U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
42:15.
E për këtë shkak (të përçarjes së tyre), ti thirr dhe përqëndrohu ashtu si të është urdhëruar dhe mos shko pas dëshirave të tyre dhe thuaj: "Unë kam besuar në librat që i shpalli All-llahu, jam urdhëruar të mbaj drejtësi mes jush, All-llahu është Zoti ynë dhe Zoti juaj; Ne kemi përgjegjësinë e veprave tona e ju të veprave tuaja, nuk ka polemikë mes nesh e jush; All-llahu bën tubimin mes nesh dhe vetëm te Ai është përfundimi!"
42:15.
Andaj, ti thirru dhe bëhu këmbëngulës, ashtu siç je urdhëruar, mos i ndiq epshet e tyre dhe thuaj: “Unë besoj çdo libër që e ka shpallur Allahu dhe jam urdhëruar që të gjykoj drejt midis jush; Allahu është Zoti ynë dhe Zoti i juaj. Veprat tona janë për ne, e veprat tuaja janë për ju. Midis nesh dhe jush nuk ka kurrfarë mosmarrëveshjeje. Allahu do të na tubojë të gjithëve dhe tek Ai do të kthehemi të gjithë”.
42:15.
Prandaj, për këtë, thirr dhe ji i drejtë, siç je urdhëruar, dhe mos ndiq dëshirat e tyre. Dhe thuaj: "Unë besoj në atë që Allahu ka shpallur nga Libri, dhe unë jam urdhëruar që të gjykoj me drejtësi mes jush. Allahu është Zoti ynë dhe Zoti juaj. Për ne janë veprat tona dhe për ju janë veprat tuaja. Nuk ka argument mes nesh dhe jush. Allahu do të na mbledhë, dhe tek Ai është kthimi."
42:15.
FELIDHELIKE FAD'U WE ESTEKIM KEMA 'UMIRTE WE LA TETTEBI' 'EHWA'EHUM WE KUL 'AMENTU BIMA 'ENZELEL-LAHU MIN KITABIN WE 'UMIRTU LI''DILE BEJNEKUMU ELLAHU REBBUNA WE REBBUKUM LENA 'A'MALUNA WE LEKUM 'A'MALUKUM LA HUXHXHETE BEJNENA WE BEJNEKUMU ELLAHU JEXHMA'U BEJNENA WE 'ILEJHIL-MESIRU
C
42:16.
Ata që kundërshtojnë fenë e All-llahut pasi që asaj i janë përgjigjur (njerëzit), faktet e tyre janë të asgjësuara te Zoti i tyre, ata janë të përbuzur dhe ata do të kenë dënim të rëndë.
42:16.
Sa për ata që polemizojnë rreth Allahut, pasi i janë përgjigjur Atij, arsyetimet e tyre do të jenë të pavlefshme te Zoti i tyre, mbi ata do të bjerë zemërimi i Tij e do të dënohen ashpër.
42:16.
Dhe ata që argumentojnë për Allahun pasi Ai është pranuar, argumentimi i tyre është i pavlefshëm te Zoti i tyre. Mbi ta është zemërimi, dhe për ta është një ndëshkim i ashpër.
42:16.
WEL-LEDHINE JUHAXHXHUNE FI ELLAHI MIN BA'DI MA ESTUXHIBE LEHU HUXHXHETUHUM DAHIDETUN 'INDE RABBIHIM WE 'ALEJHIM GADEBUN WE LEHUM 'ADHABUN SHEDIDUN
C
42:17.
All-llahu është Ai që e zbriti librin e vërtetë dhe drejtësinë. Ti nuk mund ta dish, ndoshta çasti i shkatërrimit është afër.
42:17.
Allahu është Ai që e ka shpallur Librin me vërtetësi dhe drejtësi. E si do ta dije ti që ndoshta Dita e Kiametit është afër?!
42:17.
Allahu është Ai që ka shpallur Librin me të vërtetën dhe peshoren. Dhe çfarë të bën ty të kuptosh? Ndoshta Ora është afër.
42:17.
ELLAHUL-LEDHI 'ENZELEL-KITABE BIL-HEKKI WEL-MIZANE WE MA JUDRIKE LE'ALLE ES-SA'ATE KARIBUN
C
42:18.
Ata që nuk i besojnë atij, kërkojnë ngutjen e tij, ndërsa ata që i besojnë, i frikësohen dhe e dinë se ajo është e vërtetë. Ta dini se ata që bëjnë polemikë, duke dyshuar në momentin e katastrofës së përgjithshme, janë në një humbje të thellë.
42:18.
Kiametin kërkojnë ta shpejtojnë ata që nuk besojnë në të, kurse ata që besojnë, kanë frikë nga ai dhe e dinë se është plotësisht i vërtetë. Pa dyshim, ata që kundërshtojnë për Ditën e Kiametit, janë në një gabim shumë të madh!
42:18.
Ata që nuk besojnë në të e nxitojnë atë, por ata që besojnë janë të frikësuar prej saj dhe e dinë se ajo është e vërteta. Ja, ata që debatojnë për Orën janë në një humbje të thellë.
42:18.
JESTA'XHILU BIHAL-LEDHINE LA JU'UMINUNE BIHA WEL-LEDHINE 'AMENU MUSHFIKUNE MINHA WE JA'LEMUNE 'ENNEHAL-HEKKU 'ELA 'INNEL-LEDHINE JUMARUNE FI ES-SA'ATI LEFI DELALIN BA'IDIN
C
42:19.
All-llahu është shumë bamirës për robërit e vet; Ai e begaton atë që do; Ai është i gjithëfuqishmi, ngadhënjyesi.
42:19.
Allahu është i Mirë me robërit e Vet dhe i jep begati kujt të dojë; Ai është i Plotfuqishëm dhe i Pushtetshëm.
42:19.
Allahu është i Butë me robërit e Tij. Ai furnizon kë të dojë. Dhe Ai është i Fuqishmi, i Plotfuqishmi.
42:19.
ELLAHU LETIFUN BI'IBADIHI JERZUKU MEN JESHA'U WE HUWEL-KAWIJUL-'AZIZU
C
42:20.
Kush është që dëshiron fitimin e botës tjetër (Ahiretit), Ne do t'ia shtojmë fitimin e tij, e kush e dëshiron vetëm fitimin e kësaj bote, Ne ia japim, po në botën tjetër ai nuk ka hise.
42:20.
Atij që dëshiron shpërblim në jetën tjetër, Ne do t'ia shtojmë atë. Ndërsa atij që dëshiron shpërblim në këtë jetë, Ne do t'i japim pjesë prej saj, por ai nuk do të ketë pjesë në jetën tjetër.
42:20.
Kushdo që dëshiron korrjen e botës tjetër – Ne do ta shtojmë atë për të. Dhe kushdo që dëshiron korrjen e kësaj bote – Ne i japim atij një pjesë prej saj, por ai nuk do të ketë pjesë në botën tjetër.
42:20.
MEN KANE JURIDU HERTHEL-'AHIRETI NEZID LEHU FI HERTHIHI WE MEN KANE JURIDU HERTHE ED-DUNJA NU'UTIHI MINHA WE MA LEHU FIL-'AHIRETI MIN NESIBIN
C
42:21.
A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj) që u përcaktuan atyre fé, të cilën nuk e urdhëroi All-llahu? Po sikur të mos ishte fjala vendimtare (e All-llahut që shpërblimi dhe ndëshkimi të jenë në Ahiret), do të kryhej dënimi mbi ta, e megjithatë, mohuesit do të kenë dënim të dhembshëm.
42:21.
A kanë ata idhuj, të cilët u kanë caktuar një fe që nuk e ka lejuar Allahu?! Sikur të mos kishte qenë Fjala e vendimit të mëparshëm, ata do të ishin gjykuar menjëherë. Për keqbërësit është përgatitur një dënim i dhembshëm.
42:21.
Apo kanë ata shokë që kanë vendosur për ta ndonjë fe që Allahu nuk e ka lejuar? Dhe sikur të mos kishte qenë një fjalë vendimtare, çështja e tyre do të ishte gjykuar mes tyre. Dhe me të vërtetë, për jobesimtarët është një ndëshkim i dhimbshëm.
42:21.
'EM LEHUM SHUREKA'U SHERA'U LEHUM MINE ED-DINI MA LEM JE'DHEN BIHI ELLAHU WE LEWLA KELIMETUL-FESLI LEKUDIJE BEJNEHUM WE 'INNE EDH-DHALIMINE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN
C
42:22.
Do t'i shohish jobesimtarët të frikësuar nga ajo që vepruan, po, ajo do t'u ndodhë atyre, kurse ata që besuan dhe bënë vepra të mira, do të jenë në kopshtet e xhenneteve dhe ata kanë te Zoti i tyre çka të dëshirojnë; e kjo është ajo dhuntia e madhe.
42:22.
Atë Ditë ti do t'i shohësh keqbërësit se si tmerrohen për atë që kanë fituar, ndërkohë që ndëshkimi Ynë do t'i godasë me siguri. Ndërsa ata që kanë besuar dhe bërë vepra të mira, do të jenë në kopshtet e mrekullueshme të Xheneteve. Ata do të kenë te Zoti i tyre çfarë të duan; kjo është dhurata e madhe.
42:22.
Ti do t'i shohësh të padrejtët të frikësuar nga ajo që ata kanë fituar, dhe ajo do t'i godasë ata. Dhe ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira do të jenë në kopshtet e begatisë. Për ta është çdo gjë që dëshirojnë te Zoti i tyre. Ky është favori i madh.
42:22.
TERA EDH-DHALIMINE MUSHFIKINE MIMMA KESEBU WE HUWE WAKI'UN BIHIM WEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI FI REWDATIL-XHENNATI LEHUM MA JESHA'UNE 'INDE RABBIHIM DHALIKE HUWEL-FEDLUL-KEBIRU
C
42:23.
Ajo (dhunti) konsiston në atë që All-llahu u jep myzhde robërve të vet, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira. Thuaj: "Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time, vetëm se respektin e dashurisë për hir të farefisnisë (akraballëkut)". Kush bën ndonjë të mirë, Ne ia shumëfishojmë të mirat; vërtet, All-llahu falë mëkatet, është mirënjohës.
42:23.
Kështu i gëzon Allahu robërit e Vet, që kanë besuar dhe që kanë bërë vepra të mira. Thuaju: “Për këtë nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi tjetër prej jush, përveç respektit (për mua) për hir të farefisnisë (që kemi).” Atij që bën vepër të mirë, Ne do t'ia shtojmë shpërblimin. Allahu, me të vërtetë, është Falës dhe Mirënjohës.
42:23.
Kjo është ajo për të cilën Allahu u jep përgëzime robërve të Tij që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira. Thuaj: "Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për këtë përveç dashurisë për të afërmit." Dhe kushdo që fiton një të mirë – Ne i shtojmë të mirën për të. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Vlerësues i mirënjohjes.
42:23.
DHALIKEL-LEDHI JUBESHSHIRU ELLAHU 'IBADEHUL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI KUL LA 'ES'ELUKUM 'ALEJHI 'EXHREN 'ILLAL-MEWEDDETE FIL-KURBA WE MEN JEKTERIF HESENETEN NEZID LEHU FIHA HUSNAN 'INNALL-LLAHE GAFURUN SHEKURUN
C
42:24.
A mos thonë ata se ai (Muhammedi) shpifi gënjeshtër ndaj All-llahut, e nëse dëshiron All-llahu ta mbyllë zemrën tënde, pse All-llahu eliminon të pavërtetën dhe me fjalët e veta e forcon të vërtetën. Ai është që e di ç'ka në zemra.
42:24.
A thonë ata: “Ai (Muhamedi a.s.) trillon gënjeshtra për Allahun”?! Po të donte Allahu, do ta vuloste zemrën tënde! Allahu e shkatërron të pavërtetën dhe e forcon të vërtetën me fjalët e Veta. Ai e di mirë ç'ka në zemrat e tyre.
42:24.
Apo thonë ata: "Ai e ka shpikur një gënjeshtër për Allahun?" Por nëse Allahu do, Ai do ta vuloste zemrën tënde. Dhe Allahu e shlyen të pavërtetën dhe e vërteton të vërtetën me fjalët e Tij. Me të vërtetë, Ai është i Dijshëm për atë që është në zemrat.
42:24.
'EM JEKULUNE EFTERA 'ALA ELLAHI KEDHIBEN FE'IN JESHE'I ELLAHU JEHTIM 'ALA KALBIKE WE JEMHU ELLAHUL-BATILE WE JUHIKKUL-HEKKA BIKELIMATIHI 'INNEHU 'ALIMUN BIDHATI ES-SUDURI
C
42:25.
Ai është që pranon pendimin e robërve të vet dhe shlyen të këqijat dhe e di çka punoni.
42:25.
Ai e pranon pendimin e robërvet të Vet, i fal gjynahet dhe i di të gjitha çfarë punoni ju.
42:25.
Dhe Ai është Ai që pranon pendimin nga robërit e Tij dhe fal të këqijat, dhe Ai e di atë që ju bëni.
42:25.
WE HUWEL-LEDHI JEKBELUT-TEWBET 'AN 'IBADIHI WE JA'FU 'ANI ES-SEJJI'ATI WE JA'LEMU MA TEF'ALUNE