregullime në Tokë, është sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzit. Dhe, nëse dikush shpëton një jetë, është sikur të ketë shpëtuar jetën e krejt njerëzve. Të dërguarit tanë u sollën shenja të qarta, por shumë nga ata, edhe pas kësaj, i kaluan tërë kufijtë me të këqija në Tokë.
5:32. Për këtë arsye Ne i caktuam bijve të Izraelit se kushdo që vret një person pa qenë ai vrasës apo pa bërë çrregullime në tokë, është si të kishte vrarë gjithë njerëzimin; dhe kushdo që shpëton një jetë, është si të kishte shpëtuar gjithë njerëzimin. Dhe me të vërtetë, të dërguarit Tanë u kanë sjellë atyre prova të qarta, por edhe pas kësaj, shumë prej tyre vazhdojnë të bëjnë çrregullime në tokë.
5:32. MIN 'EXHLI DHALIKE KETEBNA 'ALA BENI 'ISRA'ILE 'ENNEHU MEN KATELE NEFSEN BIGAJRI NEFSIN 'EW FESADIN FIL-'ERDI FEKE'ENNEMA KATELE EN-NASE XHEMI'AN WE MEN 'EHJAHA FEKE'ENNEMA 'EHJA EN-NASE XHEMI'ÆN WE LEKAD XHA'ET/HUM RUSULUNA BIL-BEJJINATI THUMME 'INNE KETHIRÆN MINHUM BA'DE DHALIKE FIL-'ERDI LEMUSRIFUNE
C 5:33. Dënimi i atyre që luftojnë (kundërshtojnë) All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është tjetër vetëm se të mbyten ose të gozhdohen, ose (të gjymtohen), t'u priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Kjo (masë ndëshkuese) është poshtërim për ta në Dunja, dhe në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh.
5:33. Pa dyshim se ndëshkimi i atyre që luftojnë kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe që bëjnë shkatërrime në Tokë, është të vriten ose të gozhdohen, ose t'u këputen duart dhe këmbët tërthorazi, ose të dëbohen nga vendi. Ky ndëshkim është poshtërim për ata në këtë jetë, ndërsa në jetën tjetër, për ata do të ketë dënim shumë të madh.
5:33. Paga e atyre që luftojnë kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe bëjnë çrregullime në tokë është që të vriten ose të kryqëzohen ose t'u priten duart dhe këmbët tërthorazi ose të dëbohen nga toka. Ky është poshtërim për ta në këtë jetë, dhe në botën tjetër ata do të kenë një ndëshkim të madh.
5:33. 'INNEMA XHEZA'UL-LEDHINE JUHARIBUNEL-LAHE WE RESULEHU WE JES'AWNE FIL-'ERDI FESADEN 'EN JUKATTELU 'EW JUSELLEBU 'EW TUKATTE'A 'EJDIHIM WE 'ERXHULUHUM MIN HILAFIN 'EW JUNFEW MINEL-'ERDI DHALIKE LEHUM HIZJUN FI ED-DUNJA WE LEHUM FIL-'AHIRETI 'ADHABUN 'ADHIMUN
C 5:34. Përveç atyre që janë penduar para se t'i kapni. E, dijeni pra se All-llahu bën falje të madhe, është mëshirues.
5:34. Përjashtim bëjnë ata që pendohen pa i zënë ju. Ta dini se Allahu është Falës e Mëshirëplotë.
5:34. Përveç atyre që pendohen para se t'i kapni ju, atëherë dijeni se Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
5:34. 'ILLAL-LEDHINE TABU MIN KABLI 'EN TEKDIRU 'ALEJHIM FA'LEMU 'ENNEL-LAHE GAFURUN REHIMUN
C 5:35. O ju që besuat! Kini frikë All-llahun dhe kërkoni afrim te Ai, luftoni në rrugën e Tij që të gjeni shpëtim.
5:35. O besimtarë! Kini frikë Allahun, përpiquni që t'i afroheni Atij me vepra të mira dhe luftoni në rrugën e Tij për të shpëtuar!
5:35. O ju që keni besuar, kini frikë Allahun dhe kërkoni rrugë për t'iu afruar Atij dhe luftoni në rrugën e Tij që të mund të jeni të suksesshëm.
5:35. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU ETTEKU ELLAHE WE EBTEGU 'ILEJHIL-WESILETE WE XHAHIDU FI SEBILIHI LE'ALLEKUM TUFLIHUNE
C 5:36. Atyre që mohuan, edhe sikur të ishte e tyre e gjithë ajo që është në tokë, e edhe njëherë aq për të dhënë shpagim (zhdëmtim) nga dënimi i ditës së kijametit, nuk u pranohet. Ata kanë dënim të dhembshëm.
5:36. Me të vërtetë, sikur të kenë jobesimtarët tërë pasurinë që gjendet në tokë, madje edhe një herë aq, e ta sakrifikojnë për të shpëtuar nga dënimi i Ditës së Kiametit, nuk do të pranohet prej tyre dhe për ata do të ketë dënim pikëllues.
5:36. Dhe nëse ata që nuk besojnë do të kishin gjithë çfarë është në tokë dhe një tjetër aq për ta dhënë si shpengim nga ndëshkimi i Ditës së Ringjalljes, nuk do të pranohej prej tyre, dhe ata do të kenë një ndëshkim të dhimbshëm.
5:36. 'INNEL-LEDHINE KEFERU LEW 'ENNE LEHUM MA FIL-'ERDI XHEMI'EN WE MITHLEHU ME'AHU LIJEFTEDU BIHI MIN 'ADHABI JEWMIL-KIJAMETI MA TUKUBBILE MINHUM WE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN
C 5:37. Ata përpiqen të dalin nga zjarri, por s'kanë të dalë nga ai, ata kanë dënim të përhershëm.
5:37. Ata do të dëshirojnë të dalin nga zjarri, por s'do të mund të dalin dot. Ata i pret dënimi i përhershëm.
5:37. Ata do të dëshirojnë të dalin nga zjarri, por ata kurrë nuk do të dalin prej tij. Për ta është një ndëshkim i përhershëm.
5:37. JURIDUNE 'EN JEHRUXHU MINE EN-NARI WE MA HUM BIHARIXHINE MINHA WE LEHUM 'ADHABUN MUKIMUN
C 5:38. Vjedhësit dhe vjedhëses prejuani duart, si shpagim i veprës që bënë, (kjo masë është) dënim nga All-llahu. All-llahu është i fuqishëm, ligjdhënës i urtë.
5:38. Vjedhësit dhe vjedhëses ua pritni duart, si ndëshkim për atë që kanë bërë dhe si dënim nga ana e Allahut. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
5:38. Dhe vjedhësit dhe vjedhëses pritjuni duart për atë që ata kanë fituar – ky është një ndëshkim i Allahut. Dhe Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.
5:38. WE ES-SARIKU WE ES-SARIKATU FAKTA'U 'EJDIJEHUMA XHEZA'EN BIMA KESEBA NEKALEN MINEL-LAHI WEL-LAHU 'AZIZUN HEKIMUN
C 5:39. E kush pendohet pas punës së keqe (vjedhjes) dhe përmirësohet, s'ka dyshim, All-llahu ia pranon pendimin, All-llahu është që falë shumë, është mëshirues.
5:39. Ndërsa atij që pendohet pas të këqijave të tij dhe përmirësohet, Allahu ia pranon pendimin, sepse Ai është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë.
5:39. Por kushdo që pendohen pas padrejtësisë së tyre dhe përmirësohen, Allahu do ta pranojë pendimin e tyre. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
5:39. FEMEN TABE MIN BA'DI DHULMIHI WE 'ESLEHE FE'INNALL-LLAHE JETUBU 'ALEJHI 'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C 5:40. A nuk di se All-llahu është Ai që sundimi i qiejve dhe i tokës është vetëm i Tij, andaj Ai dënon atë që do dhe e falë atë që do. All-llahu është i plotfuqishëm për çdo gjë.
5:40. A nuk e di ti se vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i Tokës?! Ai dënon kë të dojë dhe fal kë të dojë. Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
5:40. A nuk e di se Allahut i përket mbretëria e qiejve dhe e tokës? Ai ndëshkon kë të dojë dhe fal kë të dojë. Dhe Allahu është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë.
5:40. 'ELEM TA'LEM 'ENNEL-LAHE LEHU MULKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI JU'ADHDHIBU MEN JESHA'U WE JEGFIRU LIMEN JESHA'U WEL-LAHU 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN