U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
58:1.
Vërtet, All-llahu dëgjoi fjalët e asaj e cila bisedoi me ty lidhur me burrin e vet, që u ankua te All-llahu; prandaj All-llahu e dëgjon bisedën tuaj, All-llahu dëgjon çdo bisedë dhe sheh çdo punë.
58:1.
Allahu i ka dëgjuar fjalët e asaj, që diskutoi me ty për burrin e vet dhe iu ankua Atij. Allahu e dëgjoi bisedën tuaj, sepse Ai dëgjon dhe sheh gjithçka.
58:1.
Me të vërtetë, Allahu e ka dëgjuar fjalën e asaj që të diskutojnë me ty për burrin e saj dhe ankohet te Allahu. Dhe Allahu dëgjon bisedën tuaj. Me të vërtetë, Allahu është Dëgjuesi, Vëzhguesi.
58:1.
KAD SEMI'ALLAHU KAWLEL-LETI TUXHADILUKE FI ZEWXHIHA WE TESHTEKI 'ILA ELLAHI WEL-LAHU JESMA'U TEHAWUREKUMA 'INNALL-LLAHE SEMI'UN BESIRUN
C
58:2.
Ata prej jush që bëjnë "Dhihar" (epërsia ime ndaj teje është haram si epërsia ndaj nënës sime) ndaj grave të veta, në të vërtetë ato nuk janë nënat e tyre, nënat e tyre janë vetëm ato që i kanë lindur ata, ndërsa ata janë duke thënë fjalë të irituara dhe gënjeshtra, por All-llahu është që lë shumë pa marrë në përgjegjësi dhe shumë falë.
58:2.
Ata midis jush, që i ndajnë gratë e veta, duke u thënë se iu duken si nënat e veta, duhet ta dinë se ato nuk janë nënat e tyre. Nënat e tyre janë vetëm ato që i kanë lindur ata. Fjalët që ata thanë, janë të pahijshme dhe të pavërteta. Megjithatë, Allahu është Falës dhe Shlyes i gabimeve.
58:2.
Ata prej jush që e thërrasin gratë e tyre si nënat e tyre – ato nuk janë nënat e tyre. Nënat e tyre janë vetëm ato që i lindën ata. Dhe me të vërtetë, ata thonë një fjalë të urryer dhe gënjeshtër. Dhe me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
58:2.
EL-LEDHINE JUDHAHIRUNE MINKUM MIN NISA'IHIM MA HUNNE 'UMMEHATIHIM 'IN 'UMMEHATUHUM 'ILLAL-LA'I WELEDNEHUM WE 'INNEHUM LEJEKULUNE MUNKEREN MINEL-KAWLI WE ZURAN WE 'INNALL-LLAHE LE'AFUWUN GAFURUN
C
58:3.
Ata që krahasojnë (me nëna) dhe largohen nga gratë e veta, e pastaj zbrapsen nga ajo që kanë thënë, janë të obliguar që para se të kontaktojnë ndërmjet vete ta lirojnë një rob. Kjo është dispozitë me të cilën porositeni, e All-llahu është i njohur hollësisht me atë që ju punoni.
58:3.
Ata që i ndajnë gratë e veta në këtë mënyrë e pastaj duan të kthejnë mbrapsht atë që thanë, duhet të lirojnë një skllav (apo skllave), para se të preken përsëri. Kështu ju urdhërohet. Allahu i di të gjitha ato që bëni ju.
58:3.
Dhe ata që e thërrasin gratë e tyre si nënat e tyre dhe pastaj kthehen nga ajo që kanë thënë, atëherë ata duhet të lirojnë një rob përpara se të prekin njëri-tjetrin. Kjo ju këshillohet juve. Dhe Allahu është i Dijshëm për atë që bëni.
58:3.
WEL-LEDHINE JUDHAHIRUNE MIN NISA'IHIM THUMME JA'UDUNE LIMA KALU FETEHRIRU REKABETIN MIN KABLI 'EN JETEMASSA DHALIKUM TU'ADHUNE BIHI WEL-LAHU BIMA TA'MELUNE HABIRUN
C
58:4.
E kush nuk gjen (rob për lirim), atëherë le të agjërojë dy muaj rresht para se të kontaktojnë, e kush nuk mundet, atëherë le t'i ushqejë gjashtëdhjetë të varfër. Kjo (dispozitë ju shërben) për të vërtetuar ju se besoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij (e jo zakonet injorante). Këto, pra janë përcaktimet e All-llahut. Ndërkaq, mohuesit kanë dënim të rëndë.
58:4.
Ai që nuk gjen (ndonjë skllav për të liruar), duhet që të agjërojë dy muaj rresht, para se të preken si bashkëshortë. E, nëse nuk mund ta mbajë agjërimin, atëherë duhet të ushqejë gjashtëdhjetë të varfër. Kjo, që të tregoni besimin në Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Këta janë kufijtë e Allahut. Ndërsa për jobesimtarët ka vuajtje të mundimshme.
58:4.
Dhe kush nuk gjen (një rob për të liruar), atëherë ai duhet të agjërojë për dy muaj rresht përpara se të prekin njëri-tjetrin. Dhe kush nuk është në gjendje, atëherë ai duhet të ushqejë gjashtëdhjetë të varfër. Kjo është që ju të besoni në Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Dhe këto janë kufijtë e Allahut. Dhe për jobesimtarët ka një ndëshkim të dhimbshëm.
58:4.
FEMEN LEM JEXHID FESIJAMU SHEHREJNI MUTETABI'AJNI MIN KABLI 'EN JETEMASSA FEMEN LEM JESTETI' FE'IT'AMU SITTINE MISKINEN DHALIKE LITU'UMINU BILLAHI WE RESULIHI WE TILKE HUDUDU ELLAHI WE LILKAFIRINE 'ADHABUN 'ELIMUN
C
58:5.
Është e vërtetë se ata që i kundërvihen All-llahut dhe të dërguarit të Tij janë të mposhtur, ashtu siç u mposhtën ata përpara tyre. Mirëpo, Ne u kemi shpallur fakte të qarta, e për mohuesit është një dënim i turpshëm.
58:5.
Vërtet, ata që i kundërvihen Allahut dhe të dërguarit të Tij, do të poshtërohen, siç janë poshtëruar ata para tyre. Ne kemi zbritur shpallje të qarta, kurse për jobesimtarët do të ketë vuajtje poshtëruese,
58:5.
Me të vërtetë, ata që kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij do të mposhten, ashtu si ata para tyre u mposhtën. Dhe me të vërtetë, Ne kemi zbritur ajete të qarta. Dhe për jobesimtarët ka një ndëshkim të poshtërueshëm.
58:5.
'INNEL-LEDHINE JUHADDUNEL-LAHE WE RESULEHU KUBITU KEMA KUBITEL-LEDHINE MIN KABLIHIM WE KAD 'ENZELNA 'AJATIN BEJJINATIN WE LILKAFIRINE 'ADHABUN MUHINUN
C
58:6.
Në ditën kur All-llahu i ringjall ata të gjithë, i njofton me atë që kanë punuar, pse All-llahu ka mbajtur ato shënime, edhe pse ata i kanë harruar. All-llahu është Ai që çdo send e sheh dhe e përcjell.
58:6.
në ditën, kur Allahu i ngjall të gjithë e i njofton për veprat që kanë bërë. Allahu të gjitha i ka shënuar, edhe pse ata i kanë harruar. Allahu është dëshmitar i çdo gjëje.
58:6.
Ditën kur Allahu do t'i ringjallë ata të gjithë dhe do t'u tregojë atyre atë që ata kanë bërë. Allahu e ka numëruar atë, ndërsa ata e harruan atë. Dhe Allahu është dëshmitar mbi çdo gjë.
58:6.
JEWME JEB'ATHUHUMU ELLAHU XHEMI'EN FEJUNEBBI'UHUM BIMA 'AMILU 'EHSAHU ELLAHU WE NESUHU WEL-LAHU 'ALA KULLI SHEJ'IN SHEHIDUN
C
58:7.
A nuk e di ti (o dëgjues) se All-llahu di çka ka në qiej dhe çka ka në tokë?! Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave e të mos jetë Ai i katërti; e as mes pesë vetave e të mos jetë Ai i gjashti, e as mes më pak vetave dhe as mes më shumë vetave, e të mos jetë Ai me ta, kudo që të jenë. Pastaj, në ditën e kijametit i njofton ata me atë që kanë punuar. All-llahu ka përshirë çdo send në dijen e vet.
58:7.
A nuk e di ti, se Allahu di çdo gjë që është në qiej dhe në Tokë?! Nuk ka bisedë të fshehtë midis tre vetave, që Ai të mos jetë i katërti; as midis pesë vetave e që Ai të mos jetë i gjashti; as kur janë më pak, as kur janë më shumë, që Ai të mos jetë me ata, kudo që të ndodhen; Ai në Ditën e Kiametit do t'i njoftojë ata se çfarë kanë bërë, se, me të vërtetë, Allahu di çdo gjë!
58:7.
A nuk e di se Allahu e di atë që është në qiej dhe atë që është në tokë? Nuk ka asnjë bisedë të fshehtë mes treve përveç që Ai është i katërti i tyre, dhe as mes pesëve përveç që Ai është i gjashti i tyre, dhe as më pak dhe as më shumë përveç që Ai është me ta, kudo që ata janë. Pastaj, Ai do t'i informojë ata për atë që kanë bërë në Ditën e Ringjalljes. Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.
58:7.
'ELEM TERA 'ENNEL-LAHE JA'LEMU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI MA JEKUNU MIN NEXHWA THELATHETIN 'ILLA HUWE RABI'UHUM WE LA HAMSETIN 'ILLA HUWE SADISUHUM WE LA 'EDNA MIN DHALIKE WE LA 'EKTHERE 'ILLA HUWE ME'AHUM 'EJNE MA KANU THUMME JUNEBBI'UHUM BIMA 'AMILU JEWMEL-KIJAMETI 'INNALL-LLAHE BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMUN
C
58:8.
A nuk i sheh ata që ishin të ndaluar të bisedojnë fshehtë, se si i kthehen përsëri asaj nga e cila ishin të ndaluar dhe pëshpërisin për çka është mëkat, për çka është mizori dhe çka është në kundërshti të të dërguarit. Ata kur vijnë te ti, të përshëndesin me atë që All-llahu nuk të përshëndet dhe vetëmevete thonë: "Përse All-llahu nuk na dënon për këtë që po e themi?" Por, mjaft është për ta xhehennemi në të cilin hidhen. Sa vend i shëmtuar është ai.
58:8.
A nuk i sheh ata të cilët, edhe pse iu është ndaluar të kurdisin fshehtësisht, kthehen tek ajo që u është ndaluar dhe kurdisin për gjynahe, armiqësi dhe mosbindje ndaj të Dërguarit? Kur vijnë te ti, ata të përshëndesin me fjalë, me të cilat Allahu nuk të përshëndet kurrë dhe thonë me vete: “Pse nuk na dënon Allahu për këtë që po flasim?” Xhehenemi është një dënim i mjaftueshëm për ata. Në flakët e tij do të digjen. Eh, sa vendbanim i tmerrshëm që është ai!
58:8.
A nuk e ke parë ata që u ndaluan nga bisedat e fshehta dhe pastaj kthehen në atë që u ndaluan dhe bisedojnë fshehtazi për mëkatin dhe armiqësinë dhe kundërshtimin ndaj të Dërguarit? Dhe kur vijnë te ti, ata të përshëndesin me atë me të cilën Allahu nuk të përshëndeti, dhe ata thonë mes vetes: "Pse Allahu nuk na ndëshkon për atë që themi?" Mjafton për ta Xhehenemi, në të cilin ata do të hyjnë. Dhe sa fund i keq është ai!
58:8.
'ELEM TERA 'ILAL-LEDHINE NUHU 'ANI EN-NEXHWA THUMME JA'UDUNE LIMA NUHU 'ANHU WE JETENAXHEWNE BIL-'ITHMI WEL-'UDWANI WE MA'SIJETI ER-RESULI WE 'IDHA XHA'UKE HEJJEWKE BIMA LEM JUHEJJIKE BIHI ELLAHU WE JEKULUNE FI 'ENFUSIHIM LEWLA JU'ADHDHIBUNALLAHU BIMA NEKULU HESBUHUM XHEHENNEMU JESLEWNEHA FEBI'SEL-MESIRU
C
58:9.
O ju që keni besuar, kur bisedoni mes vete fshehurazi, mos bisedoni për çka është mëkat, armiqësi dhe kundërshti ndaj pejgamberit, por bisedoni për punë të ndershme e të matura dhe kini frikën All-llahut, te i cili do të tuboheni!
58:9.
O besimtarë! Kur të bisedoni fshehtas mes jush, mos flisni për gjynahe, armiqësi dhe mosbindje ndaj të Dërguarit; por bisedoni për mirësi dhe drejtësi. Kijeni frikë Allahun, para të Cilit do të tuboheni.
58:9.
O ju që besoni, kur bisedoni fshehtazi, mos bisedoni për mëkatin dhe armiqësinë dhe kundërshtimin ndaj të Dërguarit, por bisedoni për drejtësinë dhe devotshmërinë. Dhe kini frikë Allahun, te i Cili do të mblidheni.
58:9.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'IDHA TENAXHEJTUM FELA TETENAXHEW BIL-'ITHMI WEL-'UDWANI WE MA'SIJETI ER-RESULI WE TENAXHEW BIL-BIRRI WET-TEKWA WE ETTEKU ELLAHEL-LEDHI 'ILEJHI TUHSHERUNE
C
58:10.
Bisedën e fshehtë e nxit vetëm djalli për t'i shqetësuar ata që besuan, ndonëse ajo nuk mund t'i dëmtojë ata fare pa dëshirën e All-llahut, andaj vetëm All-llahut le t'i mbështeten besimtarët!
58:10.
Intrigat e fshehta vijnë vetëm nga djalli, për t'i dëshpëruar besimtarët. E megjithatë, ai nuk mund t'u shkaktojë kurrfarë të keqeje, përveç nëse Allahu e lejon atë. Pra, besimtarët le të mbështeten tek Allahu!
58:10.
Biseda e fshehtë është vetëm nga Shejtani që ai t'i shqetësojë ata që kanë besuar. Por ai nuk mund t'u bëjë asnjë dëm atyre përveç me lejen e Allahut. Dhe te Allahu le të mbështeten besimtarët.
58:10.
'INNEMA EN-NEXHWA MINE ESH-SHEJTANI LIJEHZUNEL-LEDHINE 'AMENU WE LEJSE BIDARRIHIM SHEJ'EN 'ILLA BI'IDHNI ELLAHI WE 'ALA ELLAHI FELJETEWEKKELIL-MU'UMINUNE
C
58:11.
O ju që besuat, kur t'ju thuhet: zgjerohuni (bëni vend) në vend ndeje, zgjerohuni, se All-llahu bën zgjerim për ju, e kur t'ju thuhet: ngrihuni! Atëherë ju ngrihuni, All-llahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. All-llahu është i njohur mirë me atë që punoni.
58:11.
O besimtarë! Kur ju thuhet t'u hapni vend të tjerëve në tubim, atëherë bëni vend, se Allahu do t'ju bëjë vend (në Xhenet)! E kur ju thuhet të ngriheni, atëherë bëni kështu, se Allahu do t'i ngrejë në shkallë të lartë ata midis jush që besojnë dhe që u është dhënë dija. Allahu di çdo gjë që punoni.
58:11.
O ju që besoni, kur ju thuhet: "Hapni hapësirë në tubime," atëherë hapni hapësirë; Allahu do t'ju japë hapësirë. Dhe kur thuhet: "Ngrihuni," atëherë ngrihuni; Allahu do t'i ngrisë ata mes jush që kanë besuar dhe atyre që janë dhënë dije, me grada. Dhe Allahu është i Dijshëm për atë që bëni.
58:11.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'IDHA KILE LEKUM TEFESSEHU FIL-MEXHALISI FAFSEHU JEFSEHI ELLAHU LEKUM WE 'IDHA KILE ENSHUZU FANSHUZU JERFA'I ELLAHUL-LEDHINE 'AMENU MINKUM WEL-LEDHINE 'UTUL-'ILME DEREXHATIN WEL-LAHU BIMA TA'MELUNE HABIRUN