U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
40:68.
Ai është që jep jetë dhe sjell vdekje, e kur dëshiron një gjë, Ai vetëm thotë: "Bëhu", e ajo menjëherë bëhet.
40:68.
Është Ai që ka në dorë jetën dhe vdekjen. Kur Ai vendos diçka, vetëm thotë për të: “Bëhu!” dhe ajo menjëherë bëhet.
40:68.
Ai është Ai që jep jetë dhe sjell vdekje. Dhe kur Ai vendos një çështje, Ai thotë për të vetëm: "Bëhu," dhe ajo bëhet.
40:68.
HUWEL-LEDHI JUHJI WE JUMITU FE'IDHA KADA 'EMREN FE'INNEMA JEKULU LEHU KUN FEJEKUNU
C
40:69.
A nuk i sheh ata që kundërshtojnë argumentet e All-llahut se si largohen nga e vërteta?
40:69.
A i sheh ata që polemizojnë për shpalljet e Allahut, se si largohen nga rruga e drejtë?
40:69.
A nuk ke parë ata që argumentojnë për ajetet e Allahut si largohen?
40:69.
'ELEM TERA 'ILAL-LEDHINE JUXHADILUNE FI 'AJATI ELLAHI 'ENNA JUSREFUNE
C
40:70.
Ata janë që përgënjeshtruan librin (Kur'anin) dhe atë me çka Ne i dërguam të dërguarit tanë, e më vonë ata do të kuptojnë.
40:70.
Ata që kanë mohuar Librin dhe mesazhet që i kemi sjellë me të dërguarit Tanë, do ta marrin vesh të vërtetën,
40:70.
Ata që mohojnë Librin dhe atë me të cilin Ne dërguam të Dërguarit Tanë. Por ata do ta dinë,
40:70.
EL-LEDHINE KEDHDHEBU BIL-KITABI WE BIMA 'ERSELNA BIHI RUSULENA FESEWFE JA'LEMUNE
C
40:71.
Atyre do t'u vihen prangat dhe zingjirët në qafat e tyre e do të zhyten,
40:71.
kur t'u vihen vargoj në qafë dhe të sillen me zinxhirë
40:71.
Kur zinxhirët dhe prangat do të jenë mbi qafat e tyre; ata do të tërhiqen
40:71.
'IDHIL-'EGLALU FI 'A'NAKIHIM WE ES-SELASILU JUSHEBUNE
C
40:72.
në ujin e valë dhe pastaj do të digjen në zjarr.
40:72.
në ujë të valë e pastaj të digjen në zjarr.
40:72.
Në ujë të valë; pastaj do të digjen në zjarr.
40:72.
FIL-HEMIMI THUMME FI EN-NARI JUSXHERUNE
C
40:73.
Mandej atyre u thuhet: "Ku janë ata që i adhuronit.
40:73.
Pastaj atyre do t'u thuhet: “Ku janë ata që i adhuronit,
40:73.
Pastaj atyre do t'u thuhet: "Ku janë ata që ju i adhuronit
40:73.
THUMME KILE LEHUM 'EJNE MA KUNTUM TUSHRIKUNE
C
40:74.
Pos All-llahut?" Ata thonë: "Na kanë humbur sysh, por jo, ne nuk kemi qenë që kemi adhuruar më parë ndonjë send!" Ja, kështu All-llahu i humb jobesimtarët.
40:74.
në vend Allahut?” Ata do të përgjigjen: “Na kanë braktisur. Vërtet, ne nuk paskemi adhuruar asgjë më parë!” Ja, kështu Allahu i shpie mohuesit në humbje.
40:74.
Përveç Allahut?" Ata do të thonë: "Ata na janë larguar. Jo, por ne nuk i adhuruam asgjë." Kështu Allahu i lë në humbje jobesimtarët.
40:74.
MIN DUNI ELLAHI KALU DELLU 'ANNA BEL LEM NEKUN NED'U MIN KABLU SHEJ'EN KEDHALIKE JUDILLU ELLAHUL-KAFIRINE
C
40:75.
Këtë (dënim) e keni për shkak se gëzoheshi padrejtë në Dunja (duke bërë mëkate etj.) dhe për shkak se krenoheshi (me mendjemadhësi).
40:75.
Ky dënim është për shkak se gëzoheshit në tokë, pa kurrfarë të drejte dhe ngaqë keni qenë të ndërkryer.
40:75.
Kjo, sepse ju keni bërë qejf në tokë pa të drejtë dhe sepse keni qenë arrogantë.
40:75.
DHALIKUM BIMA KUNTUM TEFREHUNE FIL-'ERDI BIGAJRIL-HEKKI WE BIMA KUNTUM TEMREHUNE
C
40:76.
Hyni në dyert e xhehennemit (nëpër shtatë dyer); aty do të jeni përgjithmonë. E sa vend i shëmtuar është ai i kryeneçëve!
40:76.
Hyni në dyert e Xhehenemit për të qëndruar përherë në të! Sa i shëmtuar që është vendbanimi i mendjemëdhenjve!
40:76.
Hyni në dyert e Xhehenemit, duke banuar aty përgjithmonë. Dhe sa vendbanim i keq është për arrogantët!
40:76.
EDHULU 'EBWABE XHEHENNEME HALIDINE FIHA FEBI'SE METHWAL-MUTEKEBBIRINE
C
40:77.
Ti pra bëhu i durueshëm; premtimi i All-llahut është i vërtetë. E Ne ose do të bëjmë të shohish diçka nga ajo që u premtojmë atyre, ose do ta marrim jetën (pa parë asgjë), e ata vetëm te Ne do të kthehen.
40:77.
Andaj, bëhu i durueshëm, se premtimi i Allahut, me siguri që do të përmbushet. E, nëse të tregojmë ty (o Muhamed) diçka nga dënimi që u kemi premtuar atyre apo nëse të lëmë të vdesësh para kësaj, ata te Ne do të kthehen gjithsesi.
40:77.
Prandaj, bëhu i durueshëm. Me të vërtetë, premtimi i Allahut është i vërtetë. Prandaj, qoftë që Ne të tregojmë ty një pjesë të asaj që Ne u kemi premtuar atyre ose që të marrim shpirtin tënd, për ta kthimi është te Ne.
40:77.
FASBIR 'INNE WA'DEL-LAHI HEKKUN FE'IMMA NURIJENNEKE BA'DEL-LEDHI NA'IDUHUM 'EW NETEWEFFEJENNEKE FE'ILEJNA JURXHA'UNE
C
40:78.
Ne kemi dërguar pejgamberë para teje, për disa prej tyre të kemi njoftuar me rrëfimet e tyre, e për disa sish nuk të kemi njoftuar, e asnjë pejgamberi nuk i takoi të sjellë ndonjë argument, vetëm se me urdhrin e All-llahut. E kur të vijë koha e caktuar nga All-llahu, zbatohet gjykimi me drejtësi dhe aty atëherë dështojnë ata të kotit.
40:78.
Edhe para teje (o Muhamed) Ne kemi nisur të dërguar, për disa prej të cilëve të kemi treguar ty e për disa të tjerë nuk të kemi treguar. Asnjë i dërguar nuk mund të sjellë ndonjë mrekulli, veçse me lejen e Allahut. Dhe kur të vijë urdhri i Allahut, do të gjykohet me drejtësi e atëherë, jobesimtarët kokëfortë do të shkatërrohen.
40:78.
Dhe me të vërtetë, Ne kemi dërguar të dërguar para teje. Midis tyre janë ata për të cilët Ne të kemi treguar dhe të tjerë për të cilët Ne nuk të kemi treguar. Dhe asnjë të dërguar nuk i është dhënë leje të sjellë ndonjë shenjë përveç me lejen e Allahut. Por kur urdhri i Allahut të vijë, do të gjykohet me të vërtetën. Dhe atëherë, të pavërtetat do të humbasin.
40:78.
WE LEKAD 'ERSELNA RUSULEN MIN KABLIKE MINHUM MEN KASESNA 'ALEJKE WE MINHUM MEN LEM NEKSUS 'ALEJKE WE MA KANE LIRESULIN 'EN JE'TIJE BI'AJETIN 'ILLA BI'IDHNI ELLAHI FE'IDHA XHA'E 'EMRU ELLAHI KUDIJE BIL-HEKKI WE HASIRE HUNALIKEL-MUBTILUNE