U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
41:12.
Dhe ata i krijoi shtatë qiej brenda dy ditëve dhe secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej. Qiellin më të afërt (të Dunjasë) Ne e stolisëm me yje ndriçuese dhe e bëmë të mbrojtur. Ky është caktim i plotfuqishmit, të dijshmit.
41:12.
Ai krijoi shtatë qiej në dy ditë dhe çdo qielli i caktoi detyrat e tij. Qiellin më të afërm Ne e zbukuruam me yje të shkëlqyer dhe i vumë roja. Ky është urdhri i të Plotfuqishmit dhe të Gjithëdijshmit.
41:12.
Pastaj Ai i krijoi ato si shtatë qiej në dy ditë dhe frymëzoi në çdo qiell urdhrin e tij. Dhe Ne zbukuruam qiellin më të afërt me drita dhe për mbrojtje. Kjo është urdhra e të Gjithëfuqishmit, të Gjithëdijshmit.
41:12.
FEKADAHUNNE SEB'A SEMAWATIN FI JEWMEJNI WE 'EWHA FI KULLI SEMA'IN 'EMREHA WE ZEJJENNA ES-SEMA'E ED-DUNJA BIMESABIHE WE HIFDHEN DHALIKE TEKDIRUL-'AZIZIL-'ALIMI
C
41:13.
Në qoftë se ata nuk përgjigjen, ti thuaj: "Unë tërhoqa vërejtjen e një rrufeje (dënimi), si rrufeja e Adit dhe Themudit!"
41:13.
Nëse ata shmangen, ti thuaju: “Ju paralajmëroj me rrufenë që goditi fiset Ad dhe Themud.
41:13.
Por nëse ata shmangen, atëherë thuaj: 'Unë ju paralajmëroj për një rrufe si rrufeja e Adit dhe Themudit.'
41:13.
FE'IN 'A'REDU FEKUL 'ENDHERTUKUM SA'IKATEN MITHLE SA'IKATI 'ADIN WE THEMUDE
C
41:14.
Kur atyre u erdhën të dërguarit nga të gjitha anët, i këshilluan: "Të mos adhuroni tjetër po vetëm All-llahun", ata thanë: "Sikur Zoti ynë të kishte dëshiruar (ta dëgjonim) do të dërgonte engjëll, e kësaj me çka jeni dërguar ju, ne nuk i besojmë!"
41:14.
Kur atyre u erdhën të dërguarit nga çdo anë, duke u thënë: “Mos adhuroni tjetër përveç Zotit!”, ata thanë: “Sikur të kishte dashur Zoti ynë, Ai do të kishte dërguar engjëj. Ne nuk besojmë në mesazhin tuaj.”
41:14.
Kur të dërguarit u erdhën atyre nga përpara dhe nga pas tyre (duke thënë): 'Mos adhuroni askënd përveç Allahut,' ata thanë: 'Sikur Zoti ynë të kishte dashur, Ai do të kishte zbritur engjëj. Prandaj, me të vërtetë, ne mohojmë atë me të cilin jeni dërguar.'"
41:14.
'IDH XHA'ET/HUMU ER-RUSULU MIN BEJNI 'EJDIHIM WE MIN HALFIHIM 'ELLA TA'BUDU 'ILLALLAHE KALU LEW SHA'E REBBUNA LE'ENZELE MELA'IKETEN FE'INNA BIMA 'URSILTUM BIHI KAFIRUNE
C
41:15.
Sa i përket Adit, ata pa pasur kurrfarë të drejte u treguan mendjemëdhenj ndaj banorëve në tokë dhe thanë: "Kush ka fuqi më të fortë se ne?" A nuk e ditën ata se All-llahu, i cili i krijoi, ka fuqi më të fortë se ata?! Ata i mohuan argumentet tona.
41:15.
Sa i përket fisit Ad, ata u treguan arrogantë në Tokë dhe, pa kurrfarë të drejte, thoshin: “Kush është më i fortë se ne?” Vallë, a nuk e dinin ata se Allahu që i kishte krijuar, është më i fuqishëm se ata?! Kështu, ata i mohuan shpalljet Tona.
41:15.
Sa për Adin, ata ishin arrogantë në tokë pa të drejtë dhe thanë: "Kush është më i fuqishëm se ne?" A nuk panë ata se Allahu që i krijoi ata ishte më i fuqishëm se ata? Por ata vazhdonin të mohonin shenjat Tona.
41:15.
FE'EMMA 'ADUN FASTEKBERU FIL-'ERDI BIGAJRIL-HEKKI WE KALU MEN 'ESHEDDU MINNA KUWETEN 'EWELEM JEREW 'ENNEL-LAHEL-LEDHI HALEKAHUM HUWE 'ESHEDDU MINHUM KUWETEN WE KANU BI'AJATINA JEXHHEDUNE
C
41:16.
Andaj Ne kundër tyre lëshuam një erë shumë të ftohtë gjatë disa ditëve fatzeza, për t'u dhënë ta përjetojnë dënimin nënçmues në jetën e kësaj bote, ndërsa dënimi në botën tjetër do të jetë edhe më i shëmtuar dhe ata nuk do të ndihmohen.
41:16.
Dhe, Ne u dërguam atyre në ditët e fatkeqësisë erë të acartë, për ta shijuar dënimin poshtërues që në këtë jetë; ndërsa dënimi në jetën tjetër do të jetë edhe më poshtërues dhe askush nuk do t'i ndihmojë.
41:16.
Kështu që Ne dërguam mbi ta një erë të ftohtë të furishme në ditë të pafata, që t'i bënim të shijonin ndëshkimin e poshtërimit në këtë jetë. Por ndëshkimi i botës tjetër është më i poshtërueshëm, dhe ata nuk do të ndihmohen.
41:16.
FE'ERSELNA 'ALEJHIM RIHEN SERSERAN FI 'EJJAMIN NEHISATIN LINUDHIKAHUM 'ADHABEL-HIZJI FIL-HEJÆTI ED-DUNJA WE LE'ADHABUL-'AHIRETI 'EHZA WE HUM LA JUNSERUNE
C
41:17.
Sa i përket Themudit, Ne atyre u patëm treguar rrugën e drejtë por ata megjithatë më shumë e deshën verbërinë, andaj ata i kapi tmerri i dënimit të turpshëm për shkak të asaj që vepruan.
41:17.
Fisit Themud, Ne ia treguam rrugën e drejtë, por ai parapëlqeu verbërimin e jo rrugën e drejtë, andaj e goditi rrufeja e dënimit poshtërues, për atë që kishte bërë.
41:17.
Dhe sa për Themudin, Ne u dhamë atyre udhëzim, por ata e zgjodhën verbërinë mbi udhëzimin. Prandaj, rrufeja e ndëshkimit poshtërues i kapi ata për atë që ata fituan.
41:17.
WE 'EMMA THEMUDU FEHEDEJNAHUM FASTEHEBBUL-'AMA 'ALEL-HUDA FE'EHADHET/HUM SA'IKATUL-'ADHABIL-HUNI BIMA KANU JEKSIBUNE
C
41:18.
Ndërkaq, Ne i shpëtuam ata që kishin besuar dhe që ishin të ruajtur.
41:18.
E Ne i shpëtuam ata që besuan dhe që u ruajtën (prej të këqijave).
41:18.
Dhe Ne i shpëtuam ata që besuan dhe që kishin frikë Allahun.
41:18.
WE NEXHXHEJNAL-LEDHINE 'AMENU WE KANU JETTEKUNE
C
41:19.
E ditën kur armiqtë e All-llahut tubohen për në zjarr dhe ata janë të rrethuar.
41:19.
Paralajmëroji ata për Ditën, kur do të tubohen armiqtë e Allahut për në zjarr e do të shtyhen me radhë.
41:19.
Dhe në Ditën kur armiqtë e Allahut do të mblidhen në zjarr, ata do të grumbullohen.
41:19.
WE JEWME JUHSHERU 'A'DA'U ELLAHI 'ILA EN-NARI FEHUM JUZA'UNE
C
41:20.
E derisa afrohen atij, kundër tyre dëshmojnë: të dëgjuarit e tyre, të parit e tyre dhe lëkurat e tyre për çdo gjë që ata kanë punuar.
41:20.
Kur të vijnë afër zjarrit, kundër tyre do të dëshmojnë veshët, sytë dhe lëkurët e tyre për atë që kanë bërë.
41:20.
Kur ata të arrijnë atje, dëshmitë e tyre, lëkurat e tyre, duart e tyre dhe këmbët e tyre do të dëshmojnë kundër tyre për atë që ata kanë bërë.
41:20.
HETTA 'IDHA MA XHA'UHA SHEHIDE 'ALEJHIM SEM'UHUM WE 'EBSARUHUM WE XHULUDUHUM BIMA KANU JA'MELUNE
C
41:21.
Ata lëkurave të tyre u thonë: "Përse dëshmuat kundër nesh?" Ato thonë: "All-llahu që çdo sendi ia ka dhënë të folurit na dha edhe neve, e Ai është që ju krijoi juve herën e parë dhe vetëm te Ai ktheheni".
41:21.
Ata do t'u thonë lëkurëve të veta: “Pse dëshmuat kundër nesh?” e ato do të përgjigjen: “Allahu, i Cili ia jep aftësinë e të folurit gjithçkaje, na ka bërë që të flasim. Ai ju ka krijuar për herë të parë dhe tek Ai do të ktheheni”.
41:21.
Dhe ata do t'u thonë lëkurave të tyre: "Pse dëshmuat kundër nesh?" Ato do të thonë: "Allahu na bëri të flasim, Ai që bën të flasë gjithçka. Dhe Ai ju krijoi ju herën e parë, dhe te Ai ju ktheheni."
41:21.
WE KALU LIXHULUDIHIM LIME SHEHIDTUM 'ALEJNA KALU 'ENTEKANALLAHUL-LEDHI 'ENTEKA KULLE SHEJ'IN WE HUWE HALEKAKUM 'EWWELE MERRETIN WE 'ILEJHI TURXHA'UNE
C
41:22.
Ju nuk fshiheshit (kur bënit mëkate) se do të dëshmojnë kundër jush të dëgjuarit tuaj, të pamurit tuaj dhe lëkurat tuaja, bile ju menduat se All-llahu nuk di për shumë gjëra që ju i bënit.
41:22.
Ju nuk u fshehët, që kundër jush të mos dëshmonin veshët, sytë e lëkura juaj, por ngaqë besonit se Allahu nuk i dinte shumë nga ato që bënit.
41:22.
Dhe ju nuk ishit duke u fshehur që të mos dëshmojnë kundër jush veshët tuaj, as sytë tuaj, as lëkurat tuaja, por ju menduat se Allahu nuk dinte shumë nga ajo që ju po bënit.
41:22.
WE MA KUNTUM TESTETIRUNE 'EN JESH/HEDE 'ALEJKUM SEM'UKUM WE LA 'EBSARUKUM WE LA XHULUDUKUM WE LEKIN DHENENTUM 'ENNEL-LAHE LA JA'LEMU KETHIREN MIMMA TA'MELUNE