Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 4:116. Është e vërtetë se All-llahu nuk falë (mëkatin) t'i bëhet Atij shok, e pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bërë një largim të madh (prej të vërtetës).
4:116. Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë. Kushdo që i bën shok Allahut (në adhurim), ai me të vërtetë, ka humbur dhe është larguar shumë prej udhës së drejtë.
4:116. Me të vërtetë, Allahu nuk fal t'i vihen shokë Atij, por Ai fal çfarëdo që Ai dëshiron përveç kësaj. Dhe kushdo që i vë shokë Allahut, ai ka devijuar një devijim të madh.
4:116. 'INNALL-LLAHE LA JEGFIRU 'EN JUSHREKE BIHI WE JEGFIRU MA DUNE DHALIKE LIMEN JESHA'U WE MEN JUSHRIK BILLAHI FEKAD DELLE DELALEN BA'IDAN
C 4:117. Ata nuk lusin tjetër pos Tij vetëm (emra idhujsh) femra dhe nuk lusin tjetër pos djallit plot sherr.
4:117. Ata nuk adhurojnë tjetër veçse idhuj femërorë dhe nuk thërrasin tjetër përveç djallit kryengritës,
4:117. Ata nuk thërrasin askënd përveç idhujve femra, dhe ata nuk thërrasin askënd përveç një djalli rebel.
4:117. 'IN JED'UNE MIN DUNIHI 'ILLA 'INATHEN WE 'IN JED'UNE 'ILLA SHEJTANAN MERIDÆN
C 4:118. Atë e mallkoi All-llahu. Ai ka thënë: "Unë do të përfitoj një pjesë të caktuar të robërve të Tu".
4:118. të cilin e ka mallkuar Allahu, sepse (djalli) ka thënë: “Unë, doemos do të marr një pjesë të caktuar të robërve të Tu.
4:118. Allahut iu mallkua ai, dhe ai tha: "Unë do të marr një pjesë të caktuar nga robërit e Tu.
4:118. LE'ANEHU ELLAHU WE KALE LE'ETTEHIDHENNE MIN 'IBADIKE NESIBEN MEFRUDAN
C 4:119. Do t'i shmangë (nga e vërteta), do t'i bëjë të shpresojnë në gjëra të kota; do t'i urdhëroj dhe ata do të shqyejnë veshët e bagëtive; do ti urdhëroj dhe ata do të shëmtojnë krijesat e All-llahut. E kush e bën mik djallin, e jo All-llahun, ai ka dështuar sheshazi.
4:119. Doemos do t'i shpie ata në rrugë të shtrembër, do t'i josh me shpresa të kota dhe, me siguri, do t'i urdhëroj që t'u presin veshët bagëtive, e pastaj do t'i urdhëroj që të ndryshojnë krijesën e Allahut. “Kush merr djallin për mbrojtës në vend të Allahut, ai ka pësuar humbje të qartë.
4:119. Dhe unë do t'i devijoj ata dhe do t'i bëj ata të shpresojnë të kota, dhe do t'i urdhëroj ata që të presin veshët e bagëtive dhe do t'i urdhëroj ata që të ndryshojnë krijimin e Allahut." Dhe kushdo që merr djallin për mik përveç Allahut, ai ka humbur një humbje të qartë.
4:119. WE LE'UDILLENNEHUM WE LE'UMENNIJENNEHUM WE LE'AMURENNEHUM FELEJUBETTIKUNNE 'ADHANEL-'EN'AM WE LE'AMURENNEHUM FELEJUGAJJIRUNNE HALKAL-LAHI WE MEN JETTEHIDHI ESH-SHEJTANE WELIJEN MIN DUNI ELLAHI FEKAD HASIRE HUSRANAN MUBINÆN
C 4:120. Ai u premton atyre dhe i bën të shpresojnë, por djalli nuk premton tjetër vetëm se mashtrim.
4:120. Ai (djalli) u premton atyre dhe i josh me shpresa, por ato që premton djalli, janë vetëm mashtrime.
4:120. Ai u premton atyre dhe u jep atyre shpresa të kota. Por djalli nuk u premton atyre asgjë përveç mashtrimit.
4:120. JA'IDUHUM WE JUMENNIHIM WE MA JA'IDUHUMU ESH-SHEJTANU 'ILLA GURUREN
C 4:121. Të tillët (që ndjekin djallin) kanë vendin në xhehennem dhe prej tij nuk kanë të ikur (shpëtim).
4:121. Për ata, vendbanim është Xhehenemi dhe nuk mund të gjejnë shpëtim prej tij.
4:121. Për ata, vendbanimi i tyre është Xhehenemi, dhe ata nuk do të gjejnë një dalje prej tij.
4:121. 'ULA'IKE ME'WAHUM XHEHENNEMU WE LA JEXHIDUNE 'ANHA MEHISEN
C 4:122. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t'i vendosim në xhennete, ku rrjedhin lumenj e ku do jenë përgjithmonë. Premtimi i saktë i All-llahut. E kush mund të jetë më i saktë në fjalë se All-llahu?
4:122. Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t'i shpiem në kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Aty do të qëndrojnë vazhdimisht e përgjithmonë. Ky është premtimi i vërtetë i Allahut. E kush është më i vërtetë se Allahu në fjalë?!
4:122. Por ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira – Ne do t'i fusim ata në kopshtet nën të cilët rrjedhin lumenj, aty do të jenë përgjithmonë. Premtimi i Allahut është i vërtetë. Dhe kush është më i vërtetë në fjalë se Allahu?
4:122. WEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI SENUDHILUHUM XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA 'EBEDEN WA'DEL-LAHI HEKKAN WE MEN 'ESDEKU MINEL-LAHI KILÆN
C 4:123. Nuk është (shpëtim) sipas shpresave tuaja as sipas shpresave të ithtarëve të librit. Kushdo që bën keq, do të ndëshkohet me te dhe, pos All-llahut, nuk ka për t'i gjetur vetes as mbrojtës as ndihmës.
4:123. (Shpëtimi në jetën tjetër) nuk do të jetë as sipas dëshirës suaj (o myslimanë), as sipas dëshirës së ithtarëve të Librit. Por kushdo që bën një të keqe, do të ndëshkohet për atë dhe nuk do të gjejë as mbrojtës, as mbështetës tjetër në vend të Allahut.
4:123. Nuk është sipas dëshirave tuaja dhe as sipas dëshirave të njerëzve të Librit. Kushdo që bën një të keqe do të shpërblehet për të dhe nuk do të gjejë për vete as mik dhe as ndihmës përveç Allahut.
4:123. LEJSE BI'EMANIJIKUM WE LA 'EMANIJI 'EHLIL-KITABI MEN JA'MEL SU'EN JUXHZE BIHI WE LA JEXHID LEHU MIN DUNI ELLAHI WELIJAN WE LA NESIRÆN
C 4:124. Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtarë, të tillët hyjnë në xhennet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie.
4:124. Dhe kushdo që bën vepra të mira, qoftë ai mashkull ose femër, duke qenë besimtar, do të hyjë në Xhenet dhe nuk do t'i bëhet asnjë padrejtësi.
4:124. Dhe kushdo që bën vepra të mira, qoftë mashkull ose femër, ndërsa është besimtar – ata do të hyjnë në Xhenet dhe nuk do të padrejtohen aspak.
4:124. WE MEN JA'MEL MINE ES-SALIHATI MIN DHEKERIN 'EW 'UNTHA WE HUWE MU'UMINUN FE'ULA'IKE JEDHULUNEL-XHENNETE WE LA JUDHLEMUNE NEKIREN
C 4:125. Kush ka fe më të mirë se ai që sinqerisht i është bindur All-llahut dhe, duke qenë bamirës, e ndjek fenë e drejtë të Ibrahimit? All-llahu e zgjodhi Ibrahimin të dashurin më të ngushtë.
4:125. Kush është besimtar më i mirë se ai që i dorëzohet sinqerisht Allahut, duke qenë bamirës dhe zbatues i fesë së pastër të Ibrahimit, të cilin Allahu e ka marrë për mik të ngushtë?!
4:125. Dhe kush është më i mirë në fe sesa ai që ia dorëzon fytyrën e tij Allahut, ndërsa është bamirës, dhe ndjek fenë e Ibrahimit, të përkushtuar ndaj të vërtetës? Dhe Allahu e zgjodhi Ibrahimin për mik.
4:125. WE MEN 'EHSENU DINEN MIMMEN 'ESLEME WEXHHEHU LILLAHI WE HUWE MUHSINUN WE ETTEBE'A MILLETE 'IBRAHIME HENIFAN WE ETTEHADHEL-LAHU 'IBRAHIME HALILÆN
C 4:126. Vetëm të All-llahut janë ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë. All-llahu ka përfshirë çdo send.
4:126. Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë dhe Allahu i përfshin të gjitha (në dijen e Tij).
4:126. Dhe Allahut i përket gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në tokë. Dhe Allahu është i Gjithëpërfshirësi për çdo gjë.
4:126. WE LILLEHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI WE KANEL-LAHU BIKULLI SHEJ'IN MUHITEN