Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 44:41. Në atë ditë nuk bën dobi asgjë miku për mikun, e as nuk mund të ndihmohen.
44:41. Atë Ditë, i afërmi nuk mund ta ndihmojë aspak të afërmin e as ata vetë nuk do t'i ndihmojë kush,
44:41. Dita kur askush nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë dikë tjetër në asgjë, dhe për ta nuk do të ketë asnjë ndihmës,
44:41. JEWME LA JUGNI MEWLEN 'AN MEWLEN SHEJ'EN WE LA HUM JUNSERUNE
C 44:42. Përjashtim bën ai që e mëshiron All-llahu, se Ai është ngadhënjyesi, i mëshirshmi.
44:42. me përjashtim të atyre që i ka mëshiruar Allahu. Ai është vërtet i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë.
44:42. Përveç atij që Allahu e mëshiron. Me të vërtetë, Ai është i Plotfuqishmi, i Mëshirshmi.
44:42. 'ILLA MEN REHIMEL-LAHU 'INNEHU HUWEL-'AZIZU ER-REHIMU
C 44:43. Është e vërtetë se pema e Zekumit,
44:43. Pema e Zekkumit
44:43. Me të vërtetë, pema e Zekumit.
44:43. 'INNE SHEXHERETE EZ-ZEKKUMI
C 44:44. do të jetë ushqim i mëkatarëve.
44:44. do të jetë ushqim i gjynahqarit.
44:44. Do të jetë ushqimi i mëkatarit.
44:44. TA'AMUL-'ETHIMI
C 44:45. Vlon si katrani (si pezhgveja) në barqet.
44:45. Si tunxh i shkrirë ajo do të vlojë në barkun e tij,
44:45. Si plumbi i shkrirë, ajo do të vlojë në stomak,
44:45. KALMUHLI JEGLI FIL-BUTUNI
C 44:46. Ashtu si vlon uji i valë.
44:46. ashtu si vlon uji i nxehtë.
44:46. Si vlimi i ujit të valë.
44:46. KEGALJIL-HEMIMI
C 44:47. (U thuhet engjëjve për mëkatarin) Rrëmbejeni e graheni në mes të xhehennemit.
44:47. (Engjëjve do t'u thuhet): “Rrëmbejeni atë dhe çojeni në mes të zjarrit flakërues!
44:47. (Do të thuhet): "Kapeni atë dhe tërhiqeni atë në mes të zjarrit.
44:47. HUDHUHU FA'TILUHU 'ILA SEWA'IL-XHEHIMI
C 44:48. Dhe hudhni mbi kokën e tij ujin e valë e shtojani mundimin.
44:48. Pastaj, për dënim, hidhni mbi kokën e tij ujë të valuar (duke i thënë):
44:48. Pastaj derdhni mbi kokën e tij ndëshkimin e ujit të valë."
44:48. THUMME SUBBU FEWKA RE'SIHI MIN 'ADHABIL-HEMIMI
C 44:49. (I thuhet): Shijoje! Se ti je ai i forti, i autoritetshmi.
44:49. “Shijoje këtë, o njeri “i fuqishëm” dhe “fisnik”!
44:49. (Do t'i thuhet): "Shijoje! Me të vërtetë, ti ishe i fuqishmi, i nderuari!"
44:49. DHUK 'INNEKE 'ENTEL-'AZIZUL-KERIMU
C 44:50. E ky është ai (dënimi) për të cilin dyshonit.
44:50. Ja, ky është dënimin për të cilin ju dyshonit!”
44:50. Me të vërtetë, ky është ai për të cilin ju dyshonit."
44:50. 'INNE HADHA MA KUNTUM BIHI TEMTERUNE
C 44:51. Vërtet, ata që i patën frikë Zotit, janë në vende të qeta.
44:51. Punëdrejtët, me të vërtetë, do të jenë në vend të sigurt,
44:51. Me të vërtetë, të përkushtuarit do të jenë në një vend të sigurt,
44:51. 'INNEL-MUTTEKINE FI MEKAMIN 'EMININ