Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 54:15. Atë (ngjarje) Ne e lamë për kujtim, po a ka ndokush që merr mësim?
54:15. Ne e kemi bërë atë si shenjë, por a ka kush që ia vë veshin?
54:15. Dhe Ne e lamë atë si një shenjë. Atëherë, a ka ndonjë që merr mësim?
54:15. WE LEKAD TEREKNAHA 'AJETEN FEHEL MIN MUDDEKIRIN
C 54:16. E çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im!
54:16. Eh, sa i tmerrshëm qe dënimi Im pas paralajmërimeve të Mia!
54:16. Prandaj, sa ishte ndëshkimi Im dhe paralajmërimet e Mia!
54:16. FEKEJFE KANE 'ADHABI WE NUDHURI
C 54:17. Ne Kur'anin e bëmë të lehtë për mësim, po a ka ndokush që merr mësim?
54:17. Vërtet, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për t'u kuptuar dhe kujtuar, prandaj, a ka ndonjë që të marrë këshillë?!
54:17. Dhe me të vërtetë, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për përkujtim. Atëherë, a ka ndonjë që merr mësim?
54:17. WE LEKAD JESSERNAL-KUR'ANE LILDHDHIKRI FEHEL MIN MUDDEKIRIN
C 54:18. Adi përgënjeshtroi, e çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im?
54:18. Edhe fisi Ad e quajti gënjeshtar (të dërguarin Tonë), por sa i tmerrshëm qe dënimi Im pas paralajmërimeve të Mia!
54:18. Adi përgënjeshtroi. Prandaj, sa ishte ndëshkimi Im dhe paralajmërimet e Mia!
54:18. KEDHDHEBET 'ADUN FEKEJFE KANE 'ADHABI WE NUDHURI
C 54:19. Atyre Ne një ditë fatkeqe të përjetshme u lëshuam një erë të fortë.
54:19. Ne u dërguam atyre në një ditë fatkeqe një erë të stuhishme të pandërprerë,
54:19. Me të vërtetë, Ne dërguam mbi ta një erë shkatërruese në një ditë të pafat, të vazhdueshme,
54:19. 'INNA 'ERSELNA 'ALEJHIM RIHEN SERSERAN FI JEWMI NEHSIN MUSTEMIRRIN
C 54:20. I ngrente njerëzit si të ishin trupa hurmash të shkulura.
54:20. e cila i nxirrte njerëzit, sikur të ishin trungje të shkulura hurmash.
54:20. Që i rrëmbeu njerëzit sikur të ishin trungje hurmash të rrëzuara.
54:20. TENZI'U EN-NASE KE'ENNEHUM 'A'XHAZU NEHLIN MUNKA'IRIN
C 54:21. Dhe çfarë ishte ndëshkimi Im dhe vërejtja Ime?
54:21. Eh, sa i tmerrshëm qe dënimi Im pas paralajmërimeve të Mia!
54:21. Prandaj, sa ishte ndëshkimi Im dhe paralajmërimet e Mia!
54:21. FEKEJFE KANE 'ADHABI WE NUDHURI
C 54:22. Ne Kur'anin e bëmë të lehtë për të kuptuar, a ka ndokush që merr këshillë?
54:22. Vërtet, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për t'u kuptuar dhe kujtuar, prandaj, a ka ndonjë që të marrë këshillë?!
54:22. Dhe me të vërtetë, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për përkujtim. Atëherë, a ka ndonjë që merr mësim?
54:22. WE LEKAD JESSERNAL-KUR'ANE LILDHDHIKRI FEHEL MIN MUDDEKIRIN
C 54:23. Themudi përgënjeshtroi të dërguarit.
54:23. Edhe fisi Themud i përgënjeshtroi paralajmërimet Tona.
54:23. Themudi përgënjeshtroi paralajmërimet.
54:23. KEDHDHEBET THEMUDU BIN-NUDHURI
C 54:24. E thanë: "A të shkojmë pas një të vetmit njeri që doli nga mesi ynë, po Ne atëherë do të jemi të humbur në një marrëzi!"
54:24. Ata (themudasit) thanë: “Vallë, a të ndjekim një njeri nga mesi ynë? Atëherë do të ishim vërtet në rrugë të humbur dhe të çmendur.
54:24. Dhe ata thanë: "A duhet të ndjekim një njeri të vetëm nga mesi ynë? Nëse e bëjmë këtë, atëherë ne me të vërtetë do të jemi në një humbje dhe çmenduri."
54:24. FEKALU 'EBESHEREN MINNA WAHIDAN NETTEBI'UHU 'INNA 'IDHÆN LEFI DELALIN WE SU'URIN
C 54:25. A, atij nga mesi jonë iu dha shpallja? Jo, por ai është një gënjeshtar mendjemadh.
54:25. Vallë, vetëm atij mes nesh t'i dërgohet Shpallja? Jo, ai është gënjeshtar mendjemadh!”
54:25. A është për të që të dërgohet mes nesh? Jo, ai është një gënjeshtar i pacipë.
54:25. 'E'UULKIJE EDH-DHIKRU 'ALEJHI MIN BEJNINA BEL HUWE KEDHDHABUN 'ESHIRUN