U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
4:28.
All-llahu dëshiron t'ju lehtësoj (dispozitat), e megjithatë njeriu është i paaftë (për t'u përballuar epsheve).
4:28.
Allahu dëshiron që t'jua lehtësojë (barrët), pasi njeriu është krijuar si një qenie e pafuqishme.
4:28.
Dhe Allahu dëshiron t'ju lehtësojë. Dhe njeriu është krijuar i dobët.
4:28.
JURIDU ELLAHU 'EN JUHAFFIFE 'ANKUM WE HULIKAL-'INSANU DA'IFEN
C
4:29.
O ju që besuat, mos e hani mallin e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, përpos tregtisë në të cilën keni pajtueshmëri mes vete, dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëri-tjetrin). Vërtet, All-llahu është i mëshirueshëm për ju.
4:29.
O besimtarë, mos e përvetësoni pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejueshme, përveç rastit kur ajo është tregti me pëlqim të dyanshëm dhe mos e vritni veten (dhe njëri-tjetrin)! Vërtet, Allahu është i Mëshirshëm me ju.
4:29.
O ju që keni besuar, mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit padrejtësisht, përveçse përmes tregtisë me pëlqim të ndërsjellë. Dhe mos e vrisni veten tuaj. Me të vërtetë, Allahu është i Mëshirëplotë ndaj jush.
4:29.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TE'KULU 'EMWALEKUM BEJNEKUM BIL-BATILI 'ILLA 'EN TEKUNE TIXHARETEN 'AN TERADIN MINKUM WE LA TEKTULU 'ENFUSEKUM 'INNALL-LLAHE KANE BIKUM REHIMEN
C
4:30.
Kush bën këtë (që ndaloi Zoti) qëllimisht dhe tejkalon kufijtë, Ne do ta hudhim atë në një zjarr të fortë. Dhe kjo është leht për All-llahun.
4:30.
Këdo prej jush që e bën këtë përdhunisht dhe padrejtësisht, Ne, pa dyshim, do ta hedhim në zjarr. Kjo është shumë e lehtë për Allahun.
4:30.
Dhe kushdo që e bën këtë padrejtësisht dhe me qëllim, ne do ta fusim atë në zjarr. Dhe kjo është e lehtë për Allahun.
4:30.
WE MEN JEF'AL DHALIKE 'UDWANEN WE DHULMAN FESEWFE NUSLIHI NARÆN WE KANE DHALIKE 'ALA ELLAHI JESIRÆN
C
4:31.
Nëse lagoheni prej mëkateve të mëdha, të cilat u janë të ndalueshme, Ne ju shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vend të ndershëm.
4:31.
Në qoftë se ju u shmangeni gjynaheve të mëdha, që ju janë ndaluar, Ne do t'jua falim gabimet tuaja të vogla dhe do t'ju shpiem në një vend të nderuar.
4:31.
Nëse shmangni mëkatet e mëdha që ju ndalohen, Ne do t'ju mbulojmë të këqijat tuaja dhe do t'ju fusim në një vendbanim fisnik.
4:31.
'IN TEXHTENIBU KEBA'IRE MA TUNHEWNE 'ANHU NUKEFFIR 'ANKUM SEJJI'ATIKUM WE NUDHILKUM MUDHALEN KERIMAN
C
4:32.
Mos lakmoni në atë, që All-llahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë. Burrave ju takon hise nga ajo që fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo që fituan ato. All-llahut kërkoni nga të mirat e Tij. All-llahu është i dijshëm për çdo send.
4:32.
Mos i lakmoni ato gjëra, me anë të të cilave Allahu i ka bërë disa nga ju të dallohen mbi të tjerët: meshkujt do të kenë pjesë prej asaj që kanë punuar e po ashtu edhe femrat do të kenë pjesë prej asaj që kanë punuar. Kërkoni prej Allahut nga mirësitë e Tij. Vërtet, Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.
4:32.
Dhe mos dëshironi atë që Allahu ka dhënë disave prej jush mbi të tjerët. Për burrat është një pjesë e asaj që ata kanë fituar, dhe për gratë është një pjesë e asaj që ato kanë fituar. Dhe kërkoni nga Allahu mirësinë e Tij. Me të vërtetë, Allahu është i Dituri për çdo gjë.
4:32.
WE LA TETEMENNEW MA FEDDELEL-LAHU BIHI BA'DEKUM 'ALA BA'DIN LILRRIXHALI NESIBUN MIMMA EKTESEBU WE LILNNISA'I NESIBUN MIMMA EKTESEBNE WE ES'ELU ELLAHE MIN FEDLIHI 'INNALL-LLAHE KANE BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMEN
C
4:33.
Ne u kemi caktuar për secilin trashëgimtarë, pjesën e pasurisë që e lënë prindërit ose të afërmit. E atyre që ju keni premtuar, jepuani pjesën ë tyre. All-llahu është dëshmues mbi çdo send.
4:33.
Gjithkujt Ne i kemi caktuar trashëgimtarët për çdo gjë që lënë prindërit ose të afërmit, ndërsa atyre me të cilët keni bërë marrëveshje, jepuni pjesën e vet. Sigurisht që Allahu është dëshmitar për çdo gjë.
4:33.
Dhe për secilin Ne kemi caktuar trashëgimtarë nga ajo që kanë lënë prindërit dhe të afërmit. Dhe atyre me të cilët keni bërë një marrëveshje, jepuni pjesën e tyre. Me të vërtetë, Allahu është Dëshmues për çdo gjë.
4:33.
WE LIKULLIN XHE'ALNA MEWALIJE MIMMA TEREKEL-WALIDANI WEL-'EKREBUNE WEL-LEDHINE 'AKADET 'EJMANUKUM FE'ATUHUM NESIBEHUM 'INNALL-LLAHE KANE 'ALA KULLI SHEJ'IN SHEHIDEN
C
4:34.
Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës. E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrahni (lahtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi.
4:34.
Meshkujt kanë autoritet mbi gratë, meqë Allahu u ka dhënë disa cilësi mbi ato dhe, meqë ata shpenzojnë për mbajtjen e tyre. Gra të mira janë ato të dëgjueshmet, që ruajnë fshehtësitë që ka urdhëruar Allahu. Sa i përket grave që ju i druheni mosbindjes dhe sjelljes së keqe nga ana e tyre, këshillojini, (e, nëse kjo s'bën dobi) mos i pranoni në shtrat dhe (në fund) i rrihni ato (lehtas). Por, nëse ato ju binden, atëherë mos i ndëshkoni më. Allahu, me të vërtetë, është i Lartësuar dhe i Madhëruar!
4:34.
Burrat janë mbrojtës dhe mbështetës të grave për shkak të asaj që Allahu ka dhënë disa prej tyre mbi të tjerët dhe për shkak të asaj që ata shpenzojnë nga pasuria e tyre. Prandaj, gratë e ndershme janë të përulura dhe ruajnë në mungesë të burrave të tyre atë që Allahu ka urdhëruar të ruhet. Por për ato nga të cilat keni frikë se do të rebelohen, këshilloni ato, braktisni ato në shtrat dhe rrihni ato lehtë. Por nëse ato pendohen dhe përmirësohen, atëherë mos kërkoni rrugë kundër tyre. Me të vërtetë, Allahu është i Lartësuar, i Madhërishëm.
4:34.
ER-RIXHALU KAWWAMUNE 'ALA EN-NISA' BIMA FEDDELEL-LAHU BA'DEHUM 'ALA BA'DIN WE BIMA 'ENFEKU MIN 'EMWALIHIM FALSSALIHATU KANITATUN HAFIDHATUN LILGAJBI BIMA HEFIDHEL-LAHU WEL-LATI TEHAFUNE NUSHUZEHUNNE FA'IDHUHUNNE WE EHXHURUHUNNE FIL-MEDAXHI'I WE EDRIBUHUNNE FE'IN 'ETA'NEKUM FELA TEBGU 'ALEJHINNE SEBILEN 'INNALL-LLAHE KANE 'ALIJAN KEBIRÆN
C
4:35.
Nëse i frikësoheni përçarjes mes tyre (burrit e gruas), dërgoni një pari të drejtë nga familja e tij dhe një pari të drejtë nga familja e saj. Nëse ata të dy (ndërmjetësuesit) kanë për qëllim pajtimin, All-llahu ju mundëson afrimin mes tyre (burrit e gruas). All-llahu është i dijëshëm, është njohës i mirë.
4:35.
Nëse i druheni ndarjes midis burrit e gruas, atëherë caktoni një ndërmjetës nga ana e burrit dhe një nga ana e gruas. Në qoftë se ata dëshirojnë paqësim, Allahu sjell marrëveshje midis tyre. Allahu, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i di të gjitha qëllimet.
4:35.
Dhe nëse keni frikë përçarje midis tyre, atëherë caktoni një pajtues nga familja e tij dhe një pajtues nga familja e saj. Nëse ata të dy dëshirojnë pajtim, Allahu do të bëjë një marrëveshje midis tyre. Me të vërtetë, Allahu është i Dituri, i Informuari.
4:35.
WE 'IN HIFTUM SHIKAKA BEJNIHIMA FAB'ATHU HEKEMEN MIN 'EHLIHI WE HEKEMAN MIN 'EHLIHA 'IN JURIDA 'ISLAHÆN JUWEFFIKI ELLAHU BEJNEHUMA 'INNALL-LLAHE KANE 'ALIMÆN HABIRÆN
C
4:36.
Adhurojeni All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, silluni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqiut të afërt, ndaj fqiut të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve. All-llahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet.
4:36.
Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); silluni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët, të varfërit, fqinjët e afërt dhe të largët, me atë që keni pranë, me udhëtarin (që ka mbetur ngushtë) dhe me ata që janë robër nën pushtetin tuaj. Në të vërtetë, Allahu nuk i do njerëzit arrogantë e mburravecë;
4:36.
Dhe adhurojeni Allahun dhe mos i vini Atij asgjë si shok. Dhe silluni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët, të varfrit, fqinjët e afërt dhe fqinjët e largët, mikun pranë jush, udhëtarin dhe ata që zotëron dora juaj e djathtë. Me të vërtetë, Allahu nuk e do atë që është arrogant dhe mburravec.
4:36.
WE A'BUDU ELLAHE WE LA TUSHRIKU BIHI SHEJ'EN WE BIL-WALIDEJNI 'IHSANAN WE BIDHIL-KURBA WEL-JETAMA WEL-MESAKINI WEL-XHARI DHIL-KURBA WEL-XHARIL-XHUNUBI WE ES-SAHIBI BIL-XHENBI WE EBNI ES-SEBILI WE MA MELEKET 'EJMANUKUM 'INNALL-LLAHE LA JUHIBBU MEN KANE MUHTALÆN FEHURÆN
C
4:37.
Ata që vetë janë koprracë dhe urdhërojnë njerëzit për koprraci, dhe e fshehin atë që ju ka dhënë All-llahu nga mirësitë e veta. Ne kemi përgatitur dënim të turpshëm për jobesimtarët;
4:37.
(e as) ata që janë koprracë, të cilët kërkojnë që edhe të tjerët të bëhen koprracë dhe fshehin atë që ua ka dhuruar Allahu nga mirësitë e Tij. Ne kemi përgatitur për mohuesit ndëshkim poshtërues.
4:37.
Ata që janë koprracë dhe urdhërojnë të tjerët për koprraci dhe fshehin atë që Allahu u ka dhënë atyre nga mirësia e Tij. Dhe Ne kemi përgatitur për jobesimtarët një ndëshkim poshtërues.
4:37.
EL-LEDHINE JEBHALUNE WE JE'MURUNE EN-NASE BIL-BUHLI WE JEKTUMUNE MA 'ATAHUMU ELLAHU MIN FEDLIHI WE 'A'TEDNA LILKAFIRINE 'ADHABEN MUHINAN
C
4:38.
Edhe ata që e japin pasurinë e tyre për sy e faqe të botës, e nuk e besojnë All-llahun as ditën e mbramë. E ai që e ka shok djallin, ai pra është shok i shëmtuar.
4:38.
(Ai nuk i do) as ata që ndajnë nga pasuria e tyre sa për sy e faqe të botës dhe që nuk e besojnë Allahun e as Ditën e Kiametit. Ai që ka për shok djallin, dihet sa shok i keq është!
4:38.
Dhe ata që shpenzojnë pasurinë e tyre për t'u dukur para njerëzve dhe nuk besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit. Dhe kushdo që ka djallin për mik, atëherë sa mik i keq është ai.
4:38.
WEL-LEDHINE JUNFIKUNE 'EMWALEHUM RI'A'E EN-NASI WE LA JU'UMINUNE BILLAHI WE LA BIL-JEWMIL-'AHIRI WE MEN JEKUNI ESH-SHEJTANU LEHU KARINEN FESA'E KARINAN