U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
69:15.
Në atë kohë ndodh e vërteta (kijameti).
69:15.
atëherë do të ndodhë Ngjarja e pashmangshme (Kiameti).
69:15.
Atë ditë do të ndodhë Ngjarja.
69:15.
FEJEWME'IDHIN WEKA'ATIL-WAKI'ATU
C
69:16.
E qielli çahet, pse ai atë ditë është i rraskapitur.
69:16.
Dhe do të çahet qielli, që atë ditë do të jetë i thyeshëm.
69:16.
Dhe qielli do të çahet, sepse atë ditë ai do të jetë i dobët.
69:16.
WE ENSHEKKATI ES-SEMA'U FEHIJE JEWME'IDHIN WE EHIJETUN
C
69:17.
Dhe engjëjt qëndrojnë në skajet (anët) e tij, e atë ditë tetë (engjëj) e bartin mbi vete Arshin e Zotit tënd.
69:17.
Engjëjt do të rrinë skajeve të tij, kurse tetë prej tyre do të mbajnë Fronin e Zotit tënd.
69:17.
Dhe engjëjt do të jenë mbi skajet e tij. Dhe mbi ata atë ditë do të mbajë Arshin e Zotit tënd tetë (engjëj).
69:17.
WEL-MELEKU 'ALA 'ERXHA'IHA WE JEHMILU 'ARSHE RABBIKE FEWKAHUM JEWME'IDHIN THEMANIJETUN
C
69:18.
Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtë asnjë sekret juaji.
69:18.
Atë Ditë do të mbeteni zbuluar dhe asnjë fshehtësi e juaja nuk do të mbetet pa u shfaqur:
69:18.
Atë ditë do të silleni të ekspozuar. Asgjë nga ju nuk do të jetë e fshehur.
69:18.
JEWME'IDHIN TU'REDUNE LA TEHFA MINKUM HAFIJETUN
C
69:19.
Kujt t'i jepet libri i vet nga e djathta e tij, ai do të thotë: "O ju, qe, lexojeni librin tim!"
69:19.
Ai, të cilit do t'i jepet libri i veprave të tij nga ana e djathtë, do t'u thotë (njerëzve të tij): “Ja, lexoni librin tim!
69:19.
Sa i përket atij që i është dhënë libri i tij në dorën e djathtë, ai do të thotë: "Ja, lexoni librin tim!
69:19.
FE'EMMA MEN 'UTIJE KITABEHU BIJEMINIHI FEJEKULU HA'UUM EKRE'U KITABI
C
69:20.
Unë kam qenë i bindur se do të jap llogarinë time.
69:20.
Vërtet, unë kam qenë i bindur se do të jepja llogari.”
69:20.
Me të vërtetë, unë e dija se do të takoj llogarinë time."
69:20.
'INNI DHENENTU 'ENNI MULAKIN HISABIJEH
C
69:21.
Dhe ai atëherë është në një jetë të kënaqshme.
69:21.
Kështu, ai do të ketë jetë të lumtur,
69:21.
Prandaj, ai do të jetë në një jetë të kënaqshme,
69:21.
FEHUWE FI 'ISHETIN RADIJETIN
C
69:22.
Në një xhennet të lartë.
69:22.
në një kopsht të lartë,
69:22.
Në një kopsht të lartë,
69:22.
FI XHENNETIN 'ALIJETIN
C
69:23.
Pemët e tij i ka krejt afër.
69:23.
frutat e të cilit do t'i kapë lehtë.
69:23.
Frutat e të cilit janë të ulëta dhe të lehta për t'u marrë.
69:23.
KUTUFUHA DANIJETUN
C
69:24.
(E thuhet) Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë.
69:24.
(Njerëzve të tillë u thuhet:) “Ju bëftë mirë, hani e pini për atë, që keni bërë në ditët e kaluara!”
69:24.
(Do t'u thuhet atyre): "Hani dhe pini me gëzim për atë që keni dërguar më parë në ditët e kaluara."
69:24.
KULU WE ESHREBU HENI'EN BIMA 'ESLEFTUM FIL-'EJJAMIL-HALIJETI
C
69:25.
Ndërkaq, kujt i jepen librat e vet nga e majta e tij, ai thotë: "O i mjeri unë, të mos më jepej fare libri im.
69:25.
Por ai, të cilit do t'i jepet libri i veprave të tij nga ana e majtë, do të thotë: “Ah, sikur të mos më ishte dhënë libri im
69:25.
Por sa i përket atij që i është dhënë libri i tij në dorën e majtë, ai do të thotë: "Ah, sikur të mos më ishte dhënë libri im!
69:25.
WE 'EMMA MEN 'UTIJE KITABEHU BISHIMALIHI FEJEKULU JA LEJTENI LEM 'UTE KITABIH