U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
46:23.
Ai tha: "Vetëm All-llahu e di atë, ndërsa unë po ju kumtoj atë për çka jam i dërguar, por unë po ju shoh se jeni popull injorant".
46:23.
Ai u tha (atyre): “Vetëm Allahu e di (se kur do të vijë dënimi). Unë kam për detyrë vetëm që t'ju përcjell mesazhin për të cilin jam dërguar, por unë po shoh se ju jeni popull i zhytur në padije”.
46:23.
(Ai) tha: "Me të vërtetë, dija është vetëm te Allahu. Dhe unë ju përcjell atë me të cilën jam dërguar. Por unë ju shoh se jeni një popull i paditur."
46:23.
KALE 'INNEMAL-'ILMU 'INDEL-LAHI WE 'UBELLIGUKUM MA 'URSILTU BIHI WE LEKINNI 'ERAKUM KAWMEN TEXHHELUNE
C
46:24.
E kur e panë të paraqitur (renë) të drejtuar kah luginat e tyre, thanë: "Kjo re do të na sjellë shi!" jo, kjo është ajo që ju e kërkuat sa më shpejtë, një erë (shtrëngatë) me një dënim të dhembshëm.
46:24.
Dhe kur panë një ré që u duk se vinte në drejtim të luginave të tyre, ata thanë: “Kjo re po sjell shiun!” “Jo!” – u përgjigj ai – “kjo është ajo që ju e keni shpejtuar: një erë që mbart një dënim të dhembshëm,
46:24.
Prandaj, kur ata e panë atë si një re që vinte drejt luginave të tyre, ata thanë: "Kjo është një re që na sjell shi." Por ajo ishte ajo që ju e nxituat – një erë në të cilën është një ndëshkim i dhimbshëm.
46:24.
FELEMMA RE'EWHU 'ARIDEN MUSTEKBILE 'EWDIJETIHIM KALU HADHA 'ARIDUN MUMTIRUNA BEL HUWE MA ESTA'XHELTUM BIHI RIHUN FIHA 'ADHABUN 'ELIMUN
C
46:25.
(Erë) që me lejen e Zotit të saj, rrënon çdo send. Dhe aguan ashtu që nuk shihej tjetër përveç banesave të tyre. Ashtu, Ne e ndëshkojmë popullin zullumqar.
46:25.
që, me urdhrin e Allahut, shkatërron çdo gjë.” E në mëngjes u panë vetëm shtëpitë e tyre të zbrazëta; ja, kështu e ndëshkojmë Ne popullin keqbërës.
46:25.
Duke shkatërruar çdo gjë me urdhrin e Zotit të saj. Prandaj, ata u bënë të tillë që asgjë nuk mund të shihej përveç banesave të tyre. Kështu Ne shpërblejmë një popull kriminel.
46:25.
TUDEMMIRU KULLE SHEJ'IN BI'EMRI RABBIHA FE'ESBEHU LA JURA 'ILLA MESAKINUHUM KEDHALIKE NEXHZIL-KAWMEL-MUXHRIMINE
C
46:26.
Ne u patëm mundësuar atyre (fuqi, pasuri, jetë të gjatë), atë që nuk ua mundësuam juve, u patëm dhënë të dëgjuar, të parë e edhe zemra (të menduar), por atyre nuk u bëri dobi asgjë, as të dëgjuarit e tyre, as të parit e tyre e as zemrat e tyre, pse ata ishin që i mohonin argumentet e All-llahut, andaj i përfshiu ajo me të cilën talleshin.
46:26.
Ne i kishim bërë ata më të fuqishëm se ju dhe u kishim dhënë atyre dëgjimin, shikimin dhe zemrën, por as dëgjimi i tyre, as shikimi i tyre e as zemra e tyre, nuk u sollën kurrfarë dobie, sepse mohuan shpalljet e Allahut; ata i goditi ajo me të cilën talleshin.
46:26.
Dhe me të vërtetë, Ne i kishim vendosur ata në atë në të cilën nuk ju kemi vendosur juve dhe u dhamë atyre dëgjimin dhe shikimin dhe zemrat. Por as dëgjimi i tyre, as shikimi i tyre, as zemrat e tyre nuk u vlejtën atyre asgjë kur ata mohuan ajetet e Allahut. Dhe ajo që ata e përqeshnin i rrethoi ata.
46:26.
WE LEKAD MEKKENNAHUM FIMA 'IN MEKKENNAKUM FIHI WE XHE'ALNA LEHUM SEM'EN WE 'EBSARAN WE 'EF'IDETEN FEMA 'EGNA 'ANHUM SEM'UHUM WE LA 'EBSARUHUM WE LA 'EF'IDETUHUM MIN SHEJ'IN 'IDH KANU JEXHHEDUNE BI'AJATI ELLAHI WE HAKA BIHIM MA KANU BIHI JESTEHZI'UN
C
46:27.
Ne i zhdukëm disa vendbanime përreth jush, u përsëritëm argumentet ashtu që të kthehen (në rrugën e drejtë).
46:27.
Edhe më parë Ne kemi shkatërruar vendbanime rreth jush e u kemi shpjeguar atyre shpalljet Tona, që ata të mund të ktheheshin (në rrugën e drejtë).
46:27.
Dhe me të vërtetë, Ne kemi shkatërruar ato qytete që ishin rreth jush, dhe Ne ua kemi shpjeguar atyre shenjat që ata të mund të ktheheshin (te Allahu).
46:27.
WE LEKAD 'EHLEKNA MA HEWLEKUM MINEL-KURA WE SERREFNAL-'AJATI LE'ALLEHUM JERXHI'UNE
C
46:28.
Përse atyre nuk u ndihmuan zotat, të cilët i adhuruan pos All-llahut, në shenjë të afrimit me ta (te All-llahu)? Por, ata humbën prej syve të tyre. Ajo ishte gënjeshtër e tyre dhe ajo që trillonin ata vetë.
46:28.
Përse nuk u erdhën në ndihmë atyre idhujt, që i adhuruan si zota krahas Allahut, për t'u afruar tek Ai?! Vërtet, idhujt i lanë në baltë ata. Këto ishin vetëm gënjeshtrat dhe shpifjet e tyre (idhujtarëve).
46:28.
Pse ata që i morën përveç Allahut si zotë, si afrimtarë për të adhuruar, nuk i ndihmuan ata? Përkundrazi, ata u zhdukën prej tyre. Kjo ishte gënjeshtra e tyre dhe ajo që ata shpikën.
46:28.
FELEWLA NESEREHUMUL-LEDHINE ETTEHADHU MIN DUNI ELLAHI KURBANEN 'ALIHETEN BEL DELLU 'ANHUM WE DHELIKE 'IFKUHUM WE MA KANU JEFTERUNE
C
46:29.
(Përkujto) Kur disa prej exhinëve i drejtuam te ti që ta dëgjojnë Kur'anin dhe kur u afruan dhe e dëgjuan atë, thanë: "Heshtni!" dhe kur u krye, u kthyen te populli i vet dhe e këshilluan.
46:29.
Kur Ne dërguam te ty një grup xhindesh për të dëgjuar Kuranin, ata, kur erdhën, i thanë njëri-tjetrit: “Heshtni!” Dhe kur përfundoi (leximi), ata u kthyen te populli i tyre si këshillues.
46:29.
Dhe kur Ne i kthyem një grup gjenësh që të dëgjojnë Kuranin, dhe kur ata erdhën aty, ata thanë: "Dëgjoni me vëmendje." Dhe kur ajo u përfundua, ata u kthyen te populli i tyre si paralajmërues.
46:29.
WE 'IDH SEREFNA 'ILEJKE NEFEREN MINEL-XHINNI JESTEMI'UNEL-KUR'ANE FELEMMA HEDERUHU KALU 'ENSITU FELEMMA KUDIJE WE LLEW 'ILA KAWMIHIM MUNDHIRINE
C
46:30.
Thanë: "O populli ynë, ne dëgjuam një libër të shpallur pas Musait, që vërteton atë para tij, që udhëzon në të vërtetën dhe në rrugën drejtë!"
46:30.
Ata thanë: “O populli ynë! Ne dëgjuam një Libër të shpallur pas Musait, i cili vërteton shpalljet para tij, udhëzon nga e vërteta dhe tregon rrugën e drejtë.
46:30.
Ata thanë: "O populli ynë, me të vërtetë, ne kemi dëgjuar një Libër që është shpallur pas Musait, duke konfirmuar atë që ishte para tij. Ai udhëzon drejt të vërtetës dhe një rruge të drejtë.
46:30.
KALU JA KAWMENA 'INNA SEMI'NA KITABEN 'UNZILE MIN BA'DI MUSA MUSEDDIKAN LIMA BEJNE JEDEJHI JEHDI 'ILAL-HEKKI WE 'ILA TERIKIN MUSTEKIMIN
C
46:31.
O populli ynë, përgjigjuni thirrësit të All-llahut dhe besoni atij! Ai ua falë mëkatet tuaja dhe ju shpëton prej një dënimi plot vuajtje.
46:31.
O populli ynë, përgjigjjuni thirrësit të Allahut dhe besojini Atij! Ai do t'jua falë gjynahet tuaja dhe do t'ju shpëtojë prej dënimit të dhembshëm.
46:31.
O populli ynë, përgjigjuni thirrësit të Allahut dhe besoni në Të. Ai do t'ju falë disa nga mëkatet tuaja dhe do t'ju mbrojë nga një ndëshkim i dhimbshëm.
46:31.
JA KAWMENA 'EXHIBU DA'IJEL-LAHI WE 'AMINU BIHI JEGFIR LEKUM MIN DHUNUBIKUM WE JUXHIRKUM MIN 'ADHABIN 'ELIMIN
C
46:32.
E kush nuk i përgjigjet atij që thërret në rrugën e All-llahut, ai nuk është i pamposhtur në tokë dhe pos Atij, ai nuk ka mbrojtës, të tillët janë në një humbje të hapët!"
46:32.
Ndërsa ata që nuk i përgjigjen thirrësit të Allahut, nuk do të mund t'i ikin Atij në Tokë; për ata s'ka mbrojtës tjetër, përveç Tij. Ata janë në humbje të madhe.
46:32.
Dhe kushdo që nuk përgjigjet thirrësit të Allahut nuk mund të bëhet i paarritshëm në tokë, dhe përveç Tij ai nuk ka as mbrojtës. Ata janë në një humbje të qartë."
46:32.
WE MEN LA JUXHIB DA'IJEL-LAHI FELEJSE BIMU'XHIZIN FIL-'ERDI WE LEJSE LEHU MIN DUNIHI 'EWLIJA'U 'ULA'IKE FI DELALIN MUBININ
C
46:33.
A nuk e dinë ata se All-llahu që krijoi qiejt dhe tokën dhe nuk u lodh në krijimin e tyre, Ai ka fuqi t'i ngjallë të vdekurit. Po, Ai është i plotfuqishëm për çdo send.
46:33.
A nuk e shohin ata se Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën pa u lodhur aspak në krijimin e tyre, është i Fuqishëm t'i ngjallë të vdekurit? Po, Ai është vërtet i Fuqishëm për çdo gjë.
46:33.
A nuk e shohin ata se Allahu, që krijoi qiejt dhe tokën dhe nuk u lodh në krijimin e tyre, është në gjendje t'i japë jetë të vdekurve? Po, me të vërtetë, Ai është i Fuqishëm mbi çdo gjë.
46:33.
'EWELEM JEREW 'ENNEL-LAHEL-LEDHI HALEKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE WE LEM JA'JE BIHALKIHINNE BIKADIRIN 'ALA 'EN JUHJIJEL-MEWTA BELA 'INNEHU 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN