U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
54:7.
Dalin prej varreve, e si karkaleca të shpërndarë e me shikim të përulur.
54:7.
Me sy të përulur do të dalin nga varret, sikur të ishin karkaleca të shpërndarë,
54:7.
Me sytë e ulur, ata do të dalin nga varret e tyre si karkaleca të shpërndarë.
54:7.
HUSHSHA'EN 'EBSARUHUM JEHRUXHUNE MINEL-'EXHDATHI KE'ENNEHUM XHERADUN MUNTESHIRUN
C
54:8.
Duke shpejtuar drejt atij që i thërret, e jobesimtarët thonë: "Kjo është ditë e vështirë".
54:8.
duke shpejtuar drejt Lajmëtarit. Atëherë, mohuesit do të thonë: “Kjo është ditë e vështirë!”
54:8.
Duke nxituar drejt thirrësit. Jobesimtarët do të thonë: "Kjo është një ditë e vështirë."
54:8.
MUHTI'INE 'ILA ED-DA'I JEKULUL-KAFIRUNE HADHA JEWMUN 'ASIRUN
C
54:9.
Populli i Nuhut që ishte para tyre përgënjeshtroi dhe robin Tonë (Nuhun) e quajti rrenacak dhe thanë: "I marrë!" dhe iu bë kërcënim.
54:9.
Para tyre (i) ka përgënjeshtëruar (shenjat Tona) populli i Nuhut. Ata e quanin gënjeshtar robin Tonë (Nuhun), i thoshin “i çmendur”, e pengonin dhe e kërcënonin.
54:9.
Populli i Nuhut përgënjeshtroi para tyre, prandaj ata përgënjeshtruan robin Tonë dhe thanë: "Ai është një i çmendur." Dhe ai u qortua.
54:9.
KEDHDHEBET KABLEHUM KAWMU NUHIN FEKEDHDHEBU 'ABDENA WE KALU MEXHNUNUN WE EZDUXHIRE
C
54:10.
E ai iu drejtua Zotit të vet: "Unë jam i mundur, prandaj më ndihmo!"
54:10.
Kështu, ai iu lut Zotit të vet: “Unë jam i mundur, andaj më ndihmo!”
54:10.
Prandaj, ai thirri Zotin e tij: "Unë jam i mposhtur, prandaj ndihmo."
54:10.
FEDA'A REBBEHU 'ENNI MEGLUBUN FANTESIR
C
54:11.
Atëherë Ne me një shi të vrullshëm i hapëm dyert e qiellit.
54:11.
Dhe Ne i hapëm dyert e qiellit me ujë të rrëmbyeshëm
54:11.
Prandaj, Ne hapëm portat e qiellit me ujë që rrjedh fort,
54:11.
FEFETEHNA 'EBWABE ES-SEMA'I BIMA'IN MUNHEMIRIN
C
54:12.
Dhe Ne tokën e zbërthyem në burime uji, kurse uji u bashkua siç ishte caktuar.
54:12.
dhe i shpërthyem burimet e tokës, e u takuan ujërat për një qëllim të paracaktuar.
54:12.
Dhe Ne bëmë që burimet të shpërthejnë nga toka, kështu që ujërat u takuan në një çështje të caktuar.
54:12.
WE FEXHXHERNAL-'ERDE 'UJUNEN FALTEKAL-MA'U 'ALA 'EMRIN KAD KUDIRE
C
54:13.
E atë (Nuhun) e bartëm në (anije) dërrasash e shtyllash të gojëzuara.
54:13.
Ndërsa Nuhun e bartëm në një barkë (të ndërtuar) prej dërrasash dhe gozhdësh,
54:13.
Dhe Ne e bartëm atë mbi një anije prej dërrasash dhe gozhdësh,
54:13.
WE HEMELNAHU 'ALA DHATI 'ELWAHIN WE DUSURIN
C
54:14.
Që lundronte nën mbikëqyrjen Tonë. (I fundosëm) Si ndëshkim për atë (Nuhun) që ishte mohuar (përbuzur).
54:14.
e cila lundronte nën Sytë Tanë: si shpërblim për atë (Nuhun a.s.) i cili u mohua.
54:14.
Që lundronte nën mbikëqyrjen Tonë si shpërblim për atë që ishte mohuar.
54:14.
TEXHRI BI'A'JUNINA XHEZA'EN LIMEN KANE KUFIRE
C
54:15.
Atë (ngjarje) Ne e lamë për kujtim, po a ka ndokush që merr mësim?
54:15.
Ne e kemi bërë atë si shenjë, por a ka kush që ia vë veshin?
54:15.
Dhe Ne e lamë atë si një shenjë. Atëherë, a ka ndonjë që merr mësim?
54:15.
WE LEKAD TEREKNAHA 'AJETEN FEHEL MIN MUDDEKIRIN
C
54:16.
E çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im!
54:16.
Eh, sa i tmerrshëm qe dënimi Im pas paralajmërimeve të Mia!
54:16.
Prandaj, sa ishte ndëshkimi Im dhe paralajmërimet e Mia!
54:16.
FEKEJFE KANE 'ADHABI WE NUDHURI
C
54:17.
Ne Kur'anin e bëmë të lehtë për mësim, po a ka ndokush që merr mësim?
54:17.
Vërtet, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për t'u kuptuar dhe kujtuar, prandaj, a ka ndonjë që të marrë këshillë?!
54:17.
Dhe me të vërtetë, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për përkujtim. Atëherë, a ka ndonjë që merr mësim?
54:17.
WE LEKAD JESSERNAL-KUR'ANE LILDHDHIKRI FEHEL MIN MUDDEKIRIN