U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
54:37.
Ata deshën t'u afrohen musafirëve të tij. Ne ua verbuam sytë atyre, pra përjetoni ndëshkimin Tim dhe qortimet e Mia!
54:37.
Ata i kërkuan t'ua dorëzonte mysafirët e tij. Por Ne ua verbuam sytë (e u thamë): “Shijoni dënimin Tim, tani që e dëgjuat paralajmërimin Tim!”
54:37.
Dhe ata madje kërkuan që t'i shfrytëzojnë mysafirët e tij, por Ne i verbuam sytë e tyre. "Prandaj, shijoni ndëshkimin Tim dhe paralajmërimet e Mia."
54:37.
WE LEKAD RAWEDUHU 'AN DEJFIHI FETEMESNA 'A'JUNEHUM FEDHUKU 'ADHABI WE NUDHURI
C
54:38.
E, atyre në një mëngjes të hershëm u erdhi dënimi i përhershëm.
54:38.
Dhe të nesërmen në mëngjes, ata i goditi dënimi i përhershëm.
54:38.
Dhe në mëngjes i goditi një ndëshkim i përhershëm.
54:38.
WE LEKAD SEBBEHEHUM BUKRETEN 'ADHABUN MUSTEKIRRUN
C
54:39.
Pra, vuajeni dënimin Tim dhe qortimin Tim!
54:39.
“Shijoni dënimin Tim, tani që e dëgjuat paralajmërimin Tim!”
54:39.
Prandaj, shijoni ndëshkimin Tim dhe paralajmërimet e Mia.
54:39.
FEDHUKU 'ADHABI WE NUDHURI
C
54:40.
Ne Kur'anin e bëmë të lehtë për të studiuar, a ka ndokush që merr përvojë nga ai?
54:40.
Vërtet, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për t'u kuptuar dhe kujtuar, prandaj, a ka ndonjë që të marrë këshillë?!
54:40.
Dhe me të vërtetë, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për përkujtim. Atëherë, a ka ndonjë që merr mësim?
54:40.
WE LEKAD JESSERNAL-KUR'ANE LILDHDHIKRI FEHEL MIN MUDDEKIRIN
C
54:41.
Edhe rrethit të faraonit i patën ardhur shumë vërejtje.
54:41.
Edhe njerëzve të Faraonit u patën ardhur paralajmërimet,
54:41.
Dhe me të vërtetë, paralajmërime erdhën te njerëzit e Faraonit.
54:41.
WE LEKAD XHA'E 'ALE FIR'AWNE EN-NUDHURU
C
54:42.
Ata i përgënjeshtruan të gjitha argumentet Tona, prandaj Ne i dënuam ashtu siç është dënimi i një ngadhënjyesi, i një fuqiploti.
54:42.
por ata i mohuan të gjitha shenjat Tona, andaj Ne i mbërthyem ata, ashtu siç dënon i Plotfuqishmi dhe i Plotpushtetshmi.
54:42.
Por ata i përgënjeshtruan të gjitha shenjat Tona. Prandaj, Ne i kapëm ata me kapje të të Gjithëfuqishmit, të Plotfuqishmit.
54:42.
KEDHDHEBU BI'AJATINA KULLIHA FE'EHADHNAHUM 'EHDHE 'AZIZIN MUKTEDIRIN
C
54:43.
A jobesimtarët tuaj janë më të vlefshëm se ata që u përmendën, apo ju keni ndonjë kontratë në librat e qiellit?
54:43.
Vallë, jobesimtarët tuaj janë më të mirë se këta (popuj të shkatërruar më parë), apo ju keni ndonjë paprekshmëri në librat e shpallur?
54:43.
A janë mohuesit tuaj më të mirë se ata? Apo keni ndonjë përjashtim në Shkrimet?
54:43.
'EKUFFARUKUM HAJRUN MIN 'ULE'IKUM 'EM LEKUM BERA'ETUN FI EZ-ZUBURI
C
54:44.
A mos po thonë: "Ne jemi një grup ngadhënjyes tok të bashkuar?"
54:44.
Vërtet thonë ata: “Ne jemi grup i pathyeshëm”?!
54:44.
Apo ata thonë: "Ne jemi një ushtri që do të ndihmohet."
54:44.
'EM JEKULUNE NEHNU XHEMI'UN MUNTESIRUN
C
54:45.
Grupi do të pësojë disfatë dhe ata do të kthehen prapa.
54:45.
Së shpejti do të thyhet grupi dhe (secili prej tyre) do t'ia mbathë.
54:45.
Së shpejti, ushtria e tyre do të mposhtet dhe do të kthehet prapa.
54:45.
SEJUHZEMUL-XHEM'U WE JUWELLUNE ED-DUBURE
C
54:46.
Por jo, afati i tyre është kijameti, e kijameti është edhe më i vështirë, edhe më i hidhur.
54:46.
Madje, Ora (e Kiametit) do të jetë takimi i tyre dhe Ora do të jetë më e tmerrshme dhe më e hidhët.
54:46.
Po, Ora është koha e tyre e caktuar, dhe Ora është më e tmerrshme dhe më e hidhur.
54:46.
BELI ES-SA'ATU MEW'IDUHUM WE ES-SA'ATU 'ED/HA WE 'EMERRU
C
54:47.
S'ka dyshim se idhujtarët kriminelë, janë edhe në një huti edhe në zjarr të madh.
54:47.
Pa dyshim, keqbërësit janë të humbur (në këtë jetë) dhe do të digjen në zjarr (në jetën tjetër).
54:47.
Me të vërtetë, të padrejtët janë në një humbje dhe çmenduri.
54:47.
'INNEL-MUXHRIMINE FI DELALIN WE SU'URIN