Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 53:51. Edhe Themudin, që prej tyre nuk mbeti më.
53:51. e Themud, duke mos lënë askënd prej tyre,
53:51. Dhe Themudin, që nuk la askënd pas.
53:51. WE THEMUDE FEMA 'EBKA
C 53:52. Edhe popullin e Nuhut më herët, vërtet ata ishin edhe më zullumqarë dhe më renegatë.
53:52. si dhe popullin e Nuhut më parë, sepse qe më i padrejtë dhe rebel;
53:52. Dhe popullin e Nuhut përpara tyre; ata ishin më të padrejtët dhe më të pabesët.
53:52. WE KAWME NUHIN MIN KABLU 'INNEHUM KANU HUM 'EDHLEME WE 'ETGA
C 53:53. Edhe Mu'tefikën (venbanimin e popullit Lut) e lëshoi prej së larti.
53:53. se Ai i asgjësoi edhe qytetet e përmbysura (të popullit të Lutit),
53:53. Dhe qytetet e përmbysura, që Ai i rrëzoi.
53:53. WEL-MU'UTEFIKETE 'EHWA
C 53:54. E i përfshiu ata ajo që i përfshiu.
53:54. të cilat i mbuloi ajo që i mbuloi?!
53:54. Pastaj i mbuloi ato me atë që i mbuloi.
53:54. FEGASHSHAHA MA GASHSHA
C 53:55. Pra cilës së mirë të Zotit tënd i ke dyshim?
53:55. Atëherë, në çfarë dhuntie të Zotit tënd dyshon ti?
53:55. Atëherë, për cilat nga begatitë e Zotit tënd dyshon?
53:55. FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKE TETEMARA
C 53:56. Ky (Muhammedi) është një qortues i llojit të qortuesve të parë.
53:56. Ky (Profet) është paralajmërues si ata të mëparshmit.
53:56. Ky është një paralajmërues, si paralajmëruesit e mëparshëm.
53:56. HADHA NEDHIRUN MINE EN-NUDHURIL-'ULA
C 53:57. E afërta është afruar (kijameti).
53:57. Ora e Kiametit po afrohet
53:57. E afërt është ajo që do të vijë.
53:57. 'EZIFETIL-'AZIFETU
C 53:58. Pos All-llahut nuk ka kush që mund ta largojë atë (ta pengojë)!
53:58. dhe askush, përveç Allahut, nuk mund ta zbulojë atë!
53:58. Askush përveç Allahut nuk mund ta largojë atë.
53:58. LEJSE LEHA MIN DUNI ELLAHI KASHIFETUN
C 53:59. A prej këtij ligjërimi (Kur'ani) po çuditeni?
53:59. Vallë, prej kësaj fjale po çuditeni
53:59. A jeni ju të habitur nga ky Fjalim?
53:59. 'EFEMIN HADHAL-HEDITHI TA'XHEBUNE
C 53:60. E po qeshni dhe nuk po qani?!
53:60. dhe po qeshni e nuk po qani?
53:60. Dhe qeshni e nuk qani?
53:60. WE TEDHEKUNE WE LA TEBKUNE
C 53:61. Madje edhe e zëni në asgjë.
53:61. Madje, jeni edhe të shkujdesur!
53:61. Dhe qëndroni të pavëmendshëm?
53:61. WE 'ENTUM SAMIDUNE