Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 46:25. (Erë) që me lejen e Zotit të saj, rrënon çdo send. Dhe aguan ashtu që nuk shihej tjetër përveç banesave të tyre. Ashtu, Ne e ndëshkojmë popullin zullumqar.
46:25. që, me urdhrin e Allahut, shkatërron çdo gjë.” E në mëngjes u panë vetëm shtëpitë e tyre të zbrazëta; ja, kështu e ndëshkojmë Ne popullin keqbërës.
46:25. Duke shkatërruar çdo gjë me urdhrin e Zotit të saj. Prandaj, ata u bënë të tillë që asgjë nuk mund të shihej përveç banesave të tyre. Kështu Ne shpërblejmë një popull kriminel.
46:25. TUDEMMIRU KULLE SHEJ'IN BI'EMRI RABBIHA FE'ESBEHU LA JURA 'ILLA MESAKINUHUM KEDHALIKE NEXHZIL-KAWMEL-MUXHRIMINE
C 46:26. Ne u patëm mundësuar atyre (fuqi, pasuri, jetë të gjatë), atë që nuk ua mundësuam juve, u patëm dhënë të dëgjuar, të parë e edhe zemra (të menduar), por atyre nuk u bëri dobi asgjë, as të dëgjuarit e tyre, as të parit e tyre e as zemrat e tyre, pse ata ishin që i mohonin argumentet e All-llahut, andaj i përfshiu ajo me të cilën talleshin.
46:26. Ne i kishim bërë ata më të fuqishëm se ju dhe u kishim dhënë atyre dëgjimin, shikimin dhe zemrën, por as dëgjimi i tyre, as shikimi i tyre e as zemra e tyre, nuk u sollën kurrfarë dobie, sepse mohuan shpalljet e Allahut; ata i goditi ajo me të cilën talleshin.
46:26. Dhe me të vërtetë, Ne i kishim vendosur ata në atë në të cilën nuk ju kemi vendosur juve dhe u dhamë atyre dëgjimin dhe shikimin dhe zemrat. Por as dëgjimi i tyre, as shikimi i tyre, as zemrat e tyre nuk u vlejtën atyre asgjë kur ata mohuan ajetet e Allahut. Dhe ajo që ata e përqeshnin i rrethoi ata.
46:26. WE LEKAD MEKKENNAHUM FIMA 'IN MEKKENNAKUM FIHI WE XHE'ALNA LEHUM SEM'EN WE 'EBSARAN WE 'EF'IDETEN FEMA 'EGNA 'ANHUM SEM'UHUM WE LA 'EBSARUHUM WE LA 'EF'IDETUHUM MIN SHEJ'IN 'IDH KANU JEXHHEDUNE BI'AJATI ELLAHI WE HAKA BIHIM MA KANU BIHI JESTEHZI'UN
C 46:27. Ne i zhdukëm disa vendbanime përreth jush, u përsëritëm argumentet ashtu që të kthehen (në rrugën e drejtë).
46:27. Edhe më parë Ne kemi shkatërruar vendbanime rreth jush e u kemi shpjeguar atyre shpalljet Tona, që ata të mund të ktheheshin (në rrugën e drejtë).
46:27. Dhe me të vërtetë, Ne kemi shkatërruar ato qytete që ishin rreth jush, dhe Ne ua kemi shpjeguar atyre shenjat që ata të mund të ktheheshin (te Allahu).
46:27. WE LEKAD 'EHLEKNA MA HEWLEKUM MINEL-KURA WE SERREFNAL-'AJATI LE'ALLEHUM JERXHI'UNE
C 46:28. Përse atyre nuk u ndihmuan zotat, të cilët i adhuruan pos All-llahut, në shenjë të afrimit me ta (te All-llahu)? Por, ata humbën prej syve të tyre. Ajo ishte gënjeshtër e tyre dhe ajo që trillonin ata vetë.
46:28. Përse nuk u erdhën në ndihmë atyre idhujt, që i adhuruan si zota krahas Allahut, për t'u afruar tek Ai?! Vërtet, idhujt i lanë në baltë ata. Këto ishin vetëm gënjeshtrat dhe shpifjet e tyre (idhujtarëve).
46:28. Pse ata që i morën përveç Allahut si zotë, si afrimtarë për të adhuruar, nuk i ndihmuan ata? Përkundrazi, ata u zhdukën prej tyre. Kjo ishte gënjeshtra e tyre dhe ajo që ata shpikën.
46:28. FELEWLA NESEREHUMUL-LEDHINE ETTEHADHU MIN DUNI ELLAHI KURBANEN 'ALIHETEN BEL DELLU 'ANHUM WE DHELIKE 'IFKUHUM WE MA KANU JEFTERUNE
C 46:29. (Përkujto) Kur disa prej exhinëve i drejtuam te ti që ta dëgjojnë Kur'anin dhe kur u afruan dhe e dëgjuan atë, thanë: "Heshtni!" dhe kur u krye, u kthyen te populli i vet dhe e këshilluan.
46:29. Kur Ne dërguam te ty një grup xhindesh për të dëgjuar Kuranin, ata, kur erdhën, i thanë njëri-tjetrit: “Heshtni!” Dhe kur përfundoi (leximi), ata u kthyen te populli i tyre si këshillues.
46:29. Dhe kur Ne i kthyem një grup gjenësh që të dëgjojnë Kuranin, dhe kur ata erdhën aty, ata thanë: "Dëgjoni me vëmendje." Dhe kur ajo u përfundua, ata u kthyen te populli i tyre si paralajmërues.
46:29. WE 'IDH SEREFNA 'ILEJKE NEFEREN MINEL-XHINNI JESTEMI'UNEL-KUR'ANE FELEMMA HEDERUHU KALU 'ENSITU FELEMMA KUDIJE WE LLEW 'ILA KAWMIHIM MUNDHIRINE
C 46:30. Thanë: "O populli ynë, ne dëgjuam një libër të shpallur pas Musait, që vërteton atë para tij, që udhëzon në të vërtetën dhe në rrugën drejtë!"
46:30. Ata thanë: “O populli ynë! Ne dëgjuam një Libër të shpallur pas Musait, i cili vërteton shpalljet para tij, udhëzon nga e vërteta dhe tregon rrugën e drejtë.
46:30. Ata thanë: "O populli ynë, me të vërtetë, ne kemi dëgjuar një Libër që është shpallur pas Musait, duke konfirmuar atë që ishte para tij. Ai udhëzon drejt të vërtetës dhe një rruge të drejtë.
46:30. KALU JA KAWMENA 'INNA SEMI'NA KITABEN 'UNZILE MIN BA'DI MUSA MUSEDDIKAN LIMA BEJNE JEDEJHI JEHDI 'ILAL-HEKKI WE 'ILA TERIKIN MUSTEKIMIN
C 46:31. O populli ynë, përgjigjuni thirrësit të All-llahut dhe besoni atij! Ai ua falë mëkatet tuaja dhe ju shpëton prej një dënimi plot vuajtje.
46:31. O populli ynë, përgjigjjuni thirrësit të Allahut dhe besojini Atij! Ai do t'jua falë gjynahet tuaja dhe do t'ju shpëtojë prej dënimit të dhembshëm.
46:31. O populli ynë, përgjigjuni thirrësit të Allahut dhe besoni në Të. Ai do t'ju falë disa nga mëkatet tuaja dhe do t'ju mbrojë nga një ndëshkim i dhimbshëm.
46:31. JA KAWMENA 'EXHIBU DA'IJEL-LAHI WE 'AMINU BIHI JEGFIR LEKUM MIN DHUNUBIKUM WE JUXHIRKUM MIN 'ADHABIN 'ELIMIN
C 46:32. E kush nuk i përgjigjet atij që thërret në rrugën e All-llahut, ai nuk është i pamposhtur në tokë dhe pos Atij, ai nuk ka mbrojtës, të tillët janë në një humbje të hapët!"
46:32. Ndërsa ata që nuk i përgjigjen thirrësit të Allahut, nuk do të mund t'i ikin Atij në Tokë; për ata s'ka mbrojtës tjetër, përveç Tij. Ata janë në humbje të madhe.
46:32. Dhe kushdo që nuk përgjigjet thirrësit të Allahut nuk mund të bëhet i paarritshëm në tokë, dhe përveç Tij ai nuk ka as mbrojtës. Ata janë në një humbje të qartë."
46:32. WE MEN LA JUXHIB DA'IJEL-LAHI FELEJSE BIMU'XHIZIN FIL-'ERDI WE LEJSE LEHU MIN DUNIHI 'EWLIJA'U 'ULA'IKE FI DELALIN MUBININ
C 46:33. A nuk e dinë ata se All-llahu që krijoi qiejt dhe tokën dhe nuk u lodh në krijimin e tyre, Ai ka fuqi t'i ngjallë të vdekurit. Po, Ai është i plotfuqishëm për çdo send.
46:33. A nuk e shohin ata se Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën pa u lodhur aspak në krijimin e tyre, është i Fuqishëm t'i ngjallë të vdekurit? Po, Ai është vërtet i Fuqishëm për çdo gjë.
46:33. A nuk e shohin ata se Allahu, që krijoi qiejt dhe tokën dhe nuk u lodh në krijimin e tyre, është në gjendje t'i japë jetë të vdekurve? Po, me të vërtetë, Ai është i Fuqishëm mbi çdo gjë.
46:33. 'EWELEM JEREW 'ENNEL-LAHEL-LEDHI HALEKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE WE LEM JA'JE BIHALKIHINNE BIKADIRIN 'ALA 'EN JUHJIJEL-MEWTA BELA 'INNEHU 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 46:34. E ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thuhet): "A nuk është ky (dënimi) i vërtetë?" Ata thonë: "Po, pasha Zotin tonë!" Ai thotë: "Për shkak se nuk besuat, pra vuajeni dënimin!"
46:34. Ditën, kur ata që kanë mohuar do të përballen me zjarrin (do t'u thuhet): “Vallë, a nuk është kjo e vërtetë?” Ata do të thonë: “Po, për Zotin tonë!” Ai do t'u thotë: “Atëherë, shijoni dënimin për mohimin që keni bërë!”
46:34. Dhe në Ditën kur ata që nuk besuan do të ekspozohen ndaj zjarrit (do t'u thuhet): "A nuk është kjo e vërteta?" Ata do të thonë: "Po, për Zotin tonë." Ai do të thotë: "Prandaj, shijoni ndëshkimin për shkak të asaj që keni mohuar."
46:34. WE JEWME JU'REDUL-LEDHINE KEFERU 'ALA EN-NARI 'ELEJSE HADHA BIL-HEKKI KALU BELA WE RABBINA KALE FEDHUKUL-'ADHABE BIMA KUNTUM TEKFURUNE
C 46:35. Ti (Muhammed) duro, ashtu sikurse duruan të dërguarit e vendosur dhe mos kërko ngutjen e dënimit për ta, sepse ditën kur do ta përjetojnë atë (dënimin) që u është premtuar, atyre u duket sikur nuk kanë jetuar vetëm se në një moment të shkurtër të ditës. Kumtesë e mjaftueshme! A mos shkatërrohet kush, pos popullit të shfrenuar?
46:35. Prandaj, ti bëhu i durueshëm (o Muhamed), ashtu siç kanë duruar me këmbëngulje të dërguarit e vendosur dhe mos kërko shpejtimin e dënimit për ata! Ditën, kur të përjetojnë atë që u është premtuar, atyre do t'u duket se kanë qëndruar (në Tokë) vetëm një çast të ditës. Kjo është shpallje e qartë. E kush do të shkatërrohet tjetër, përveç popullit të pabindur!?
46:35. Prandaj, bëhu i durueshëm ashtu siç ishin të durueshëm të dërguarit e vendosur dhe mos nxito për ta. Në Ditën kur ata do të shohin atë që u është premtuar, do t'u duket sikur kanë qëndruar vetëm për një orë të ditës. Ky është një mesazh. Pra, a do të shkatërrohet tjetër përveç popullit të pabesueshëm?
46:35. FASBIR KEMA SEBERE 'ULUL-'AZMI MINE ER-RUSULI WE LA TESTA'XHIL LEHUM KE'ENNEHUM JEWME JEREWNE MA JU'ADUNE LEM JELBETHU 'ILLA SA'ATEN MIN NEHARIN BELAGUN FEHEL JUHLEKU 'ILLAL-KAWMUL-FASIKUNE