Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 54:40. Ne Kur'anin e bëmë të lehtë për të studiuar, a ka ndokush që merr përvojë nga ai?
54:40. Vërtet, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për t'u kuptuar dhe kujtuar, prandaj, a ka ndonjë që të marrë këshillë?!
54:40. Dhe me të vërtetë, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për përkujtim. Atëherë, a ka ndonjë që merr mësim?
54:40. WE LEKAD JESSERNAL-KUR'ANE LILDHDHIKRI FEHEL MIN MUDDEKIRIN
C 54:41. Edhe rrethit të faraonit i patën ardhur shumë vërejtje.
54:41. Edhe njerëzve të Faraonit u patën ardhur paralajmërimet,
54:41. Dhe me të vërtetë, paralajmërime erdhën te njerëzit e Faraonit.
54:41. WE LEKAD XHA'E 'ALE FIR'AWNE EN-NUDHURU
C 54:42. Ata i përgënjeshtruan të gjitha argumentet Tona, prandaj Ne i dënuam ashtu siç është dënimi i një ngadhënjyesi, i një fuqiploti.
54:42. por ata i mohuan të gjitha shenjat Tona, andaj Ne i mbërthyem ata, ashtu siç dënon i Plotfuqishmi dhe i Plotpushtetshmi.
54:42. Por ata i përgënjeshtruan të gjitha shenjat Tona. Prandaj, Ne i kapëm ata me kapje të të Gjithëfuqishmit, të Plotfuqishmit.
54:42. KEDHDHEBU BI'AJATINA KULLIHA FE'EHADHNAHUM 'EHDHE 'AZIZIN MUKTEDIRIN
C 54:43. A jobesimtarët tuaj janë më të vlefshëm se ata që u përmendën, apo ju keni ndonjë kontratë në librat e qiellit?
54:43. Vallë, jobesimtarët tuaj janë më të mirë se këta (popuj të shkatërruar më parë), apo ju keni ndonjë paprekshmëri në librat e shpallur?
54:43. A janë mohuesit tuaj më të mirë se ata? Apo keni ndonjë përjashtim në Shkrimet?
54:43. 'EKUFFARUKUM HAJRUN MIN 'ULE'IKUM 'EM LEKUM BERA'ETUN FI EZ-ZUBURI
C 54:44. A mos po thonë: "Ne jemi një grup ngadhënjyes tok të bashkuar?"
54:44. Vërtet thonë ata: “Ne jemi grup i pathyeshëm”?!
54:44. Apo ata thonë: "Ne jemi një ushtri që do të ndihmohet."
54:44. 'EM JEKULUNE NEHNU XHEMI'UN MUNTESIRUN
C 54:45. Grupi do të pësojë disfatë dhe ata do të kthehen prapa.
54:45. Së shpejti do të thyhet grupi dhe (secili prej tyre) do t'ia mbathë.
54:45. Së shpejti, ushtria e tyre do të mposhtet dhe do të kthehet prapa.
54:45. SEJUHZEMUL-XHEM'U WE JUWELLUNE ED-DUBURE
C 54:46. Por jo, afati i tyre është kijameti, e kijameti është edhe më i vështirë, edhe më i hidhur.
54:46. Madje, Ora (e Kiametit) do të jetë takimi i tyre dhe Ora do të jetë më e tmerrshme dhe më e hidhët.
54:46. Po, Ora është koha e tyre e caktuar, dhe Ora është më e tmerrshme dhe më e hidhur.
54:46. BELI ES-SA'ATU MEW'IDUHUM WE ES-SA'ATU 'ED/HA WE 'EMERRU
C 54:47. S'ka dyshim se idhujtarët kriminelë, janë edhe në një huti edhe në zjarr të madh.
54:47. Pa dyshim, keqbërësit janë të humbur (në këtë jetë) dhe do të digjen në zjarr (në jetën tjetër).
54:47. Me të vërtetë, të padrejtët janë në një humbje dhe çmenduri.
54:47. 'INNEL-MUXHRIMINE FI DELALIN WE SU'URIN
C 54:48. Ditën kur me fytyrat e tyre do të tërhiqen zvarrë në zjarr. "Vuajeni dënimin Sekar" (emër i një xhehennemi).
54:48. Ditën e Gjykimit ata do të tërhiqen me fytyrat e tyre në zjarr (e do t'u thuhet): “Shijoni zjarrin e Xhehenemit!”
54:48. Ditën kur ata do të tërhiqen mbi fytyrat e tyre në zjarr, (do t'u thuhet): "Shijoni prekjen e flakës së zjarrit."
54:48. JEWME JUSHEBUNE FI EN-NARI 'ALA WUXHUHIHIM DHUKU MESSE SEKARE
C 54:49. Ne çdo send kemi krijuar me masë të caktuar.
54:49. Vërtet, Ne çdo gjë e kemi krijuar me masë të paracaktuar.
54:49. Me të vërtetë, Ne kemi krijuar çdo gjë me masë.
54:49. 'INNA KULLE SHEJ'IN HALEKNAHU BIKADERIN
C 54:50. Puna Jonë (në krijim) është e shpejtë sa çel e mshel sytë.
54:50. Ne urdhërojmë vetëm një herë dhe vullneti Ynë përmbushet sa çel e mbyll sytë.
54:50. Dhe urdhri Ynë është vetëm një, si një mbyllje e syrit.
54:50. WE MA 'EMRUNA 'ILLA WAHIDETUN KELEMHIN BIL-BESERI