Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 4:24. (Nuk u lejohet të martoheni) Edhe me gra të martuara (që kanë burrat e nuk janë të lëshuara), përveç atyre që i keni futur në pushtetin tuaj (robëreshat e luftës). (Ky është) obligim mbi ju nga All-llahu. U janë lejuar, pos këtyre (që u përmendën), të tjerat që t'i merrni me pasurinë tuaj (me niqah) duke pasur për qëllim bashkëshortësi e jo prostitucion. E për atë që përjetuat ju nga ato (gratë me të cilat patët kurorë), jepuani shpërblimin e tyre të caktuar se është obligim. E nuk ka pengesë për ju, pas përcaktimit (të niqahut), në atë që ju pëlqeni mes vete. All-llahu është i gjithëdijshmi, i urti.
4:24. (Ju ndalohet martesa) edhe me gratë që gjenden nën kurorë, përveç atyre që i zini robëresha. Ky është urdhri i Allahut. Ju janë lejuar të tjerat, me kusht që t'i kërkoni me pasurinë tuaj për martesë e jo për jetë të përkohshme. Grave, me të cilat kaloni jetë bashkëshortore, jepuni dhuratat e detyrueshme (për jetesë). S'ka gjynah për ju, me pëlqimin e të dyja palëve, që ta shtoni apo ta pakësoni sasinë e dhuratës së premtuar. Se, Allahu, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
4:24. Ju janë ndaluar gjithashtu gratë e martuara, përveç atyre që zotëron dora juaj e djathtë. Ky është një urdhër nga Allahu për ju. Dhe të gjitha të tjerat përveç tyre ju janë të lejuara, që t'i kërkoni ato me pasurinë tuaj për martesë, jo për imoralitet. Pra, për ato nga të cilat keni përfituar, jepuni atyre dhuratat e tyre si një detyrim. Dhe nuk ka mëkat për ju për atë që bie dakord mes jush pas këtij detyrimi. Me të vërtetë, Allahu është i Dituri, i Urtë.
4:24. WEL-MUHSENATU MINE EN-NISA' 'ILLA MA MELEKET 'EJMANUKUM KITABEL-LAHI 'ALEJKUM WE 'UHILLE LEKUM MA WERA'E DHALIKUM 'EN TEBTEGU BI'EMWALIKUM MUHSININE GAJRE MUSAFIHINE FEMA ESTEMTA'TUM BIHI MINHUNNE FE'ATUHUNNE 'UXHUREHUNNE FERIDETEN WE LA XHUNAHE 'ALEJKUM FIMA TERADEJTUM BIHI MIN BA'DIL-FERIDETI 'INNALL-LLAHE KANE 'ALIMEN HEKIMAN
C 4:25. Dhe kush nuk ka prej jush mundësi materiale që të martohet me femra të lira besimtare, le të martohet me ato besimtare tuaja që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). All-llahu di më së miri për besimin tuaj. Ju jeni nga njëri- tjetri (të një origjine). Pra, martohuni me ato (robëresha) e me lejen e të zotërve të tyre dhe jepuani kurorën në mënyrë të drejtë, (zgjidhni) të ndershme e jo prostitute të hapta apo të fshehta. E kur të jenë të martuara ato, nëse bëjnë ndonjë punë të turpshme, ndëshkimi kundër tyre është sa gjysma e atij të grave të lira (jo robëresha). Kjo (martesë me robëresha) është e lejuar për ata që i frikësohen imoralitetit, por të jeni të durueshëm, është më mirë për ju. All-llahu është mirëdashës, mëshirëplotë.
4:25. Cilido nga ju që nuk mund të martohet me gra të lira besimtare, për shkaqe të vështira materiale, le të martohet me një vajzë besimtare që gjendet nën pushtetin tuaj (robëreshë) - e Allahu e di më së miri besimin tuaj -, se jeni nga njëri-tjetri. Martohuni me to me lejen e pronarëve të tyre. Jepuni dhuratat si është e zakonshme për gra të ndershme e jo imorale të hapura apo të fshehta, që jetojnë me dashnor. Nëse ato, pasi të martohen, bëjnë kurvëri, dënimi i tyre është për gjysmë me dënimin e grave të lira (të pamartuara). Kjo është për ata nga ju, që kanë frikë se do të bëjnë gabim (kurvëri). Nëse përmbaheni, kjo është edhe më mirë! Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
4:25. Dhe kushdo që nuk ka mundësi për martesë me gratë e lira besimtare, atëherë le të martohet me ato që zotëron dora juaj e djathtë nga vajzat tuaja besimtare. Dhe Allahu e di më mirë për besimin tuaj. Ju jeni njëri nga tjetri. Prandaj, martohuni me to me lejen e familjes së tyre dhe jepuni atyre dhuratat e tyre me drejtësi, duke qenë të ndershme, jo të imoralshme dhe jo të fshehta. Dhe nëse ato kryejnë imoralitet pas martesës, atëherë dënimi i tyre është gjysma e asaj që është për gratë e lira. Kjo është për atë midis jush që ka frikë të bjerë në mëkat. Por nëse përmbaheni, kjo është më mirë për ju. Dhe Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
4:25. WE MEN LEM JESTETI' MINKUM TEWLEN 'EN JENKIHEL-MUHSENATIL-MU'UMINATI FEMIN MA MELEKET 'EJMANUKUM MIN FETEJATIKUMUL-MU'UMINATI WEL-LAHU 'A'LEMU BI'IMANIKUM BA'DUKUM MIN BA'DIN FANKIHUHUNNE BI'IDHNI 'EHLIHINNE WE 'ATUHUNNE 'UXHUREHUNNE BIL-MA'RUFI MUHSENATIN GAJRE MUSAFIHATIN WE LA MUTTEHIDHATI 'EHDANIN FE'IDHA 'UHSINNE FE'IN 'ETEJNE BIFAHISHETIN FE'ALEJHINNE NISFU MA 'ALEL-MUHSENATI MINEL-'ADHABI DHALIKE LIMEN HASHIJEL-'ANETE MINKUM WE 'EN TESBIRU HAJRUN LEKUM WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
C 4:26. All-llahu dëshiron t'ju sqarojë çështjet e t'ju drejtojë në rrugën e atyre që ishin para jush (pejgamberët) dhe t'ju pranojë pendimin. All-llahu e di më së miri gjendjen e robërve dhe është më i urti.
4:26. Allahu dëshiron që t'ju sqarojë, t'ju udhëzojë në rrugën e të dërguarve të mëparshëm dhe t'jua pranojë pendimet tuaja. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
4:26. Allahu dëshiron t'ju sqarojë dhe t'ju udhëzojë në rrugët e atyre që ishin para jush dhe të pranojë pendimin tuaj. Dhe Allahu është i Dituri, i Urtë.
4:26. JURIDU ELLAHU LIJUBEJJINE LEKUM WE JEHDIJEKUM SUNENEL-LEDHINE MIN KABLIKUM WE JETUBE 'ALEJKUM WEL-LAHU 'ALIMUN HEKIMUN
C 4:27. All-llahu dëshiron t'ju pranojë pendimin, e ata që ndjekin dëshirat e epsheve, dëshirojnë që ju të shmangeni në tërësi (nga rruga e drejtë).
4:27. Allahu dëshiron që t'jua pranojë pendimet tuaja, por ata që jepen pas epsheve, dëshirojnë që të largoheni krejtësisht nga udha e drejtë.
4:27. Dhe Allahu dëshiron të pranojë pendimin tuaj, por ata që ndjekin dëshirat e tyre duan që ju të devijoni një devijim të madh.
4:27. WEL-LAHU JURIDU 'EN JETUBE 'ALEJKUM WE JURIDUL-LEDHINE JETTEBI'UNE ESH-SHEHEWATI 'EN TEMILU MEJLEN 'ADHIMAN
C 4:28. All-llahu dëshiron t'ju lehtësoj (dispozitat), e megjithatë njeriu është i paaftë (për t'u përballuar epsheve).
4:28. Allahu dëshiron që t'jua lehtësojë (barrët), pasi njeriu është krijuar si një qenie e pafuqishme.
4:28. Dhe Allahu dëshiron t'ju lehtësojë. Dhe njeriu është krijuar i dobët.
4:28. JURIDU ELLAHU 'EN JUHAFFIFE 'ANKUM WE HULIKAL-'INSANU DA'IFEN
C 4:29. O ju që besuat, mos e hani mallin e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, përpos tregtisë në të cilën keni pajtueshmëri mes vete, dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëri-tjetrin). Vërtet, All-llahu është i mëshirueshëm për ju.
4:29. O besimtarë, mos e përvetësoni pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejueshme, përveç rastit kur ajo është tregti me pëlqim të dyanshëm dhe mos e vritni veten (dhe njëri-tjetrin)! Vërtet, Allahu është i Mëshirshëm me ju.
4:29. O ju që keni besuar, mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit padrejtësisht, përveçse përmes tregtisë me pëlqim të ndërsjellë. Dhe mos e vrisni veten tuaj. Me të vërtetë, Allahu është i Mëshirëplotë ndaj jush.
4:29. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TE'KULU 'EMWALEKUM BEJNEKUM BIL-BATILI 'ILLA 'EN TEKUNE TIXHARETEN 'AN TERADIN MINKUM WE LA TEKTULU 'ENFUSEKUM 'INNALL-LLAHE KANE BIKUM REHIMEN
C 4:30. Kush bën këtë (që ndaloi Zoti) qëllimisht dhe tejkalon kufijtë, Ne do ta hudhim atë në një zjarr të fortë. Dhe kjo është leht për All-llahun.
4:30. Këdo prej jush që e bën këtë përdhunisht dhe padrejtësisht, Ne, pa dyshim, do ta hedhim në zjarr. Kjo është shumë e lehtë për Allahun.
4:30. Dhe kushdo që e bën këtë padrejtësisht dhe me qëllim, ne do ta fusim atë në zjarr. Dhe kjo është e lehtë për Allahun.
4:30. WE MEN JEF'AL DHALIKE 'UDWANEN WE DHULMAN FESEWFE NUSLIHI NARÆN WE KANE DHALIKE 'ALA ELLAHI JESIRÆN
C 4:31. Nëse lagoheni prej mëkateve të mëdha, të cilat u janë të ndalueshme, Ne ju shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vend të ndershëm.
4:31. Në qoftë se ju u shmangeni gjynaheve të mëdha, që ju janë ndaluar, Ne do t'jua falim gabimet tuaja të vogla dhe do t'ju shpiem në një vend të nderuar.
4:31. Nëse shmangni mëkatet e mëdha që ju ndalohen, Ne do t'ju mbulojmë të këqijat tuaja dhe do t'ju fusim në një vendbanim fisnik.
4:31. 'IN TEXHTENIBU KEBA'IRE MA TUNHEWNE 'ANHU NUKEFFIR 'ANKUM SEJJI'ATIKUM WE NUDHILKUM MUDHALEN KERIMAN
C 4:32. Mos lakmoni në atë, që All-llahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë. Burrave ju takon hise nga ajo që fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo që fituan ato. All-llahut kërkoni nga të mirat e Tij. All-llahu është i dijshëm për çdo send.
4:32. Mos i lakmoni ato gjëra, me anë të të cilave Allahu i ka bërë disa nga ju të dallohen mbi të tjerët: meshkujt do të kenë pjesë prej asaj që kanë punuar e po ashtu edhe femrat do të kenë pjesë prej asaj që kanë punuar. Kërkoni prej Allahut nga mirësitë e Tij. Vërtet, Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.
4:32. Dhe mos dëshironi atë që Allahu ka dhënë disave prej jush mbi të tjerët. Për burrat është një pjesë e asaj që ata kanë fituar, dhe për gratë është një pjesë e asaj që ato kanë fituar. Dhe kërkoni nga Allahu mirësinë e Tij. Me të vërtetë, Allahu është i Dituri për çdo gjë.
4:32. WE LA TETEMENNEW MA FEDDELEL-LAHU BIHI BA'DEKUM 'ALA BA'DIN LILRRIXHALI NESIBUN MIMMA EKTESEBU WE LILNNISA'I NESIBUN MIMMA EKTESEBNE WE ES'ELU ELLAHE MIN FEDLIHI 'INNALL-LLAHE KANE BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMEN
C 4:33. Ne u kemi caktuar për secilin trashëgimtarë, pjesën e pasurisë që e lënë prindërit ose të afërmit. E atyre që ju keni premtuar, jepuani pjesën ë tyre. All-llahu është dëshmues mbi çdo send.
4:33. Gjithkujt Ne i kemi caktuar trashëgimtarët për çdo gjë që lënë prindërit ose të afërmit, ndërsa atyre me të cilët keni bërë marrëveshje, jepuni pjesën e vet. Sigurisht që Allahu është dëshmitar për çdo gjë.
4:33. Dhe për secilin Ne kemi caktuar trashëgimtarë nga ajo që kanë lënë prindërit dhe të afërmit. Dhe atyre me të cilët keni bërë një marrëveshje, jepuni pjesën e tyre. Me të vërtetë, Allahu është Dëshmues për çdo gjë.
4:33. WE LIKULLIN XHE'ALNA MEWALIJE MIMMA TEREKEL-WALIDANI WEL-'EKREBUNE WEL-LEDHINE 'AKADET 'EJMANUKUM FE'ATUHUM NESIBEHUM 'INNALL-LLAHE KANE 'ALA KULLI SHEJ'IN SHEHIDEN
C 4:34. Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës. E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrahni (lahtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi.
4:34. Meshkujt kanë autoritet mbi gratë, meqë Allahu u ka dhënë disa cilësi mbi ato dhe, meqë ata shpenzojnë për mbajtjen e tyre. Gra të mira janë ato të dëgjueshmet, që ruajnë fshehtësitë që ka urdhëruar Allahu. Sa i përket grave që ju i druheni mosbindjes dhe sjelljes së keqe nga ana e tyre, këshillojini, (e, nëse kjo s'bën dobi) mos i pranoni në shtrat dhe (në fund) i rrihni ato (lehtas). Por, nëse ato ju binden, atëherë mos i ndëshkoni më. Allahu, me të vërtetë, është i Lartësuar dhe i Madhëruar!
4:34. Burrat janë mbrojtës dhe mbështetës të grave për shkak të asaj që Allahu ka dhënë disa prej tyre mbi të tjerët dhe për shkak të asaj që ata shpenzojnë nga pasuria e tyre. Prandaj, gratë e ndershme janë të përulura dhe ruajnë në mungesë të burrave të tyre atë që Allahu ka urdhëruar të ruhet. Por për ato nga të cilat keni frikë se do të rebelohen, këshilloni ato, braktisni ato në shtrat dhe rrihni ato lehtë. Por nëse ato pendohen dhe përmirësohen, atëherë mos kërkoni rrugë kundër tyre. Me të vërtetë, Allahu është i Lartësuar, i Madhërishëm.
4:34. ER-RIXHALU KAWWAMUNE 'ALA EN-NISA' BIMA FEDDELEL-LAHU BA'DEHUM 'ALA BA'DIN WE BIMA 'ENFEKU MIN 'EMWALIHIM FALSSALIHATU KANITATUN HAFIDHATUN LILGAJBI BIMA HEFIDHEL-LAHU WEL-LATI TEHAFUNE NUSHUZEHUNNE FA'IDHUHUNNE WE EHXHURUHUNNE FIL-MEDAXHI'I WE EDRIBUHUNNE FE'IN 'ETA'NEKUM FELA TEBGU 'ALEJHINNE SEBILEN 'INNALL-LLAHE KANE 'ALIJAN KEBIRÆN