U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
5:23.
Dy burra, prej atyre (prijësve) që All-llahu i kishte pajisur me bindje dhe kishin frikën e Tij, thanë: "Hynju atyre nga dera, e kur t'u hyni nga ajo, atëherë ju jeni ngadhënjyes. Dhe vetëm All-llahut mbështetjuni, nëse jeni besimtarë të sinqertë".
5:23.
Dy burra nga ata që i frikësoheshin Allahut dhe që Ai i kishte pajisur me mirësi, thanë: “Hyni në portën e qytetit! Kur të kaloni nëpër të, me siguri do të jeni fitues. Në qoftë se jeni besimtarë, atëherë mbështetuni tek Allahu!”
5:23.
Dy burra nga ata që kishin frikë (Allahun) dhe që Allahu i kishte bekuar thanë: "Hyni te ata në portë, sapo të hyni, me siguri ju do të jeni fitimtarë. Dhe mbështetuni tek Allahu nëse jeni besimtarë."
5:23.
KALE REXHULANI MINEL-LEDHINE JEHAFUNE 'EN'AMEL-LAHU 'ALEJHIMA EDHULU 'ALEJHIMUL-BABE FE'IDHA DEHALTUMUHU FE'INNEKUM GALIBUNE WE 'ALA ELLAHI FETEWEKKELU 'IN KUNTUM MU'UMININE
C
5:24.
Ata thanë: "O Musa, ne kurrë nuk hyjmë në të derisa ata janë aty, shko pra ti dhe Zoti yt e luftoni, ne po rrimë këtu!"
5:24.
Ata thanë: “O Musa! Kurrsesi nuk do të hyjmë atje, derisa aty të gjenden ata. Kështu që shko ti dhe Zoti yt e luftoni, se ne do të rrimë këtu”.
5:24.
Ata thanë: "O Musa, ne kurrë nuk do të hyjmë në të për sa kohë që ata janë aty. Pra, shko ti dhe Zoti yt dhe luftoni, ne do të rrimë këtu ulur."
5:24.
KALU JA MUSA 'INNA LEN NEDHULEHA 'EBEDEN MA DAMU FIHA FADH/HEB 'ENTE WE REBBUKE FEKATILA 'INNA HAHUNA KA'IDUNE
C
5:25.
(Musai) Tha: "Zoti im! Unë nuk kam në dorë pos vetes sime dhe as vëllai im (Haruni nuk ka në dorë pos vetvetes, ose: pos vetes sime dhe vëllain tim), ndana, pra, neve prej popullit të fëlliqtë.
5:25.
Musai tha: “O Zoti im! Unë nuk kam fuqi për askënd tjetër veç vetes dhe vëllait, prandaj na veço neve prej këtij populli të pabindur!”
5:25.
Musa tha: "O Zoti im, unë nuk zotëroj askënd përveç vetes dhe vëllait tim, prandaj na ndaj nga ky popull i pabindur."
5:25.
KALE RABBI 'INNI LA 'EMLIKU 'ILLA NEFSI WE 'EHI FAFRUK BEJNENA WE BEJNEL-KAWMIL-FASIKINE
C
5:26.
(All-llahu) Tha: "Ajo (tokë) është e ndaluar (haram) për ta katërdhjetë vjet. Do të sillen nëpër tokë (të hutuar). Ti mos u keqëso për popullin e shfrenuar.
5:26.
Allahu tha: “Ajo (toka e shenjtë) u është ndaluar atyre për dyzet vjet. Ata do të bredhin të çoroditur nëpër tokë, por ty mos të të vijë keq për atë popull të pabindur”.
5:26.
Allahu tha: "Ajo do t'u ndalohet atyre për dyzet vjet, ata do të enden nëpër tokë. Mos u mërzit për këtë popull të pabindur."
5:26.
KALE FE'INNEHA MUHERREMETUN 'ALEJHIM 'ERBA'INE SENETEN JETIHUNE FIL-'ERDI FELA TE'SE 'ALEL-KAWMIL-FASIKINE
C
5:27.
Lexoju (Muhammed) atyre (jehudive e të tjerëve) ngjarjen e vërtetë të dy djemve të Ademit, kur të dy flijuan kurbanë, nga të cilët njërit iu pranua. Ai (që nuk iu pranua) tha: "Unë do të të mbys ty" (Kabili i tha Habilit). E ai (që iu pranua) tha: "All-llahu pranon vetëm prej të sinqertëve",
5:27.
Lexoju (o Muhamed) saktësisht ngjarjen e dy bijve të Ademit, kur ata bënë nga një kurban, njërit iu pranua, kurse tjetrit jo. Njëri i tha tjetrit: “Ty gjithsesi do të të vras”. Tjetri tha: “Allahu pranon vetëm prej të devotshmit.
5:27.
Dhe tregoju atyre historinë e dy bijve të Ademit me të vërtetën: ata ofruan një flijim dhe iu pranua njërit prej tyre por nuk iu pranua tjetrit. Ky tha: "Do të të vras," ndërsa ai tjetri tha: "Allahu pranon vetëm nga të devotshmit.
5:27.
WE ETLU 'ALEJHIM NEBE'E EBNEJ 'ADEME BIL-HEKKI 'IDH KARREBA KURBANEN FETUKUBBILE MIN 'EHEDIHIMA WE LEM JUTEKABBEL MINEL-'AHARI KALE LE'EKTULENNEKE KALE 'INNEMA JETEKABBELU ELLAHU MINEL-MUTTEKINE
C
5:28.
Dhe, nëse ti e zgjatë te unë dorën tënde për të më mbytur, unë nuk e zgjas te ti dorën time për të të mbytur; unë i frikësohem All-llahut, Zotit të botërave!"
5:28.
Nëse ti ngre dorë të më vrasësh mua, unë nuk do ta ngre dorën që të të vras, sepse, në të vërtetë, unë i frikësohem Allahut, Zotit të gjithësisë.
5:28.
Edhe sikur ti të zgjatësh dorën për të më vrarë, unë nuk do ta zgjas dorën time për të të vrarë, sepse unë i frikësohem Allahut, Zotit të botëve.
5:28.
LE'IN BESETTE 'ILEJJE JEDEKE LITEKTULENI MA 'ENA BIBASITIN JEDIJE 'ILEJKE LI'KTULEKE 'INNI 'EHAFU ELLAHE REBBEL-'ALEMINE
C
5:29.
Unë (nuk dua të të mbys, por) dua që ta bartësh mëkatin tim dhe mëkatin tënd, e të bëhesh nga banorët e zjarrit, e ai është dënim i zullumqarëve.
5:29.
Unë parapëlqej të marrësh barrën e gjynahut tim dhe të gjynahut tënd e kështu të bëhesh ndër banorët e zjarrit. Ky është ndëshkimi i keqbërësve”.
5:29.
Unë dëshiroj që ti të marrësh mbi vete mëkatin tim dhe mëkatin tënd, dhe të bëhesh nga banorët e zjarrit. Ky është shpërblimi i keqbërësve."
5:29.
'INNI 'URIDU 'EN TEBU'E BI'ITHMI WE 'ITHMIKE FETEKUNE MIN 'ESHABI EN-NARI WE DHELIKE XHEZA'U EDH-DHALIMINE
C
5:30.
Atëherë epshi i tij e bindi atë për mbytjen e të vëllait dhe e mbyti atë. Ai mbeti prej më të dëshpëruarve (hidhëroi prindërit, mbeti pa vëlla, u përbuz prej Zotit dhe u fut në xhehennem).
5:30.
Vetja e tij e nxiti në vrasjen e të vëllait dhe e vrau. Kështu, ai u bë nga të humburit.
5:30.
Dhe shpirti i tij e nxiti atë që të vriste vëllanë e tij, kështu që e vrau, dhe u bë prej të humburve.
5:30.
FETEWWE'AT LEHU NEFSUHU KATLE 'EHIHI FEKATELEHU FE'ESBEHE MINEL-HASIRINE
C
5:31.
All-llahu dërgoi një sorrë, e cila groponte në dhe, për t'i treguar atij se si ta mbulojë trupin e vëllait. E ai i tha: "I mjeri unë, a nuk qesh i aftë të bëhem si kjo sorrë, e ta mbuloja trupin e vëllait tim?" Ashtu mbeti i penduar.
5:31.
Allahu dërgoi një sorrë që rrëmihte në tokë, për t'i treguar se si ta mbulonte kufomën e të vëllait. (Kabili) tha: “Mjeri unë, a nuk qenkam i zoti të bëhem si kjo sorrë e ta mbuloj trupin e tim vëllai?!” E u bë nga të penduarit.
5:31.
Pastaj Allahu dërgoi një sorrë që gërmonte në tokë për t'i treguar atij si ta fshehë trupin e vëllait të tij. Ai tha: "Mjerë unë, a nuk jam i aftë të jem si kjo sorrë dhe të fsheh trupin e vëllait tim?" Kështu ai u bë nga të penduarit.
5:31.
FEBE'ATHEL-LAHU GURABEN JEBHETHU FIL-'ERDI LIJURIJEHU KEJFE JUWARI SEW'ETE 'EHIHI KALE JA WEJLETA 'E'AXHEZTU 'EN 'EKUNE MITHLE HADHAL-GURABI FE'UWARIJE SEW'ETE 'EHI FE'ESBEHE MINE EN-NADIMINE
C
5:32.
Për këtë (shkak të atij krimi) Ne u shpallëm (ligj) beni israilëve se kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t'i kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t'i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit. Atyre (beni israilëve) u erdhën të dërguarit Tanë me argumente, mandej edhe pas këtij (vendimi) shumë prej tyre e teprojnë (kalojnë kufijtë në mbytje) në këtë tokë.
5:32.
Prandaj Ne i urdhëruam bijtë e Izraelit se kush vret ndokënd, që s'ka vrarë njeri ose që nuk ka bërë çrregullime në Tokë, është sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzit. Dhe, nëse dikush shpëton një jetë, është sikur të ketë shpëtuar jetën e krejt njerëzve. Të dërguarit tanë u sollën shenja të qarta, por shumë nga ata, edhe pas kësaj, i kaluan tërë kufijtë me të këqija në Tokë.
5:32.
Për këtë arsye Ne i caktuam bijve të Izraelit se kushdo që vret një person pa qenë ai vrasës apo pa bërë çrregullime në tokë, është si të kishte vrarë gjithë njerëzimin; dhe kushdo që shpëton një jetë, është si të kishte shpëtuar gjithë njerëzimin. Dhe me të vërtetë, të dërguarit Tanë u kanë sjellë atyre prova të qarta, por edhe pas kësaj, shumë prej tyre vazhdojnë të bëjnë çrregullime në tokë.
5:32.
MIN 'EXHLI DHALIKE KETEBNA 'ALA BENI 'ISRA'ILE 'ENNEHU MEN KATELE NEFSEN BIGAJRI NEFSIN 'EW FESADIN FIL-'ERDI FEKE'ENNEMA KATELE EN-NASE XHEMI'AN WE MEN 'EHJAHA FEKE'ENNEMA 'EHJA EN-NASE XHEMI'ÆN WE LEKAD XHA'ET/HUM RUSULUNA BIL-BEJJINATI THUMME 'INNE KETHIRÆN MINHUM BA'DE DHALIKE FIL-'ERDI LEMUSRIFUNE
C
5:33.
Dënimi i atyre që luftojnë (kundërshtojnë) All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është tjetër vetëm se të mbyten ose të gozhdohen, ose (të gjymtohen), t'u priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Kjo (masë ndëshkuese) është poshtërim për ta në Dunja, dhe në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh.
5:33.
Pa dyshim se ndëshkimi i atyre që luftojnë kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe që bëjnë shkatërrime në Tokë, është të vriten ose të gozhdohen, ose t'u këputen duart dhe këmbët tërthorazi, ose të dëbohen nga vendi. Ky ndëshkim është poshtërim për ata në këtë jetë, ndërsa në jetën tjetër, për ata do të ketë dënim shumë të madh.
5:33.
Paga e atyre që luftojnë kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe bëjnë çrregullime në tokë është që të vriten ose të kryqëzohen ose t'u priten duart dhe këmbët tërthorazi ose të dëbohen nga toka. Ky është poshtërim për ta në këtë jetë, dhe në botën tjetër ata do të kenë një ndëshkim të madh.
5:33.
'INNEMA XHEZA'UL-LEDHINE JUHARIBUNEL-LAHE WE RESULEHU WE JES'AWNE FIL-'ERDI FESADEN 'EN JUKATTELU 'EW JUSELLEBU 'EW TUKATTE'A 'EJDIHIM WE 'ERXHULUHUM MIN HILAFIN 'EW JUNFEW MINEL-'ERDI DHALIKE LEHUM HIZJUN FI ED-DUNJA WE LEHUM FIL-'AHIRETI 'ADHABUN 'ADHIMUN