Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 42:20. Kush është që dëshiron fitimin e botës tjetër (Ahiretit), Ne do t'ia shtojmë fitimin e tij, e kush e dëshiron vetëm fitimin e kësaj bote, Ne ia japim, po në botën tjetër ai nuk ka hise.
42:20. Atij që dëshiron shpërblim në jetën tjetër, Ne do t'ia shtojmë atë. Ndërsa atij që dëshiron shpërblim në këtë jetë, Ne do t'i japim pjesë prej saj, por ai nuk do të ketë pjesë në jetën tjetër.
42:20. Kushdo që dëshiron korrjen e botës tjetër – Ne do ta shtojmë atë për të. Dhe kushdo që dëshiron korrjen e kësaj bote – Ne i japim atij një pjesë prej saj, por ai nuk do të ketë pjesë në botën tjetër.
42:20. MEN KANE JURIDU HERTHEL-'AHIRETI NEZID LEHU FI HERTHIHI WE MEN KANE JURIDU HERTHE ED-DUNJA NU'UTIHI MINHA WE MA LEHU FIL-'AHIRETI MIN NESIBIN
C 42:21. A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj) që u përcaktuan atyre fé, të cilën nuk e urdhëroi All-llahu? Po sikur të mos ishte fjala vendimtare (e All-llahut që shpërblimi dhe ndëshkimi të jenë në Ahiret), do të kryhej dënimi mbi ta, e megjithatë, mohuesit do të kenë dënim të dhembshëm.
42:21. A kanë ata idhuj, të cilët u kanë caktuar një fe që nuk e ka lejuar Allahu?! Sikur të mos kishte qenë Fjala e vendimit të mëparshëm, ata do të ishin gjykuar menjëherë. Për keqbërësit është përgatitur një dënim i dhembshëm.
42:21. Apo kanë ata shokë që kanë vendosur për ta ndonjë fe që Allahu nuk e ka lejuar? Dhe sikur të mos kishte qenë një fjalë vendimtare, çështja e tyre do të ishte gjykuar mes tyre. Dhe me të vërtetë, për jobesimtarët është një ndëshkim i dhimbshëm.
42:21. 'EM LEHUM SHUREKA'U SHERA'U LEHUM MINE ED-DINI MA LEM JE'DHEN BIHI ELLAHU WE LEWLA KELIMETUL-FESLI LEKUDIJE BEJNEHUM WE 'INNE EDH-DHALIMINE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN
C 42:22. Do t'i shohish jobesimtarët të frikësuar nga ajo që vepruan, po, ajo do t'u ndodhë atyre, kurse ata që besuan dhe bënë vepra të mira, do të jenë në kopshtet e xhenneteve dhe ata kanë te Zoti i tyre çka të dëshirojnë; e kjo është ajo dhuntia e madhe.
42:22. Atë Ditë ti do t'i shohësh keqbërësit se si tmerrohen për atë që kanë fituar, ndërkohë që ndëshkimi Ynë do t'i godasë me siguri. Ndërsa ata që kanë besuar dhe bërë vepra të mira, do të jenë në kopshtet e mrekullueshme të Xheneteve. Ata do të kenë te Zoti i tyre çfarë të duan; kjo është dhurata e madhe.
42:22. Ti do t'i shohësh të padrejtët të frikësuar nga ajo që ata kanë fituar, dhe ajo do t'i godasë ata. Dhe ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira do të jenë në kopshtet e begatisë. Për ta është çdo gjë që dëshirojnë te Zoti i tyre. Ky është favori i madh.
42:22. TERA EDH-DHALIMINE MUSHFIKINE MIMMA KESEBU WE HUWE WAKI'UN BIHIM WEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI FI REWDATIL-XHENNATI LEHUM MA JESHA'UNE 'INDE RABBIHIM DHALIKE HUWEL-FEDLUL-KEBIRU
C 42:23. Ajo (dhunti) konsiston në atë që All-llahu u jep myzhde robërve të vet, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira. Thuaj: "Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time, vetëm se respektin e dashurisë për hir të farefisnisë (akraballëkut)". Kush bën ndonjë të mirë, Ne ia shumëfishojmë të mirat; vërtet, All-llahu falë mëkatet, është mirënjohës.
42:23. Kështu i gëzon Allahu robërit e Vet, që kanë besuar dhe që kanë bërë vepra të mira. Thuaju: “Për këtë nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi tjetër prej jush, përveç respektit (për mua) për hir të farefisnisë (që kemi).” Atij që bën vepër të mirë, Ne do t'ia shtojmë shpërblimin. Allahu, me të vërtetë, është Falës dhe Mirënjohës.
42:23. Kjo është ajo për të cilën Allahu u jep përgëzime robërve të Tij që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira. Thuaj: "Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për këtë përveç dashurisë për të afërmit." Dhe kushdo që fiton një të mirë – Ne i shtojmë të mirën për të. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Vlerësues i mirënjohjes.
42:23. DHALIKEL-LEDHI JUBESHSHIRU ELLAHU 'IBADEHUL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI KUL LA 'ES'ELUKUM 'ALEJHI 'EXHREN 'ILLAL-MEWEDDETE FIL-KURBA WE MEN JEKTERIF HESENETEN NEZID LEHU FIHA HUSNAN 'INNALL-LLAHE GAFURUN SHEKURUN
C 42:24. A mos thonë ata se ai (Muhammedi) shpifi gënjeshtër ndaj All-llahut, e nëse dëshiron All-llahu ta mbyllë zemrën tënde, pse All-llahu eliminon të pavërtetën dhe me fjalët e veta e forcon të vërtetën. Ai është që e di ç'ka në zemra.
42:24. A thonë ata: “Ai (Muhamedi a.s.) trillon gënjeshtra për Allahun”?! Po të donte Allahu, do ta vuloste zemrën tënde! Allahu e shkatërron të pavërtetën dhe e forcon të vërtetën me fjalët e Veta. Ai e di mirë ç'ka në zemrat e tyre.
42:24. Apo thonë ata: "Ai e ka shpikur një gënjeshtër për Allahun?" Por nëse Allahu do, Ai do ta vuloste zemrën tënde. Dhe Allahu e shlyen të pavërtetën dhe e vërteton të vërtetën me fjalët e Tij. Me të vërtetë, Ai është i Dijshëm për atë që është në zemrat.
42:24. 'EM JEKULUNE EFTERA 'ALA ELLAHI KEDHIBEN FE'IN JESHE'I ELLAHU JEHTIM 'ALA KALBIKE WE JEMHU ELLAHUL-BATILE WE JUHIKKUL-HEKKA BIKELIMATIHI 'INNEHU 'ALIMUN BIDHATI ES-SUDURI
C 42:25. Ai është që pranon pendimin e robërve të vet dhe shlyen të këqijat dhe e di çka punoni.
42:25. Ai e pranon pendimin e robërvet të Vet, i fal gjynahet dhe i di të gjitha çfarë punoni ju.
42:25. Dhe Ai është Ai që pranon pendimin nga robërit e Tij dhe fal të këqijat, dhe Ai e di atë që ju bëni.
42:25. WE HUWEL-LEDHI JEKBELUT-TEWBET 'AN 'IBADIHI WE JA'FU 'ANI ES-SEJJI'ATI WE JA'LEMU MA TEF'ALUNE
C 42:26. Ai është që u përgjigjet (lutjeve të) atyre që besuan dhe bënë punë të mira dhe, nga mirësia e vet, ua shton atyre të mirat. Ndërsa, jobesimtarët kanë dënim të rreptë.
42:26. Ai u përgjigjet lutjeve të atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira e u jep edhe më tepër prej dhuntisë së Vet, kurse për mohuesit do të ketë dënim të ashpër.
42:26. Dhe Ai i përgjigjet atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, dhe Ai u shton atyre nga mirësia e Tij. Por për jobesimtarët është një ndëshkim i ashpër.
42:26. WE JESTEXHIBUL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI WE JEZIDUHUM MIN FEDLIHI WEL-KAFIRUNE LEHUM 'ADHABUN SHEDIDUN
C 42:27. Sikur All-llahu t'ua shumonte begatinë robërve të vet, ata do t'i kalonin kufijtë, por Ai i furnizon me masë që dëshiron, sepse Ai është i njohur hollësisht dhe i dijshëm për robërit e vet.
42:27. Sikur Allahu t'i shtonte mjetet e jetesës për robërit e Vet, ata do ta mbushnin Tokën me mbrapshti. Por Ai u jep me masë, sa dëshiron, sepse Ai i njeh dhe i sheh mirë robërit e Vet.
42:27. Dhe sikur Allahu të kishte zgjeruar furnizimin për robërit e Tij, ata me të vërtetë do të kishin bërë të padrejtën në tokë. Por Ai e zbret me masë atë që do. Me të vërtetë, Ai është i Dijshëm dhe i Vëzhgueshëm për robërit e Tij.
42:27. WE LEW BESETEL-LAHU ER-RIZKA LI'IBADIHI LEBEGAW FIL-'ERDI WE LEKIN JUNEZZILU BIKADERIN MA JESHA'U 'INNEHU BI'IBADIHI HABIRUN BESIRUN
C 42:28. Dhe Ai është që e lëshon shiun, pasi që ata t'i kenë humbur shpresat dhe Ai shtrin mëshirën e vet; Ai është mbikëqyrësi, i lavdëruari.
42:28. Është Ai që e zbret shiun, kur ata kanë humbur çdo shpresë dhe përhap mëshirën e Vet; Ai është Mbrojtësi i vërtetë dhe i Denji për falënderim.
42:28. Dhe Ai është Ai që lëshon shiun pasi ata janë bërë të dëshpëruar dhe që përhap mëshirën e Tij. Dhe Ai është Mbrojtësi, i Denji për t'u Lavdëruar.
42:28. WE HUWEL-LEDHI JUNEZZILUL-GAJTHE MIN BA'DI MA KANETU WE JENSHURU REHMETEHU WE HUWEL-WELIJUL-HEMIDU
C 42:29. Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve dhe i tokës dhe shpërndarja e gjallesave në të dyjat dhe Ai me fuqinë e Tij mund t'i bashkojë kurdo që të dëshirojë.
42:29. Një prej shenjave të Tij është krijimi i qiejve dhe i Tokës dhe i qenieve të gjalla, që ka shpërndarë nëpër to; Ai është i Fuqishëm t'i tubojë ata kur të dojë.
42:29. Dhe nga shenjat e Tij është krijimi i qiejve dhe tokës dhe i gjallesave që Ai ka shpërndarë në to. Dhe Ai është i Gjithëfuqishmi për t'i mbledhur ato kur të dojë.
42:29. WE MIN 'AJATIHI HALKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE MA BETHTHE FIHIMA MIN DABBETIN WE HUWE 'ALA XHEM'IHIM 'IDHA JESHA'U KADIRUN
C 42:30. Çfarëdo e keqe që mund t'ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë.
42:30. Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë; por Ai fal shumë.
42:30. Dhe çdo fatkeqësi që ju godet është për shkak të asaj që duart tuaja kanë fituar. Por Ai fal shumë.
42:30. WE MA 'ESABEKUM MIN MUSIBETIN FEBIMA KESEBET 'EJDIKUM WE JA'FU 'AN KETHIRIN