Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 85:2. Pasha ditën e premtuar,
85:2. për Ditën e premtuar,
85:2. Dhe për Ditën e premtuar,
85:2. WEL-JEWMIL-MEW'UDI
C 85:3. Pasha atë që dëshmon dhe atë që dëshmohet!
85:3. për dëshmitarin dhe për atë që dëshmohet!
85:3. Dhe për dëshmitarin dhe atë për të cilin dëshmohet,
85:3. WE SHAHIDIN WE MESH/HUDIN
C 85:4. Mallkuar qofshin ata të zotët e hendeqeve,
85:4. Mallkuar qofshin njerëzit e Hendekut,
85:4. Mjerë për ata që gërmuan hendekët,
85:4. KUTILE 'ESHABUL-'UHDUDI
C 85:5. Të zjarrit me plot lëndë djegëse,
85:5. zjarrit (të ushqyer) me lëndë djegëse,
85:5. Me zjarrin që digjte,
85:5. EN-NARI DHATIL-WEKUDI
C 85:6. Kur ata rrinin ulur rreth tij,
85:6. kur rrinin ulur rreth tij,
85:6. Kur ata ishin ulur pranë tij,
85:6. 'IDH HUM 'ALEJHA KU'UDUN
C 85:7. Dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët.
85:7. duke dëshmuar atë që po i bënin besimtarëve!
85:7. Dhe ata ishin dëshmitarë për atë që po bënin kundër besimtarëve.
85:7. WE HUM 'ALA MA JEF'ALUNE BIL-MU'UMININE SHUHUDUN
C 85:8. E nuk patën pse t'i urrejnë, përveç që e besuan All-llahun, ngadhënjyesin, të lavdëruarin,
85:8. Ata i munduan besimtarët, vetëm pse këta i besuan Allahut, të Plotfuqishmit, të Denjit për çdo lavd,
85:8. Dhe ata nuk i urrenin ata përveçse sepse ata besonin në Allahun, të Plotfuqishmin, të Lavdishmin,
85:8. WE MA NEKAMU MINHUM 'ILLA 'EN JU'UMINU BILLAHIL-'AZIZIL-HEMIDI
C 85:9. Të cilit i takon sundimi i qiejve e i tokës; e All-llahu është dëshmitar i çdo sendi.
85:9. të Cilit i përket pushteti i qiejve dhe i Tokës dhe që është Dëshmitar i çdo gjëje.
85:9. Atij që i përket sundimi i qiejve dhe tokës. Dhe Allahu është dëshmitar për çdo gjë.
85:9. EL-LEDHI LEHU MULKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WEL-LAHU 'ALA KULLI SHEJ'IN SHEHIDUN
C 85:10. Është e sigurt se ata që i sprovuan besimtarët dhe besimtaret dhe nuk u penduan, ata kanë dënimin e xhehennemit dhe dënimin e djegies.
85:10. Pa dyshim, ata që i përndjekin besimtarët dhe besimtaret e nuk pendohen, i pret dënimi i Xhehenemit dhe dënimi me djegie.
85:10. Me të vërtetë, ata që e munduan besimtarët dhe besimtaret dhe nuk u penduan – për ta është ndëshkimi i Xhehenemit, dhe për ta është ndëshkimi i djegies.
85:10. 'INNEL-LEDHINE FETENUL-MU'UMININE WEL-MU'UMINATI THUMME LEM JETUBU FELEHUM 'ADHABU XHEHENNEME WE LEHUM 'ADHABUL-HERIKI
C 85:11. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë xhennete nën të cilët burojnë lumenj, e ai është suksesi më i madh.
85:11. Kurse për ata, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të ketë kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Kjo është fitorja madhështore.
85:11. Me të vërtetë, ata që besuan dhe bënë vepra të drejta – për ta janë kopshtet nën të cilët rrjedhin lumenj. Ky është fitorja e madhe.
85:11. 'INNEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI LEHUM XHENNATUN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU DHALIKEL-FEWZUL-KEBIRU
C 85:12. Është e vërtetë se goditja e Zotit tënd është e fortë.
85:12. Vërtet, ndëshkimi i Zotit tënd është i ashpër!
85:12. Me të vërtetë, ndëshkimi i Zotit tënd është i ashpër.
85:12. 'INNE BETSHE RABBIKE LESHEDIDUN