Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 4:64. Ne nuk dërguam asnjë të dërguar vetëm që me urdhërin e All-llahut t'i bëhet respekt (nga njerëzit) atij. E sikur të vinin ata te ti, pasi që ta kenë dëmtuar veten e tyre (nuk kanë pranuar gjykimin tënd), e të kërkonin ata vetë ndjesë te All-llahu, e edhe i dërguari të kërkojë ndjesë për ta, ata do të kuptonin se All-llahu pranon pendimin dhe është mëshirues.
4:64. Ne i kemi nisur të dërguarit vetëm me qëllimin që njerëzit, me lejen e Allahut, t'u binden atyre. Dhe në qoftë se ata, kurdo që ta ngarkonin veten (me gjynahe), të vinin te ti për t'i kërkuar falje Allahut dhe i Dërguari t'i lutej Allahut për shfajësimin e tyre, do ta vërenin, se Allahu, me të vërtetë, është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplotë.
4:64. Dhe Ne nuk kemi dërguar asnjë të dërguar përveçse që të bindet me lejen e Allahut. Dhe sikur ata, kur i kanë bërë padrejtësi vetvetes, të kishin ardhur te ti dhe të kishin kërkuar falje nga Allahu, dhe i Dërguari të kishte kërkuar falje për ta, ata me siguri do ta kishin gjetur Allahun Pranues të Pendimit, Mëshirëplotë.
4:64. WE MA 'ERSELNA MIN RESULIN 'ILLA LIJUTA'A BI'IDHNI ELLAHI WE LEW 'ENNEHUM 'IDH DHELEMU 'ENFUSEHUM XHA'UKE FASTEGFERU ELLAHE WE ESTEGFERE LEHUMU ER-RESULU LEWEXHEDU ELLAHE TEWWABEN REHIMAN
C 4:65. Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.
4:65. Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjyqtar për kundërshtitë mes tyre; e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dyshimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht.
4:65. Por jo, për Zotin tënd, ata nuk do të besojnë derisa të të marrin ty për gjykatës për atë që ata kanë mosmarrëveshje midis tyre, pastaj të mos gjejnë asnjë ngushtim në vetet e tyre për atë që ti ke gjykuar dhe të dorëzohen plotësisht.
4:65. FELA WE RABBIKE LA JU'UMINUNE HETTA JUHEKKIMUKE FIMA SHEXHERE BEJNEHUM THUMME LA JEXHIDU FI 'ENFUSIHIM HEREXHEN MIMMA KADEJTE WE JUSELLIMU TESLIMAN
C 4:66. Sikur t'i kishim obliguar ata: mbytni vetvetn tuaj, apo: dilni prej atdheut tuaj, atë (obligim) nuk do ta zbatonin, me përjashtim të një pakice prej tyre. Po sikur të zbatonin atë që këshilloheshin do të ishte më mirë për ta dhe do t'i përforconte më shumë.
4:66. Sikur Ne t'i urdhëronim ata: “Vritni veten!” ose: “Lini shtëpitë tuaja!”, pak prej tyre do ta bënin këtë. E sikur të vepronin ata siç këshilloheshin, kjo për ata do të ishte më mirë dhe do të ishin më të fortë në besim.
4:66. Dhe sikur Ne t'u kishim urdhëruar atyre: "Vritni veten tuaj" ose "Dilni nga shtëpitë tuaja," ata nuk do ta kishin bërë, përveç disa prej tyre. Por nëse ata do të kishin bërë atë që u ishte këshilluar, kjo do të kishte qenë më e mirë për ta dhe më e qëndrueshme për besimin e tyre.
4:66. WE LEW 'ENNA KETEBNA 'ALEJHIM 'ENI EKTULU 'ENFUSEKUM 'EW EHRUXHU MIN DIJARIKUM MA FE'ALUHU 'ILLA KALILUN MINHUM WE LEW 'ENNEHUM FE'ALU MA JU'ADHUNE BIHI LEKANE HAJREN LEHUM WE 'ESHEDDE TETHBITAN
C 4:67. Dhe atëherë do t'u jepnim atyre nga ana Jonë shpërblim të madh.
4:67. Atëherë, Ne, pa dyshim, do t'u jepnim shpërblim të madh nga ana Jonë
4:67. Dhe atëherë Ne do t'u kishim dhënë atyre nga Ne një shpërblim të madh.
4:67. WE 'IDHEN LE'ATEJNAHUM MIN LEDUNNA 'EXHRAN 'ADHIMÆN
C 4:68. Dhe do t'i udhëzonim në rrugë të drejtë.
4:68. dhe me siguri do t'i udhëzonim në rrugë të drejtë.
4:68. Dhe me siguri do t'i kishim udhëzuar ata në një rrugë të drejtë.
4:68. WE LEHEDEJNAHUM SIRATEN MUSTEKIMAN
C 4:69. E kush do që i bindet All-llahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që All-llahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!
4:69. Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, do të jetë me ata të cilëve Allahu u ka dhënë shumë dhunti: me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me të drejtët! Eh sa shokë të mrekullueshëm janë këta!
4:69. Dhe kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, ata do të jenë me ata që Allahu i ka favorizuar: profetët, të sinqertët, dëshmorët dhe të drejtët. Dhe sa shokë të mirë janë ata!
4:69. WE MEN JUTI'I ELLAHE WE ER-RESULE FE'ULA'IKE ME'AL-LEDHINE 'EN'AMEL-LAHU 'ALEJHIM MINE EN-NEBIJINE WE ES-SIDDIKINE WE ESH-SHUHEDA'I WE ES-SALIHINE WE HESUNE 'ULA'IKE REFIKEN
C 4:70. Ky shpërblim i madh është prej All-llahut. Mjafton që All-llahu di më së miri.
4:70. Kjo dhunti është nga Allahu, e mjafton që Allahu e di çdo gjë.
4:70. Kjo është një mirësi nga Allahu. Dhe mjafton Allahu si i Dituri për gjithçka.
4:70. DHALIKEL-FEDLU MINEL-LAHI WE KEFA BILLAHI 'ALIMEN
C 4:71. O ju që besuat, rrini të përgatitur (të armatosur) dhe dilni (për në luftë) grup pas grupi apo të gjithë së bashku.
4:71. O besimtarë! Bëhuni syçelë (kundër armikut) e luftojeni atë, qoftë grupe-grupe ose të gjithë së bashku!
4:71. O ju që keni besuar, merrni masat tuaja mbrojtëse dhe dilni ose si grupe ose së bashku.
4:71. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU HUDHU HIDHREKUM FANFIRU THUBATIN 'EW ENFIRU XHEMI'EN
C 4:72. Ka disa prej jush që zvaritet (nuk del në luftë). E nëse ju godet juve ndonjë e papritur thotë: "Zoti më favorizoi që nuk isha i pranishëm bashkë me ta" (në luftë).
4:72. Në të vërtetë, disa prej jush ngurrojnë për të shkuar në luftë. Nëse ju ndodh ndonjë fatkeqësi, ndonjëri thotë: “Vetë Allahu më ka shpërblyer mua për të mos u gjendur i pranishëm me ta”.
4:72. Dhe me të vërtetë, midis jush ka ata që do të ngurrojnë dhe, nëse ju godet një fatkeqësi, thonë: "Me të vërtetë, Allahu më favorizoi mua që nuk isha me ta."
4:72. WE 'INNE MINKUM LEMEN LEJUBETTI'ENNE FE'IN 'ESABETKUM MUSIBETUN KALE KAD 'EN'AMEL-LAHU 'ALEJJE 'IDH LEM 'EKUN ME'AHUM SHEHIDEN
C 4:73. Po nëse ju takon juve ndonjë e mirë nga All-llahu, ai (munafiku) me siguri do të thoshte: si mos të kishte ekzistuar mes jush dhe mes tij ndonjë njoftësi, për fat, të kisha qenë së bashku me ta e të kisha arritur një fitim të madh.
4:73. E nëse ju arrin ndonjë e mirë nga Allahu, ai atëherë, me siguri thotë – a thua se nuk ka midis tij dhe jush dashamirësi -: “Ah, sikur të kisha qenë me ata e të arrija sukses të madh!”
4:73. Por nëse ju ndodh një mirësi nga Allahu, ai do të thotë – sikur të mos kishte midis jush ndonjë lidhje – "Oh, sikur të isha me ta, atëherë do të kisha arritur një fitore të madhe."
4:73. WE LE'IN 'ESABEKUM FEDLUN MINEL-LAHI LEJEKULENNE KE'EN LEM TEKUN BEJNEKUM WE BEJNEHU MEWEDDETUN JA LEJTENI KUNTU ME'AHUM FE'EFUZE FEWZEN 'ADHIMAN
C 4:74. Le të luftojnë në rrugën e Allaut, ata që e japin jetën e kësaj bote për botën tjetër. Kush lufton në rrugën e All-llahut e mbytet (bie dëshmor) ose triumfon, Ne do t'i japim atij shpërblim të madh.
4:74. Le të luftojnë në rrugën e Allahut ata që nuk e kursejnë jetën e kësaj bote për jetën e ardhshme. Atij që lufton në rrugën e Allahut, e vritet ose fiton, Ne, me siguri, do t'i japim shpërblim të madh.
4:74. Prandaj, le të luftojnë në rrugën e Allahut ata që e shesin jetën e kësaj bote për botën tjetër. Dhe kushdo që lufton në rrugën e Allahut dhe vritet ose triumfon, Ne do t'i japim atij një shpërblim të madh.
4:74. FELJUKATIL FI SEBILI ELLAHIL-LEDHINE JESHRUNEL-HEJETE ED-DUNJA BIL-'AHIRETI WE MEN JUKATIL FI SEBILI ELLAHI FEJUKTEL 'EW JEGLIB FESEWFE NU'UTIHI 'EXHRAN 'ADHIMÆN