Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 53:47. Dhe se Atij i takon ngjallja tjetër (ringjallja në Ahiret).
53:47. dhe se Atij i takon krijimi tjetër;
53:47. Dhe se Ai është që do ta krijojë përsëri atë.
53:47. WE 'ENNE 'ALEJHI EN-NESH'ETEL-'UHRA
C 53:48. Dhe se Ai është që pasuron dhe varfëron.
53:48. se Ai jep pasuri dhe kënaqësi të mjaftueshme,
53:48. Dhe se Ai është që pasuron dhe që jep kënaqësi.
53:48. WE 'ENNEHU HUWE 'EGNA WE 'EKNA
C 53:49. Dhe se Ai është Zoti i Shi'rasë (ylli polar që e adhuronin)
53:49. Ai, që është Zoti i Siriusit;
53:49. Dhe se Ai është Zoti i Shi'ras.
53:49. WE 'ENNEHU HUWE REBBU ESH-SHI'RA
C 53:50. Dhe Ai e shkatërroi Adin e lashtë.
53:50. se Ai i ka shkatërruar fiset e lashta Ad
53:50. Dhe se Ai shkatërroi popullin e Ad-it të parë.
53:50. WE 'ENNEHU 'EHLEKE 'ADENL-'ULA
C 53:51. Edhe Themudin, që prej tyre nuk mbeti më.
53:51. e Themud, duke mos lënë askënd prej tyre,
53:51. Dhe Themudin, që nuk la askënd pas.
53:51. WE THEMUDE FEMA 'EBKA
C 53:52. Edhe popullin e Nuhut më herët, vërtet ata ishin edhe më zullumqarë dhe më renegatë.
53:52. si dhe popullin e Nuhut më parë, sepse qe më i padrejtë dhe rebel;
53:52. Dhe popullin e Nuhut përpara tyre; ata ishin më të padrejtët dhe më të pabesët.
53:52. WE KAWME NUHIN MIN KABLU 'INNEHUM KANU HUM 'EDHLEME WE 'ETGA
C 53:53. Edhe Mu'tefikën (venbanimin e popullit Lut) e lëshoi prej së larti.
53:53. se Ai i asgjësoi edhe qytetet e përmbysura (të popullit të Lutit),
53:53. Dhe qytetet e përmbysura, që Ai i rrëzoi.
53:53. WEL-MU'UTEFIKETE 'EHWA
C 53:54. E i përfshiu ata ajo që i përfshiu.
53:54. të cilat i mbuloi ajo që i mbuloi?!
53:54. Pastaj i mbuloi ato me atë që i mbuloi.
53:54. FEGASHSHAHA MA GASHSHA
C 53:55. Pra cilës së mirë të Zotit tënd i ke dyshim?
53:55. Atëherë, në çfarë dhuntie të Zotit tënd dyshon ti?
53:55. Atëherë, për cilat nga begatitë e Zotit tënd dyshon?
53:55. FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKE TETEMARA
C 53:56. Ky (Muhammedi) është një qortues i llojit të qortuesve të parë.
53:56. Ky (Profet) është paralajmërues si ata të mëparshmit.
53:56. Ky është një paralajmërues, si paralajmëruesit e mëparshëm.
53:56. HADHA NEDHIRUN MINE EN-NUDHURIL-'ULA
C 53:57. E afërta është afruar (kijameti).
53:57. Ora e Kiametit po afrohet
53:57. E afërt është ajo që do të vijë.
53:57. 'EZIFETIL-'AZIFETU