Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 69:16. E qielli çahet, pse ai atë ditë është i rraskapitur.
69:16. Dhe do të çahet qielli, që atë ditë do të jetë i thyeshëm.
69:16. Dhe qielli do të çahet, sepse atë ditë ai do të jetë i dobët.
69:16. WE ENSHEKKATI ES-SEMA'U FEHIJE JEWME'IDHIN WE EHIJETUN
C 69:17. Dhe engjëjt qëndrojnë në skajet (anët) e tij, e atë ditë tetë (engjëj) e bartin mbi vete Arshin e Zotit tënd.
69:17. Engjëjt do të rrinë skajeve të tij, kurse tetë prej tyre do të mbajnë Fronin e Zotit tënd.
69:17. Dhe engjëjt do të jenë mbi skajet e tij. Dhe mbi ata atë ditë do të mbajë Arshin e Zotit tënd tetë (engjëj).
69:17. WEL-MELEKU 'ALA 'ERXHA'IHA WE JEHMILU 'ARSHE RABBIKE FEWKAHUM JEWME'IDHIN THEMANIJETUN
C 69:18. Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtë asnjë sekret juaji.
69:18. Atë Ditë do të mbeteni zbuluar dhe asnjë fshehtësi e juaja nuk do të mbetet pa u shfaqur:
69:18. Atë ditë do të silleni të ekspozuar. Asgjë nga ju nuk do të jetë e fshehur.
69:18. JEWME'IDHIN TU'REDUNE LA TEHFA MINKUM HAFIJETUN
C 69:19. Kujt t'i jepet libri i vet nga e djathta e tij, ai do të thotë: "O ju, qe, lexojeni librin tim!"
69:19. Ai, të cilit do t'i jepet libri i veprave të tij nga ana e djathtë, do t'u thotë (njerëzve të tij): “Ja, lexoni librin tim!
69:19. Sa i përket atij që i është dhënë libri i tij në dorën e djathtë, ai do të thotë: "Ja, lexoni librin tim!
69:19. FE'EMMA MEN 'UTIJE KITABEHU BIJEMINIHI FEJEKULU HA'UUM EKRE'U KITABI
C 69:20. Unë kam qenë i bindur se do të jap llogarinë time.
69:20. Vërtet, unë kam qenë i bindur se do të jepja llogari.”
69:20. Me të vërtetë, unë e dija se do të takoj llogarinë time."
69:20. 'INNI DHENENTU 'ENNI MULAKIN HISABIJEH
C 69:21. Dhe ai atëherë është në një jetë të kënaqshme.
69:21. Kështu, ai do të ketë jetë të lumtur,
69:21. Prandaj, ai do të jetë në një jetë të kënaqshme,
69:21. FEHUWE FI 'ISHETIN RADIJETIN
C 69:22. Në një xhennet të lartë.
69:22. në një kopsht të lartë,
69:22. Në një kopsht të lartë,
69:22. FI XHENNETIN 'ALIJETIN
C 69:23. Pemët e tij i ka krejt afër.
69:23. frutat e të cilit do t'i kapë lehtë.
69:23. Frutat e të cilit janë të ulëta dhe të lehta për t'u marrë.
69:23. KUTUFUHA DANIJETUN
C 69:24. (E thuhet) Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë.
69:24. (Njerëzve të tillë u thuhet:) “Ju bëftë mirë, hani e pini për atë, që keni bërë në ditët e kaluara!”
69:24. (Do t'u thuhet atyre): "Hani dhe pini me gëzim për atë që keni dërguar më parë në ditët e kaluara."
69:24. KULU WE ESHREBU HENI'EN BIMA 'ESLEFTUM FIL-'EJJAMIL-HALIJETI
C 69:25. Ndërkaq, kujt i jepen librat e vet nga e majta e tij, ai thotë: "O i mjeri unë, të mos më jepej fare libri im.
69:25. Por ai, të cilit do t'i jepet libri i veprave të tij nga ana e majtë, do të thotë: “Ah, sikur të mos më ishte dhënë libri im
69:25. Por sa i përket atij që i është dhënë libri i tij në dorën e majtë, ai do të thotë: "Ah, sikur të mos më ishte dhënë libri im!
69:25. WE 'EMMA MEN 'UTIJE KITABEHU BISHIMALIHI FEJEKULU JA LEJTENI LEM 'UTE KITABIH
C 69:26. Dhe të mos dijsha fare se çka është llogaria ime.
69:26. dhe të mos e kisha ditur llogarinë time!
69:26. Dhe të mos e kisha njohur llogarinë time!
69:26. WE LEM 'EDRI MA HISABIH