Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 5:19. O ithtarë të librit, ju erdhi i dërguari i Jonë, ju sqaron (çështjet e fesë) pas ndërprerjes së të dërguarve, në mënyrë që të mos thoni: "Neve nuk na erdhi as i dërguar që të na përgëzojë, e as që të na tërheqë vërejtjen". Pra ja, ju erdhi përgëzuesi dhe kërcënuesi. All-llahu është fuqiplotë për çdo send.
5:19. O ithtarë të Librit! Ju ka ardhur i Dërguari Ynë, që jua qartëson gjërat pas ndërprerjes së (vargut të) të dërguarve, për të mos thënë ju (kur të dënoheni), se nuk na ka ardhur asnjë që sjell lajme të mira e as ndonjë paralajmërues. Ja, ju erdhi ai që sjell lajme të mira dhe paralajmërime. Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
5:19. O njerëz të Librit, ju ka ardhur i Dërguari Ynë pas një ndërprerjeje të të dërguarve, që t'ju sqarojë që të mos thoni: "Nuk na ka ardhur asnjë përgëzues dhe asnjë paralajmërues." Tani ju ka ardhur një përgëzues dhe paralajmërues. Dhe Allahu ka fuqi mbi çdo gjë.
5:19. JA 'EHLEL-KITABI KAD XHA'EKUM RESULUNA JUBEJJINU LEKUM 'ALA FETRETIN MINE ER-RUSULI 'EN TEKULU MA XHA'ENA MIN BESHIRIN WE LA NEDHIRIN FEKAD XHA'EKUM BESHIRUN WE NEDHIRUN WEL-LAHU 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 5:20. Përkujto (O i dërguar) kur Musai i tha popullit të vet: "O popull im, përkujtojeni dhuratën e All-llahut ndaj jush, kur në mesin tuaj dërgoi pejgamberë, ju mundësoi të jeni sundues dhe ju dha çka nuk i dha askujt nga popujt.
5:20. Kujto kur Musai i tha popullit të vet: “O populli im! Kujtoni mirësinë e Allahut ndaj jush, kur prej jush bëri profetë, bëri sundimtarë dhe ju dha atë që nuk ia kishte dhënë asnjë populli para jush!
5:20. Dhe kur Musa i tha popullit të tij: "O populli im, kujtoni mirësinë e Allahut mbi ju kur Ai bëri midis jush profetë dhe ju bëri mbretër dhe ju dha atë që nuk iu kishte dhënë askujt nga popujt.
5:20. WE 'IDH KALE MUSA LIKAWMIHI JA KAWMI EDHKURU NI'METEL-LAHI 'ALEJKUM 'IDH XHE'ALE FIKUM 'ENBIJA'E WE XHE'ALEKUM MULUKEN WE 'ATAKUM MA LEM JU'UTI 'EHEDAN MINEL-'ALEMINE
C 5:21. O popull imi, hyni në tokën e shenjtë, të cilën All-llahu ua premtoi, dhe mos u ktheni mbrapa, pse atëherë khteheni të dëshpëruar.
5:21. O populli im! Hyni në Tokën e shenjtë që Allahu e ka caktuar për ju dhe mos u ktheni prapa, se atëherë do të ktheheni të humbur!”
5:21. O populli im, hyni në tokën e shenjtë që Allahu ju ka caktuar dhe mos u ktheni pas, se do të ktheheni si të humbur."
5:21. JA KAWMI EDHULUL-'ERDEL-MUKADDESETEL-LETI KETEBEL-LAHU LEKUM WE LA TERTEDDU 'ALA 'EDBARIKUM FETENKALIBU HASIRINE
C 5:22. Ata (populli i Musait) thanë: "O Musa, aty është një popull i fuqishem (dhunues), prandaj ne nuk do të hyjmë aty kurrë derisa ata të mos dalin nga ajo (të na e lirojnë pa luftë), nëse dalin ata nga ajo, ne do të hyjmë".
5:22. Ata thanë: “O Musa! Në atë tokë gjendet një popull i fortë dhe ne nuk do të hyjmë pa dalë ata e, nëse ata dalin, ne atëherë, me siguri do të hyjmë në të”.
5:22. Ata thanë: "O Musa, në të është një popull i fuqishëm dhe ne nuk do të hyjmë në të derisa ata të dalin prej saj. Nëse ata dalin, ne do të hyjmë."
5:22. KALU JA MUSA 'INNE FIHA KAWMEN XHEBBARINE WE 'INNA LEN NEDHULEHA HETTA JEHRUXHU MINHA FE'IN JEHRUXHU MINHA FE'INNA DAHILUNE
C 5:23. Dy burra, prej atyre (prijësve) që All-llahu i kishte pajisur me bindje dhe kishin frikën e Tij, thanë: "Hynju atyre nga dera, e kur t'u hyni nga ajo, atëherë ju jeni ngadhënjyes. Dhe vetëm All-llahut mbështetjuni, nëse jeni besimtarë të sinqertë".
5:23. Dy burra nga ata që i frikësoheshin Allahut dhe që Ai i kishte pajisur me mirësi, thanë: “Hyni në portën e qytetit! Kur të kaloni nëpër të, me siguri do të jeni fitues. Në qoftë se jeni besimtarë, atëherë mbështetuni tek Allahu!”
5:23. Dy burra nga ata që kishin frikë (Allahun) dhe që Allahu i kishte bekuar thanë: "Hyni te ata në portë, sapo të hyni, me siguri ju do të jeni fitimtarë. Dhe mbështetuni tek Allahu nëse jeni besimtarë."
5:23. KALE REXHULANI MINEL-LEDHINE JEHAFUNE 'EN'AMEL-LAHU 'ALEJHIMA EDHULU 'ALEJHIMUL-BABE FE'IDHA DEHALTUMUHU FE'INNEKUM GALIBUNE WE 'ALA ELLAHI FETEWEKKELU 'IN KUNTUM MU'UMININE
C 5:24. Ata thanë: "O Musa, ne kurrë nuk hyjmë në të derisa ata janë aty, shko pra ti dhe Zoti yt e luftoni, ne po rrimë këtu!"
5:24. Ata thanë: “O Musa! Kurrsesi nuk do të hyjmë atje, derisa aty të gjenden ata. Kështu që shko ti dhe Zoti yt e luftoni, se ne do të rrimë këtu”.
5:24. Ata thanë: "O Musa, ne kurrë nuk do të hyjmë në të për sa kohë që ata janë aty. Pra, shko ti dhe Zoti yt dhe luftoni, ne do të rrimë këtu ulur."
5:24. KALU JA MUSA 'INNA LEN NEDHULEHA 'EBEDEN MA DAMU FIHA FADH/HEB 'ENTE WE REBBUKE FEKATILA 'INNA HAHUNA KA'IDUNE
C 5:25. (Musai) Tha: "Zoti im! Unë nuk kam në dorë pos vetes sime dhe as vëllai im (Haruni nuk ka në dorë pos vetvetes, ose: pos vetes sime dhe vëllain tim), ndana, pra, neve prej popullit të fëlliqtë.
5:25. Musai tha: “O Zoti im! Unë nuk kam fuqi për askënd tjetër veç vetes dhe vëllait, prandaj na veço neve prej këtij populli të pabindur!”
5:25. Musa tha: "O Zoti im, unë nuk zotëroj askënd përveç vetes dhe vëllait tim, prandaj na ndaj nga ky popull i pabindur."
5:25. KALE RABBI 'INNI LA 'EMLIKU 'ILLA NEFSI WE 'EHI FAFRUK BEJNENA WE BEJNEL-KAWMIL-FASIKINE
C 5:26. (All-llahu) Tha: "Ajo (tokë) është e ndaluar (haram) për ta katërdhjetë vjet. Do të sillen nëpër tokë (të hutuar). Ti mos u keqëso për popullin e shfrenuar.
5:26. Allahu tha: “Ajo (toka e shenjtë) u është ndaluar atyre për dyzet vjet. Ata do të bredhin të çoroditur nëpër tokë, por ty mos të të vijë keq për atë popull të pabindur”.
5:26. Allahu tha: "Ajo do t'u ndalohet atyre për dyzet vjet, ata do të enden nëpër tokë. Mos u mërzit për këtë popull të pabindur."
5:26. KALE FE'INNEHA MUHERREMETUN 'ALEJHIM 'ERBA'INE SENETEN JETIHUNE FIL-'ERDI FELA TE'SE 'ALEL-KAWMIL-FASIKINE
C 5:27. Lexoju (Muhammed) atyre (jehudive e të tjerëve) ngjarjen e vërtetë të dy djemve të Ademit, kur të dy flijuan kurbanë, nga të cilët njërit iu pranua. Ai (që nuk iu pranua) tha: "Unë do të të mbys ty" (Kabili i tha Habilit). E ai (që iu pranua) tha: "All-llahu pranon vetëm prej të sinqertëve",
5:27. Lexoju (o Muhamed) saktësisht ngjarjen e dy bijve të Ademit, kur ata bënë nga një kurban, njërit iu pranua, kurse tjetrit jo. Njëri i tha tjetrit: “Ty gjithsesi do të të vras”. Tjetri tha: “Allahu pranon vetëm prej të devotshmit.
5:27. Dhe tregoju atyre historinë e dy bijve të Ademit me të vërtetën: ata ofruan një flijim dhe iu pranua njërit prej tyre por nuk iu pranua tjetrit. Ky tha: "Do të të vras," ndërsa ai tjetri tha: "Allahu pranon vetëm nga të devotshmit.
5:27. WE ETLU 'ALEJHIM NEBE'E EBNEJ 'ADEME BIL-HEKKI 'IDH KARREBA KURBANEN FETUKUBBILE MIN 'EHEDIHIMA WE LEM JUTEKABBEL MINEL-'AHARI KALE LE'EKTULENNEKE KALE 'INNEMA JETEKABBELU ELLAHU MINEL-MUTTEKINE
C 5:28. Dhe, nëse ti e zgjatë te unë dorën tënde për të më mbytur, unë nuk e zgjas te ti dorën time për të të mbytur; unë i frikësohem All-llahut, Zotit të botërave!"
5:28. Nëse ti ngre dorë të më vrasësh mua, unë nuk do ta ngre dorën që të të vras, sepse, në të vërtetë, unë i frikësohem Allahut, Zotit të gjithësisë.
5:28. Edhe sikur ti të zgjatësh dorën për të më vrarë, unë nuk do ta zgjas dorën time për të të vrarë, sepse unë i frikësohem Allahut, Zotit të botëve.
5:28. LE'IN BESETTE 'ILEJJE JEDEKE LITEKTULENI MA 'ENA BIBASITIN JEDIJE 'ILEJKE LI'KTULEKE 'INNI 'EHAFU ELLAHE REBBEL-'ALEMINE
C 5:29. Unë (nuk dua të të mbys, por) dua që ta bartësh mëkatin tim dhe mëkatin tënd, e të bëhesh nga banorët e zjarrit, e ai është dënim i zullumqarëve.
5:29. Unë parapëlqej të marrësh barrën e gjynahut tim dhe të gjynahut tënd e kështu të bëhesh ndër banorët e zjarrit. Ky është ndëshkimi i keqbërësve”.
5:29. Unë dëshiroj që ti të marrësh mbi vete mëkatin tim dhe mëkatin tënd, dhe të bëhesh nga banorët e zjarrit. Ky është shpërblimi i keqbërësve."
5:29. 'INNI 'URIDU 'EN TEBU'E BI'ITHMI WE 'ITHMIKE FETEKUNE MIN 'ESHABI EN-NARI WE DHELIKE XHEZA'U EDH-DHALIMINE