U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
54:20.
I ngrente njerëzit si të ishin trupa hurmash të shkulura.
54:20.
e cila i nxirrte njerëzit, sikur të ishin trungje të shkulura hurmash.
54:20.
Që i rrëmbeu njerëzit sikur të ishin trungje hurmash të rrëzuara.
54:20.
TENZI'U EN-NASE KE'ENNEHUM 'A'XHAZU NEHLIN MUNKA'IRIN
C
54:21.
Dhe çfarë ishte ndëshkimi Im dhe vërejtja Ime?
54:21.
Eh, sa i tmerrshëm qe dënimi Im pas paralajmërimeve të Mia!
54:21.
Prandaj, sa ishte ndëshkimi Im dhe paralajmërimet e Mia!
54:21.
FEKEJFE KANE 'ADHABI WE NUDHURI
C
54:22.
Ne Kur'anin e bëmë të lehtë për të kuptuar, a ka ndokush që merr këshillë?
54:22.
Vërtet, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për t'u kuptuar dhe kujtuar, prandaj, a ka ndonjë që të marrë këshillë?!
54:22.
Dhe me të vërtetë, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për përkujtim. Atëherë, a ka ndonjë që merr mësim?
54:22.
WE LEKAD JESSERNAL-KUR'ANE LILDHDHIKRI FEHEL MIN MUDDEKIRIN
C
54:23.
Themudi përgënjeshtroi të dërguarit.
54:23.
Edhe fisi Themud i përgënjeshtroi paralajmërimet Tona.
54:23.
Themudi përgënjeshtroi paralajmërimet.
54:23.
KEDHDHEBET THEMUDU BIN-NUDHURI
C
54:24.
E thanë: "A të shkojmë pas një të vetmit njeri që doli nga mesi ynë, po Ne atëherë do të jemi të humbur në një marrëzi!"
54:24.
Ata (themudasit) thanë: “Vallë, a të ndjekim një njeri nga mesi ynë? Atëherë do të ishim vërtet në rrugë të humbur dhe të çmendur.
54:24.
Dhe ata thanë: "A duhet të ndjekim një njeri të vetëm nga mesi ynë? Nëse e bëjmë këtë, atëherë ne me të vërtetë do të jemi në një humbje dhe çmenduri."
54:24.
FEKALU 'EBESHEREN MINNA WAHIDAN NETTEBI'UHU 'INNA 'IDHÆN LEFI DELALIN WE SU'URIN
C
54:25.
A, atij nga mesi jonë iu dha shpallja? Jo, por ai është një gënjeshtar mendjemadh.
54:25.
Vallë, vetëm atij mes nesh t'i dërgohet Shpallja? Jo, ai është gënjeshtar mendjemadh!”
54:25.
A është për të që të dërgohet mes nesh? Jo, ai është një gënjeshtar i pacipë.
54:25.
'E'UULKIJE EDH-DHIKRU 'ALEJHI MIN BEJNINA BEL HUWE KEDHDHABUN 'ESHIRUN
C
54:26.
Mirëpo ata nesër do të kuptojnë se kush është gënjeshtari, mendjemadhi!
54:26.
(Të dërguarit iu tha): “Nesër do ta marrin vesh ata se, kush është gënjeshtari mendjemadh!
54:26.
Së shpejti ata do ta dinë kush është gënjeshtari i pacipë.
54:26.
SEJA'LEMUNE GADEN MENIL-KEDHDHABUL-'ESHIRU
C
54:27.
Ne atyre do t'ua dërgojmë deven si sprovë e ti vetëm vështro dhe bën durim.
54:27.
Ne po u dërgojmë devenë për t'i sprovuar, andaj ti (o Salih) priti ata dhe bëhu i durueshëm!
54:27.
Me të vërtetë, Ne do t'i dërgojmë deve për të provuar ata. Prandaj, vëzhgoji ata dhe bëhu i durueshëm.
54:27.
'INNA MURSILU EN-NAKATI FITNETEN LEHUM FARTEKIBHUM WE ESTEBIR
C
54:28.
Dhe lajmëroi ata se uji është i ndarë për ta veç e veç, secili do të paraqitet për të pirë ujë në rendin e vet.
54:28.
Dhe lajmëroji ata se uji do të ndahet ndërmjet tyre e devesë dhe çdo vakt do të shihet me rend!”
54:28.
Dhe tregoju atyre që uji duhet të ndahet mes tyre, secili duhet të marrë pjesën e tij në një ditë të caktuar.
54:28.
WE NEBBI'HUM 'ENNEL-MA'E KISMETUN BEJNEHUM KULLU SHIRBIN MUHTEDERUN
C
54:29.
Po ata e ftuan shokun e vet, e ai mori dhe e theri atë.
54:29.
Por ata thirrën shokun e tyre, i cili e mori dhe e theri.
54:29.
Por ata thirrën shokun e tyre, dhe ai mori mbi vete dhe e preu atë.
54:29.
FENADEW SAHIBEHUM FETA'ATA FE'AKARE
C
54:30.
E çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im?
54:30.
Eh, sa i tmerrshëm qe dënimi Im pas paralajmërimeve të Mia!
54:30.
Prandaj, sa ishte ndëshkimi Im dhe paralajmërimet e Mia!
54:30.
FEKEJFE KANE 'ADHABI WE NUDHURI