Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 54:8. Duke shpejtuar drejt atij që i thërret, e jobesimtarët thonë: "Kjo është ditë e vështirë".
54:8. duke shpejtuar drejt Lajmëtarit. Atëherë, mohuesit do të thonë: “Kjo është ditë e vështirë!”
54:8. Duke nxituar drejt thirrësit. Jobesimtarët do të thonë: "Kjo është një ditë e vështirë."
54:8. MUHTI'INE 'ILA ED-DA'I JEKULUL-KAFIRUNE HADHA JEWMUN 'ASIRUN
C 54:9. Populli i Nuhut që ishte para tyre përgënjeshtroi dhe robin Tonë (Nuhun) e quajti rrenacak dhe thanë: "I marrë!" dhe iu bë kërcënim.
54:9. Para tyre (i) ka përgënjeshtëruar (shenjat Tona) populli i Nuhut. Ata e quanin gënjeshtar robin Tonë (Nuhun), i thoshin “i çmendur”, e pengonin dhe e kërcënonin.
54:9. Populli i Nuhut përgënjeshtroi para tyre, prandaj ata përgënjeshtruan robin Tonë dhe thanë: "Ai është një i çmendur." Dhe ai u qortua.
54:9. KEDHDHEBET KABLEHUM KAWMU NUHIN FEKEDHDHEBU 'ABDENA WE KALU MEXHNUNUN WE EZDUXHIRE
C 54:10. E ai iu drejtua Zotit të vet: "Unë jam i mundur, prandaj më ndihmo!"
54:10. Kështu, ai iu lut Zotit të vet: “Unë jam i mundur, andaj më ndihmo!”
54:10. Prandaj, ai thirri Zotin e tij: "Unë jam i mposhtur, prandaj ndihmo."
54:10. FEDA'A REBBEHU 'ENNI MEGLUBUN FANTESIR
C 54:11. Atëherë Ne me një shi të vrullshëm i hapëm dyert e qiellit.
54:11. Dhe Ne i hapëm dyert e qiellit me ujë të rrëmbyeshëm
54:11. Prandaj, Ne hapëm portat e qiellit me ujë që rrjedh fort,
54:11. FEFETEHNA 'EBWABE ES-SEMA'I BIMA'IN MUNHEMIRIN
C 54:12. Dhe Ne tokën e zbërthyem në burime uji, kurse uji u bashkua siç ishte caktuar.
54:12. dhe i shpërthyem burimet e tokës, e u takuan ujërat për një qëllim të paracaktuar.
54:12. Dhe Ne bëmë që burimet të shpërthejnë nga toka, kështu që ujërat u takuan në një çështje të caktuar.
54:12. WE FEXHXHERNAL-'ERDE 'UJUNEN FALTEKAL-MA'U 'ALA 'EMRIN KAD KUDIRE
C 54:13. E atë (Nuhun) e bartëm në (anije) dërrasash e shtyllash të gojëzuara.
54:13. Ndërsa Nuhun e bartëm në një barkë (të ndërtuar) prej dërrasash dhe gozhdësh,
54:13. Dhe Ne e bartëm atë mbi një anije prej dërrasash dhe gozhdësh,
54:13. WE HEMELNAHU 'ALA DHATI 'ELWAHIN WE DUSURIN
C 54:14. Që lundronte nën mbikëqyrjen Tonë. (I fundosëm) Si ndëshkim për atë (Nuhun) që ishte mohuar (përbuzur).
54:14. e cila lundronte nën Sytë Tanë: si shpërblim për atë (Nuhun a.s.) i cili u mohua.
54:14. Që lundronte nën mbikëqyrjen Tonë si shpërblim për atë që ishte mohuar.
54:14. TEXHRI BI'A'JUNINA XHEZA'EN LIMEN KANE KUFIRE
C 54:15. Atë (ngjarje) Ne e lamë për kujtim, po a ka ndokush që merr mësim?
54:15. Ne e kemi bërë atë si shenjë, por a ka kush që ia vë veshin?
54:15. Dhe Ne e lamë atë si një shenjë. Atëherë, a ka ndonjë që merr mësim?
54:15. WE LEKAD TEREKNAHA 'AJETEN FEHEL MIN MUDDEKIRIN
C 54:16. E çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im!
54:16. Eh, sa i tmerrshëm qe dënimi Im pas paralajmërimeve të Mia!
54:16. Prandaj, sa ishte ndëshkimi Im dhe paralajmërimet e Mia!
54:16. FEKEJFE KANE 'ADHABI WE NUDHURI
C 54:17. Ne Kur'anin e bëmë të lehtë për mësim, po a ka ndokush që merr mësim?
54:17. Vërtet, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për t'u kuptuar dhe kujtuar, prandaj, a ka ndonjë që të marrë këshillë?!
54:17. Dhe me të vërtetë, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për përkujtim. Atëherë, a ka ndonjë që merr mësim?
54:17. WE LEKAD JESSERNAL-KUR'ANE LILDHDHIKRI FEHEL MIN MUDDEKIRIN
C 54:18. Adi përgënjeshtroi, e çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im?
54:18. Edhe fisi Ad e quajti gënjeshtar (të dërguarin Tonë), por sa i tmerrshëm qe dënimi Im pas paralajmërimeve të Mia!
54:18. Adi përgënjeshtroi. Prandaj, sa ishte ndëshkimi Im dhe paralajmërimet e Mia!
54:18. KEDHDHEBET 'ADUN FEKEJFE KANE 'ADHABI WE NUDHURI