Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 99:5. Ngase Zoti yt e ka urdhëruar atë.
99:5. sepse Zoti yt e ka frymëzuar atë.
99:5. Sepse Zoti yt e ka frymëzuar atë.
99:5. BI'ENNE REBBEKE 'EWHA LEHA
C 99:6. Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre.
99:6. Atë Ditë njerëzit do të paraqiten grupe-grupe, që t'u tregohen veprat e tyre:
99:6. Atë ditë njerëzit do të dalin në grupe për t'u treguar veprat e tyre.
99:6. JEWME'IDHIN JESDURU EN-NASU 'ESHTATEN LIJUREW 'A'MALEHUM
C 99:7. E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.
99:7. kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë,
99:7. Kushdo që ka bërë një grimcë të mirë do ta shohë atë.
99:7. FEMEN JA'MEL MITHKALE DHERRETIN HAJREN JEREHU
C 99:8. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.
99:8. e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.
99:8. Dhe kushdo që ka bërë një grimcë të keqe do ta shohë atë.
99:8. WE MEN JA'MEL MITHKALE DHERRETIN SHERREN JEREHU
C 100:1. Pasha vrapuesit e shpejtë (kuajt) që hingëllojnë!
100:1. Betohem për ata (kuaj) që vrapojnë duke dihatur,
100:1. Betohem për ata që vrapojnë duke gulçuar,
100:1. WEL-'ADIJATI DEBHEN
C 100:2. E që me thundrat e tyre nxjerrin xixëllima zjarri nga gurët,
100:2. që nxjerrin xixa nga thundrat
100:2. Dhe ata që ndezin shkëndija me thundrat e tyre,
100:2. FALMURIJATI KADHEN
C 100:3. Dhe të cilët vërsulen herët në agim.
100:3. dhe trokojnë për sulm në mëngjes,
100:3. Dhe ata që bëjnë sulm në mëngjes,
100:3. FALMUGIRATI SUBHEN
C 100:4. E me të (vërsulje) atëherë çojnë pluhur.
100:4. duke çuar re pluhuri,
100:4. Dhe ngritin pluhur me të,
100:4. FE'ETHERNE BIHI NEK'EN
C 100:5. Dhe ashtu hidhen në mesin e grumbullit (të armikut).
100:5. ndërsa çajnë armikun në dysh,
100:5. Dhe hyjnë në zemër të grupeve.
100:5. FEWESETNE BIHI XHEM'EN
C 100:6. Vërtet, njeriu është përbuzës ndaj Zotit të vet.
100:6. se njeriu është vërtet mosmirënjohës ndaj Zotit të vet,
100:6. Me të vërtetë, njeriu është mosmirënjohës ndaj Zotit të tij,
100:6. 'INNEL-'INSANE LIREBBIHI LEKENUDUN
C 100:7. Edhe vetë është dëshmues i asaj (përbuzjeje).
100:7. dhe ai, pa dyshim, këtë e dëshmon.
100:7. Dhe ai është vetë dëshmitar i kësaj.
100:7. WE 'INNEHU 'ALA DHALIKE LESHEHIDUN