U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
4:124.
Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtarë, të tillët hyjnë në xhennet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie.
4:124.
Dhe kushdo që bën vepra të mira, qoftë ai mashkull ose femër, duke qenë besimtar, do të hyjë në Xhenet dhe nuk do t'i bëhet asnjë padrejtësi.
4:124.
Dhe kushdo që bën vepra të mira, qoftë mashkull ose femër, ndërsa është besimtar – ata do të hyjnë në Xhenet dhe nuk do të padrejtohen aspak.
4:124.
WE MEN JA'MEL MINE ES-SALIHATI MIN DHEKERIN 'EW 'UNTHA WE HUWE MU'UMINUN FE'ULA'IKE JEDHULUNEL-XHENNETE WE LA JUDHLEMUNE NEKIREN
C
4:125.
Kush ka fe më të mirë se ai që sinqerisht i është bindur All-llahut dhe, duke qenë bamirës, e ndjek fenë e drejtë të Ibrahimit? All-llahu e zgjodhi Ibrahimin të dashurin më të ngushtë.
4:125.
Kush është besimtar më i mirë se ai që i dorëzohet sinqerisht Allahut, duke qenë bamirës dhe zbatues i fesë së pastër të Ibrahimit, të cilin Allahu e ka marrë për mik të ngushtë?!
4:125.
Dhe kush është më i mirë në fe sesa ai që ia dorëzon fytyrën e tij Allahut, ndërsa është bamirës, dhe ndjek fenë e Ibrahimit, të përkushtuar ndaj të vërtetës? Dhe Allahu e zgjodhi Ibrahimin për mik.
4:125.
WE MEN 'EHSENU DINEN MIMMEN 'ESLEME WEXHHEHU LILLAHI WE HUWE MUHSINUN WE ETTEBE'A MILLETE 'IBRAHIME HENIFAN WE ETTEHADHEL-LAHU 'IBRAHIME HALILÆN
C
4:126.
Vetëm të All-llahut janë ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë. All-llahu ka përfshirë çdo send.
4:126.
Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë dhe Allahu i përfshin të gjitha (në dijen e Tij).
4:126.
Dhe Allahut i përket gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në tokë. Dhe Allahu është i Gjithëpërfshirësi për çdo gjë.
4:126.
WE LILLEHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI WE KANEL-LAHU BIKULLI SHEJ'IN MUHITEN
C
4:127.
Kërkojnë prej teje (Muhammed) përgjigje - fetva për (çështjen) gratë. Thuaju: "All-llahu ju sqaron për to dhe kjo që po ju lexohet nga libri (Kur'ani) përkitazi me gratë jetime, me të cilat lakmoni të martoheni me to, e nuk u jepni atë që është caktuar (niqah ose miras), (ju sqaron) lidhur me të paaftit (fëmijët jetimë) dhe që të mbani drejtësi ndaj jetimëve!" Dhe, çfarëdo të mire që punoni, All-llahu di shumë për të.
4:127.
Ata kërkojnë prej teje (o Muhamed) që t'i sqarosh lidhur me çështjet e grave. Thuaju: “Për çështjet e tyre ju sqarojnë Allahu dhe Libri që ju lexohet, si për femrat jetime, të cilave nuk u jepni dhuratën e caktuar për ato edhe pse dëshironi të martoheni me to, ashtu edhe për fëmijët e mitur. Allahu ju udhëzon që të silleni drejt me jetimët. Allahu është në dijeni të çdo të mire që bëni.”
4:127.
Dhe ata të kërkojnë vendim për gratë. Thuaju: "Allahu ju jep vendimin për to, dhe për atë që ju recitohet në Libër në lidhje me gratë jetime të cilave nuk u jepni atë që u është caktuar atyre dhe dëshironi t'i martoni, dhe për të dobëtit midis fëmijëve, dhe që të jeni të drejtë ndaj jetimëve. Dhe çfarëdo të mire që bëni, me të vërtetë, Allahu është i Dituri për të."
4:127.
WE JESTEFTUNEKE FI EN-NISA' KULI ELLAHU JUFTIKUM FIHINNE WE MA JUTLA 'ALEJKUM FIL-KITABI FI JETAMA EN-NISA'L-LATI LA TU'UTUNEHUNNE MA KUTIBE LEHUNNE WE TERGABUNE 'EN TENKIHUHUNNE WEL-MUSTED'AFINE MINEL-WILDANI WE 'EN TEKUMU LILJETAMA BIL-KISTI WE MA TEF'ALU MIN HAJRIN FE'INNALL-LLAHE KANE BIHI 'ALIMEN
C
4:128.
Nëse ndonjë grua i frikësohet largimit ose ftohjes së burrit të vet ndaj asaj, atëherë nuk gabojnë po qe se bëjnë mes vete ndonjë mbarim (pajtim). Pajtimi është më i dobishmi. Megjithë këtë, koprracia është e pranishme ndër njerëz. Por, nëse silleni mirë dhe ruheni, s'ka dyshim se All-llahu hollësisht është i njohur me gjithë çka veproni.
4:128.
Nëse gruaja druan nga burri i saj se do të sillet keq ose nuk do ta përfillë, atëherë nuk ka gjynah për ata, nëse pajtohen ndërmjet tyre. Pajtimi është më i mirë. Njerëzit janë të prirur nga koprracia. Por në qoftë se ju silleni mirë dhe ruheni prej të këqijave, Allahu e di mirë çfarë veproni.
4:128.
Dhe nëse një grua ka frikë nga burrin e saj për padrejtësi ose për braktisje, atëherë nuk ka mëkat për ta që të bëjnë një pajtim midis tyre. Dhe pajtimi është më i mirë. Dhe lakmia është prezente në shpirtat. Por nëse bëni mirë dhe jeni të devotshëm – me të vërtetë, Allahu është i Dituri për atë që bëni.
4:128.
WE 'INI EMRE'ETUN HAFET MIN BA'LIHA NUSHUZEN 'EW 'I'RADAN FELA XHUNAHE 'ALEJHIMA 'EN JUSLIHA BEJNEHUMA SULHÆN WE ES-SULHU HAJRUN WE 'UHDIRETIL-'ENFUSU ESH-SHUHHE WE 'IN TUHSINU WE TETTEKU FE'INNALL-LLAHE KANE BIMA TA'MELUNE HABIRÆN
C
4:129.
Ju kurrsesi nuk do të mund ta mbani drejtësinë mes grave edhe nëse përpiqeni, pra mos anoni plotësisht nga ndonjëra e të lini tjetrën si të varur. E nëse përmirësoheni dhe ruheni se (padrejtësisë), All-llahu ju falë dhe ju mëshiron.
4:129.
Ju nuk do të mund të silleni drejt midis grave tuaja, edhe sikur të dëshironi. Andaj, mos anoni krejtësisht vetëm nga njëra, duke e lënë tjetrën si të varur. Nëse ju i përmirësoni marrëdhëniet dhe ruheni nga padrejtësia, ta dini se Allahu është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë.
4:129.
Dhe ju nuk mund të jeni të drejtë ndaj grave, edhe nëse e dëshironi me gjithë shpirt. Prandaj, mos u përkulni plotësisht kah njëra, duke e lënë tjetrën si të varur. Dhe nëse përmirësoheni dhe jeni të devotshëm – me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
4:129.
WE LEN TESTETI'U 'EN TA'DILU BEJNE EN-NISA' WE LEW HERESTUM FELA TEMILU KULLEL-MEJLI FETEDHERUHA KALMU'ALLEKATI WE 'IN TUSLIHU WE TETTEKU FE'INNALL-LLAHE KANE GAFUREN REHIMAN
C
4:130.
Por nëse ndahen prej njëri tjetrit, All-llahu begaton me mirësinë e Tij secilin prej tyre. All-llahu është bujar i madh, i plotdijshëm.
4:130.
E nëse ata ndahen, Allahu me begatinë e Tij, çdonjërin prej tyre e bën të pavarur. Se Allahu është Dorëgjerë dhe i Urtë.
4:130.
Dhe nëse ata ndahen, Allahu do t'i bëjë secilin të pavarur me bollëkun e Tij. Dhe Allahu është i Gjithëpërfshirësi, i Urtë.
4:130.
WE 'IN JETEFERREKA JUGNI ELLAHU KULLA MIN SE'ATIHI WE KANEL-LAHU WASI'EN HEKIMAN
C
4:131.
Vetëm e All-llahut është ç'ka në qiej e ç'ka në tokë. Ne ju patëm sugjeruar atyre që iu pat dhënë libri para jush, e edhe juve që të keni frikë nga All-llahu. Po në mos besofshit, (dine) e All-llahut është ç'ka në qiej dhe ç'ka ka në tokë. All-llahu është i panevojë e i falënderuar.
4:131.
E Allahut është gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ne i kemi porositur ata që u është shpallur Libri para jush dhe juve: “Frikësojuni Allahut! Nëse mohoni, dijeni se Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe i Denjë për çdo lavdërim.”
4:131.
Dhe Allahut i përket gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në tokë. Dhe me të vërtetë, Ne kemi urdhëruar ata që u është dhënë Libri para jush dhe ju që të keni frikë Allahun. Por nëse nuk besoni, me të vërtetë, Allahut i përket gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në tokë. Dhe Allahu është i Pasur, i Lavdishëm.
4:131.
WE LILLEHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI WE LEKAD WESSEJNAL-LEDHINE 'UTUL-KITABE MIN KABLIKUM WE 'IJAKUM 'ENI ETTEKU ELLAHE WE 'IN TEKFURU FE'INNE LILLAHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI WE KANEL-LAHU GANIJEN HEMIDAN
C
4:132.
Të All-llahut janë gjithë ç'ka në qiej e ç'ka në tokë. Mjafton që All-llahu është i përkujdesshëm.
4:132.
Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Allahu është Mbrojtësi juaj i mjaftueshëm.
4:132.
Dhe Allahut i përket gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në tokë. Dhe mjafton Allahu si Ruajtës.
4:132.
WE LILLEHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI WE KEFA BILLAHI WE KILEN
C
4:133.
Nëse Ai dëshiron, ju zhduk juve or njerëz, e sjell të tjerë. Për këtë është i plotfuqishëm.
4:133.
Nëse do, Ai ju dëbon ju or njerëz dhe sjell të tjerë. Allahu ka fuqi ta bëjë këtë.
4:133.
Nëse Ai do, Ai do t'ju largojë ju, o njerëz, dhe do të sjellë të tjerë. Dhe Allahu ka fuqinë për këtë.
4:133.
'IN JESHE' JUDH/HIBKUM 'EJJUHA EN-NASU WE JE'TI BI'AHARINE WE KANEL-LAHU 'ALA DHALIKE KADIREN
C
4:134.
Kush (me punën e vet) dëshiron shpërblimin e kësaj bote, (ai gabon), shpërblmi i kësaj dhe i asaj botës tjetër është te All-llahu, e All-llahu dëgjon, sheh.
4:134.
Kush dëshiron shpërblimin e kësaj bote, (le ta dijë se) tek Allahu janë shpërblimi i kësaj dhe i botës tjetër. Allahu dëgjon dhe vështron çdo gjë.
4:134.
Kushdo që dëshiron shpërblimin e kësaj bote – me të vërtetë, tek Allahu janë shpërblimet e kësaj bote dhe të botës tjetër. Dhe Allahu është Dëgjues, Gjithëshikues.
4:134.
MEN KANE JURIDU THEWABE ED-DUNJA FA'INDEL-LAHI THEWABU ED-DUNJA WEL-'AHIRETI WE KANEL-LAHU SEMI'EN BESIRAN