U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
60:6.
Vërtet, për atë që ka shpresë në All-llahun dhe në ditën e gjykimit, ju keni mostër të mirë (te Ibrahimi dhe besimtarët), e kush i bie prapa, le ta dijë se All-llahu është Ai i panevojshmi, vetvetiu i lavdëruari.
60:6.
Vërtet, ata njerëz janë një shembull i mirë për ju e për këdo që shpreson në Allahun dhe në Ditën e Fundit. Kushdo që nuk ia vë veshin (këtij shembulli), ta dijë se Allahu është i Vetëmjaftueshmi, i Denji për çdo lavd!
60:6.
Me të vërtetë, për ju ka një shembull të bukur në ta për atë që shpreson në Allahun dhe Ditën e Fundit. Dhe kushdo që shmanget – atëherë me të vërtetë, Allahu është i Vetëmjaftueshmi, i Denji për lavdërim.
60:6.
LEKAD KANE LEKUM FIHIM 'USWETUN HESENETUN LIMEN KANE JERXHU ELLAHE WEL-JEWMEL-'AHIRE WE MEN JETEWELLE FE'INNALL-LLAHE HUWEL-GANIJUL-HEMIDU
C
60:7.
Pritet që All-llahu të verë miqësi ndërmjet jush dhe atyre që kishit armiqësi, All-llahu është i fuqishëm, All-llahu falë mëkatet, është mëshirues.
60:7.
Ndoshta Allahu do të lidhë miqësi midis jush dhe atyre me të cilët keni qenë armiq. Allahu është i Fuqishëm (për këtë). Ai është Falës dhe Mëshirëplotë.
60:7.
Ka të ngjarë që Allahu të vendosë dashuri midis jush dhe atyre të cilët keni qenë armiq. Dhe Allahu është i Plotfuqishmi. Dhe Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
60:7.
'ASALLAHU 'EN JEXH'ALE BEJNEKUM WE BEJNEL-LEDHINE 'ADEJTUM MINHUM MEWEDDETEN WEL-LAHU KADIRUN WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
C
60:8.
All-llahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; All-llahu i do ata që mbajnë drejtësinë.
60:8.
Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Me të vërtetë, Allahu i do të drejtët.
60:8.
Allahu nuk ju ndalon për ata që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe nuk ju dëbojnë nga shtëpitë tuaja që të tregoni drejtësi dhe të silleni mirë ndaj tyre. Me të vërtetë, Allahu i do ata që janë të drejtë.
60:8.
LA JENHAKUMU ELLAHU 'ANIL-LEDHINE LEM JUKATILUKUM FI ED-DINI WE LEM JUHRIXHUKUM MIN DIJARIKUM 'EN TEBERRUHUM WE TUKSITU 'ILEJHIM 'INNALL-LLAHE JUHIBBUL-MUKSITINE
C
60:9.
All-llahu ua ndalon t'u afroheni vetëm atyre që ju luftuan për shkak të fesë, që ju nxorën prej shtëpive tuaja dhe që ndihmuan dëbimin tuaj; ju ndalon të miqësoheni me ta. Kush miqësohet me ta, të tillët janë dëmtues të vetvetes.
60:9.
Allahu ju ndalon t'i bëni miq ata që luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe ju dëbojnë nga vatrat tuaja, si dhe mbështesin të tjerët që t'ju dëbojnë. Kushdo që i bën miq ata, është punëmbrapshtë.
60:9.
Por Allahu ju ndalon për ata që luftuan kundër jush për shkak të fesë dhe ju dëbuan nga shtëpitë tuaja dhe ndihmuan në dëbimin tuaj – për të mos i marrë ata për miq. Dhe kushdo që i merr ata për miq – atëherë ata janë të padrejtë.
60:9.
'INNEMA JENHAKUMU ELLAHU 'ANIL-LEDHINE KATELUKUM FI ED-DINI WE 'EHREXHUKUM MIN DIJARIKUM WE DHAHERU 'ALA 'IHRAXHIKUM 'EN TEWELLEWHUM WE MEN JETEWELLEHUM FE'ULA'IKE HUMU EDH-DHALIMUNE
C
60:10.
O ju që besuat, kur t'ju vijnë besimtaret e shpërngulura (prej Mekes), provoni besnikërinë e tyre, ndonëse All-llahu di më së miri për besimin e tyre; nëse vërtetoni se ato janë besimtare, atëherë mos i ktheni ato te jobesimtarët, sepse as ato nuk janë të lejuara për ta e as ata nuk janë të lejuar për to, e ju jepuni atyre (jobesimtarëve) atë që kanë shpenzuar për to (në emër të kurorëzimit). Ju nuk keni pengesë të martoheni me to, pasi t'ua jepni vlerën e kurorës. Mos i mbani nën kurorë idhujtaret por kërkoni (prej idhujtarëve mekas) atë që keni shpenzuar për to, dhe ata le të kërkojnë (prej jush besimtarë) atë që kanë shpenzuar. Këto janë dispozita të All-llahut me të cilat Ai gjykon ndërmjet jush; All-llahu është më i dijshmi, më i informuari.
60:10.
O besimtarë, kur ju vijnë besimtaret të mërguara, provoni (besimin) tek ato. Allahu e di më mirë besimin e tyre. Nëse bindeni se ato janë besimtare, mos i ktheni te jobesimtarët. Ato nuk janë (bashkëshorte) të ligjshme për ata dhe as ata nuk janë (bashkëshortë) të ligjshëm për ato. Kthejuni jobesimtarëve pajën, që u kishin dhënë atyre. Nuk ka pengesë që t'i merrni ato për bashkëshorte, pasi t'u jepni pajën e martesës. Mos qëndroni në martesë me idhujtare. Kërkoni atë që keni dhënë (si pajë), por dhe jobesimtarët le të kërkojnë atë që kanë dhënë. Ky është ligji i Allahut, Ai ju gjykon ju; Allahu di çdo gjë dhe është i Gjithëdijshëm e i Urtë.
60:10.
O ju që besoni, kur gratë besimtare vijnë te ju si emigrante, testoni ato. Allahu e di më së miri besimin e tyre. Pastaj, nëse i gjeni ato besimtare, mos i ktheni te mohuesit. Ato nuk janë të lejuara për ta, dhe as ata nuk janë të lejuar për to. Dhe jepuni atyre që ata kanë shpenzuar. Dhe nuk ka asnjë mëkat për ju nëse i martoni ato, kur u keni dhënë atyre mehri (shpërblimin e martesës). Dhe mos mbani lidhje martesore me gratë mohues. Dhe kërkoni atë që keni shpenzuar, dhe ata duhet të kërkojnë atë që kanë shpenzuar. Kjo është gjykimi i Allahut. Ai gjykon midis jush. Dhe Allahu është i Dijshëm, i Urtë.
60:10.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'IDHA XHA'EKUMUL-MU'UMINATU MUHAXHIRATIN FAMTEHINUHUNNEL-LAHU 'A'LEMU BI'IMANIHINNE FE'IN 'ALIMTUMUHUNNE MU'UMINATIN FELA TERXHI'UHUNNE 'ILAL-KUFFARI LA HUNNE HILLUN LEHUM WE LA HUM JEHILLUNE LEHUNNE WE 'ATUHUM MA 'ENFEKU WE LA XHUNAHE 'ALEJKUM 'EN TENKIHUHUNNE 'IDHA 'ATEJTUMUHUNNE 'UXHUREHUNNE WE LA TUMSIKU BI'ISEMIL-KEWAFIRI WE ES'ELU MA 'ENFEKTUM WE LIES'ELU MA 'ENFEKU DHALIKUM HUKMU ELLAHI JEHKUMU BEJNEKUM WEL-LAHU 'ALIMUN HEKIMUN
C
60:11.
Në qoftë se u humbet diçka (nga shpenzimi) i ndonjë gruaje tuaj që ik te idhujtarët, e juve ju vjen rasti t'i luftoni dhe të merrni pré të luftës, atëherë atyre që u kanë shkuar gratë, jepuni aq sa kanë shpenzuar; e kini frikë All-llahun, të cilin ju e besoni!
60:11.
Nëse ndonjëra prej grave tuaja kthehet te jobesimtarët e më pas ju fitoni plaçkë lufte prej tyre, atëherë jepuni atyre (besimtarëve që u kanë ikur gratë) shpenzimet e martesës. Kijeni frikë Allahun, të Cilit i besoni!
60:11.
Dhe nëse ndonjë prej grave tuaja shkon te mohuesit dhe më pas ju ndëshkoni (mohuesit), atëherë jepuni atyre që gratë e tyre të shkojnë një shpërblim të barabartë me atë që kanë shpenzuar. Dhe kini frikë Allahun, te i Cili besoni.
60:11.
WE 'IN FATEKUM SHEJ'UN MIN 'EZWAXHIKUM 'ILAL-KUFFARI FA'AKABTUM FE'ATUL-LEDHINE DHEHEBET 'EZWAXHUHUM MITHLE MA 'ENFEKU WE ETTEKU ELLAHEL-LEDHI 'ENTUM BIHI MU'UMINUNE
C
60:12.
O Pejgamber, kur të vijnë besimtaret që të të japin besën se: nuk do t'i shoqërojnë asnjë send All-llahut; se nuk do të vjedhin; se nuk do të bëjnë kurvëri; se nuk do t'i mbysin fëmijët e tyre; se nuk do të gënjejnë me ndonjë shpifje për (fëmijën e huaj që kanë marrë) se është i tyre; dhe se nuk do të të kundërshtojnë në atë që i urdhëron, atëherë prano zotimin e tyre dhe lute All-llahun t'i falë ato, se All-llahu është mëkatfalës dhe mëshirues.
60:12.
O Profet, nëse vijnë tek ty besimtaret e të betohen se nuk do t'i shoqërojnë Allahut asgjë (në adhurim), nuk do të vjedhin, nuk do të kurvërojnë, nuk do t'i vrasin fëmijët e tyre, nuk do të sjellin ndonjë shpifje të sajuar nga ato vetë dhe se nuk do të të kundërshtojnë në çfarë është e drejtë dhe e arsyeshme, atëherë ti pranoje betimin e tyre dhe lutju Allahut t'i falë. Vërtet, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
60:12.
O Profet, kur gratë besimtare vijnë te ti dhe të betohen për ty se nuk do të shoqërojnë asgjë me Allahun, nuk do të vjedhin, nuk do të bëjnë imoralitet, nuk do të vrasin fëmijët e tyre, nuk do të sjellin ndonjë shpifje që shpikin mes duarve dhe këmbëve të tyre, dhe nuk do të kundërshtojnë në atë që është e drejtë, atëherë prano betimin e tyre dhe kërko falje për to nga Allahu. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
60:12.
JA 'EJJUHA EN-NEBIJU 'IDHA XHA'EKEL-MU'UMINATU JUBAJI'NEKE 'ALA 'EN LA JUSHRIKNE BILLAHI SHEJ'EN WE LA JESRIKNE WE LA JEZNINE WE LA JEKTULNE 'EWLADEHUNNE WE LA JE'TINE BIBUHTANIN JEFTERINEHU BEJNE 'EJDIHINNE WE 'ERXHULIHINNE WE LA JA'SINEKE FI MA'RUFIN FEBAJI'HUNNE WE ESTEGFIR LEHUNNEL-LAHE 'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C
60:13.
O ju që keni besuar, mos u miqësoni me një popull që All-llahu ka shprehur hidhërim kundër tij, popull që ka humbur shpresën ndaj botës së ardhshme, ashtu si nuk kanë shpresë jobesimtarët prej të vdekurve (që do të ngjallen) në këtë botë, ose në ringjallje (në botën tjetër).
60:13.
O besimtarë, mos i bëni miq ata njerëz me të cilët Allahu është i zemëruar. Ata e kanë humbur shpresën për jetën tjetër, ashtu siç e kanë humbur shpresën jobesimtarët për të varrosurit (se do të ringjallen).
60:13.
O ju që besoni, mos i merrni për miq një popull që Allahu është zemëruar ndaj tyre. Me të vërtetë, ata kanë humbur shpresën për botën tjetër, ashtu siç humbën mohuesit shpresën për banorët e varreve.
60:13.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TETEWELLEW KAWMEN GADIBEL-LAHU 'ALEJHIM KAD JE'ISU MINEL-'AHIRETI KEMA JE'ISEL-KUFFARU MIN 'ESHABIL-KUBURI
C
61:1.
All-llahun e madhëroi çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, e Ai është mbizotëruesi, i urti.
61:1.
Allahun e përlëvdon gjithçka, që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti!
61:1.
Çdo gjë që është në qiej dhe çdo gjë që është në tokë e lavdëron Allahun. Dhe Ai është i Plotfuqishmi, i Urtë.
61:1.
SEBBEHE LILLAHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI WE HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU
C
61:2.
O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni?
61:2.
O besimtarë, përse thoni atë që nuk e bëni?
61:2.
O ju që besoni, pse thoni atë që nuk bëni?
61:2.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'EMENU LIME TEKULUNE MA LA TEF'ALUNE
C
61:3.
Tek All-llahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni!
61:3.
Është shumë e urryer për Allahun të thoni atë që nuk e bëni!
61:3.
Sa e urryer është te Allahu që ju të thoni atë që nuk bëni.
61:3.
KEBURE MEKTEN 'INDEL-LAHI 'EN TEKULU MA LA TEF'ALUNE