Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 41:16. Andaj Ne kundër tyre lëshuam një erë shumë të ftohtë gjatë disa ditëve fatzeza, për t'u dhënë ta përjetojnë dënimin nënçmues në jetën e kësaj bote, ndërsa dënimi në botën tjetër do të jetë edhe më i shëmtuar dhe ata nuk do të ndihmohen.
41:16. Dhe, Ne u dërguam atyre në ditët e fatkeqësisë erë të acartë, për ta shijuar dënimin poshtërues që në këtë jetë; ndërsa dënimi në jetën tjetër do të jetë edhe më poshtërues dhe askush nuk do t'i ndihmojë.
41:16. Kështu që Ne dërguam mbi ta një erë të ftohtë të furishme në ditë të pafata, që t'i bënim të shijonin ndëshkimin e poshtërimit në këtë jetë. Por ndëshkimi i botës tjetër është më i poshtërueshëm, dhe ata nuk do të ndihmohen.
41:16. FE'ERSELNA 'ALEJHIM RIHEN SERSERAN FI 'EJJAMIN NEHISATIN LINUDHIKAHUM 'ADHABEL-HIZJI FIL-HEJÆTI ED-DUNJA WE LE'ADHABUL-'AHIRETI 'EHZA WE HUM LA JUNSERUNE
C 41:17. Sa i përket Themudit, Ne atyre u patëm treguar rrugën e drejtë por ata megjithatë më shumë e deshën verbërinë, andaj ata i kapi tmerri i dënimit të turpshëm për shkak të asaj që vepruan.
41:17. Fisit Themud, Ne ia treguam rrugën e drejtë, por ai parapëlqeu verbërimin e jo rrugën e drejtë, andaj e goditi rrufeja e dënimit poshtërues, për atë që kishte bërë.
41:17. Dhe sa për Themudin, Ne u dhamë atyre udhëzim, por ata e zgjodhën verbërinë mbi udhëzimin. Prandaj, rrufeja e ndëshkimit poshtërues i kapi ata për atë që ata fituan.
41:17. WE 'EMMA THEMUDU FEHEDEJNAHUM FASTEHEBBUL-'AMA 'ALEL-HUDA FE'EHADHET/HUM SA'IKATUL-'ADHABIL-HUNI BIMA KANU JEKSIBUNE
C 41:18. Ndërkaq, Ne i shpëtuam ata që kishin besuar dhe që ishin të ruajtur.
41:18. E Ne i shpëtuam ata që besuan dhe që u ruajtën (prej të këqijave).
41:18. Dhe Ne i shpëtuam ata që besuan dhe që kishin frikë Allahun.
41:18. WE NEXHXHEJNAL-LEDHINE 'AMENU WE KANU JETTEKUNE
C 41:19. E ditën kur armiqtë e All-llahut tubohen për në zjarr dhe ata janë të rrethuar.
41:19. Paralajmëroji ata për Ditën, kur do të tubohen armiqtë e Allahut për në zjarr e do të shtyhen me radhë.
41:19. Dhe në Ditën kur armiqtë e Allahut do të mblidhen në zjarr, ata do të grumbullohen.
41:19. WE JEWME JUHSHERU 'A'DA'U ELLAHI 'ILA EN-NARI FEHUM JUZA'UNE
C 41:20. E derisa afrohen atij, kundër tyre dëshmojnë: të dëgjuarit e tyre, të parit e tyre dhe lëkurat e tyre për çdo gjë që ata kanë punuar.
41:20. Kur të vijnë afër zjarrit, kundër tyre do të dëshmojnë veshët, sytë dhe lëkurët e tyre për atë që kanë bërë.
41:20. Kur ata të arrijnë atje, dëshmitë e tyre, lëkurat e tyre, duart e tyre dhe këmbët e tyre do të dëshmojnë kundër tyre për atë që ata kanë bërë.
41:20. HETTA 'IDHA MA XHA'UHA SHEHIDE 'ALEJHIM SEM'UHUM WE 'EBSARUHUM WE XHULUDUHUM BIMA KANU JA'MELUNE
C 41:21. Ata lëkurave të tyre u thonë: "Përse dëshmuat kundër nesh?" Ato thonë: "All-llahu që çdo sendi ia ka dhënë të folurit na dha edhe neve, e Ai është që ju krijoi juve herën e parë dhe vetëm te Ai ktheheni".
41:21. Ata do t'u thonë lëkurëve të veta: “Pse dëshmuat kundër nesh?” e ato do të përgjigjen: “Allahu, i Cili ia jep aftësinë e të folurit gjithçkaje, na ka bërë që të flasim. Ai ju ka krijuar për herë të parë dhe tek Ai do të ktheheni”.
41:21. Dhe ata do t'u thonë lëkurave të tyre: "Pse dëshmuat kundër nesh?" Ato do të thonë: "Allahu na bëri të flasim, Ai që bën të flasë gjithçka. Dhe Ai ju krijoi ju herën e parë, dhe te Ai ju ktheheni."
41:21. WE KALU LIXHULUDIHIM LIME SHEHIDTUM 'ALEJNA KALU 'ENTEKANALLAHUL-LEDHI 'ENTEKA KULLE SHEJ'IN WE HUWE HALEKAKUM 'EWWELE MERRETIN WE 'ILEJHI TURXHA'UNE
C 41:22. Ju nuk fshiheshit (kur bënit mëkate) se do të dëshmojnë kundër jush të dëgjuarit tuaj, të pamurit tuaj dhe lëkurat tuaja, bile ju menduat se All-llahu nuk di për shumë gjëra që ju i bënit.
41:22. Ju nuk u fshehët, që kundër jush të mos dëshmonin veshët, sytë e lëkura juaj, por ngaqë besonit se Allahu nuk i dinte shumë nga ato që bënit.
41:22. Dhe ju nuk ishit duke u fshehur që të mos dëshmojnë kundër jush veshët tuaj, as sytë tuaj, as lëkurat tuaja, por ju menduat se Allahu nuk dinte shumë nga ajo që ju po bënit.
41:22. WE MA KUNTUM TESTETIRUNE 'EN JESH/HEDE 'ALEJKUM SEM'UKUM WE LA 'EBSARUKUM WE LA XHULUDUKUM WE LEKIN DHENENTUM 'ENNEL-LAHE LA JA'LEMU KETHIREN MIMMA TA'MELUNE
C 41:23. Mendimi juaj i gabuar, të cilin e patët ndaj Zotit tuaj, është ai që ju shkatërroi dhe tani jeni më të dëshpëruarit.
41:23. Ky mendim që keni pasur për Zotin tuaj, ju shkatërroi e ju u bëtë humbës.
41:23. Dhe kjo ishte mendimi juaj që keni menduar për Zotin tuaj, që ju shkatërroi. Dhe ju tani jeni nga të humburit.
41:23. WE DHELIKUM DHENNUKUMUL-LEDHI DHENENTUM BIREBBIKUM 'ERDAKUM FE'ESBEHTUM MINEL-HASIRINE
C 41:24. Nëse bëjnë durim, zjarri është vend i tyre, e nëse kërkojnë të kthehen në atë që e dëshirojnë (në kënaqësinë e Zotit), atë nuk do ta arrijnë.
41:24. Edhe nëse ata durojnë, sërish zjarri është vendstrehim për ta; edhe nëse kërkojnë falje, lutja nuk do t'u merret parasysh.
41:24. Por nëse ata janë të duruar, zjarri është vendbanimi i tyre. Dhe nëse ata kërkojnë falje, ata nuk do të jenë nga ata që janë falur.
41:24. FE'IN JESBIRU FALNNARU METHWEN LEHUM WE 'IN JESTA'TIBU FEMA HUM MINEL-MU'TEBINE
C 41:25. Ne u patëm mundësuar atyre të kenë asi shokësh që ua hijeshojnë atë që e bënin në atë kohë (në Dunja) dhe atë që do t'u vijë më vonë dhe ashtu dënimi ndaj tyre u bë me vend, si ndaj popujve që ishin para tyre nga xhinët dhe njerëzit, se vërtet ata ishin të humbur.
41:25. Ne u kishim caktuar atyre shokë të këqinj, të cilët ua zbukuronin të tashmen dhe të shkuarën e tyre e për ta u përmbush Fjala, ashtu si për popujt që kanë qenë para tyre prej xhindesh dhe njerëzish. Ata kanë qenë vërtet të humbur.
41:25. Dhe Ne u kemi caktuar atyre shokë që ua bënë të bukura atyre atë që ishte para tyre dhe atë që ishte pas tyre. Dhe Fjala mbi ta u bë e vërtetë, si mbi kombet e tjera të gjenive dhe njerëzve që ishin para tyre. Me të vërtetë, ata ishin të humbur.
41:25. WE KAJJEDNA LEHUM KURENA'E FEZEJJENU LEHUM MA BEJNE 'EJDIHIM WE MA HALFEHUM WE HEKKA 'ALEJHIMUL-KAWLU FI 'UMEMIN KAD HALET MIN KABLIHIM MINEL-XHINNI WEL-'INSI 'INNEHUM KANU HASIRINE
C 41:26. Ata që nuk besuan thanë: "Mos e dëgjoni këtë Kur'an dhe kur të lexohet ai, ju bëni zhurmë (bërtitni) ashtu që ta pengoni!"
41:26. Jobesimtarët thonë: “Mos e dëgjoni këtë Kuran! Flisni e qeshni me zë të lartë, që të ndërpreni leximin e tij!”
41:26. Dhe ata që nuk besuan thanë: "Mos e dëgjoni këtë Kuran dhe flisni me zhurmë në të që të mund të triumfoni."
41:26. WE KALEL-LEDHINE KEFERU LA TESMA'U LIHEDHAL-KUR'ANI WEL-GAW FIHI LE'ALLEKUM TEGLIBUNE