Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 85:11. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë xhennete nën të cilët burojnë lumenj, e ai është suksesi më i madh.
85:11. Kurse për ata, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të ketë kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Kjo është fitorja madhështore.
85:11. Me të vërtetë, ata që besuan dhe bënë vepra të drejta – për ta janë kopshtet nën të cilët rrjedhin lumenj. Ky është fitorja e madhe.
85:11. 'INNEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI LEHUM XHENNATUN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU DHALIKEL-FEWZUL-KEBIRU
C 85:12. Është e vërtetë se goditja e Zotit tënd është e fortë.
85:12. Vërtet, ndëshkimi i Zotit tënd është i ashpër!
85:12. Me të vërtetë, ndëshkimi i Zotit tënd është i ashpër.
85:12. 'INNE BETSHE RABBIKE LESHEDIDUN
C 85:13. Në të vërtetë, Ai është që e fillon (krijimin) dhe e rikthen.
85:13. Vërtet, Ai e zë fill krijimin dhe e përsërit atë.
85:13. Me të vërtetë, Ai fillon krijimin dhe e përsërit atë.
85:13. 'INNEHU HUWE JUBDI'U WE JU'IDU
C 85:14. Ai është që falë mëkatet, është i dashur.
85:14. Ai është Falësi i madh, i Dhembshuri,
85:14. Dhe Ai është i Falës, i Dashur,
85:14. WE HUWEL-GAFURUL-WEDUDU
C 85:15. Është i zoti i Arshit të madhëruar!
85:15. Zotëruesi i Fronit të Lavdishëm,
85:15. Pronari i Arshit të Lavdishëm,
85:15. DHUL-'ARSHIL-MEXHIDU
C 85:16. E punon atë që dëshiron.
85:16. Vepruesi i gjithçkaje që dëshiron.
85:16. Bërësi i asaj që Ai dëshiron.
85:16. FA''ALUN LIMA JURIDU
C 85:17. A të ka ardhur ty lajmi i ushtrive,
85:17. A e ke dëgjuar ndodhinë e ushtrive
85:17. A të ka ardhur ty lajmi i ushtrive,
85:17. HEL 'ETAKE HEDITHUL-XHUNUDI
C 85:18. Të faraonit dhe të Themudit?
85:18. të Faraonit dhe të fisit Themud?
85:18. E Faraonit dhe Thamudit?
85:18. FIR'AWNE WE THEMUDE
C 85:19. Por, këta që mohuan (idhujtarët), vazhdojnë me gënjeshtër.
85:19. E megjithatë, ata që nuk besojnë, vazhdojnë ta quajnë atë (Kuranin) të rremë,
85:19. Por ata që nuk besuan janë në mohimin e vazhdueshëm.
85:19. BELIL-LEDHINE KEFERU FI TEKDHIBIN
C 85:20. Po All-llahu ata i ka rrethuar (nuk mund t'i shpëtojnë)!
85:20. ndonëse Allahu është pas tyre e i ka nën kontroll.
85:20. Dhe Allahu e rrethon çdo gjë.
85:20. WEL-LAHU MIN WERA'IHIM MUHITUN
C 85:21. Përkundrazi, (ata që gënjejnë), ai është Kur'an i famshëm.
85:21. Përkundrazi, ai është një Kuran i lavdishëm,
85:21. Jo! Ai (Kurani) është një Kur'an i lavdishëm,
85:21. BEL HUWE KUR'ANUN MEXHIDUN